Kinema

Pesė motrat dhe shtėpia buzė lumit

Lena Manda
Pesė motrat dhe shtėpia buzė lumit


Lena Manda


Shqipėroi: Albina Pulla


Botues: Toena, 500 lekė


Melisanthi, Julia, Aspasia, Polikseni dhe Magdalini po rriten nėn kujdesin e nėnės sė tyre nė njė fshat tė Olimpit, buzė njė lumi. Ajo qė dėshirojnė qė tė pesta ėshtė qė tė njohin jetėn larg vendlindjes sė tyre. Dhe do t’ia arrijnė! Fati do t’i shpėrndajė nė katėr pika tė horizontit, duke e kthyer e bėrė ėndrrėn e tyre realitet. Vetėm se, ndonjėherė, ėndrrat shndėrrohen nė makthe tė pushtuara nga djalli dhe tė pėrndjekin. Pesė gra, pesė jetė tė vrullshme, tė mbushura me dashuri dhe zhgėnjime, ndėrkohė qė shtėpia buzė lumit pret me durim atė tė cilėn e di se do tė ndodhė! Ēdo kapitull i librit pėrbėn njė libėr mė vete; gėzohesh me gėzimet e personazheve dhe dėshpėrohesh me dhimbjet e tyre.


Pas njė Valsi, pas njė Ujkonje, erdhi dhe njė shtėpi buzė njė lumi. Mos u gėnjeni nga qetėsia qė fsheh titulli i tij, sepse njė lumė ėshtė gjithmonė i paparashikueshėm dhe asnjėherė nuk mund ta dish se ku mund tė tė ēojė.





A do tė jesh aty?


Guillaume Musso


Shqipėroi: Adriana dhe Shpėtim Gjika


Botuese: Bota Shqiptare, 317 faqe, 1000 lekė


Elioti, mjek i dėgjuar, baba i kėnaqur, nuk ėshtė ngushėlluar asnjėherė nga largimi e Ilenės, gruas qė donte, e vdekur para tridhjetė vjetėsh. Njė ditė nė njė rrethanė tė jashtėzakonshme, ai ėshtė kthyer nė tė shkuarėn dhe takon djaloshin qė kishte qenė ai vetė dikur. Vitet '70 janė nė kulmin e tyre nė San Francisko, Elioti ėshtė njė mjek i ri dhe i sapo apasionuar dhe plot ambicie. A do ta bėjė ai vallė atė gjest vendimtar qė tė mund tė shpėtojė Ilenėn? A do tė dijė ai tė ndryshojė fatin e pamėshirshėm? Nė kėtė libėr Guillaume Musso manovron artin e suspansės me efikasitetin e mjeshtėrve tė trillerave amerikanė.


Guillaume Musso lindi nė vitin 1974. Qė fėmijė dashurohet me letėrsinė dhe fillon tė shkruajė kur ishte student. Romani i tij i parė "Dhe pastaj..." u shit nė mė shumė se njė milionė kopje. Kjo pėrqasje magjepsėse me lexuesit, u pasua gjithashtu me suksesin tjetėr akoma mė tė jashtėzakonshėm tė romaneve: "Shpėtomė", "A do tė jesh aty?", "Sepse tė dua", "Po vij tė tė gjej" dhe "Ē'do tė bėhesha pa ty?", tė cilėt e bėjnė autorin njė nga mė tė preferuarit e lexuesve.





Bujtėsi turbullues


Umberto Galimberti


Shqipėroi: Ilirjana Stringa


Shtėpia botuese: Tirana Times, 168 faqe, 1000 lekė


Ky libėr i Umberto Galimbertit ėshtė njė hetim i thellė dhe i kthjellėt i situatės sė tė rinjve. Qartėsia e parashtrimit, kuptueshmėria edhe pėr njė lexues tė mesėm dhe tema pėrvėluese kanė bėrė qė tė lundrojė nė njė pozicion shumė tė mirė nė klasifikimet e shitjeve. Galimberti njihet nė rang ndėrkombėtar si njė nga mendjet italiane mė tė gjalla tė kohės sonė. Ai ėshtė njė vėzhgues i madh i realitetit qė analizon, interpreton dhe rrėfen edhe nė rolin e njė divulguesi, kurse nė rolin e psikologut dhe mjekut kujdeset edhe pėr atė qė ndodh brenda nesh. Vlera mė e thellė e mendimit tė Galimbertit konsiston pikėrisht nė pėrpjekjet pėr tė themeluar njė filozofi tė re veprimit qė tė na bėjė tė mundur, nė mos tė dominojmė teknikėn, sė paku tė mos dominohemi prej saj. Nė esenė e tij tė fundit, Umberto Galimberti propozon njė reflektim tejet aktual pėr botėn bashkėkohore, pėr tė rinjtė, si edhe pėr nihilizmin, interpretuar nė termat e njė "bujtėsi turbullues" qė duket se po pushton dhe shenjon ekzistencat e tyre duke i shtyrė nė disa raste nė sjellje tė skajshme.





Horla Gi dė Mopasan


Shqipėroi: Ēlirim Gega


Botuese: Ombra GVG, 152 faqe, 700 lekė


Mopasani ėshtė shkrimtari i parė i shekullit XIX-tė qė e ka trajtuar nė thellėsi problemin e ēmendurisė, jo si delir, por me tematikė klinike dhe tė frikės. Horla ėshtė ai Tjetri, vėllai ynė i natės, qė dyshon pėr ne, qė na pėrkėdhel, qė na pėrgjon, qė i jep tė gjitha veprimeve tona njė kuptim negativ e pervers. Ai ėshtė dublanti ynė, vėllai ynė, por gjithashtu rivali ynė: jashtėtokėsori, ardhja e tė cilit do tė shėnojė edhe fundin e mbretėrimit tė njeriut. Tregimi i tė sėmurit mendor bėhet plot ankthe psikologjike dhe i paraprin zhanrit tė romanit.


Henri Renč Albert Gi Dė Mopasan (5 gusht 1850 – 6 korrik 1893), pėrmbledhjen e tregimeve titulluar "Horla" e botoi pėr herė tė parė nė vitin 1887. Qė nga ajo kohė, kjo vepėr ėshtė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės dhe vazhdon tė botohet edhe sot. Mopasani ėshtė adhurues i veprės sė Floberit, Hofmanit dhe Edgar Poes dhe i njihte shumė mirė tė gjithė veprėn e tyre.


Nė shėnimet e tij, Mopasani shkruante se "letėrsia qė kufizohet vetėm me realen dhe qė pushon "sė bredhuri rreth tė mbinatyrshmes" rrezikon tė varfėrohet nė shpirt, nė mendim dhe artistikisht". Kėtė fakt e ndeshim thuajse nė tė gjithė veprėn e Mopasanit.






Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket