Editoriali

Testi i Lazaratit

Mėnyra sesi do sillet ky ekzekutiv me kėtė patate tė nxehtė, dhe rezultatet qė do ketė, do tė jenė treguesi vendimtar mbi seriozitetin e kabinetit Rama pėr vendosjen e rendit dhe luftėn ndaj trafiqeve. Ēfarė mund tė ndodhė me sagėn tonė tė hashashit?
Alqi Koēiko
Ēdo muaj gusht tė vitit, lajmet nga dhe mbi Lazaratin janė bėrė njė rutinė e zakonshme mediatike, po aq sa edhe kėshillat pėr alergjitė e stinės kur fillon tė trokasė pranvera. Kėsaj here, fluksi i “lazarat-news” erdhi i pėrforcuar nga njė event serioz: Shefi i forcave ajrore te Guardia di Finanza-s dhe kreu i policisė shqiptare dolėn sė bashku pėrpara mediave, pėr tė njoftuar pėrfundimin e operacionit tė fotografimit ajror tė parcelave me hashash nė gjithė Shqipėrinė. Siē e dimė, ajo qė bėri bujė ėshtė bilanci i shifrave qė tha oficeri italian: Lazarati prodhon rreth 900 tonė nė vit, dhe kjo sasi, e shitur me pakicė nė rrugėt e Perėndimit sjell 4.5 miliardė euro fitim. Llogaria e tij ishte e thjeshtė, pasi kilja e hashashit, e shitur gram pėr gram tek pėrdoruesit e BE-sė sjell 5 mijė euro. Argumentet e debatet pėr ēmimin e shumicės nė fshat, apo pėr tregtarėt e dorės sė dytė e kėshtu me rradhė, janė vetėm detaje “financiare”. Edhe sikur me treqind euro kilja tė shesė Lazarati mallin e vet strategjik, fiton nė vit, GDP-ja e fshatit nė fjalė shkon nė 270 milionė euro nė vit.


Fakti ėshtė qė Lazarati ėshtė logoja, simbolika mė e fortė e pėrhapjes qė ka marrė kjo tregti narkotikėsh nė vend. Gjithkush mund tė gjejė nė blogje a sajte gazetash, njė koment si ky: “Pse i jeni pėrveshur Lazaratit ju, dhe nuk flisni pėr fshatrat e Fierit, Vlorės a Shkodrės, qė bėjnė kėrdinė?” Pra fenomeni tashmė ėshtė mbarėshqiptar, veēse nga autoritetet diferencohet trajtimi qė i bėhet kėtij fenomeni: Njė kryeplak diku, prangoset nė vend pasi bashkėfshatari kishte dy rrėnjė kanabis nė bahēe, ndėrsa njė kryeplak diku tjetėr ha drekė me shefin lokal tė policisė.


Mbase ishte pėrmendja e shifrave ajo qė e ndezi debatin mė shumė se zakonisht; ndikon padyshim dhe fluksi i titujve me rrethimet taktike tė RENEA-s, me ca punėtorė qė ndalohen tė ngjiten lart dhe ca kamiona me ujė qė i shpėtojnė rrethimit. Por besoj se kryefjala e kėsaj vėmendjeje mbi realitetin shumėvjeēar tė Kolumbisė sonė tė vogėl, ėshtė mbyllja e ditėve tė kėtij vakumi pushteti dhe mbėrritja e qeverisė sė re. Mėnyra sesi do sillet ky ekzekutiv me kėtė patate tė nxehtė, dhe rezultatet qė do ketė, do tė jenė treguesi vendimtar mbi seriozitetin e kabinetit Rama pėr vendosjen e rendit dhe luftėn ndaj trafiqeve. Ēfarė mund tė ndodhė me sagėn tonė tė hashashit?


Pėr skeptikėt, gjasat janė qė, me ndonjė plus-minus tė vogėl fushatash anti-kanabis, punėt tė venė kėshtu si shkojnė deri mė tani: Ndonjė arrestim a kapje ngarkesash tė veēuara, ndėrrimi i kupolės sė policisė por jo i “metodės sė punės” policore, qė kap dy mushka por mbyll sytė pėrballė kamionit, dhe tė gjithė tė kėnaqur: Nga punėtorėt sezonalė e kultivuesit e vegjėl, tek tragtarėt e mėdhenj dhe disa xhepa nė strukturat e shtetit.


Ka jo pak entuziastė, qė janė tė mendimit se qeveria e re duhet tė hyjė nė njė proces legalizimi tė hashashit, modalitetet e tė cilit mbeten pėr t’u parė. Kėshtu ēaktivizohet bomba e kontrabandės, trafiqeve dhe krimeve qė ligjen me to, bien ēmimet e kėsisoj edhe interesi pėr t’u marrė me hashashin, dhe pak nga pak bujqit e kėtij vendi hyjnė nė shtratin e kultivimit normal tė tokave tė tyre me produktet e stinėve. Padyshim ky ėshtė njė kėndvėshtrim shumė “hollandez” e tejet utopik, megjithėse nė kėto raste nuk mungojnė dhe informacione mjekėsore pėr vetitė shėruese tė bimės. Disa pyetjeve si, a do ishin dakord ndėrkombėtarėt (qė kanė fjalėn e fundit) qė Shqipėria tė ishte bahēja e hashashit tė Europės; a do tolerohej vetėm pėrdorimi vetiak, por jo tregtimi e transporti (si biēim prohibicioni nė SHBA-nė e fillimshekullit tė shkuar); apo a do liēensohej ndonjė zonė “e tregtisė sė lirė” me Lazaratin nė krye, etj, entuziastėt ende nuk u janė pėrgjigjur.


Kemi edhe rrugėn e tretė. Strukturat e shtetit dhe ato tė policisė nė plan tė parė, tė pastruara nga elementėt e inkriminuar, tė motivuara qė nga rroga e kushtet e punės, deri tek mbėshtetja pa kushte tė gjithė instancave tė pushtetit, ndėrhyjnė me vendosmėri nė shkatėrrimin e parcelave kudo qė janė. Ndoshta kultivuesve (qė janė padyshim shumė) u jepet paralajmėrimi i fundit dhe u “mbahen shėnim emrat”, ndėrkohė qė baza ligjore e pėrforcuar do tė dėnojė maksimalisht dhe pa ekuivoke kėtej e tutje, trafikantėt, kultivuesit, tregtarėt e gjithė rrjetin e bashkėpunėtorėve. Por kjo ėshtė vetėm njėra anė, dhe mė e pakta. Pjesa tjetėr e rrugės sė tretė doemos kėrkon njė investim tė fuqishėm dhe afatgjatė nė shtetit nė rimėkėmbjen e bujqėsisė e agrobiznesit, nė mėnyrė qė banori i fshatit tė kthehet me dėshirė tek puna dhe t’ja shijojė asaj frytet. Dhe kjo rrugė e mundimshme, duket dhjetėfish e tillė kur mendon 270 milionė eurot vjetore tė njė fshati.


Kjo qeveri qė po vjen, ėshtė nė stadin e vezės prej ēokollate me surprizėn brenda, ndaj dhe duhet tė presim tė hapet, pėr tė parė ēfarė “dhuratash” ka nė tė. Por deri tani, unė si skeptik qė jam, druaj se varianti i parė ėshtė mė i mundshmi. Le tė shpresojmė se do pėrgėnjeshtrohemi.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket