Teatri i Absurdit

Vrimat e zeza tė trurit

nga Renato Kalemi
Mua mė pėlqen tė shihem shpesh nė pasqyrė! E bėj sa herė gjendem pėrpara njė objekti qė reflekton tiparet e fytyrės time. Oh, s’ka rėndėsi nėse objekti, qė nė shumicėn e rasteve ėshtė xham dritaresh, ėshtė me ngjyrė apo pa ngjyrė, mjafton tė reflektojė imazhin tim. Ka raste kur hyj nė ndonjė berberhane, shikohem pėr dy sekonda nė pasqyrė dhe largohem duke lėnė pas ca fytyra tė shushatura qė ia plasin tė qeshurit sapo dal jashtė. Jo, mos mė keqkuptoni! Nuk ėshtė ashtu siē mendoni ju. Mua nuk mė pėlqen vetja, pėrkundrazi. Mos krijoni ide tė gabuara nė kokė. Shihem nė pasqyrė pėr njė arsye tė veēantė: tė mos harroj se kush jam! E di, si mund ta harrojė robi se kush ėshtė, do pyesni ju. Por, ja qė unė e harroj. Mė ka ndodhur mė parė. Kam dalė nė mėngjes nga shtėpia si, ta zėmė, 27 vjeēari M.K, dhe nė mbrėmje, para pasqyrės kam gjetur 27 vjeēarin, D.B. Si mund tė ndodhė kjo? E pra, kėtė pyetje ia kam bėrė vetes pėr vite me radhė. Nuk e keni idenė sa e tmerrshme ėshtė dhe sa konfuz ndihesha. Madje, mė kujtohet se jam grindur me kushedi sa njerėz sepse mė thėrrisnin R.L, ndėrsa unė kėmbėngulja se isha G.H. Por, njė ditė, njė miku im doktor mė sugjeroi tė provoja kėtė zgjidhjen e re: tė shihem nė pasqyrė sa mė shpesh tė jetė e mundur dhe tė pėrpiqem tė kujtoj se kush jam. E me sa duket, deri tani ka funksionuar. Dal nga shtėpia si K.S dhe nė mbrėmje jam pėrsėri K.S-ja i mėngjesit. Reaksioni kimik qė ndodhte mė pėrpara nė vrimat e zeza tė trurit tim, me sa duket nuk ngjet mė pėr shkak tė kujtesės lineare qė arrij tė krijoj nėpėrmjet tė parit vazhdimisht veten nė pasqyrė. Nė njėfarė mėnyre, vrimat e zeza pushojnė sė qėni tė tilla dhe mbushen gjatė gjithė kohės me inde trunore e nuk lejojnė boshllėqe tė kujtesės. Nėse tani jam R.K, pas pak do tė jem pėrsėri R.K-ja i dikurshėm, pėrveē rasteve kur unė do tė dua tė jem dikush tjetėr. Sa e lehtė ėshtė tė jesh dikush tjetėr!



Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket