Reportazh

Keni qenė nė Malecaj?

Edhe nė rrėzat e Torovicės jetojnė ca qenie njerėzore. Mes mizerjes dhe fukarallėkut, shtyjnė ditėt pranė tokės sė kėnetėzuar, sepse po tė kthehen andej nga erdhėn, ėshtė edhe mė keq. Njė iniciativė rinore, po lufton fort pėr t’i ndihmuar
Elda Spaho Bleta
Margaritėn e takova nė lagjen mė tė varfėr tė Malecajt, fshat i thellė i Lezhės ku s’pati mbėrritur as asfalti elektoral i sivjetshėm. Nė fillim, u pėrpoq tė fshihej: I vinte turp qė ta shihja nė atė gjendje. Gjithsesi nuk iku nga shtėpia ndėrsa unė bisedoja nė dhomėn ngjitur me tė ėmėn, Marian. Nuk e dija se zhurma qė dėgjova teksa hyja nė banesėn thellėsisht tė kėputur ishte e Margaritės sė turpėruar, qė vrapoi tė kalonte nė dhomėn tjetėr. As Maria nuk mė tha gjė. Sigurisht, emrat e vėrtetė, pėr nėnė e bijė, janė tė tjerė, por ata s’mund tė publikohen.


Pas 30 minutash, si kisha shkrepur pafund aparatin pėr tė dokumentuar varfėrinė e kėsaj familjeje, ndėrsa gruaja mė kalonte nė dhomėzat plot miza dhe mobilje tė rrėgjuara, e gjetėm Margaritėn tek priste nė kėmbė. Nė njėrėn nga ndarjet e banesės qė vetėm shtėpi s’mund tė quhet. Eshtė 17 vjeēe. Shumė simpatike dhe shumė e varfėr. Me njė pėrpjekje tė dėshpėruar pėr tė zbukuruar veten, pėrpjekje qė mė sė shumti i vjen natyrshėm prej moshės. Mė bien nė sy vetullat e saj tė bukura dhe thonjtė e kėmbės, lyer me manikyr tė zi. Vajza, ama, ėshtė zbathur. Si edhe e motra e vogėl, qė ashtu, pa asgjė nė kėmbė, vrapon me fėmijėt e tjerė nė gjithė fshatin. E qeshur dhe me njė veshje gjithė ngjyra e lule, a thua se jeta e saj ėshtė kaq e gėzuar.


Por Margarita nuk ka asgjė tė gėzuar nė pamjen e saj. Mėrzia dhe lodhja nga varfėria i lexohen menjėherė nė fytyrė. Sytė i ka edhe mė tė lėnduar. Me turp pakėz tė fashitur, bashkė me tė ėmėn, mė lejon t’i fotografoj kėmbėt lakuriqe, aty mbi dyshemenė prej dheu tė banesės. Nė kėtė pjesė tė shtėpisė, qė shėrben shpesh edhe si kuzhinė e qilar, nuk ka gjėkundi shenjė ēimentoje nė dysheme. Dhomat e tjera janė tė shtruara me ato pllakat tipike gri tė periudhės sė komunizmit.


E pyes pėr jetėn e saj qė, nė kėtė moshė, pavarėsisht gjithēkaje, duhet tė ketė ndonjė gjė tė bukur. Mė tregon se e kalon kohėn pa bėrė thuajse asgjė, pėrvecse kur ndihmon tė ėmėn tė punojnė fushat e bashkėfshatarėve. “Jo se janė tė pasur, por mė thėrrasin vetėm ngaqė janė njerėz tė mirė dhe duan tė na ndihmojnė”, tregon Maria me njė tė folme qė i takon sa fshatrave tė Rubikut (nga ku ka ardhur para 25 vjetėsh, pėr njė jetė mė tė mirė), aq edhe atyre tė Lezhės.


Pėrveē punimit tė tokės sė tė tjerėve, 17 vjeēarja merret edhe me punėt e shtėpisė, por duket qartė qė nuk ka shumė pėr tė bėrė. Familja me katėr anėtarė jeton vetėm duke shitur pak sherebelė, duke punuar nė tė rrallė fushat e bashkėfshatarėve tė varfėr dhe me 3 mijė lekė tė reja nė muaj si asistencė, nga komuna. Nuk kanė ujė tė pijshėm dhe detyrohen ta blejnė nga njė furgon qė vjen nga Lezha, ashtu si banorėt e tjerė tė fshatit. Pasi hiqen mėnjanė lekėt e ujit, tė miellit dhe tė ndonjė ushqimi tjetėr bazė, pak gjė ngelet pėr detergjentė. Me gjasė, enėt lahen jo shpesh, po ashtu rrobat dhe mbulesat e divanėve tė shpuar. Mizat fluturojnė gjithandej.


Si tė mos mjaftojnė tė gjitha kėto, simbolika e banesės ku Margarita e trishtuar jeton ditėt e saj, ėshtė po aq e mjerė: Kjo lagje e Malecajt ėshtė ish-burgu i Torovicės, ku kanė vuajtur dėnimin edhe shumė tė burgosur politikė. 75 familje, tė gjitha pak a shumė tė varfra si ajo e Maria dhe tė ardhura nga zona tė thella, jetojnė prej tė paktėn 10 vjetėsh kėtu. Qindra njerėz zgjohen nė mėngjes, punojnė, dashurojnė, lindin fėmijė dhe flenė nė ish-burgun e Torovicės. Me siguri qė edhe shpresojnė…


Vetė banesa e Margaritės ka shėrbyer si dhoma ku tė dėnuarit takonin familjarėt. Nė dritare gjenden ende hekurat e trashė dhe tė shpeshtė, tė ndarė nė katrorė tė vegjėl. Jashtė tyre, pamja ėshtė mbresėlėnėse: Njė diell i plotė korriku shndėrrin fushėn dhe kodrat pėrballė tė mbytura nė gjelbėrim. Vėshtirė ta besosh se aty, pas kurrizit, njė grua dhe tre fėmijė jetojnė nė mizerje dhe shpesh nė uri. Prej shumė vitesh tashmė. Jo mė kot, Margarita thotė me zė tė ulėt se nuk beson qė tė ardhmen do ta ketė mė tė mirė.


I them me bindje se me siguri do jetė ndryshe, por, me gjithė mirėsjelljen e pėrmbajtur, ajo pėrgjigjet se nuk mė beson. Nė moshėn e saj, e ėma pat ardhur nė Malecaj nga thellėsitė e Rubikut. Me prindėrit, familjarėt e tjerė dhe me shumė ėndrra. Kishin dėgjuar mrekullira pėr kėtė qoshėz tė Lezhės, plot gjelbėrim dhe fusha tė begata. “Ka qenė hambar i vėrtetė”, thotė Xhemali, njė fermer autokton i Malecajt, qė banon nė anėn tjetėr tė fshatit, atė tė “pasurėn”. “Pėr sa kohė funksiononte sistemi vaditės dhe kullues, kuptohet. Tė paktėn 6 eskavatorė ishin pėrditė nėpėr fusha, pėr tė hapur ēdo lloj bllokimi tė mundshėm tė kanaleve sepse fusha e Torovicės, ku bėn pjesė Malecaj, ishte e rrezikuar nga pėrmbytjet. Pastaj mbaroi epoka e komunizmit e, pėr fat tė keq, ikėn edhe eskavatorėt. Fusha filloi tė pėrmbytej gjithė kohėn, sot ėshtė kthyer nė thuajse kėnetė. Tani prodhon shumė pak”, shton ai.


Por para se tė ndodhnin tė gjitha kėto, prindėrit e Marias ngritėn njė shtėpi nė fushė dhe gjėrat po ecnin mirė. Pėrfituan diēka nga ndarja e tokave, shtuan bagėtitė. Maria u martua, por burri i saj nuk kishte as tokė, as shtėpi. Lindėn dy vajza e njė djalė dhe, megjithė ndihmėn e familjarėve tė gruas, varfėria shtohej gjithnjė e mė shumė. Pastaj gjendja ekonomike e bashkėfshatarėve filloi tė binte e bashkė me tė edhe mundėsitė e burrit tė ri pėr t’u punėsuar prej tyre. Papunėsia u ndoq nga alkooli e shumė shpejt nga dhuna. Nė njėrėn prej herėve tė shumta gjatė sė cilave Maria u rrah prej tij, ajo pėrfundoi nė spital nė gjendje shumė tė rėndė. Me plot 25 qepje nė kokė. Gruaja i rrėfen kėto me njė ndjenjė thuajse faji. “Ishte njeri i mirė, sidomos pėr shoqėrinė. Por pinte dhe mė rrihte shumė”. Tashmė janė divorcuar, ai jeton larg familjes, por i takon herė pas here fėmijėt. Maria thotė se po i rrit ata e vetme. Muret e palyera, televizori i vogėl qė kap turbull vetėm Lezha Tv, divanet e krevatėt e bėrė gropė nė mes, disa pajisje tė vogla elektroshtėpiake gjysmė tė prishura, dollapi bosh i ushqimeve dhe pjatat e ciflosura gjithandej nėpėr shtėpi tregojnė se sa tė vėshtirė e ka 42 vjeēarja tė sigurojė bukėn e gojės. Dhe nuk ėshtė e vetmja, 74 familje tė tjera, aty ngjitur me tė, bėjnė pak a shumė tė njėjtėn jetė.


I kthehem sėrish banesave tė tjera tė lagjes e qendrės sė saj. Dalim nga shtėpia e Florės dhe pas lėmė Margaritėn e trishtuar, me manikyrin e zi nė kėmbė. Tek e pėrshėndes pėr herė tė fundit, mė godet fort nė kokė mendimi se kam kuptuar vetėm njė pjesė tė trishtimit tė saj, vetėm njė pjesė tė historisė…


Njė burg pėr fshatin


Tė gjitha ish kapanone dhe qeli tė burgut, banesat ku jetojnė fshatarėt janė pak a shumė tė njėjta. Megjithėse duket e habitshme, pėr tė gjithė ata, kapanonet e ish-burgut kanė qenė goxha tėrheqės: njė mundėsi e mirė pėr t’u bėrė me shtėpi pa paguar gjė. Pasi i ndanė nė dhoma tė vogla, ndėrtuan njė jetė pėr tė cilėn ende mendojnė se ėshtė mė e mirė nga ajo qė lanė pas.


Nė mes tė fshatit, e shtrirė pėrtokė, sasia e fundit e sherebelės, mbledhur pėrreth, po pret tharjen. Fshatarėt tregojnė se deri pak vite mė parė, me tė siguronin njė jetesė shumė mė tė mirė se kjo e sotmja. Por ashtu si toka, edhe sherebela po i tradhton: ka gjithnjė e mė pak. Nė tė vėrtetė, tradhtia ėshtė e dyanshme: pranojnė vetė se e kanė mbledhur pa kujdes, ndonjėherė edhe tė sapoēelur, pa e lėnė bimėn mjekėsore tė marrė veten dhe tė shtohet. “Tani mblidhet vetėm 3 ditė sherebelė gjatė gjithė vitit”, thotė Xhemali qė, bashkė me njė vajzė tė re, Klodin, mė shoqėrojnė gjatė gjithė kohės.


Fėmijėt luajnė gjithė gėzim me sherebelėn dhe me njė top, nė mes tė lagjes. Gjallėria e tyre mė ka bėrė pėrshtypje qė nė krye tė herės, sapo i zbritėm autobusit. Na presin duke thirrur me emra dhe duke pėrqafuar njė pjesė tė njerėzve me tė cilėt kam mbėrritur nė Malecaj. I njohin mirė e pėrveē kėsaj, shumica e gjėrave tė mira qė i kanė ndodhur kėtij fshati, i kanė ardhur nga tė tjerė, jashtė tij. Qė ditė pas dite, kanė mbėrritur kėtu me njė autobus dhe kanė sjellė diēka: ushqime, veshje, njė kopsht tė bukur qė zor se funksionoi, godina e tė cilit ėshtė me e reja aty. Dhe njė shtatore tė bardhė shenjtoreje qė sheh nga shumica e ish kapanoneve, me kokėn gjysmė ulur. Rreth saj, dhuruesit patėn ndėrtuar njė tip muri tė ulėt, ku njerėzit tė mund tė mblidheshin, tė uleshin e tė flisnin. Ndoshta, me Shėn Mėrinė e bardhė mbi kokė, edhe tė luteshin.


“Tash e kena punėn shumė vshtirė”, thotė Preng Sherri, i vetmi qė ėshtė ulur diku afėr shtatores. Me fytyrė mbėshtetur mbi bastun, 71 vjeēari tregon se pat ardhur kėtu nga fshatrat e Mirditės. Sigurisht, bashkė me familjen. Vėshtron fėmijėt qė luajnė dhe tund duart. “Ja, tė paktėn pėr kėta, tė bėhet ndonjė gjė”. Por punė nuk ka, toka nuk prodhon mė si mė parė pasi ėshtė kripur. Dhe pėrveē kėsaj, thuajse asnjėra nga kėto familje nuk ka asnjė dynym. Kur erdhėn kėtu, ndarja e tokave kishte pėrfunduar. Ato qė kanė nė pronėsi, gjenden nė fshatrat malorė nga kanė zbritur. Por atyre as qė u shkon mendja tė kthehen prapa.


Fėmijėt vazhdojnė tė luajnė gjithė gėzim dhe zor se imagjinojnė qė, pėrveē varfėrisė sė pėrditshme fizike, atyre u kanoset edhe ajo mendore. Shkolla e fshatit, qė ndodhet “matanė, nga pjesa e pasur” e ka ēatinė copė dhe bankat mezi mbahen nė kėmbė. Rruga pėr tė shkuar drejt saj nga lagjja e ish burgut pėrmbytet shpesh kur bie shi dhe bėhet e pakalueshme. “Shkohet vetėm me varkė, por pak prej nesh e kanė njė tė tillė. Shumė fėmijė mbeten pa shkuar nė shkollė”, tregojnė fshatarėt.


Tė rinjtė nė aksion


Dhe ėshtė pikėrisht shkolla e rruga qė pėrmbytet, ajo qė ka frymėzuar njė grup 17 vjeēarėsh, nga fshatrat pėrreth dhe nga qyteti i Lezhės, tė marrin pėrsipėr njė projekt jo fort tė lehtė: Rregullimin e shkollės, ngritjen e nivelit tė rrugės (pėr tė shmangur pėrmbytjen) dhe ndihmesėn e disa prej familjeve mė tė varfėra tė Malecajt. Grupi, me tė cilin edhe kam mbėrritur nė Malecaj, quhet “Vizioni Rinor” dhe deri tani ka 15 adoleshentė anėtarė. Entuziami i tyre ėshtė ngjitės, por ata nuk kanė ngelur thjesht me kaq. “Kanė ideuar vetė gjithēka. Janė duke organizuar takime me komunėn pėr tė parė ēfarė mund tė ofrojė pushteti lokal pėr tė pėrmirėsuar gjėrat nė Malecaj dhe pastaj ēfarė mund tė bėjnė ata vetė si grup. Do tė organizojnė njė koncert tė madh nė qytetin e Lezhės, njė ekspozitė me krijimet e tyre artistike, po kėrkojnė donatorė tė ndryshėm. Janė plot ide dhe ne jemi duke i pėrkrahur”, tregon Besmira Lekaj, drejtuese e sponsorshipit pėr Lezhėn, nė organizatėn ndėrkombėtare World Vision. Adoleshentėt qė duan tė ndryshojnė Malecajn janė pėrgatitur pėr vite me rradhė nga kjo organizatė dhe janė trajnuar si tė ngrenė zėrin pėrpara padrejtėsive, si t’u bėhen krah njerėzve nė nevojė. Njerėzve si Flora, si Manuela dhe Preng Sherri.


Malecaj nuk ėshtė projekti i parė. Pėrpos tė tjerave, banorėt e Lezhės i kanė parė tė kėrcejnė me koreografi tė thjeshta nė mes tė qytetit, me parrulla nė duar, kundėr dhunės ndaj fėmijėve. Janė ndalur tė ēuditur, pak nga muzika e lartė, pak nga koreografia e habitshme mu nė mes tė qytetit, por sidomos ngaqė zor se shohin tė rinj tė protestojnė publikisht. Mė sė shumti, i shohin tė mbushin kafenetė e qytetit. Por kėta 15 adoleshentė janė ndryshe. “Pėr Malecajn, varfėrinė, pėrmbytjen dhe shkollėn e tij tė prishur dėgjuam sė pari nga prindėrit tanė dhe nė zyrat e World Vision. U prekėm shumė. Shkuam aty dhe pasi pamė gjendjen, menduam menjeherė tė bėjmė diēka”, tregon Doris Prendi nga Lezha.


Ndėrsa planet e mėdha ecin mė ngadalė, tė rinjtė vazhdojnė me vizitat nė lagjen e ish burgut. Qė nga maji i kėtij viti, ēdo dy javė, ata mbėrrijnė me autobus, me topa nė duar dhe luajnė pėr disa orė me fėmijėt, aty nė qendėr. Njė pjesė bisedon me djem dhe vajza si Manuela, pėr t’i nxjerrė jashtė fshatit, tė paktėn shpirtėrisht. Pėr t’i pėrfshirė nė projekte tė bukura, nga ato qė, kur realizohen, e bėjnė vėrtet botėn njė vend pakėz mė tė mirė.


Ndėrkaq, pėrgatitjet pėr rregullimin fizik tė Malecajt, vazhdojnė si nė ethe. “Nė gjithė kėtė, ne kemi kėrkuar ndihmėn e pushtetit lokal pasi shkolla ėshtė diēka publike, pėrgjegjėsi e kėtij pushteti. Komuna duhet tė bėjė diēka dhe ne jemi duke ndarė ēfarė mund tė bėjė ajo e ēfarė mund tė bėjmė ne”, thonė tė sigurt. Shkolla ėshtė ajo ku janė pėrqėndruar mė sė shumti. “Patjetėr qė duhet ta rikonstruktohet sa mė parė. Ajo ėshtė baza e edukimit tė tė gjithė banorėve tė zonės, ėshtė e ardhmja”, shpjegon Gladiola Visha, njė nga anėtaret e grupit.


Koncert, media, video – njė mėnyrė e re proteste


Tė rinjtė po takojnė pėrditė institucione, organizata, biznese tė ndryshme. “Jemi duke xhiruar edhe njė video mbi Malecajn e cila mė pas do tė qarkullojė nė median sociale. Duam qė njerėzit ta shohin dhe ta kuptojnė si ėshtė gjendja, si jetojnė fėmijėt, si mbeten pa shkollė. Duam qė njerėzit tė na mbėshtesim, ne s’mund ta bėjmė vetėm kėtė”, thonė ata. Bashkė me videon, grupi vazhdon tė prodhojė krijimet artistike me tė cilėn do hapė ekspozitėn. Por pjesėn mė tė madhe tė tė parave pėr tė ndihmuar Malecajn ata e presin nga shitja e biletave pėr koncertin e madh qė po planifikojnė tė zhvillojnė nė shtator, nė qytetin e Lezhės. “I ftojmė tė gjithė artistėt dhe grupet muzikore qė tė bėhen pjesė e tij. Ky nuk ėshtė njė koncert i thjeshtė. Me paratė e mbledhura prej tij, do ndryshojnė jetė njerėzish dhe dhjetėra fėmijė do mund tė kenė njė shkollė normale, njė rrugė normale pėrmes sė cilės mund tė shkojnė aty”.


Lista e artistėve ka filluar ndėrkaq tė plotėsohet. Njėri prej grupeve muzikore qė do tė kėndojė pėr Malecajn ėshtė Copyleft. Tė bashkuar rreth njė vit mė parė, kėta rrokerė janė tė njohur pėr qėndrimet e tyre tė forta ndaj problemeve shoqėrore. Kėnga e tyre “CEZ ju vjedh” tėrhoqi mijėra klikime nė Youtube dhe u kthye nė simbol tė muzikės si formė proteste. Njėkohėsisht, vokalisti i grupit, Vitmar Basha, trajnoi dhe po ndihmon tė rinjtė e Lezhės sesi tė organizojnė koncertin dhe tė gjejnė donatorėt e duhur. “Mė bėri shumė pėrshtypje nisma e tyre dhe pranova t’i ndihmoj me atė qė di dhe kam eksperimentuar me organizimin e eventeve. Shpresoj qė puna e tyre tė shpėrblehet me ardhjen e sa mė shumė njerėzve, me mbėshtetjen e sponsorėve dhe, mbi tė gjitha, tė kolegėve tė mi muzikantė. Eshtė njė mėnyrė shumė dinjitoze per t’u bėrė pjesė e zėrit qė vjen nga fshatrat nė nevojė, me probleme varfėrie tė skajshme siē ėshtė kjo pjesė e Malecajt. Shpresoj qė koncerti, edhe pse vetėm disa orė, tė jetė njė rreze drite pėr kėta njerėz si dhe inkurajim pėr tė rinjtė lezhjanė”, thotė Basha.






Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket