Editoriali

Trekėndėshi

Diplomacia ėshtė ekonomi, ashtu sikurse anasjalltas. E pėr tė bėrė kėtė, Rama nevojitet (siē dėgjojmė, do tė kryhet) tė bėjė njė reshuffle radikal nė ministrinė e Jashtme, me stafin diplomatik e administrativ tė sė cilės janė bėrė kllounada qė na kanė bėrė gazin e botės
Alqi Koēiko
Nė ditėt e tij opozitare, ka qenė njė nga kritikat apo vėrejtjet ndaj Ramės mungesa e orientimit nė politikėn e jashtme, apo “mangėsia nė ēėshtje tė diplomacisė”, stimuluar mbase edhe nga zėra brenda selizė rozė, e aq mė shumė jashtė saj. Nė cilėsinė e kandidatit pėr kryeministėr para zgjedhjeve, dhe tė kryeministrit tė ardhshėm tani sė fundi, Rama kreu disa vizita e takime (e do tė kryejė tė tjera) qė pėrvijuan menjėherė skeletin e politikės sė re tė jashtme tė qeverisė shqiptare, e paralelisht shkaktuan edhe debatet e para lidhur me kėtė ēėshtje. Padyshim, ra nė sy udhėtimi i parė i Ramės, shoqėruar nga ministra tė rėndėsishėm, pėr nė Stamboll, ku kryeministri Erdogan “ja bėri hyzmetin” deri nė fund. Pėrkufizimet e Ramės pėr “partneritetin strategjik” me Turqinė, nuk u zbehėn dot nga takimi i mėpasėm njėorėsh me kryeministrin grek Samaras dhe deklarata e kėtyre rasteve, pėr “hapje tė njė kapitulli tė ri” nė marrėdhėniet dypalėshe. Po, gjithė kureshtja dhe polemikat mbeten tek destinacioni i parė: Pse Turqia, ē’ne ky, si shpjegohet kjo e kėshtu me rradhė.


Sė pari, le tė themi se Rama paska ditur (ose ka mėsuar) tė bėjė politikė tė jashtme. E cila nė rrethanat dhe realitetin e botės sė sotme, pėr Shqipėrinė duhet tė jetė e fiksuar nė pikėsynimet e saj afatgjata e strategjike, por njėherėsh e zhdėrvjellėt, e shkathėt dhe padyshim pragmatiste. Sa pėr pikėsynimet, anėtarėsimi nė BE dhe aleanca e palėkundshme strategjike me SHBA-nė nuk diskutohen. Ėshtė pjesa tjetėr ajo qė ka lėnė shumė pėr tė dėshiruar.


Kryeministri i ardhshėm e ka tė qartė prej kohėsh, se nė rast fitoreje elektorale do tė merrte nė dorėzim njė ekonomi seriozisht tė drobitur, financa tė dobėta dhe, ē’ėshtė mė e keqja, njė perspektivė tė zymtė pėr shėndoshjen e tyre. Kjo ka ndodhur tashmė. Nga ana tjetėr, futja e Turqisė nė trekėndėshin e partnerėve mė tė rėndėsishėm ekonomikė (dhe mė gjerė) tė Shqipėrisė, nuk ėshtė njė shpikje e Ramės. Prania ekonomike, financiare e madje “industriale” e Turqisė nė vend, ėshtė njė realitet nė zhvillim e sipėr, prej vitesh tashmė. Duket se Rama kėrkon qė kėtė prani ta intensifikojė edhe mė shumė, sepse ekzistojnė mundėsi tė gjera pėr pėrfitime dypalėshe. Faktet dihen: Greqia dhe Italia, partnerėt mė tė mėdhenj tregtarė tė Shqipėrisė, janė nė njė krizė qė ka ndikuar rėndshėm edhe ne. Madje vetė kryeministri Berisha ka thėnė pėr CNN para njė viti se nėse kjo krizė nuk do tė ekzistonte, eksportet shqiptare do dyfishoheshin ēdo dy vjet.


Ėshtė ekonomia pra, fokusi i diplomacisė moderne, dhe jo eksperimentet si diplomacia parlamentare, gjyqėsore a shpikje tė tjera. Edhe pakti i kufirit detar me Greqinė, i gatuar nė errėsirė nga kryeministri nė largim, na dhembi dyfish kur doli nė dritė, pikėrisht sepse zonat ujore qė pėrfitonte Greqia, mbajtkėshin rezerva tė mėdha nafte e gazi, ēka fqinjėt e dinin dhe ne jo; e aq mė keq nėse Berisha e dinte. Njė marrėdhėnie largpamėse dhe e kultivuar nė kohėn e duhur me Kinėn nė vitet 90-tė, gjithashtu do tė kishte qenė njė as nėn mėngė pėr Shqipėrinė e sotme. Por nė vitin 2013, Kina mezi llogarit si partner ekonomik rajonin “Europa qėndrore e lindore”, imagjino pastaj vendin e shqiponjave. Tė gjitha vendet rendin sot tė bėjnė biznes me Pekinin, SHBA dhe BE tė parat, nė njė kohė kur Tirana mund tė ishte nė pozita krejt tė tjera. Afėrmendsh qė paralelisht, ēdo qeveri shqiptare do tė vijonte tė ndėrtonte shtetin ligjor dhe tė sė drejtės, tė forconte institucionet demokratike (paēka se realiteti na pėrgėnjeshtron bajagi) pa e ndryshuar shėnjestrėn e saj primare, anėtarėsimin nė Europėn e Bashkuar. Sepse, duhet thėnė, ekziston edhe ky prapamendim, por as fuqitė e mėdha perėndimore, e as vende tė veēanta e tė vogla europiane, nuk ėshtė se u infektuan nga “ndonjė virus antidemokratik” apo autoritarist pasi bėnė tregti me Kinėn. Mė konkretisht, unė nuk besoj se vota jonė azerbajxhanase nė Kėshillin e Europės do ndikonte nė pėrzgjedhjen e projektit TAP, nėse ky do ishte mė i kushtueshėm e mė i komplikuar se rivali Nabuco.


Diplomacia ėshtė ekonomi, ashtu sikurse anasjalltas. E pėr tė bėrė kėtė, Rama nevojitet (siē dėgjojmė, do tė kryhet) tė bėjė njė reshuffle radikal nė ministrinė e Jashtme, me stafin diplomatik e administrativ tė sė cilės janė bėrė kllounada qė na kanė bėrė gazin e botės. Raste qesharake (dhe trishtuese) nepotizmi, emėrime skandaloze politike (mbi 70%), lėnie pas dore ambasadash kyēe tė vendit, qė janė kthyer nė objekt barcoletash. Deri pėr trafiqe drogash nga stafet e ambasadave kemi bėrė tituj nė mediat e huaja. Edhe nė ndonjė rast kur ambasadorėt tanė dhe investimet e huaja janė pėrfolur bashkė nė njė fjali, kjo ka ndodhur pėr t’i dhėnė bakshishin familjarėve tė kryeministrit. Kjo, nė njė kohė kur ambasadori ynė nė Uashington dėrgonte pėrmes njė letre tė hapur, alarmin sos se fondet nuk dilnin as pėr mbijetesė fizike, e jo mė pėr diplomaci.


Duket pra, se kryeministri i ardhshėm i ka tė qarta shinat ku duhet tė ecė nė kėtė lėmė. Etiketimet me trekėndėsha, katrorė apo hegzagonė diplomatikė, le t’i bėjnė tė ngeshmit.



Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket