Editoriali

Fshesat dhe bregdetet

Kujtdo qė shpreh dyshime mbi suksesin e kėtij operacioni gjigand, njė tjetėr me vrap do t’i kujtojė zgjidhjen e nyjės gordiane tė kaosit tė kioskave tė Tiranės. Por skena e aktit tė dytė, gati 13 vjet mė vonė, ėshtė shumė e madhe, aktorėt shumė mė tepėr, interesat shumė mė tė gjera
Nga Alqi Koēiko
Nė pranverėn e 2005-ės, ndėrsa PS-ja hyri nė fushatėn elektorale, kryetari i bashkisė sė Tiranės Edi Rama kishte njė fushatė tė vetėn. Nuk e kam fjalėn pėr pjesėmarrjen sporadike nėpėr takimet e kandidatėve socialistė qė i kishte miq, por njė debat tė madh qė kishte pėr protagonist Ramėn, mbi procesin e saposhpallur tė legalizimit tė shtėpive me leje nė kryeqytet. Historia shkoi si shkoi, dhe kėtė proces e trashėgoi Partia Demokratike, e cila i shndėrroi legalizimet nė njė kazan tė madh votash elektorale, favoresh personale e tė ardhurash. Duke e lėnė jo vetėm tė papėrfunduar, por duke e kthyer nė njė metastazė malinje qė veēse ėshtė zgjeruar e pėrhapur.


Sot, si kryeministėr i ri, Rama e ka rimarrė nė dorė kėtė ēėshtje, madje duket se do ta shndėrrojė nė flamur tė tė parės betejė tė ekzekutivit tė tij, mė seriozes, mė strategjikes dhe duhet shtuar, edhe mė tė rrezikshmes pėr fatet e qeverisjes. Realiteti ėshtė ku e ku mė kompleks se tetė vjet mė parė, sfidat janė shumė mė tė mėdha, e po kėshtu interesat qė preken janė shumėfishuar. Jo mė kot, kėto ditė disa kanė shprehur skepticizmin e tyre pėr kėtė sipėrmarrje gjigande tė “vėnies nėn kontroll tė territorit”, me njė fshesė tė fortė ku kryesisht kihet parasysh vija bregdetare nga veriu nė jug. Kjo sepse do vijė njė moment qė megjithė vullnetin e mirė, ekipi qeverisės do pėrballet edhe me dėmtimin e interesave tė njerėzve tė vet; do vijė njė ēast qė do bėhen llogaritė, dhe do dalė se kėshtu nuk i dilet. Atėherė diku do ēedohet, diku tjetėr do mbyllet njė sy ose do ketė shtyrje, dhe gjithė procesi do degjenerojė. Le tė pranojmė pra, se ky arsyetim tingėllon shumė realist. Prandaj shtrohet pyetja: A do tė jetė Rama nė gjendje ta “vėrė nėn kontroll” territorin, e aq mė shumė bregdetin?


Nga episodet e kėtyre ditėve, mund tė konkludosh se Rama e ka nisur seriozisht kėtė punė. Por ama, po aq pengesa serioze hasi qė nė fillim. Bėri bujė sė pari njė karabina dykatėshe nė tarracėn e Llogarasė, qė u denoncua nė rrjet dhe pati shumė komente se kush guxim-marrė dhe nga cila rrėzė e Republikės kishte ardhur pėr ta zaptuar. Nė fakt, ndėrtuesi ėshtė njė farefis i largėt i vetė Ramės, qė atė pjesė toke e ka marrė si kompensim prone e qė nuk shquhet pėr kamje, por qė sigurisht nisi tė ndėrtojė pa leje. Nga ana tjetėr, i famshmi “pallat i Bashės” nė bregun e Vlorės, i denoncuar shumėfish mė tepėr, nuk u prish se kishte leje nga bashkia. Pikėrisht me lejet e dhėna, mė shumė sesa me ndėrtimet pa leje, e ka frustrimin e madh Rama. Deri aty sa kėrcėnoi se ekziston edhe burgu pėr ata drejtues lokalė qė kanė shkelur ligjit. Dhe e kishte me tė vetėt. Paskėtaj, bashkia e Vlorės i shtoi aksionet prishėse, e madje drejtuesi lokal i Ksamilit, njė kasaphanė urbane e pashembullt (mė saktė, ka shembull Sarandėn) na deklaruakėsh se ėshtė e natyrshme qė kush ka ndėrtuar pa leje tė shkojė edhe nė burg. Pra, mjaftoi njė kėrcėnim me zbatim ligji dhe pati reagime. Por a mund tė jetė kjo njė gjendje qė vazhdon gjatė?


Le tė shohim disa momente pikante tė kėsaj sfide. Sė pari, pa bashkėpunimin e gjyqėsorit, strukturave policore etj, zor se zgjidhet gjė. Kemi harruar vrasjen makabre tė njė gjyqtari vlonjat dhe sfondin pronėsor tė atentatit. Por veē kėsaj, sfidat janė shumėplanėshe dhe vetė qytetarėt mund tė rendisin pėr dhjetė minuta, njė lumė pyetjesh: Ē’do tė bėhet me pallatet shumėkatėshe bosh dhe buzė ujit, nga Shėngjini nė Vlorė, qė kanė leje? Me ndėrtimet pa leje, tė lehta ose tė rėnda qė zėnė plazhin, e privatizojnė gjatė verės dhe i paguajnė ca qindarka bashkisė a komunės; a do tė ketė plazhe publike reforma e Ramės? Ē’do tė bėhet me Rivierėn qė ėshtė shndėrruar nė njė absurd ēmimesh dhe zėniesh tė ēdo cope plazhi, ku nuk tė lenė tė marrėsh as ujė me vete dhe as fėmijėn; po me vijat bregdetare si Borshi i mrekullueshėm, ku banorėt nuk po gjejnė dot karar me ēėshtjen e pronėsisė, por ama mbijnė disa pronarė fantazmė nga qindra kilometra larg? Po me kryetarė e ish kryetarė bashkie si ai i Sarandės, qė firmosi mbi 120 leje ndėrtimi njė ditė para se linte zyrėn? Po me listėn e vendimeve tė fundit tė qeverisė Berisha?


Kujtdo qė shpreh dyshime mbi suksesin e kėtij operacioni gjigand, njė tjetėr me vrap do t’i kujtojė zgjidhjen e nyjės gordiane tė kaosit tė kioskave tė Tiranės, qė Edi Rama (me ndihmėn e Metės kryeministėr) e bėri me njė tė rėnė tė shpatės, pa shumė ceremoni. Dhe pėr habinė tė tė gjithėve, pa shumė reagime. Skena e aktit tė dytė, gati 13 vjet mė vonė, ėshtė shumė e madhe, aktorėt shumė mė tepėr, interesat shumė mė tė gjera. Por afėrmendsh, shumė mė vogla se ato tė vendit dhe tė shumicės sė njerėzve tė tij. Sot jemi nė pikėn kur aksioni i kioskave tė Tiranės, mund tė quhet prova gjenerale e Ramės, pa e ditur as ai vetė, pėr situatėn aktuale. Atėherė prova doli me sukses…



Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket