Tendence

Tė dish tė sillesh

Shqipėria jonė ėshtė njė shoqėri agresive dhe e pasjellshme. Cilat janė arsyet qė na bėjnė tė sillemi keq dhe tė harrojmė fjalėt magjike si: “tė lutem”, “s’ka pėrse” apo “faleminderit”? Dhe pse dikush qė sillet mirė, ia marrin edukatėn pėr dobėsi
Renato Kalemi
Tė paedukatė, tė paqytetėruar, harbutė dhe agresivė. Tė tillė jemi ne shqiptarėt, gjithmonė e mė tepėr, kudo: nė shtėpi, kur mbajmė radhėn nė postė, nė makinė, nė rrugė, madje edhe online. Tė sharėn e kemi nė majė tė gjuhės. Shajmė, dhe na shajnė. E fatkeqėsisht, jo pak herė, sharjet kanė ēuar nė grindje tė ēastit, tė cilat mė pas janė shndėrruar nė tragjedi. Arsyeja ėshtė e thjeshtė: jemi popull gjaknxehtė, por ama, edhe nuk dimė si tė sillemi. Mjafton tė na prekin me njė sharje dhe menjėherė bėhemi agresivė. Nuk ka rast ku tė mos kemi hasur njė histori tė zakonshme paedukate nė pėrditshmėrinė tonė: nė autobus, ėshtė gjithmonė dikush qė shan a mallkon dikė njė tjetėr. Nė trafik, sidomos nė kėto ditė tė nxehta vere, nuk mungojnė asnjėherė ata qė i kėpusin njė tė sharė vėnēe sapo ndizet semafori, atij qė ėshtė nė rreshtin e parė harrohet pas celularit apo thjesht e ka marrė mė nge. Fjalėt magjike si “Faleminderit”, “Tė lutem”, “Mirėdita”, “Mirupafshim” i dėgjojmė gjithnjė e mė rrallė, aq sa shoqėria jonė duhet t’i shpallė specie nė zhdukje.


Para viteve ’90, shoqėria shqiptare dallohej pėr njė sjellje mė tė edukuar kundrejt njėri-tjetrit, e nė kėtė sigurisht ndikonte fort edukimi nė familje, shkolla dhe shoqėria. Por, pas ’90-ės, shumica e familjeve shqiptare nuk i kushtojnė mė atė rėndėsi edukatės familjare, nė shkolla kėsaj lėnde nuk i jepet vlerėsimi i duhur, ndėrsa shoqėria ėshtė bėrė gjithnjė e mė e pasjellshme. “Nė gjithė sa ka ndodhur, kanė ndikuar disa veēori historike”, thotė sociologu Lekė Sokoli, “veēanėrisht ato qė lidhen me kulturėn e njė populli, por edhe me zbatimin e normave dhe ligjeve”. Sipas tij, shqiptarėt janė tė pasjellshėm, por megjithatė ky ėshtė njė proces i cili pėrmirėsohet vazhdimisht nė marrėdhėniet me njėri-tjetrin. Por, ēfarė do tė thotė me qenė i sjellshėm? “Tė kesh njė qėndrim qė pėrputhet me normat dominuese dhe ligjet e shoqėrisė ku ti bėn pjesė”, sqaron Sokoli. Pra, tė jesh i sjellshėm do tė thotė ta njohėsh veten brenda njė grupi tė caktuar shoqėror dhe t’i pėrkasėsh atij. Por sot, nė epokėn e globalizimit dhe pėrkatėsisė sė botės, kjo cilėsi duket sikur ėshtė varrosur nga egoizmi dhe mosbesimi.


Nga ana tjetėr, sot mirėsjellja konsiderohet edhe si njė dobėsi, njė sjellje ndaj tė cilės duhet dyshuar. Nė njė shoqėri tė ashpėr, tė fortė dhe shpeshherė tė dhunshme si kjo e jona, mirėsjellja dhe edukata mbyten kollaj nga arroganca, kėrcėnimi, agresiviteti. Edhe ata tė cilėt preferojnė tė jenė tė sjellshėm nė shoqėri, jo pak herė janė tė detyruar tė ndėrrojnė pllakėn, pikėrisht pėr tė mos qenė viktima tė njė shoqėrie tė paqytetėruar.


Nė individualizmin kompetitiv nė shekullin tonė, kush ėshtė i sjellshėm shihet edhe si njė “humbameno”, njė nostalgjik i njė kohe tė shkuar. Shumė njerėz detyrohen tė hiqen si mosbesues, shtytės, agresivė, me frikėn qė tė tjerėt tė mos i perceptojnė si njerėz tė dobėt. Kėshtu, jemi duke u bėrė gjithnjė e mė tė pasjellshėm dhe madje, shpeshherė na mungon edhe edukata minimale pėr tė thėnė fjalė tė tilla si “mė vjen keq”, “mė fal”, “me dėshirė” apo “mė mungon”. Nė pikėpamjen e Psikoterapisė Pozitive, “mirėsjellja” ėshtė njė “kapacitet aktual dytėsor” ndėr disa tė tjerė si “sinqeriteti”, “drejtėsia”, “bindja”, “besnikėria”, etj., tė cilat janė "norma sociale" dhe shėrbejnė pėr "tė ruajtur marrėdhėniet nė periudhė afatgjatė". Por, nėse e krahasojmė shoqėrinė e sotme me atė tė para viteve ’90, a mund tė themi se dikur kemi qenė mė tė sjellshėm, ndėrsa sot jemi mė tė paedukatė? “Meqenėse kėto kapacitete e vlera sociale, pėrfshirė edhe mirėsjelljen, i nėnshtrohen vazhdimisht ndikimit kulturor e makro-kulturor, ata mund tė ndryshojnė nė varėsi tė parimeve, motove apo koncepteve qė lidhen me atė kapacitet. Pėr shembull, njė koncept qė karakterizonte mirėsjelljen pėrpara viteve '90 ishte fjala e urtė: "Druri i shtrembėr prish tė gjithė tufėn". Kjo fjalė e urtė, duke u rrėnjosur gjatė viteve tė fėmijėrisė dhe adoleshencės sė hershme tek individi shqiptar, ka rritur shancet qė sjellja e tij/saj tė jetė konform kėtij koncepti”, thotė Etion Parruca, Kėshillues nė Psikoterapi Pozitive, trajner dhe konsulent pėr zhvillimin psiko-social tė fėmijėve, anėtar i bordit tė Qendrės Shqiptare pėr Psikoterapi Pozitive.


Por, ēfarė ndodhi pas viteve ’90? Parruca mendon se, krahas pėrqafimit tė koncepteve tė reja pozitive, u relativizua rėndėsia e koncepteve tė mėparshme nė lidhje me mirėsjelljen, ku madje edukata, kortezia e mirėsjellja konceptoheshin si vlera tė dala mode nga tė rinjtė dhe brezi i prindėrve tė rinj. Kėshtu, nėn mungesėn e njė trysnie sociale dhe rritjes sė shkallės sė egoizmit qė karakterizoi vitet post '90, ishte mė e thjeshtė dhe e pranueshme qė njeriu tė tregojė mungesė mirėsjelljeje. Por, duke theksuar se nėn trysninė e regjimit politik tė mėparshėm, njeriu kishte humbur aftėsinė pėr tė treguar njė mirėsjellje tė pastėr qė rrjedh nga dashuria e afeksioni pėr tjetrin. “Mirėsjellja manifestohej vetėm sepse kėshtu e kėrkonte nevoja pėr siguri fizike, sociale e ekonomike personale. Me rėnien e trysnisė sė jashtme dhe mungesėn e dashurisė sė sinqertė pėr tjetrin, pas viteve '90 mirėsjelljes e kortezisė ia zuri vendin pasjellshmėria e mungesa e edukatės”, argumenton Parruca. Shkurt, pas ardhjes sė demokracisė dhe lirisė sė tė shprehurit dhe mendimit, gabimisht shoqėria shqiptare duket se ka humbur disa vlera pozitive qė i kishte fituar pėrpara viteve ’90, e qė lidhen pikėrisht me mėnyrėn e sjelljes kundrejt njėri-tjetrit.


Megjithatė, sjellja e mirė ėshtė ende brenda nesh, edhe pse e varrosur thellė nėn shekuj tė gjatė egoizmi. Jeta jonė ėshtė e pėrbėrė nga simpatia, dėshira pėr ndihmė, mirėnjohja, por nuk u japim rėndėsinė e duhur. Nė fakt, nuk ėshtė vetėm ēėshtje e tė sjellurit mirė, por lidhet edhe me njė qėndrim tė thellė qė ka tė bėjė me ndjeshmėrinė, tė qėnit besnik, i respektueshėm, kujdesin etj. Nė kėndvėshtrimin sociologjik, tė qėnit i sjellshėm, ose “mirėsjellja”, ėshtė njė normė sociale, pra njė pritshmėri qė ne kemi pėr tė tjerėt dhe tė tjerėt kanė pėr ne. Ajo karakterizohet nga kortezia e konsiderata pėr tjetrin, qoftė me fjalė, ashtu edhe me vepra, tė cilat tregojnė respekt e vėmendje ndaj mirėqėnies fizike, mendore, shoqėrore e shpirtėrore tė tjetrit apo grupit, duke shmangur shprehje apo sjellje abuzive e lėnduese. Mirėpo, sipas sociologėve, konflikti lind kur shkalla e manifestimit tė mirėsjelljes nga dikush ėshtė mė e ulėt se shkalla e pritshmerisė apo ideali ynė pėr tė. “Pėr shembull, koncepti/ideali i njė personi pėr mirėsjelljen ėshtė: "Mirėsjellja tė bėn njeri". Nė momentin qė dikush bėn njė veprim nė kundėrshtim me kėtė ideal absolut, personi zhgėnjehet, zemėrohet dhe mund tė shkėpusė lidhjen, apo tė tregohet vetė i pasjellshėm, duke e shumėzuar me zero ēdo vlerė a kapacitet tjetėr tė ‘tė pasjellshmit’”, shpjegon Parruca.


Por, elementėt qė ndikojnė kryekėput nė formimin sjellor tė njeriut janė familja, mėnyra se si ai rritet dhe shoqėria ku jeton. Tė gjitha kėto ndikojnė nė tė qėnit ose jo i sjellshėm. Nėse nė familje tregohemi tė pasjellshėm, atėherė domosdoshmėrisht edhe jashtė kėtij rrethi, pra nė shoqėrinė tonė, do tė jemi edhe mė tė pasjellshėm. Me humbjen e edukatės sė mirė, e cila ėshtė motra e mirėsjelljes, humbasim edhe dialogun (komunikimin) me tė tjerėt. Pėrshėndetja e sjellshme qė i japim dikujt do tė thotė se “tė shoh, pra je, jam i vetėdijshėm pėr ty”. Do tė thotė ndjeshmėri, respekt, mirėkuptim. “Tė lutem”, “faleminderit”, “s’ka pėrse”, janė fjalė tė vogla “magjike” qė rrėnjosin ndėrgjegjen e mirėsjelljes dhe janė prelud i mirėnjohjes ndaj tjetrit. Nga ana tjetėr, ideali vetjak shėrben si njė standard dhe sa mė i lartė ky standard nė krahasim me performancėn e sjelljes sė tjetrit, aq mė i lartė ėshtė emocionaliteti dhe shkalla e konfliktit tė brendshėm apo ndėrpersonal, sepse personi tjetėr mund tė ketė njė koncept e performancė mirėsjelljeje ndryshe, qė ėshtė kultivuar nė mjedisin unik kulturor, si familja, shkolla, rrethi shoqėror, etj., nė tė cilat personi ėshtė rritur.


Parruca shpjegon se mirėsjellja e prindėrve me personin kur ishte fėmijė, mirėsjellja e prindėrve mes njėri-tjetrit, mirėsjellja e prindėrve ndaj personave tė tjerė jashtė familjes dhe botėkuptimi e koncepti (fjalė tė urta tė pėrmendura shpesh) i prindėrve nė fėmijėrinė dhe adoleshencėn e personit - tė katra kėto dimensione ndikojnė shumė pėr mėnyrėn sesi ai/ajo e ndėrton shėndetshėm kapacitetin e mirėsjelljes. “Kėshtu, modeli i vėzhguar e i fituar qė nga fėmijėria - marrė nga persona me peshė emocionale nė jetėn e individit, duke pėrfshirė gjyshėrit, vėllezėrit e motrat mė tė mėdhenj, mėsues, kushėrinj e tė afėrm, etj., - pėrcakton performancėn, pritshmėritė dhe idealin e individit nė lidhje me mirėsjelljen”. Sigurisht, nėse sot jemi mė pak tė edukuar dhe me tepėr tė pasjellshėm, kjo vjen edhe si produkt direkt i mungesės sė mirėsjelljes nė familjen ku jemi rritur, shkollėn qė kemi frekuentuar apo shoqėrinė me tė cilėn jemi rritur.


Pėrpara faktit se shoqėria shqiptare ėshtė njė shoqėri e dhunshme, ku mund tė vritesh pėr njė “shikim shtrembėr” apo se dikujt i thua “trap” nė nerva e sipėr, lind vetvetiu pyetja: A mund tė jetė mė pak e dhunshme njė shoqėri qė ėshtė mė e edukuar dhe e sjellshme? “Njė shoqėri qė i edukon individėt e saj me njė mirėsjellje tė pastėr - pra, njė mirėsjellje qė bazohet jo nė frikėn nga ndėshkimi, por nė dashurinė dhe konsideratėn pėr mirėqėnien e tjetrit - shpie nė rritjen e brezave mė pak apo aspak tė dhunshėm, sepse kur nevojat emocionale e intelektuale tė individėve tė saj pėrmbushen shėndetshėm, nuk ka vend pėr agresivitet”, pėrgjigjet Parruca. “Ēdo njeri ėshtė ‘njė minierė me gurė tė ēmuar’ dhe edukimi i duhur bėn qė xhevahiri i mirėsjelljes, ndėr xhevahiret e tjerė, t’u japė pėrfitim tė gjithėve”.


Mirėpo, nėse flasim pėr sharjet qė nxjerrim nga goja nė ēdo moment tė ditės, nuk ėshtė gjithmonė e thėnė se kėshtu po tregohemi tė pasjellshėm apo tė paedukuar. Sepse fjalėt e pista zakonisht na ndihmojnė tė shprehim inatet tona, ngarkesat emocionale, stresin e pėrditshėm, madje dhe tė shprehim afrimitetin me shoqėrinė e ngushtė. Por, magjia e tyre qėndron pikėrisht kėtu: na bėjnė tė shprehim tė pashprehurėn. Pėrdorimi i fjalėve tė pista shėrben si terapi antistres pėr atė qė i pėrdor. Ama, kostoja e pėrdorimit tė tyre mund tė rritet nėse pėrdoren vazhdimisht sepse mund tė humbasim njė pjesė tė vlerėsimeve pozitive tė njerėzve tė afėrt me tė cilėt shprehim fjalė tė tilla. Sipas psikologėve, fjalėt e pista janė emocionale, ngacmojnė pavetėdijen dhe instiktin, me tepėr se arsyen dhe gjykimin. Ato konsiderohen jo tė zakonshme dhe shpesh tė ndaluara, dhe kjo e rrit ngarkesėn e tyre emocionale dhe shton tensionin nė procesin e komunikimit. Nė tė vėrtetė, pėrmbajtja e tyre nuk ėshtė “e madhe” apo “e fuqishme”, por konteksi kur pėrdoren dhe qėllimi qė pėrdoren, ndonjėherė e rrit peshėn dhe fuqinė e tyre. Kur pėrdorim shprehje apo sharje tė pista, ne nuk bėjmė gjė tjetėr veēse shprehim gjendjen tonė tepėr tė irrituar, duke tėrhequr sė tepėrmi vėmendjen e atij qė kemi pėrballė. Si nė rastin e adoleshentėve, tė cilėt shpeshherė pėrdorin shprehje tė tilla sepse janė nė procesin e formimit tė identitetit tė tyre, u mungon pjekuria shoqėrore dhe pėrpiqen gjithmonė tė njohin dhe provojnė veten nė sfida shoqėrore, duke shprehur tendenca unike dhe tė veēanta, qė i dallojnė nga mosha e fėmijėrisė dhe i afrojnė ata me botėn e tė rriturve. Por, kujdes, nuk duhet ta ngatėrrojmė kėtė me faktin e tė qėnit tė sjellshėm. Sepse tė jesh i mirėsjellshėm do tė thotė tė kesh edukatė dhe kulturė, ndėrsa sa pėr sharjet, tė gjithėve na shpėton ndonjė nė trafik apo nė autobus. E rėndėsishme ėshtė qė tė mos e kthejmė nė mėnyrė jetese.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket