Teatri i Absurdit

Zarfi nėndorė

Teatri i Absurdit
Renato Kalemi
Kam dy orė qė jap e marr me njė tip tė ēuditshėm qė kėrkon tė mė korruptojė sy ndėr sy. Nuk shkulet nga tavolina pa mė rrasur nėn dorė njė zarf tė enjtur bollshėm, i cili nga pesha duket goxha i majmė (e pranoj, e kam mbajtur ca minuta nė dorė). Ky tipi, qė nuk i ka mė shumė se pesėdhjetė vjeē, ėshtė kėmbėngulės. Mė thotė se zarfin e kam hak pėr tė gjitha shqetėsimet qė mė ka shkaktuar javėn e fundit, se do tė ndihej i nderuar nėse unė do ta merrja, se nuk kisha pse e refuzoja sepse tė njėjtėn gjė kishte bėrė edhe disa javė mė parė me paraardhėsin tim (i cili, meqė ra fjala ka shkuar me pushime nė Bora Bora pasi e pushuan nga puna), e tė tjera si kėto. Por unė vazhdoj ta refuzoj, madje i them se nuk kam bėrė ndonjė gjė tė veēantė pėr ta merituar zarfin, se kushdo nė vendin tim do tė vepronte njėsoj dhe shtova: “Ky zarf ėshtė peshė e rėndė pėr mua”. U bėra pishman menjėherė pse i thashė kėto fjalėt e fundit sepse atij i shndritėn sytė, u mendua pak dhe futi dorėn nė xhepin e brendshėm tė xhaketės, duke nxjerrė qė andej njė zarf tjetėr, pak mė tė hollė se i pari. Kafshova gjuhėn dhe fillova tė kruaja instiktivisht kokėn, sikur tė mė kishin zėnė morrat. Ai ia nisi nga e para: zgjati zarfin, shkeli syrin, tha se i meritoja, mė falenderoi, buzėqeshi, mė kapi nga tė dyja duart dhe u rrek tė mė pėrqafonte ndėrsa ma ngeci nė dorė. Unė e mora, po, po, kėsaj here e mora. E dija se ai zarf do tė mė fundoste, do tė mė fuste nė burg, do tė mė degdiste tutje pėr shumė vjet, e unė nuk e dija nėse do ta duroja kėtė gjė. Ai tipi u largua i kėnaqur, por sapo mbylli derėn pas krahėve e unė mbeta i vetėm nė zyrė, m’u duk sikur ra dera, hynė pesė a gjashtė policė, mė hodhėn prangat dhe mė tėrhoqen zvarrė nėpėr shkallė, ndėrsa kolegėt e mi bėrtisnin: “Hajdut! Hajdut!” Mė hipėn ca tė dridhura, djersėt e ftohta mė mbuluan ballin dhe menjėherė e futa zarfin nė sirtarin e fundit tė tavolinės… Nejse, tashmė ka kaluar njė muaj nga ajo ngjarje e shėmtuar; tani po shullėhem nė shezlong, duke pirė mojito nė parajsėn e Karaibeve.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket