Reportazh

Nė Portėn e Labėrisė

Shtatė kilometra kėnaqėsi, dhjetra hotele dhe restorante, dy kala, njė xhami dhe njė mekam. Borshi qė ofron kėnaqėsinė dhe mikpritjen, por qė vuan ēėshtjet e pronave dhe indiferencėn e shtetit
Agim Popoci
Pas Shpellės sė Halilajve, shfaqet njė pamje e mahnitshme, e rrallė pėr bregdetin e jugut tė Shqipėrisė, njė plazh qė shtrihet plot shtatė kilometra, ndėrsa kristali nuk besoj se ėshtė ndryshe nga ky ujė. Vendi quhet Borsh dhe njihet si Porta e Labėrisė. Njė tabelė e vogėl tė njofton se kėtu fillon fshati, ku tė gjithė ata qė ndalojnė ose kanė ndaluar thonė se nuk ka si Borshi, si rėra, si uji e natyrisht si mikpritja borshiote. Pėrkundėr faktit qė mungon infrastruktura, dhe shteti nuk ka vėnė dorė seriozisht mbi kėtė vend, ata nuk e tradhtojnė Borshin, madje ka prej atyre qė e duan pikėrisht kėtė Borsh dhe ja kanė frikėn ardhjes sė betonit.


Pėrveē ujit, ajrit dhe plazhit tė mrekullueshėm, Borshi mban mbi supe edhe historinė e tij pėr tė cilėn flasin Kalaja e Sopotit dhe ajo e Badhrės; xhamia dhe mekami i Baba Hasanit; 12 familje bejlerėsh qė u rezistuan dy luftėrave me grekėt, betejės sė madhe me komunistėt dhe kapitalizmit shqiptar qė po krijon klimėn e shitjes sė dhunshme tė pronave tė baballarėve. Sidoqoftė ai ėshtė kėtu, jo me florėn dhe faunėn qė kishte, as me burgun dhe kampin e internimit komunist, por, si Borsh i vjetėr pėr ta kujtuar dhe si Borsh i ri pėr tė pritur tė gjithė ata qė duan shplodhje, qetėsi dhe mikpritje shqiptare.


Dy herė i djegur…


Kufizuar me Ēorrajn, Fterrėn dhe Borshin e sotėm, ndodhet fshati Borsh i vjetėr. Sot ai ėshtė njė rrėnojė me njė histori tė trishtė, plot vuajtje, shkatėrrim, pėrndjekje dhe vrasje. Historia tregon se ai dy herė ėshtė djegur nga greku, e aty ku ishin 600 shtėpi dhe sot ka vetėm gėrmadha.


Mbi kėto rrėnoja sot flitet pėr marsin e vitit 1914 kur 300 ushtarė grekė nėn komandėn e majorit Griva, pushtuan Borshin, i vunė flakėn, ēarmatosėn e torturuan gjithė burrat e fshatit. Vetėm njė muaj mė pas, njė grup me 10 luftėtarė tė armatosur borshiotė dolėn nė mal, pėr tė qenė tė gatshėm pėr veprim mbi forcat greke. Javėn e fundit tė muajit prill ndėrsa fshatarėt e Borshit ishin mbledhur te sheshi i bregut qė quhet Yzeire, dhe kėrcėoheshin nga ushtarėt pushtues, nga Fterra u dėgjuan edhe krismat e para tė pushkėve, qė paralajmėruan pushtuesin dhe ata qė ishin tė pushtuar, se kjo ėshtė vetėm tokė shqiptare. Kėshtu ēeta e Borshit vazhdoi tė godasė furnizimet greke drejt Himarės, pėr ēfarė edhe mbreti Konstandin jep urdhėr nė muajin maj, pėr tė dėrguar nė gjirin e Borshit njė anije luftarake e cila do tė godasė me topa kalanė e Borshit.


Edhe nė vitin 1941, fat i njėjtė. Ushtria greke erdhi, dogji dhe iku pėr tė mos u kthyer mė. Po i hapi krahun njė tė keqeje shumė tė madhe e cila do tė shuante familjen, traditėn, florėn dhe faunėn e Borshit tė bukur; komunizmin. Nga kjo murtajė Borshi sot ruan kujtimet e hidhura, rrėnojat e burgut, ato tė kampit tė internimit dhe njė fisnikėri borshioti, themelet e sė cilės nuk i tronditi as greku dhe as komunizmi, e qė sot vazhdon “luftėn” me kapitalizmin e egėr shqiptar qė tenton tė zė vend nė kėtė copėz tė mahnitshme tė bregdetit shqiptar. Sot, njė guidė zyrtare shqiptare nuk tė thotė njė gjė tė madhe pėr Borshin; mbi historinė e tij ka rėnė pluhuri, njėsoj si pluhuri qė ngrihet pas lagjes Qazim Pali, ku shihen makineritė qė po ndėrtojnė rrugėn drejt plazhit.


E dhuroi Zoti, dhe…


Janė rreth 3000 banorė, votues besnikė tė sė djathtės, qė nuk e shijuan dot dorėn e shtetit. Infrastruktura lė shumė pėr tė dėshiruar; arsyet janė tė shumta. Ca flasin pėr komplotet qė thurr kapitalizmi aktual i cili po krijon njė klimė zhgėnjyese pėr pronarėt qė arritėn t’i marrin pronat dhe nuk po e shijojnė dot tė mirėn e turizmit normal. Ata qė vazhdojnė luftėn e kthimit tė pronės nėpėr gjykata dhe tjetėrsimit tė ēmendurisė “7501” gjejnė mė shumė fajtorė. Ndėrkohė ata qė kanė investuar paksa mė shumė kanė edhe njė tjetėr teori; thonė edhe me zė se “nuk ėshtė lehtė tė mbijetojė njė fshat musliman nė mes tė fshatrave ortodokse”. Pavarėsisht se kjo hije dyshimi venitet nė Ditėn e Bajramit, aty ku pranė mekamit tė Baba Hasanit gjen si myslimanė ashtu edhe ortodoksė duke uruar njėri-tjetrin.


Ndėr ata qė sot gėzojnė pronėn, ėshtė Zamiri i cili nuk ankohet as pėr krizėn globale shqiptare, as pėr muajin Ramazan qė ka lėnė shenja nė turizėm. Ka njė hotel modest ku pushuesit kryesisht janė nga Tirana, por nuk mungojnė as ata nga Kosova dhe Maqedonia. Aty takojmė doktor Besnikun nga Fieri, pushues i rregullt tek ky hotel, qė nuk e ka tradhtuar Borshin as kur ka vendosur tė bėjė pushime nė Turqi.


-Edhe pas atij pushimi tė mrekullueshėm, mė mungonte Borshi, - thotė Besniku, duke rrufisur kafenė e mėngjesit me Zamirin, Nebilin, Luanin, Lytfiun, Samiun dhe mysafirėt tjerė.


-Shiko atje atė kalanė, ajo ėshtė kalaja e Sopotit, - fillon rrėfimin Lytfiu ndėrsa vazhdon e flet pėr historikun e saj. Ndėrhyn i biri 16 vjeēar, Nėntori, pėr tė shtuar


“bagazhin” e tė atit:


-Atje ėshtė njė kala ilire, kalaja e Badhrės, - thotė Nėntori, - gjithė ato male pėrreth ishin me njė florė dhe faunė tė mahnitshme. Njėsoj si Filati. Dhe kosovari 16 vjeēar gjen pika krahasimi me vende shqiptare qė ka parė, deri nė Ulqin e Tivar.


Ne tė tjerėt, sė bashku me Zamirin borshiot ngelemi gojėhapur me informacionet e djaloshit. Ama, mikpritėsi Zamir mbetet i acaruar me Borshin pa rrugė dhe me pluhur, e nuk fsheh pakėnaqėsinė pavarėsisht se hotelin e ka plot me pushues. Dhe pavarėsisht se miqtė, si Samiu nga Mitrovica, mbeten tė mahnitur me kėtė det tė mrekullueshėm dhe me mikpritjen e vendasve.


Borshin pėrveēse e krijoi Zoti, borshiotėt i bėjnė edhe shėrbimin, edhe pse lėvizja nėpėr rrugėn e plazhit, ndėrthur jodin me pluhurin. Nė plazhin e gjerė, syri tė has njė gjeografi tė zgjeruar rinjsh shqiptarė nga Prishtina, Ferizaj, Shkodra dhe Tirana.


Me fat Bajrami!


Ky ėshtė fshati Borsh, me plazh mahnitės dhe det tė kristaltė, me lumin me tė njėjtin emėr, gjithė atė Ujvarė dhe pa ujė nė rubinetė, ama plot me turistė. Nė mes tė Lukovės dhe Qeparoit, i njohur si fshat mysliman, qė vetėm nė Ditėn e Bajramit nuk ėshtė i tillė. Me Nėntorin nga Prishtina shkėmbejmė tė dhėna historike mbi bektashizmin, traditėn borshiote dhe frontit 6 mujor greko-shqiptar tė vitit 1914; ky i ri shqiptar i Kosovės qė ka vetėm 16 vjet nė kėtė jetė, di aq shumė pėr historinė e popullit tė vet. I ati Lyftiu mendon se jemi bezdisur, por rrugėtimi deri tek mekami I Baba Hasanit bėhet me ndėrprerje, dhe pėrveē pushimit, i domosdoshėm ėshtė edhe shijimi i kėsaj pamjeje tė mrekullueshme.


Dreka e Bajramit, kjo ceremoni tradicionale e kėsaj feste tė madhe na gjen nė njė kolorit tė ēuditshėm gjeografik, aty ku Mitrovica bėn dolli me Borshin, Prishtina me Fierin dhe Ferizaj me Tiranėn. Hell Labėrie, njėzėri tė gjithė e duan, aq mė shumė kur jemi nė Borsh, aty ku pėrveē perimeve do tė gjejmė edhe produktet tradicionale tė qumėshtit, qė nuk kanė se si bėhen ndryshe, kur janė me njė traditė shekullore. Tavolina e pasur, kudo ėshtė e stolisur me histori Ēamėrie, Borshi, Mitrovice e pse jo edhe Malėsie tė Shkodrės, pėr tė cilėn me plotė passion fletė shkodrania Eneida, ndėrsa rrėfen edhe si festohet Bajrami nė Shkodėr.


Cili ėshtė mė i lumturi nuk dihet, por me siguri, mė i kėnaquri nuk ėshtė as Zamiri me hotelin plot, por ky fshat i bukur i bregdetit shqiptar qė arriti t’u mbijetojė sulmeve tė huaja, tmerrit komunist tė Enver Hoxhės, izolimit turistik qė po mundohen t’i bėjnė ca kapitalistė tė egėr shqiptarė dhe mospėrfilljes sė qeverisė.


Ca rreze sikur u larguan drejt maleve pėrreth Himarės. Lėshohemi drejt Shėn Vasilit pėr ta shijuar Sarandėn me shpresėn se jo mė larg se nesėr do tė mrekullohemi me Syrin e Kaltėr, fundin e tė cilit shkencėtarėt po e kėrkojnė ende, ndėrsa bukurinė po ja zbulojnė gjithnjė e mė shumė njerėz. Ėshtė 7 gusht 2013.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket