Drejt e ne teme

A ėshtė Shqipėria gati?

Shoqėria shqiptare mua mė duket se ėshtė krejt gati. “Gati” nuk janė kasta qeverisėse, hajdute dhe e paaftė, qė mezi pret tė prodhohet njė gjasme-argument nė djerrinėn “atje lart” pėr tė qetėsuar veten dhe pėr tė na gėnjyer ne
Nga Koloreto Cukali
Njė frazė qė e dėgjoj gjithnjė e mė shpesh kohėt e fundit, ėshtė fraza “si shoqėri nuk jemi akoma gati”. Ti pyet, pse tė mos sekuestrohen pasuritė e paligjshme? Tė thonė qė “s’jemi gati”. Ti sugjeron burgosjen e shkelėsve tė ligjit, por pėr ta “shoqėria jonė nuk ėshtė gati”. Ti pyet pėr shkatėrrimin (jo-selektiv) tė ndėrtimeve pa leje, dhe prapė tė thonė se “shoqėria nuk ėshtė akoma gati”. Ti do tė jetosh si njeri, dhe pėrgjigja ėshtė... e merrni vetė me mend.


Jam thellėsisht kurioz tė di kush e ka artikuluar i pari. Sepse, ka ngjitur kaq mirė, deri dhe nga njerėz qė fjalėn ua dėgjoj me shumė vėmendje, sa tregon se nuk ėshtė thjesht njė filozofi fluturake. Jemi njė popull – me popull i them atyre qė kanė nė dorė tė ndryshojnė njė gjė sado tė vogėl nė kėtė vend – i trainuar me pėrgjigjen nė kor: “Gjithmonė Gati”. Dhe ja, tamam kur gati po thyhemi nė mes, tė dėrrmuar nga 23 drunjtė e shtrembėr tė tranzicionit, marrim vesh se paskemi bartur kot pėr gjithė kėto vite kėtė barrė tė padurueshme. Ē’do tė kish ndodhur po tė na e kishin thėnė mė herėt qė s’kishim pėr tė qenė kurrė gati?





23 vjeē, dhe jo gati pėr nuse


Jemi nė vitin 2013. E di qė e dini. Por, jemi nisur sė bashku nė 1990 dhe jemi nisur atėherė (pothuajse) nga njė start i njėjtė. Jemi nisur nga njė premisė e pėrbashkėt – qė ishim gati pėr njė shoqėri, shtet e ekonomi mė tė mirė nga ē’e kishim, pėr njė vend qė do ishte si gjithė Europa, dhe ku tė gjitha plagėt do zbuteshin me melhem. Dhe ja ku jemi: mė tė pabarabartė se kurrė (tė paktėn aq sa mban mend kujtesa e gjallė).


Tani, dėgjoj qė nuk qenkemi gati! Tani, kur gara ka mbaruar. Po t’jua kishin thėnė qė atėherė, ndoshta do kishit preferuar tė rrinit ashtu siē ishit, ose tė ishte njė start i njėjtė vjedhjeje e abuzimi pėr tė gjithė. Tani qė nuk ka mbetur mė gjė pėr tė grabitur, tani, gara mbaroi, por ne nuk jemi gati. Tė mos jesh gati, ėshtė tė tė thonė: “Fillo vidh pėr vete vėlla, se shtet nuk bėjmė dot”.


Nuk ėshtė thjesht njė frazė. Ėshtė sintezė e shtetit dhe e shoqėrisė. Njė shtet ngritur mbi njė fatalizėm nuk di se nga ndryshon nga njė shtet i dėshtuar.





Gati, si njė grua shtatzėnė


Njė grua shtatzėnė e di se ēfarė do tė thotė tė jesh gati. Dhe nė mos, do mėsojė vetė. Tė mėson puna, thonė. Nėse do e shihni Shqipėrinė si njė puzzle, ku nė ēdo copėz tė puzzle-it gjallon jeta, do tė shohim se tė tėra copėzat janė gati. Femrat janė gati pėr modėn e re tė flokėve. Burrat janė gati pėr Champions League-n, madje Shqipėria ėshtė gati dhe pėr tė shkuar nė Botėror. Tė gjithė janė gati pėr tė bėrė ski nė Mavrovė nė dimėr. Biznesmenėt janė gati pėr tė bėrė evazion fiskal. Bukėpjekėsit janė gati nė mėngjes pėr tė nxjerrė byreqet. Kalamajtė bėhen gati pėr shkollė. Rama ėshtė gati pėr tė marrė pushtetin. Atėherė, pse shumatorja e tėrė kėtyre vullneteve qė janė gati, nuk na qenkėsh gati? Pse shteti ėshtė gati tė mbajė sistemin e burgjeve, kur nuk jemi gati pėr tė burgosur njerėz? Pse e majta ishte gati pėr tė ardhur nė pushtet, por shoqėria nuk ėshtė gati pėr t’u bėrė njė vend perėndimor? Kėtė mund tė na e shpjegojnė ata qė e “zbuluan”kėtė filozofi.





Dėshtimi qė vjen nga “lart”


Kjo frazė ėshtė artikuluar “atje lart”. Mė duhet tė bėj njė parantezė. Fjala “lart” tek ne nuk ka shumė kuptim. Pozicioni “lart” tek ne ėshtė shumė iluzor. Sot je lart prej ca rrethanave fatlume. Nesėr, je poshtė, tek moēali i pėrgjithshėm. Statusi politik apo shoqėror ėshtė si rrobat e reja tė mbretit – njė shtirje masive. Njerėz tė pashkolluar mbajnė pozicione tė larta, sharlatanėt bėjnė para, dhe injorantėt zotėrojnė pushtet qė s’dinė ta menaxhojnė. Ndėrkohė qė njė nga eruditėt mė tė mėdhenj qė njoh, Moikom Zeqo, endet i papunė prej 8 vitesh, pėr shembull. Doni tė testoni pushtetin e ri? Fiksoni dikė qė ka vlera, dhe shikoni si do ndryshojė jeta e tij. Po le tė kthehemi “lart”.


Kush ėshtė atje lart qė filozofon dėshtimin e shoqėrisė? Ka atje sipėr njerėz tė zgjuar. Ka edhe njerėz tė shkolluar. Ka njerėz qė duke parė varfėrinė e madhe intelektuale qė i rrethon “atje lart”, kanė hequr dorė nga shkollimi i mėtejshėm, se nuk u duhet. Ka dhe njerėz qė kuptojnė ē’ndodh. Por, atje pėr fat tė keq nuk ka filozofė tė shoqėrisė sonė politike. Aq mė pak vizionarė. Po tė kishim, do i kishim ndjerė. Atje, ka mė shumė njerėz kulisash dhe “filozofė” kafenesh. Sepse, liderėt e politikės preferojnė tė jenė tė rrethuar me “Yes man”-ė. Sepse, lideri i di tė gjitha. Sepse liderėt rrinė tėrė ditėn duke kundruar moēalin (qė e duan dhe pa bretkosa, madje). Dhe siē thonė, kur ti sheh pėr njė kohė tė gjatė humnerėn, humnera rri e tė sheh ty. Shqipėria e parė nga “lart”, projektohet vazhdimisht pėr dėshtim, pėrmes stampave.





Stampuar me filozofinė e dėshtimit


Fraza “nuk jemi akoma gati” ndoshta nuk do e meritonte njė artikull mė vete. Por, ajo ėshtė e fundit nė njė seri “filozofish” qė na kanė stampuar si shoqėri.


Ju kujtohet teza qė anti-rotacion qė qarkullon prej mbi 10 vitesh qė thotė se “kėta qė janė nė pushtet vodhėn, hėngrėn e u ngopėn, por ata qė do vijnė do duan tė hanė nga e para, se janė mė tė uritur. Mė mirė tė mbajmė kėta!”? Ose, shtampa tjetėr, qė “ne jemi vend i vogėl, kaq mund tė nxjerrim”? E pra, faktet kanė treguar qė pangopėsia nė pushtet nuk ka masė e kufi. “Berisha 2” ka qenė ku e ku mė shkatėrruese dhe e pangopur se “Berisha 1”. Nėse vendet e vogla, aq e kanė takatin, do tė thotė se Kina duhej tė ishte superfuqi nė futboll. Ose, Norvegjia nuk do nxirrte kinema tė mirė. Ose, Singapori, nuk do ishte i zhvilluar, po do ishte kėtu ku jemi ne, nė mos mė keq, pėr nga pėrmasat gjeografike.


Kėto filozofi dėshtimi, pasqyrojnė vetėm dėshtimin e disave. Pėr fat tė keq, na shtamposin tė gjithėve.





Jo se s’di, por s’do!


Rreth pallatit tim, ka disa kėrpudha informale. Kushdo qė vendosi tė mos presė “tė bėhemi” por vendosi tė bėjė tė vetėn, e ngriti njė ndėrtim pa leje. Askush nuk do mundej para ’90-ės. Dhe jo se kishin frikė nga xhaxhi, por ishte njė shtet funksional. Nuk po flas as pėr politikė e as pėr kampe pėrqėndrimi. E kam te shteti dhe zbatimi i ligjit. Mos do thotė qė atėherė si “shoqėri ishim gati” dhe pas ’90-s humbėm gatishmėrinė? Nuk e besoj.


Fatalizmi i “shoqėrisė qė nuk ėshtė gati” ėshtė justifikim i paaftėsisė pėr tė qeverisur. I paaftėsisė pėr tė ndėrtuar shtet. Ėshtė justifikim i garės sė pandershme qė bėnė, e nė emėr tė sė cilės shkatėrruan ēdo strukturė shteti. Ėshtė justifiikim i mediokritetit, nė emėr tė tė cilit shkatėrruan ēdo ėndėrr me tė cilėn u nisėm 23 drunj tė shtrembėr mė parė. Por, dėshtimi ėshtė i tyre. I atyre qė e artikulojnė, dhe atyre qė e besojnė.


Shoqėria shqiptare mua mė duket se ėshtė krejt gati. “Gati” nuk janė kasta qeverisėse, hajdute dhe e paaftė, qė mezi pret tė prodhohet njė gjasme-argument nė djerrinėn “atje lart” pėr tė qetėsuar veten dhe pėr tė na gėnjyer ne.


Pėr atė qė ka ndodhur nė kėtė vend pėr 23 vjet, fajin nuk mund ta ketė moēali. Faijn e kanė ata qė preferojnė tė mbretėrojnė mbi moēal, dhe tashmė, pėrtojnė dhe tė mbyllin hundėt.



Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket