Tendence

Martesė gjigandėsh

Stiv Balmer deklaroi se nė fillim tė 2014-ės, Microsoft do tė blejė njėsinė e celularėve Nokia pėr mbi 5 miliardė dollarė. Ndėrmarrja e Redmondit hyn kėshtu akoma mė thellė nė sektorin e telefonisė celulare. Por shumėkush beson se kjo ėshtė njė taktikė e dėshpėruar
Na ishte njė herė njė ndėrmarrje (Nokia), e specializuar nė telefoninė celulare, pajisjet e saj ishin tė shpėrndara nė tė gjithė botėn, njė model eficent dhe cilėsi e garantuar. Na ishte njė herė njė ndėrmarrje tjetėr (Microsoft) e specializuar pėr software qė brenda njė kohe tė shkurtėr arriti tė forconte ekuilibrat e skeptrit tė PC-ve nė botė. Pastaj erdhėn vitet 2000, revolucioni i Web 2.0 dhe mė pas smartfonėt. Shumė shpejt dy ndėrmarrjet e gjetėn veten nė vėshtirėsi. E para, e pazonja tė pėrballonte avancimet marramendėse tė Apple dhe Samsung, tepėr tė fuqishėm pėr tė qenė tė pėrballueshėm, preku pothuajse fundin. E dyta, qė nė botėn e celularėve ende nuk dinte tė ecte, ndoqi shembullin e tė parės, e gėrryer nga ritmet e dy rivalėve tė saj. Kėshtu, nė vitin 2011, dy ndėrmarrjet lidhėn njė bashkėpunim strategjik qė i dha mundėsinė Nokias tė pėrdorte licencėn e Windows Phone tek telefonat e saj tė gjeneratės sė re. Por bashkimi nuk pati efektin qė pritej. Samsung dhe Apple vazhdonin tė ishin zgjedhja e parė dhe drita nė fund tė tunelit nuk dukej. Atėhere dy ndėrmarrjet vendosėn tė bashkonin akoma mė shumė forcat, dhe tė shndėrroheshin nė njė ndėrmarrje tė vetme. Dhe nė fillim tė kėsaj jave u dha lajmi se Microsoft kishte vendosur tė shndėrrohej nė njė shoqėri software-hardware, nė plot kuptimin e fjalės. Brenda muajve tė parė tė vitit 2014, Microsoft do tė harxhojė 3.79 miliardė euro pėr tė blerė telefoninė Nokia dhe 1.65 miliardė tė tjerė pėr tė poseduar atė ēka Nokia ka ndėrtuar kėto 20 vjet. Nė total numėrohen 5.44 miliardė euro, njė shifėr ēuditėrisht mė e vogėl krahasuar me atė qė Microsoft ka shpenzuar pėr blerjen e Skype. Njoftimi u dha nga shefi i Microsoft, Stiv Balmer, i cili vetėm pak ditė mė parė kishte njoftuar dorėheqjen, tani mė e kuptueshme se kurrė.





“Ėshtė njė hap i guximshėm drejt sė ardhmes”, ka deklaruar Balmer duke folur pėr blerjen e fundit. “Njė zgjedhje prej sė cilės do tė pėrfitojnė tė punėsuarit, aksionerėt dhe klientėt e tė dyja kompanive. Duke bashkuar kėto dy pjesė nė njė tė vetme, Microsoft do tė rritet nė sektorin e telefonisė celulare, nė termat e aksioneve nė treg dhe pėrfitimeve”.


Balmer ka pėrfituar nga rasti pėr tė informuar se blerja e ndėrmarrjes finlandeze pėrfshin transferimin e 32 mijė tė punėsuarve te Nokia, mes tė cilėve edhe atė tė djalit plangprishės, (dikur i Microsoftit), Stefen Elop. Nė vitin 2010 Elop mori frenat e kompanisė finlandeze pėr ta nxjerrė nga kriza, e cila dukej se do tė thėrrmonte ēdo copė tė sė shkuarės sė lavdishme. Nė pak mė shumė se tre vjet tė drejtimit tė Elopit, Nokia arriti tė rikthehet nė lojė, por megjithatė pozitat e saj mbeten tė dobėta, shumė vite dritė larg konkurentėve Apple dhe Samsung, konkurentė qė edhe Microsoft pretendon t’i arrijė. Tani Stefen Elop duket tė jetė nė pole-position pėr tė marrė postin e Balmer, si drejtues i kolosit tė Redmondit.


Pas dhėnies sė lajmit tė blerjes, shumėkush nuk ka hezituar tė shohė anėt pozitive tė kėsaj lėvizje: duke blerė Nokian, nė fakt, Microsoft pėr herė tė parė do tė arrijė tė kontrollojė si hardware-t ashtu edhe software-t, duke fituar kėshtu llojin e avantazhit qė i dhanė njė dorė tė mirė fati edhe Apple-it. Dhe jo vetėm. Blerja e njė licence tė tillė i lejon Microsoft-it posedimin e njė teknologjie tė lartė nė panoramėn aktuale teknologjike, e kėrcėnuar nga luftra patentash, duke e bėrė njė mall tė ēmuar, pėrveēse njė garanci ose kundėrpeshė e blerjes Google-Motorola. Nė fund marrėveshja parashikon qė Microsoft do tė vėrė nė dispozicion patentat e veta pėr zhvillimin e Here, projekti i hartave qė Nokia po e zhvillon prej kohėsh. Nga ana tjetėr Microsoft do tė mund tė pėrdorė hartėn e Nokias pėr shėrbimet e veta duke fituar kėshtu njė tjetėr element mbrojtės pėrballė avancimit tė Google dhe Apple nė sektorin gjeolokalizues.


E megjithatė pavarėsisht shumėsisė sė elementėve pozitivė qė paralajmėron ky operacion, mjafton tė njohėsh pak historinė e tė dyja ndėrmarrjeve pėr tė kuptuar se kjo lėvizje nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse njė taktikė e dėshpėruar mbrojtėse. Partnershipi Microsoft-Nokia nė realitet nuk ėshtė asgjė e re. Dy gjigandėt kanė provuar edhe mė parė tė bashkojnė forcat, me objektivin e qartė pėr tė limituar pushtetin, nė fushėn e telefonisė celulare, tė Apple dhe Samsung. Por pa sukses. Tani duket sikur po sillen si dy shokė udhėtimi, tė cilėt pėr t’u mbrojtur nga fortuna e shtrėngojnė njėri-tjetrin akoma mė shumė.


Duhet pranuar gjithashtu se, ashtu siē tha Balmer, lėvizja e Microsoft-it ėshtė e guximshme. Pavarėsish fillimit jo tė mbarė me Surface, pavarėsisht tregut tė limituar tė Windows Phone, ndėrmarrja e Redmondit pėrgatitet tė pėrballojė akoma mė shumė vėshtirėsi nė njė ambjent armiqėsor si ai i telefonisė. Nuk mbetet tjetėr veēse t’i urojmė Elopit, ose kujtdo qė do tė ulet nė karrigėn drejtuese, fat tė mbarė.





Nė emėr tė lavdisė


Njė herė e njė kohė Nokia ka qenė lider nė prodhimin e telefonave, por shitjet e firmės ranė me 24 pėrqind nė tre muajt e fundit. Megjithėse shitjet e Nokia Lumia njohėn njėfarė rritjeje dhe pavarėsisht se u pėlqye sepse ishte njė celular me kamera tė jashtėzakonshme, pozitat e dikurshme nė treg duken njė ėndėrr e largėt. Tė paktėn kėshtu thonė statistikat.





Shitjet e celularėve nė tremujorin e dytė tė vitit 2013 nė mbarė botėn


Samsung – 107.5 milion copė – 24.7% e tregut


Nokia – 60.9 milion copė – 14% e tregut


Apple – 31.9 milion copė – 7.3% e tregut


LG – 17 milion copė – 3.9% e tregut


ZTE – 15.2 milion copė – 3.5% e tregut


Tė tjerėt – 202.3 milion copė





Historiku i celularėve Nokia


Nokia – Mobira Senator – i takon vitit 1982 duke nisur gjeneratėn e re


Nokia 1 – Jemi nė vitin 1984: Mobira Talkman dhe Exel PC 105


Nokia 2 – Nė vitin 1985 dolėn Technophone


Nokia 3- 1987: Mobira Cityman 450


Nokia 4 – 1988 PC 205


Nokia 5 - Bosche Handy 450 ėshtė njė Technophone i ri


Nokia 6 - 1990, Cityman i ri


Nokia 7- Jemi nė vitin 1991, telefonat hyjnė nė makinė


Nokia 8 – Nė vitin 1992 ecėn shpejt: prezantohen 6 modele tė reja nga 101 nė 405


Nokia 9 – Nė vitin 1993 Nokia 2110 fut tastierėn e butė dhe sistem operativ pėrzgjedhės


Nokia 10 – Jemi nė vitin 1994 dhe fillon gjenerata e dytė e telefonėve celularė


Nokia 11 – Modelet e vitit 1995


Nokia 13 – Nė vitin 1996 arrin modeli 9000 i shfaqur nė filmin Matrix


Nokia 14 – 1997 prezantohet modeli 6110


Nokia 15 - Nė 1998 prezantohen telefonat pa antenė


Nokia 16 - Vitin 2000: Cili nuk e ka pasur njė celular tė tillė!


Nokia 17 – Viti 2002, hyjnė nė lojė ngjyrat


Nokia 18 – Jemi nė vitin 2004


Nokia 19- Nė vitin 2007 Apple prezanton iPhone-n. Bota e celularėve ėshtė e destinuar tė ndryshojė


Nokia 20 – Produktet e 2009


Nokia 21- Nė vitin 2011 u shfaqėn smartfonėt e parė Lumia


Nokia 22 – Produktet e fundit tė kompanisė finlandeze, mes tė cilėve edhe Lumia 1020 me fotokamera 41 megapiksel






Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket