Editoriali

Ju flet Tiranaaa!

Kėto reagime ndaj Arvizusė a cilitdo qė do ta kishte bėrė atė krahasim “ēalues”, tregojnė diēka tjetėr: Ose kasta drejtuese e PD-sė nuk ka kuptuar asgjė mbi ēfarė ka ndodhur; ose e dinė, por nuk duan t’ja dinė, tani rėndėsi ka tė demonstrojnė dozėn e duhur tė militantizmit
Alqi Koēiko
Nė filmin e Kinostudios socrealiste, “Radiostacioni”, ka njė episod ku partizani Birēe Hasko i hakėrrehet spikeres Pavlina Mani qė po fliste para mikrofonit me zė tė dridhur: “Bėrtit, nepėrkė borgjeze. Ju flet Tiranaa!” Dhe Birēja hedh vėshtrimin triumfator nga kolegėt partizanė pėr tė mbledhur konsensus, “mirė ja bėra, apo jo”. Ēdo krahasim ēalon, por kėto hakėrrime ndaj borgjezes “nė ikje” dhe hedhja e vėshtrimit lart, pėr tė marrė lavdėrime nga shefat mė kujtuan sulmet verbale tė kėtyre ditėve nga eksponentė tė PD-sė, nė adresė tė “borgjezit” amerikan nė ikje, ambasadorit Arvizu. Episodet janė bėrė publike dhe janė komentuar tashmė: Ambasadori krahasoi fitoren elektorale tė sė majtės me atė tė vitit 1992, ish kryetarja e Kuvendit dhe pothuajse ish nėnkryetarja e PD-sė Jozefina Topalli reagoi nė facebook, e pėr tė mos mbetur prapa, edhe ish ministri e deputeti Genc Pollo.


Sė pari duhet theksuar se nuk ka asgjė tė keqe t’i kundėrvihesh njė ambasadori, aq mė mirė “tė fuqishėm” si ai amerikan, apo i ēdo vendi tjetėr. Nga kjo rubrikė e kam pėrshėndetur vite mė parė qėndrimin dinjitoz tė zonjės Topalli si kryetare Kuvendi, nė njė episod takimesh jashtė vendit, kur asaj iu propozua “forcim i marrėdhėnieve mes Shqipėrisė dhe rajonit tė Pulias” dhe ajo saktėsoi se lidhjet mes Shqipėrisė dhe Italisė padyshim do vijnė duke u forcuar. Madje, tė pranojmė se jo rrallėherė na ka qarė syri pėr pak dinjitet e reciprocitet tė paktėn protokollar e nė imazh, tė institucioneve tona mė tė larta e drejtuesve tė tyre nė marrėdhėniet me jashtė. Por rasti nė fjalė ėshtė diēka krejt tjetėr.


Le tė ritheksojmė se ēdo krahasim ēalon, ndaj dhe pėrkufizimi i Arvizusė nuk bėn pėrjashtim. Ka shumė mėnyra pėr tė kundėrshtuar njė tezė, njė deklaratė apo qėndrim. Jozefina Topalli vendosi se nė rastin konkret, reagimi duhej pėrqėndruar tek personi Arvizu: “…Njė njeri i vockėl! Pėr mė tepėr me miopi tė theksuar historike e politike! Pėr tė mos i thėnė fallsifikator i historisė! Tė krahasosh Shqipėrinė e 1992, qė kėputi vargonjtė e “evil empire”, me Shqipėrinė anėtare tė NATO-s, ėshtė njėsoj si tė vėsh shenjėn e barazimit midis Brezhnjevit dhe presidentit Reagan, etj etj”. Ndėrsa Genc Pollo reagoi (po nga facebook-u) me mė shumė elegancė: “Personazhit (publik tė Tiranės qė foli nga plazhi) dikush duhet t’i sqarojė se kalimi nga njė regjim totalitar nė njė sistem demokratik nuk ėshtė i krahasueshėm me njė ndryshim tė pushtetit qė nė demokraci ndodh (rėndom) pėrmes kutisė sė votimit”.


Tani, se ē’vargonj u kėputėn nė 92-in dhe si e nga kush u pėrmbys sistemi, ky moment i historisė sonė tė re ha shumė debat, i cili ėshtė bėrė e do tė bėhet edhe nė tė ardhmen, shpresoj nga historianė tė mirėfilltė dhe jo nga politikanė, qė padyshim edhe kėta do ta thonė tė tyren. Edhe vetė shqiptarėt e zakonshėm qė janė ende nė shumicė dėshmitarė tė atyre viteve, debatojnė me njėri-tjetrin dhe kanė qėndrimet e tyre. Pėr mendimin dhe pėrjetimin tim modest, pushteti u lėshua se kasta merhume komuniste thjesht nuk e mbante dot; momentin e lėshimit e pėrshpejtoi lėvizja e studentėve. Edhe sa i pėrket kalimit tė njė sistem demokratik, ky u realizua me zgjedhjet e para pluraliste tė 91-it. Por e gjithė kjo nuk e ul, dhe as e zhvlerėson fitoren plebishitare tė marsit 92, qė erdhi pikėsėpari, e katalizuar nga skamja dhe fukarallėku proverbial i atyre viteve.


Ēalimi i krahasimeve, nuk na pengon qė rezultatin e zgjedhjeve tė 2013-ės ta cilėsojmė po ashtu plebishitar, njė rezultat qė erdhi nė rrethana dhe kontekste tė reja, tė 21 viteve mė vonė, por pėr motive tė ngjashme: Ishte njė votė zemėrate ndaj tetė viteve qeverisje plot skandale, shkelje, abuzime, arrogancė, nga tė cilat kupola e PD-sė mbaka mend vetėm anėtarėsimin nė NATO dhe liberalizimin e vizave. Mirėpo njerėzit e kėtij vendi kanė evoluar, edhe pėr meritė ose pavarėsisht nga qeveria, dhe i mbajnė mend tė gjitha, edhe zhvatjen e fundit qė po bėjnė kėto ditė, pa pasur nevojė pėr memorien selektive tė selisė blu. Dhe kėshtu do bėjnė edhe me qeverinė qė vjen.


Kėto reagime ndaj Arvizusė a cilitdo qė do ta kishte bėrė atė krahasim “ēalues”, tregojnė diēka tjetėr: Ose kasta drejtuese e PD-sė nuk ka kuptuar asgjė mbi ēfarė ka ndodhur me kėto zgjedhje dhe do tė vazhdojė tė jetojė nė mirazhin e parajsės Shqipėri qė ajo ndėrtoi, e qė ky pis milet mosmirėnjohės nuk deshi t’ua dijė pėr faleminderit; ose e dinė, por nuk duan t’ja dinė, tani rėndėsi ka tė demonstrojnė dozėn e duhur tė militantizmit dhe besnikėrisė ndaj liderit, pėr t’u ripozicionuar nė hierarkinė e re partiake. Madje, gjasat janė qė tė jenė tė dyja bashkė. Dhe fakti qė po merremi ende kaq shumė “me PD-nė dhe Saliun”, siē po shoh ankesa nėpėr rrjet, nėnkupton se kjo katandisje e opozitės sė nesėrme nuk ėshtė thjesht problemi i tyre, por i tė gjithėve.









Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket