Editoriali

Thyerja e rrethit vicioz

Atėherė si mund tė thyhet ky “rreth vicioz” dykampesh, qė thith nė vorbullėn e vet ēdo syth tė ri politik? Kushti i parė ėshtė qė forca e re hipotetike, tė pėrbėhet nga njerėz tėrėsisht tė papėrlyer dhe pa tė shkuar kompromentuese partiake apo institucionale.
Alqi Koēiko
Ndonjė vit para ēdo palė zgjedhjesh parlamentare nė Shqipėri, hidhet pėr diskutim ēėshtja e “polit tė tretė”; ndryshe, njė grupim politik alternativ ndaj dy kampeve kryesore, socialistėve dhe demokratėve. Thellė-thellė, kur rihapet kjo dosje, fshihet shpresa qė ky pol imagjinar t’ua ngrijė buzėqeshjen dy partive tė mėdha, pra tė marrė votat e nevojshme pėr tė qeverisur, duke e shkundur kėsisoj bipolaritetin PS-PD dhe alternimin e tyre nė pushtet. Deri mė tani, pjesėrisht kėtė format e ka realizuar Lėvizja Socialiste pėr Integrim, por pa dalė asnjėherė jashtė ekuacionit tė pjesėmarrjes nė pushtet me njėrėn e tjetrėn palė.


Nga ana tjetėr, pėrvijimi i njė “poli tė tretė” ideal, nė mendjet e ndjekėsve aktivė tė politikės dhe tė interesuarve pėr mbarėvajtjen e demokracisė nė kėtė vend, ėshtė pėrgjithėsisht njė forcė e re politike, me njerėz tė rinj dhe e “papėrlyer” me partitė e mėdha, me “kėta tė vjetrit”. Por nė mungesė tė ideales, edhe forca tė drejtuara nga politikanė me karrierė, qė kanė gėzuar respekt nė opinion, janė pritur me shpresė e ngazėllim nga segmente tė ndryshme tė popullsisė. Ishte e tillė LZHK-ja e Dashamir Shehit, u prit si e tillė vitin e kaluar edhe FRD-ja. Kornizėn mė afėr optimumit tė kėyre pritshmėrive, u duk se e kishte pėr ca muaj Aleanca Kuqezi e Kreshnik Spahiut, por kjo kornizė mbeti bosh dhe nuk u mbush ndonjėherė me brumė idesh e programi.


Ngacmimin pėr kėtė temė polesh tė treta, nė dukje nė njė kohė tė papėrshtatshme dhe jashtė aktualiteti, ta jep nė fakt procesi zgjedhor brenda PD-sė, ku drejtuesi i ri shihet dhe komentohet gjerėsisht si njė zgjatim rinor i kryetarit historik. Ėshtė ky emėrim i Bashės me dėshirėn e Berishės, ēka pėr Fatos Lubonjėn “legjitimon teatrin ku vetėm ndėrrohen rolet njė herė nė tetė apo dymbėdhjetė vjet, pa ndryshuar asgjė nė jetėn e shqiptarėve”. Ndaj, sipas publicistit tė njohur, “dikush, qoftė brenda kėtyre partive, qoftė jashtė, duhet tė guxojė ta thyejė kėtė rreth vicioz”. Rimarrja e kėtij shqetėsimi, edhe pse mund tė ngjajė kondrapedal nga ana kalendarike, nė fakt kryhet nė kohėn e duhur nga ana e Lubonjės. Qoftė edhe pėr shkak tė sistemit zgjedhor apo pėr hir tė rėnies sė gurėve tė politikės nė vendin e tyre, skena politike shqiptare duket e stėrmbushur, por ka boshllėqe serioze. Mbase me thyerje tė rrethit vicioz, Lubonja ka parasysh energji tė reja politike si lėvizja e Grillos nė Itali, apo zhvendosjet tektonike qė pėsoi skena politike greke. Njė gjė e ngjashme nuk ka ndodhur kėto 23 vjet tek ne. Ēdo tentativė ka qenė ose iluzore, ose e kompromentuar qė nė origjinė.


Kėshtu, duke lėnė mėnjanė pėrplasjen frontale bipolare tė shtatė viteve tė para pluraliste, partia e Genc Pollos (PDR) nė vitin 1999 u duk fillimisht si alternativė e besueshme ndaj PD-sė sė Berishės, edhe pse njė krijesė e stimuluar nga Fatos Nano. Ishin bashkė me tė Shehi, Xhaferri, Ndoka etj, por secili u largua ose drejt njė partie tė re, ose drejt PD-sė. Teksa pak vite mė vonė, LSI-ja po ngrinte strukturat e saj tė reja, njė erė e freskėt fryu nė skenėn publike shqiptare; kėtė rradhė nga njė organizatė rinore si Mjaft, qė po denonconte shpėrdorimet, gafat dhe gabimet e qeverisė Nano, duke ngjallur simpati nė popull. Por nuk do tė kalonte shumė dhe kjo lėvizje do tė “zbulohej” si njė ndihmėse e njė tjetėr guri tė rėndėsishėm nė skakierėn tonė politike; kryebashkiakut tė Tiranės, Edi Rama. Dhe vijmė tek AK-ja e Spahiut, asokohe nėnkryetar i KLD-sė, qė duhet thėnė se i zuri pak pa mendje aktorėt e tjerė: Kjo, sepse i ra njė muzike tė re nė diskursin politik, patriotizmit, kombėtarizmit dhe interesave kombėtare pėrkundrejt njė klase politike tė zhytur nė “pragmatizėm”, apo thėnė ndryshe nė afera dhe korrupsion. Por AK u ra aq fort dhe aq stonueshėm kėtyre veglave, saqė arriti tė prodhojė efektin e kundėrt. Ky fast food populist u konsumua deri nė fund, me negociatat e dėshtuara pėr aleancė me PS-nė; gjatė tė cilave, siē denoncoi volitshėm Rama, Spahiu paskėsh kėrkuar si kandidate nė listat e PS-sė, shoqet e biznesmenėve qė kishin financuar AK-nė. Sa pėr FRD-nė e Bamir Topit, nė kėto kushte paszgjedhore, duket se ambicia e saj mė e madhe ėshtė tė shndėrrohet nė njėfarė LSI-je pėr PD-nė.


Atėherė si mund tė thyhet ky “rreth vicioz” dykampesh, qė thith nė vorbullėn e vet ēdo syth tė ri politik? Kushti i parė ėshtė qė forca e re hipotetike, tė pėrbėhet nga njerėz tėrėsisht tė papėrlyer dhe pa tė shkuar kompromentuese partiake apo institucionale. Pa ish presidentė qė flasin me heshtje, apo ish krerė drejtėsie qė pak para se tė lenė postin, denoncojnė drejtėsinė. Nga individė me integritet dhe me intelekt, qė dinė tė bashkėpunojnė, si me njėri-tjetrin pėr njė alternativė tė qartė politike, ashtu dhe me elektoratin e gjerė. E nėse Lubonja pret qė dikush ta thyejė rrethin vicioz, do ishte e udhės tė jepte edhe ndihmesėn e vet konkrete. Kush mendon se ėshtė herėt, gabohet. Ėshtė vonė.



Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket