Shkence

Dėmet e pakthyeshme tė hashashit

Studimet e reja qė “kryqėzojnė” narkotikun e lehtė, mė tė pėrhapurin nė botė. Tė rinjtė nga mosha 15-19 vjeē, gjithnjė e mė shumė kanė provuar kanabis vitet e fundit. Dėmet nė tru tė atij qė e konsumon kėtė drogė, shfaqen edhe dhjetė vite mė pas.
Nga Elsa Abdoun
Tymosja e kanabisit gjatė adoleshencės mund tė paracaktojė shqetėsimet mendore nė njė fazė mė tė vonė tė rritjes. Kjo e dhėnė del nga studimet mė tė fundit, qė pėrforcojnė atė ēka dihej tashmė mbi pasojat e konsumit tė kėsaj droge, pėrtej efekteve tė menjėhershme tė saj, siē janė pėrgjumja apo mungesa e pėrqendrimit, sidomos nė timon. Deri pak kohė mė parė, mendohej se pasojat e kėsaj droge merrnin fund kėtu, pasi u konstatua se organizmi i njeriut nuk lodhet aspak pėr ta eliminuar substancėn. Por nė fakt kėrkimet e fundit tė neurobiologjisė treguan se pasi keni pėrdorur njė herė kanabis, truri ruan pėr vite tė tėrė gjurmė tė drogės.


Hashashi nė fakt shkakton njė dėmtim tė pėrhershėm, sepse ndikon nė zhvillimin e lidhjeve nervore qė ndodhin gjatė adoleshencės, duke favorizuar ērregullimet mendore si depresioni dhe skizofrenia, qė kompromentojnė direkt inteligjencėn.


Zbulimet e reja janė shqetėsuese, sepse nė tė gjithė Evropėn, konsumatorėt kryesorė janė pikėrisht adoleshentėt. Tė dhėnat e raportit tė fundit tė ESPAD (Monitorimi mbi pėrdorimin e drogave dhe alkoolit nė shkollė) nė Itali, flasin qartė se 22 pėr qind e tė rinjve nė moshėn 15-19 vjeē (pra gati 1 nė 4 tė rinj), ka provuar tė paktėn njė herė kanabisin vitin e fundit. Vlera mė tė larta pėrllogariten nė zona si Lombardia, Liguria dhe nė rajonet e Qendrės sė Italisė, nga kur rezulton se meshkujt e konsumojnė mė shumė kėtė drogė se femrat. Konsumin e kanabisit e favorizojnė mė shumė edhe disa stereotipe tė saj, tė njohura pėr aftėsitė qetėsuese, tė lehta, me pak mė shumė efekte se alkooli dhe qė nuk krijojnė varėsi.





Provat


Kurrė si sot, tė dhėnat mbi rolin e kėsaj substance mbi ērregullimet mendore nuk kanė qenė kaq tė forta. Studimet po shtohen, sidomos mbi raportin mes drogės dhe skizofrenisė. Kjo psikozė, e karakterizuar nga njė ēorganizim i mendimit dhe sjelljes, pėrveē aluēinacioneve ėshtė konstatuar nė 1.1 pėr qind tė popullsisė. Ashtu si edhe pėr shumė patologji tė tjera psikike, nuk njihet origjina, por konsiderohet se vjen nga njė grup faktorėsh, pasi shkaktohet si nga ana gjenetike edhe ajo ambientale (histori familjare, raporte sociale).


Nė vitet tetėdhjetė, hashashi ėshtė etiketuar si shkak i mundshėm pėr skizofreninė. Por nė vitet e mėvonshme, nuk ėshtė gjetur asnjė lidhje e sigurt mbi efektet qė ajo tė mund tė shkaktojė apo pėr lidhje me ndonjė sėmundje tė rėndė. Nė kėto kushte, dy pėrfundime janė tė mundshme: Ose kanabisi favorizon skizofreninė, ose personat qė vuajnė nga kjo sėmundje e konsumojnė mė shpesh. “Shumė tė rinj, mendojnė se e mbajnė ankthin nėn kontroll duke pėrdorur kanabis. Ndėrsa pėr shumė kohė ėshtė lakuar shpesh teza se pėrdorimi i kanabisit ka si pasojė njė sėmundje tė rėndė”, shpjegon Jean Philippe Gueuen, psikiatėr i specializuar pėr adoleshentėt dhe tė rinjtė. Megjithatė, sot nga shumė hetime e studime epidemiologjike mbi tė rinj ėshtė parė se ata nuk kanė psikoza skizofrenie para se tė nisin tė pėrdorin kanabis. Risku pėr tė pasur psikoza tė tilla, ėshtė rritur me pėrdorimin e kėsaj droge.





Shpejt dhe keq


Nga ana tjetėr, njė studim i vitit 2011 i realizuar nga Universiteti i Maastricht (Vendet e Ulėta), nxjerr nė pah njė risk tė dyfishtė pėr sėmundjet mendore tek tė rinjtė qė kishin pirė kanabis tė paktėn pesė herė nė vitet e fundit. I njėjti hetim ka konfirmuar gjithashtu njė faktor thelbėsor: Sa mė shumė konsumoni kanabis, aq mė shumė rritet risku pėr skizofreni. Nė vitin 2008, Instituti i Higjienės Mendore nė Hollandė ka shtuar se nė rast tė shkėputjes nga droga nė moshė tė rritur, risku pėr sėmundjet mendore mbetet i njėjtė. Megjithatė, bazuar nė literaturėn shkencore tė publikuar nga disa kėrkues nė Universitetet e Bristolit dhe Cambridge-it, kanė pėrllogaritur njė rritje prej 40% tė rrezikut tė sėmundjeve mendore tek adoleshentėt qė konsumojnė kanabis nė mėnyrė tė rregullt. Pėrqindja ėshtė akoma mė e lartė tek ato persona qė kanė edhe njė lidhje gjenetike me kėtė sėmundje.


Skizofrenia nuk ėshtė i vetmi rrezik. Shqetėsuese ėshtė edhe sėmundja e depresionit. Tė paktėn kėshtu rezulton nga kėrkimet dhe studimet e bėra sė fundmi pėr pasojat e drogės sė kanabisit tek pėrdoruesit. Kjo sėmundje prek 3% tė popullsisė botėrore. Nė vitin 2012, pėr shembull, njė studim i Universitetit tė Michiganit, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ka evidentuar njė rritje tė rrezikut pėr tė pasur depresion nga 60 nė 90 pėr qind pėr konsumatorėt e kanabisit. Ndėrsa njė hetim nė Karolinska Institut tė Stokholmit, (Suedi), ka nxjerrė se nuk ka asnjė rritje tė riskut pėr depresion tek konsumatorėt e kanabisit.


Si shpjegohen kėto rezultate tė ndryshme?


Sipas Tiziana Rubinos, e specializuar nė fushėn e kėrkimit nė Universitetin e Insubria, kėto mospėrputhje nė rezultatet e studimeve, vijnė nga fakti se studimet nuk bazohen nė tė njėjtat tipologji tė atyre personave qė pėrdorin kanabis. “Do tė duhej qė tė pėrqendroheshim tek ata konsumatorė qė pėrdorin mė shumė se njė herė nė ditė kanabis. Mes tyre risku ėshtė mė real. Por duhen bėrė edhe krahasime mes konsumatorėve, pasi dy konsumatorė tė njėjtė mund tė kenė pasoja jo domosdoshmėrisht tė ngjashme. Pėr shembull, duket se femrat janė mė tė ndjeshme ndaj efekteve tė kanabisit tek depresioni. Ndėrsa burrat kanė mė shumė rrezik tek psikozat, skizofrenia.





Inteligjenca bėhet tym


Ekziston nė fakt, edhe njė e keqe mė e madhe qė duket se konsumon pak nga pak trurin e atyre qė pėrdorin kanabis. Efekti ėshtė i avashtė por ndikon nė inteligjencė. Po bėhen gati 10 vite qė analizat tregojnė pasojat qė pėrdorimi i hashashit lė tek konsumatorėt nė aftėsitė e tyre pėr tė logjikuar, mbajtur mend etj., edhe pse janė testuar ditė mė vonė pas konsumit tė drogės. Njė kontribut i rėndėsishėm nė kėrkimet mbi efektet e vonshme qė vijnė nga pėrdorimi i kanabisit, erdhi nė vitin 2012, kur njė grup kėrkuesish tė Universitetit Duke nė SHBA publikoi njė studim pėr kėtė ēėshtje. Pasi ndoqėn rreth 1000 raste, nė moshėn nga 1-38 vjeē, rezultatet treguan se mes adoleshencės dhe moshės sė rritur, personat qė konsumojnė kanabis, pėsojnė njė ulje tė inteligjencės nė nivelin 8 pėr qind. Ndėrkohė qė ata qė nuk konsumojnė, pėsojnė njė rritje tė lehtė. I njėjti rezultat shihet edhe tek personat qė kanė hequr dorė prej mė shumė se njė viti nga konsumi i drogės, por sėrish niveli i tyre i inteligjencės ulet. Shifrat rriten pėr atė kategori personash qė kanė nisur tė konsumojnė kanabis para moshės 18 vjeē.





Kurthi i THC-sė


Pra, pėrdorimi i kanabisit mund tė sjellė skizofreni, depresion, ulje e nivelit tė inteligjencės. Si shpjegohen kėto efekte qė shfaqen tek personat edhe kur kanė vite qė kanė hequr dorė nga droga kanabis? Pėrgjigjja pėrfundimtare ėshtė ende larg sepse mekanizmat celebralė qė ndodhen nė qendėr tė kėtyre sėmundjeve kanė ende shumė anė tė errėta, tė pazbuluara. Megjithatė, njė shpjegim disi ėshtė dhėnė. “Kanabisi pengon zhvillimin normal tė lidhjeve nervore qė marrin hov gjatė adoleshencės”, thotė Daniela Parolaro, specialiste farmakologe nė Universitetin e Insubrias.


Fenomeni, i cili ėshtė thelbėsor nė zhvillimin e trurit nė adoleshencė, pėrfshin njė tip tė veēantė lidhėsish nervorė, endokanabinoidėt. Nga zbulimet e vitit 1990, rezulton se kėto molekula, rregullojnė impulset nervore qė vijnė nga neuronet. Molekula aktive e kanabisit, THC (delta 9 tetrahidrokanabidol), ngjan shumė me molekulat qė rregullojnė impulset nervore. Kjo i lejon asaj qė tė lidhet me to duke penguar kėshtu veprimet natyrore qė duhet tė ndodhin nė tru nga pėrēuesit nervorė. Nė kėtė mėnyrė, kanabis stimulon lėshimin e dopaminės, molekulės cerebrale tė lidhur me ndjenjėn e qejfit dhe tė lumturisė.





Ēekuilibrim trunor


Studime tė tjera flasin pėr ndryshimet strukturore nė trurin e konsumatorėve tė kanabis dhe atyre qė nuk e konsumojnė kėtė drogė. Nė njė publikim tė bėrė nė vitin 2005 tė ekipit tė Karen Bolla tė John Hopkins University nė SHBA, janė vėnė re disa ndryshime tė densitetit tė lėndės sė bardhė (ajo pjesė e trurit qė pėrmban mė shumė lidhje nervore) dhe pjesės gri.


Eksperimente tė tjera tė bėra tek kafshėt, kanė nxjerrė nė dritė anomali tė shumta nė tru, gjatė pėrdorimit tė kanabisit. Nė veēanti, shpjegon Tiziana Rubino “vihet re njė ēekuilibrim i ngjashėm me personat qė kanė skizofreni”. Megjithatė, ajo shprehet optimiste. “Kėto efekte zgjasin nė kohė, por nuk besoj se janė tė pakthyeshėm. Kur ndalohet pėrdorimi i kanabisit dhe ndiqet njė regjim i mirė rikuperimi, truri ka aftėsi tė riparojė dėmet e shkaktuara”, shprehet Rubino. Po kėshtu, edhe neurosociologu Raymond Niesink, shprehet se disa pjesė tė trurit arrijnė tė kompensojnė pjesėn e dėmtuar. Nė kėto kushte, duhet tė presim vitet qė vijnė pėr tė pasur ndonjė zhvillim, studim apo kėrkim tė ri pėr sėmundjet e skizofrenisė apo depresionit tek tė rinjtė qė konsumojnė kanabis. Ndėrkohė, numri i tė prekurve nuk duket se rritet nė krahasim me numrin e tė rinjve qė pėrdorin kėtė drogė. Por nė ēdo rast, rrethi shtrėngohet e nė pritje tė pėrgjigjeve pėrfundimtare, momentalisht janė miliona adoleshentė nė botė qė e ekspozojnė trurin ndaj dėmeve tė shumta qė shkakton kanabis.





Revista Focus



Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket