Editoriali

Pėr Ramėn, tani nis e pėrpjeta

Rama padyshim qė ka bėrė kompromise, e mbase shumėēka nė itinerarin e tij politik do tė kishte dashur ta bėnte paksa ndryshe. Por kemi mbėrritur kėtu ku jemi: Ai e ngriti stekėn nė njė nivel tė atillė pritshmėrish, sa tashmė i duhet njė punė kolosale pėr ta justifikuar
Alqi Koēiko
Qoftė dhe pėr hir tė seriozitetit qė ma do mendja se tė imponon veshja institucionale, tė njėfarė kornize protokollare a nė respekt tė publikut; me fjalė tė tjera, pėr shkak tė pjacės sė lartė prej nga flet dhe audiencės sė sigurtė qė tė ofron kjo pjacė, nuk kam parė nė ndonjė vend “tė hajrit” qė kreu i qeverisė nė largim, tė hedhė rromuze e tė bėjė batuta gjimnazistėsh live, nė adresė tė qeverisė pasardhėse, formimi i sė cilės sapo ėshtė anonēuar. Kryeministri Berisha na e bėri edhe kėtė dhuratė tė fundit, dhe ėshtė e kotė t’i rikthehemi historisė pėr t’u kujtuar se si ėshtė sjellė Fatos Nano para tetė vitesh. Nė fakt, teksa kabineti i ri po negociohej mes aleatėve, kryeministrin nė largim e kemi parė gjithnjė e mė shumė nė formatin e vet tė shkruar, paralelisht me atė oral. Shumėkush besoj se mund tė ketė qenė kurioz se si shkruan Berisha, meqė vazhdimisht dhe historikisht vetėm e ka dėgjuar tė flasė. Paragrafet e hedhura shpesh prej tij nė facebook kėto kohė, na e shuan kėtė kureshtje; dhe duhet thėnė, nė mėnyrė zhgėnjyese. Aureola e individit qė pėrveēse politikan i sprovuar, ėshtė edhe i gjithėlexuar, erudit dhe me interesa intelektuale nė shumė fusha (siē na ėshtė servirur), davaritet rėndshėm kur sheh se ai shkruan… siē flet.


Megjithatė, nuk ėshtė se pėrshtypjen e parė pėr kabinetin e ri tė sė majtės, shumėkush e priste ta krijonte prej kryeministrit nė largim. Qeveria, emrat e sė cilės Edi Rama i bėri publike kėtė javė, tė jep njė mbresė pėrgjithėsisht pozitive. Ndokush mund tė ketė rezerva pėr emra tė pėrveēėm, por tė gjithė bien dakord se peshėn e rėndė tė pritshmėrive ndaj kėsaj qeverie, Edi Rama do tė fillojė ta ndiejė vetėm tani.


Le tė kthehemi njė hap prapa dhe tė kujtojmė ndjesitė (kėtu afėrmendsh nuk e shmang dot subjektivizmin) qė shkaktoi fitorja elektorale e Berishės nė vitin 2005, dhe pritshmėritė e rikthimit tė tij nė pushtet. Ishte njė pėrzierje pėrshtypjesh, qė nė varėsi tė segmenteve tė elektoratit fillonin nga dėshpėrimi pėrse Nano e kishte trashur aq shumė zullumin e korrupsionit (dhe nuk e kishte gjetur akordin me Metėn), deri tek shpresa se me njerėzit e rinj qė kishte afruar rreth vetes, kryeministri Berisha kishte realizuar ėndrrėn pėr njė shans qė tė fshinte pėr mirė nga memoria kombėtare, vitet e para tė pushtetit tė tij dhe pasojat qė kulmuan me 97-ėn. Nuk mungonte sigurisht, edhe njėfarė pakėnaqėsie me “kėtė popull, qė shkon dhe i beson prapė Berishės”.


Po zbulojmė tė surprizuar se ashtu siē Berisha nuk e fshihte dot njė dimension tė vetin nė raport me historinė, po kėshtu bėri sė fundi Rama, kur nė njė intervistė tė huaj pohoi nevojėn e brendshme tė angazhimit politik “pėr tė sfiduar vdekjen” dhe “pėr tė lėnė njė emėr tė mirė nė histori”. Le tė shtojmė gjithashtu, se pėr meritė tė Berishės apo pėr arsye thjesht kalendarike, disa arritje si NATO, liberalizimi i vizave, disa rrugė (tė shumėpėrfolura pėr abuzime) etj, e tretėn disi portretin e tij negativ tė pushtetit tė parė. Paralelisht, ikona me emrin Edi Rama si ministėr Kulture e mė pas, kryebashkiak jetėgjatė i Tiranės, u zbeh nga disa gabime e keqkalkulime tė tij si politikani i parė i opozitės. Por krahasimet mbarojnė kėtu.


Mė nė fund, Edi Rama ėshtė kryeministėr. Nėse pėr Berishėn kryeministėr, njerėzit e paangazhuar politikisht qė shohin hallet e dhe jetėn e tyre (dhe qė janė shumicė) mund tė shpresonin “tė ketė vėnė mend, tė ketė nxjerrė disa mėsime dhe mbase nuk do heqim picir si herėn e parė”, steka pėr Ramėn ėshtė krejt tjetėr. Dhe kėtė ai e di dhe e shpreh, kur flet pėr votėn e njė milion shqiptarėve dhe peshėn e rėndė tė pėrgjegjėsisė. Ka premtuar “rilindje”, duke e projektuar veten mbase, tek gjurma qė la pas si ministėr e kryetar bashkie (megjithė njėmijė e njė akuzat); njė gjurmė qė tashmė ka njė detyrė shumė herė mė tė vėshtirė: Tė printohet jo nė njė ministri, as nė njė qytet qoftė ky edhe “krye”, por nė shkallė kombėtare. Pra, rasti i tij nuk ėshtė “do zoti nuk e katranos prapė”, por “shpresojmė qė tė performojė akoma mė mirė se atėherė”.


Rama padyshim qė ka bėrė kompromise, diku ėshtė tėrhequr, diēka ka lėshuar, mbase kabinetin qeverisės do tė kishte dashur ta bėnte paksa ndryshe. Po ashtu edhe ndonjė vendim pėrgjatė rrugėtimit opozitar. Por kemi mbėrritur kėtu ku jemi: Ėshtė vetė ai qė e ngriti stekėn nė njė nivel tė atillė pritshmėrish, qė tashmė i duhet njė punė kolosale pėr ta justifikuar. Sfidat qė ka pėrpara, duke nisur nga ekonomia, janė tejet serioze, dhe e pėrpjeta sapo ka filluar. Nuk e dimė nėse ka nisur tė ketė dyshime qė tani, apo mezi po pret t’ja nisė punės. Me shpresė, pėr tė mirėn e tė gjithėve, kėtu do jemi dhe do tė shohim.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket