Tendence

Stresi dixhital

Jetojmė mes zileve, email-ve, sms-ve, tweet-eve, jemi pengje tė teknologjisė. Shpesh pa ndonjė arsye. Si tė kurohemi? Kėtu do tė gjeni disa instruksione se si mund ta heqim prizėn dhe tė rimarrim kontrollin e mendjes
Alida Cenaj
E shtuna e shkuar duhej tė ishte njė drekė e shijshme dhe shumė interesante sa i takon muhabetit me dy kolegė. Pas njė kafeje mė tė gjatė se ē’duhet, ndarė mes dilemash pėr emrin dhe vendin e restorantit, por sidomos lojės me telefonin “bėjmė foto, e ndajmė ne Facebook a shkruajmė njė mesazh”, e ndamė mendjen: Njė restorant peshku, jo shumė larg barit kur shijuam diellin e paradites dhe ku gatuhet vėrtet mirė.


Epo mirė, ndoshta celulari ishte miku i katėrt nė tavolinė vetėm gjatė kafesė. Tek e fundit pėrgjatė ritit tė ushqyerjes, smartfoni (sado i mėnēur qoftė) mund tė rrijė edhe nė xhepin e ēantės, pa bėrė shumė zhurmė. Muhabeti nuk ėshtė se nuk ecte, pėrkundrazi. Shumė javė pa u mbledhur kėshtu (pushimet u zgjatėn e u zgjatėn, plot gjėra pėr tė diskutuar, lajme tė reja e pse jo edhe ndonjė thashethem tė vockėl fare). Por jo. Ende pa hyrė nė restorant, pavarėsisht dy kamarierėve qė na pritėn te dera duke na sugjeruar se cila do tė ishte tavolina mė e mirė (jo afėr kondicionerit, larg klientėve tė tjerė), zilja e telefonit tė njėrit prej miqve njoftoi se njė mesazh kishte mbėrritur. U harruan kamarierėt bashkė me tavolinėn. Sinjalizimi i smartfonit (prodhim i fundit fare) paralajmėronte se fotos sė hedhur nė Facebook para pak minutash i kishin bėrė dhjetra “like”. “Ua edhe filania, edhe filania”, thėrriste mikesha ime.


U ulėm mė nė fund, mes zjarrit tė komenteve tona mbi “like”-t. “Sa tė shpejtė qė janė more aman...”. Zilja ra prapė. “Njė koment”, dėgjova mes njė tė qeshure tė fortė. Lexuam edhe komentin, edhe njė tė dytė pas tij, edhe njė tė tretė... Kamarieri priste pėr porosinė, tė cilėn e mori me gjysma fjalėsh, pa i ngritur sytė nga telefoni. Vijimi i drekės nuk shkoi mė mirė. Mė shumė se gotat e verės, djaloshit tė veshur me kėmishėn e bardhė borė iu desh tė angazhohej pėr tė bėrė ca foto me celularin e mikeshės time, por ishin edhe ankimet pa fund tė saj, se pse unė nuk doja tė isha pjesė e grupit. Peshku mė dukej mė i shijshėm.


Por ja qė jetojmė nė kohė tė tilla. Telefoni dridhet, sinjalizon, njofton, ekrani ndriēohet, komunikon. Mbi tė gjitha tringėllon. Kudo dhe gjithmonė. I bie dikujt zilja nė teatėr dhe ndonjėherė edhe aktorėt bezdisen aq shumė sa ndalojnė aktrimin. Bie zilja nė sallėn e masazheve ku ti kėrkon relaksin total, por jo, nga ana tjetėr dėgjohet: “Ma kalo pak telefonin tė lutem se mbase ėshtė me rėndėsi”. I bie zilja kudo... dhe sikur tė mos mjaftonin smartfonėt, bien edhe zilet e tableteve, nga skype, tango, messenger dhe sistemeve tė tjera tė videothirrjeve falas, torturės sė bashkėbisedimit, pa tė lėnė asnjė mundėsi arratisje nga njė dalldi kolektive e shkaktuar nga teknologjia. Jemi pushtuar nga deliri 2.0. Viktima dhe ekzekutues njėherėsh, shpesh pa role tė pėrcaktuara. E quajnė “digital addiction” dhe ėshtė droga e mijėvjeēarit tė tretė. Ushqehet sidomos nga smartfonėt dhe tabletet, qė nga ana tjetėr gėlltisin qindra pilula tė quajta “App”. Dhe si tė gjitha drogat krijojnė varėsi. Tradita e mirė e telefonatės pėr shoqen e ngushtė nė fundjavė ėshtė zėvendėsuar me njė vizitė nė tabletet e smartfonit. Brenda pak sekondash informohesh se ēfarė ka gatuar pėr drekėn e sė dielės, si e ka sajdisur tryezėn, pjatat e sapoblera nė atė dyqanin e shtrenjtė fare, mėson se ku dhe me kė po e pi kafenė aksh i njohur; ku e me kė e kaloi tė shtunėn mbrėma dhe ēfarė ka ndėr mend pikėrisht atė ēast. Nuk tė mbetet nė mendje asnjė fije kurioziteti pėr njė bebe Vip tė sapolindur kėto kohė. Pa u mbushur ora, mamaja, gjithashtu Vip, e ka shkrepur foton e parė me smartfonin e fundit. Qarkullon nė Facebook, Twitter, Istagram ose mund ta shohėsh live nga njė thirrje falas nė Viber. Nuk po flasim pėr humbjen njė herė e pėrgjithmonė tė privacisė, por pėr sėmundjen qė ka pushtuar shumicėn e botės sė zhvilluar.


Kriza e maturisė ėshtė klasifikuar dhe ndarė nė sindroma tashmė: versioni i fundit i trubullimeve mendore nuk hyn tek “DSM V”, por ndoshta kjo ėshtė vetėm ēėshtje kohe. Prandaj bashkė me teknologjinė kanė lindur edhe modelet e reja qė premtojnė tė na shpėtojnė nga stresi teknologjik. Nga kjo mani pėr ta mbajtur celuarin kudo dhe nė ēdo kohė me vete (te koka e krevatit, nė banjė e kudo), pėr tė kontrolluar pavetėdijshėm postėn elektronike, tė paaftė tė ndajmė “tė rėndėsishmet” nga tė “parėndėsishmet”. Mediat e rėndėsishme botėrore i kanė kushtuar artikuj tė tėrė varėsisė sė kohės sė hi tech-ut, kėsaj droge tė re, dhe pasi tė keni zbuluar se nga cila sindromė vuani, mund tė merrni edhe disa kėshilla se si tė shpėtoni prej saj.





PO TI, NGA CILA SINDROMĖ VUAN?


Ėshtė FOMO (fear of missing out), frika se mos mbetesh jashtė. Thėnė ndryshe, ankthi i shkėputjes. Nė Amerikė nė MyLife.com, vuajnė 56 pėr qind e pėrdoruesve. Ka nga ata qė sėmuren edhe nga “Nomofobia”: Vuani nėse nuk e keni telefonin me vete, ose e kėrkoni, nuk e gjeni dhe keni frikė se e keni humbur. Ose edhe kur kujtoheni se nuk keni marrė karikuesin me vete dhe ndjeni t’ju kapė paniku. Ėshtė edhe “Checking habit”, mania pėr tė kontrolluar vazhdimisht smartfonin pėr tė kontrolluar email-et, njoftimet, mesazhet apo thirrjet e humbura. Shqetėsimet janė tė llojit normal ose tė intensitetit tė lartė: gjendje ankthi, migrenė, mungesė vėmendje dhe nė disa raste gjendje paniku.





PARASHIKIME MARRAMENDĖSE


Sipas Google, vitin e kaluar 80 pėr qind e pėrdoruesve tė njė smartfoni nė Amerikė nuk ka dalė kurrė nga shtėpia pa telefon. Euromonitor International ka vlerėsuar se celularėt e gjeneratės sė fundit zėnė 52 pėr qind nė totalin e shitjeve botėrore me boom-in kinez dhe dy surprizat pas SHBA-sė dhe Japonisė, Rusinė dhe Nigerinė. Mė pas vijnė tabletet qė prej njė viti e gjysmė po ndikojnė nė uljen e shitjeve tė PC-ve tradicionalė, sidomos nė tė dhėnat bazė tė tregut. Dhe nuk mbyllet me kaq sepse mungon ende vala e vendeve nė zhvillim. Brenda vitit 2020 numri i kontratave tė rrjetit celular do tė rriten me 23.6 pėr qind duke e tejkaluar shifrėn prej 4.8 miliardė. Shembulli mė i mirė, pėrfaqėsues i zhurmės konstante nė tė zilėn jemi zhytur, ėshtė ajo e vagonit tė njė treni. Zile qė bien papritur, tė zgjatura ose tė shkurtra, alarmesh bėrthamore ose filmi horror. Bashkėbisedime tė zhurmshme. E pamundur tė ēlodhesh, ndonjėherė edhe tė lexosh nė qetėsi. Lavdi zotit qė ende ka zona ku rrjeti nuk kap siē duhet.





KOMPJUTERI? E KAM ME VETE


Duket njė betejė e humbur sepse pushtimin dixhital e kemi para syve. Shpesh nė qytetet e mėdha, me telefonat smartfonė bėhet pothuaj gjithēka: porosit njė pica, blen njė biletė avioni (meqė ra fjala: parashikohet qė tė gjithė avionėt tė kenė wi-fi nė bord brenda dhjetė vjetėsh), bėhet pazar, luhet nė bursė, prenotohen bileta teatri dhe kinemaje. Duken shumė por njė fakt nuk ėshtė asgjė pėrballė gjeneratės sė re dhe tė tė ashtėquajturave “pajisje tė lėvizshme”, nga syzet e Google tek iWatch i Apple. E quajnė “Everywhere computing” ose Web-in e gjėrave. Punė apo kohė e lirė, pak rėndėsi ka: kufijtė janė holluar aq shumė sa janė bėrė gati tė padukshėm. Thėnė ndryshe, edhe sikur tė mos duam ta marrim nė konsideratė abuzimin e mediave sociale, mundėsia pėr tė mbetur pėrjetėsisht tė lidhur dhe pėr tė mos u shkėputur kurrė nga rrjeti ėshtė shumė e madhe.


“Njė rrezik ekziston”, ka shpjeguar Xhanguido Pagnini, drejtori i marketingut tė SIRMI, shoqėrisė sė specializuar nė tregun e teknologjisė dixhitale. “Do tė shkojmė nė mėnyrė tė pashmangshme drejt logjistikės sė kudogjendjes me njė rritje relative tė produktivitetit. Kjo do tė favorizohet mbi tė gjitha nga shpėrthimi i pėrdorimit tė App-ve nė sektorin e biznesit, i ekuilibruar nga specifikat e secilės ndėrmarrje. Vetėm SAP, drejtuesi ndėrkombėtar i tė dhėnave tė biznesve, ka zhvilluar deri tani 200 aplikacione pėr klientėt e vet”.





LIND LĖVIZJA SLOW TECH


Por tė dorėzohesh pa luftuar nuk ėshtė njė ide e mirė dhe mundėsitė e dezintoksikimit ekzistojnė. Formula e re quhet “digital detox” dhe ėshtė dieta dixhitale. Fjalėkalimi: “unplug”, ose tė heqėsh prizėn. Pėrgjithmonė, pėr gjashtė muaj, gjatė pushimeve ose edhe gjatė njė pushimi sa pėr tė pirė njė kafe. Zgjedhja ėshtė e lirė, ama e sigurta ėshtė se njė lėvizje Slow Tech ka filluar tė lindė ndėrkohė. Nė tė njėjtėn mėnyrė si lėvizja Slow Food promovoi kulturėn e ushqimit. Pėr ēudi, pushtimi dixhital ka stimuluar zhvillimin e ekspertėve tė fushės: blogger, hartues manualesh, psikologė dhe tė ashtėquajtur “dietologė 2.0”. Sektori ėshtė i mbushur me paradokse, kryesori ndėr tė cilėt ėshtė kur doni tė shkėputeni me tė vėrtetė nga rrjeti ėshtė kur vetė rrjeti qė ju shpjegon se si duhet ta bėni. Fenomen ka nisur nė Amerikė dhe ka infektuar me shpejtėsi edhe vendet e tjera me nivel tė lartė teknologjie.





ANA E ERRĖT E TEKNOLOGJISĖ


Situata ka dalė nga kontrolli. Nė fillim besohej se falė teknologjisė do tė kishim njė jetė mė tė lehtė, por nė fakt nuk ndodhi kėshtu. Ēdo tre-katėr minuta ndodh diēka qė tė shqetėson dhe tė shpėrqendron. Kjo nė vend qė ta ngrejė, e ul produktivitetin. Pėr t’i mbijetuar kėsaj ka tre mėnyra.


Kėshilla e parė: riorganizoni postėn elektronike. Mjaft me gjithė ato mailing list. Tanimė ėshtė e pamundur tė ndash mesazhet banale nga ato tė rėndėsishmet. Posta elektronike ėshtė bėrė njė instrument joefikas? Kolosi i informatikės Atos e ka zėvendėsuar me njė chat biznesi. Kjo pasi lexoi shifrat: menaxheri i vet shpenzonte nga 5-20 orė nė javė pėr tė kontrolluar dhe kthyer pėrgjigje mail-e tė biznesit; punonjėsit merrnin 200 emaile nė ditė, 18 pėr qind tė tė cilėve ishin tė padobishėm. Spam.


Kėshilla e dytė: pėrdorimi i tė ashtėquajturave “sisteme tė tė shkruarit” pėr tė krijuar tekste tė modifikueshėm. Qėllimi ėshtė shmangia e copy-paste nė dokumente tė pėrdorura nga shumė persona nėpėrmjet emailit. Pėr kėtė ekzistojnė programe si Google Drive.


Kėshilla e tretė: krijoni arkivin tuaj nė Web. Materialet e pranishme nė Internet mund tė prishen: njė artikull qė sot mund tė gjendet me lehtėsi, pas disa kohėsh zbret poshtė nė renditje, deri kur bėhet i pagjetshėm. Ndaj ėshtė mė e sigurtė tė ruhen nė njė sit tė krijuar nga vetė ju. Sipas specialistėve sitet personale shumė shpejt do tė njohin njė boom.





FILLONI ME KĖMBĖN E MBARĖ: TESTONI


Testet e bėra vetė do t’ju ndihmojnė dhe kur tė shikoheni nė pasqyrė mund tė buzėqeshni tė kėnaqur: nėse kontrolloni Twitter-n para se tė shkoni tė flini, nėse ēoni mesazhe ndėrsa ecni nė rrugė apo mė keq akoma ndėrsa jeni nė timon, nėse postoni nė Facebook foton e maces apo pjatave qė keni pėrgatitur pėr drekė, nėse fshiheni nė banjė pėr tė kontrolluar postėn, do tė thotė se keni nevojė tė reflektoni. Dhe ndėrsa e bėni kėtė, mund tė bėni edhe njė quiz tė vogėl: zbuloni se cilit profil pėrdoruesi i pėrkisni. Universiteti britanik Winchester ka identifikuar 12 kategori, nga ultrasit tek navigatorėt e rastėsishėm. Nė mes ka njė gamė “tribush” qė bazohen tek Twitteri dhe Facebook-u nė mėnyra tė ndryshme: nga “mohuesit”, ata qė kėmbėngulin se janė nė gjendje ta pėrmbajnė veten, “spektatorėt” qė spiunojnė tė tjerėt pa u pėrfshirė vetė e deri tek “koleksionistėt” qė mbledhin miq dhe ndjekėsa gjithė kohės.





MENAXHERĖT BĖJNĖ KĖSHTU


Nga pėrtej oqeanit Kimberli Jung, themeluese e Center for Internet Addiction Recovery sugjeron hapin e parė tė dietės: stiloni listėn e gjėrave tė pėrditshme. Kjo e bėn mė tė lehtė zgjedhjen se nga cilat prej kėtyre gjėrave mund tė hiqni dorė. Pėr shembull: a ėshtė vėrtetė e nevojshme tė bombardoheni nga njoftimet? T’i ēaktivizosh nuk ėshtė ide e keqe. Edhe pėrdorimi i tepruar i Google Maps: Mund t’i ktheheni shumė mirė traditės sė vjetėr, tė pyesni dikė rrugės. Ndjeni dėshirėn tė postoni diēka nė Facebook, Instagram apo Twitter gjatė kohės qė udhėtoni? Mos e bėni, sugjeron revista “FastCompany” nė guidėn e saj Unplug, shkėmbeni mė mirė disa fjalė me njė mik ose flisni nė telefon.


Edhe personazhet e njohur dhe top menaxherėt kėrkojnė mėnyra pėr t’u shėruar. Ivanka Tramp thotė se e fik iPhone-in kur ėshtė nė mbledhje. “Vėmendja ime duhet tė jetė ekskluzivisht pėr kolegėt apo partnerin dhe kėtė e kėrkoj edhe nga ata”. Ariana Huffington, e cila pa kasur fat me sistemin dixhital, ka vėnė njė rregull: Asnjė telefon gjatė ngrėnies. Dolf van den Brink, president i Heineken USA, ka shkruar nė axhendė njė rregull tė hekurt: asnjė email pune pas orėn 19.30 dhe gjatė fundjavave.


Kėshilla, por jo vetėm. Nė Navarro, nė veri tė San Franēiskos, njė grup i Silicon Valley-t ka ideuar Camp Grounded, njė tėrheqje shpirtėrore pėr menaxherėt e stresuar. Nė Anderson Valley mbajnė dietė dixhitale absolute. 300 pjesėmarrės nė njė fundjavė pėr njė dezintoksikim total dhe rikthim nė vlerat antike: njohje tė reja, natyrė, shkrim dhe lexim, vetėm nė letėr.





ME PUSHIME SA PĖR TĖ THĖNĖ


Prova mė e fortė e “digital detox” ėshtė gjatė pushimeve. Por nė shumicėn e rasteve ka vetėm dėshtime. Ankthi kryesor ėshtė leximi i emaileve: duket e domosdoshme nė ēdo vend ku jeni. Mund tė instaloni njė pėrgjigje automatike tė llojit: do tė lidhemi pas kthimit nga pushimet. Ose mund t’i ktheni emailet mbrapsht. Duke aktivizuar Boomerang (sistemi android), emailet u kthehen atyre qė ua kanė dėrguar bashkė me shpjegimin (ose jo) pėrkatės. Ose, nė fund fare, mund t’i kontrolloni vetėm pėr njė orė nė ditė dhe pjesėn tjetėr ta harroni ekzistencėn e smartfonėve apo tableteve.





PĖR TA MBYLLUR: USHTRIME TĖ DOBISHME


Nėse akoma nuk e keni tė qartė si ta filloni dietėn dixhitale, bėni kėshtu: mos e merrni nė krevat telefonin. Vėreni nė karikim nė njė dhomė tjetėr dhe shmangni kėshtu zgjimet gjatė natės brenda “fluksit dixhital”; Mos i kontrolloni emailet ende pa mbėrritur nė punė. Axhenda juaj do tė mbijetojė gjithėsesi; fikeni celularin kur hani drekė; transformojeni nė lojė me miqtė: i pari qė pėrgjigjet paguan tavolinėn; pėrjetoni njė eksperiencė pa rėnė pre e tundimit pėr ta ndarė me tė gjithė. Bėjeni mė vonė, me qetėsi; lėreni telefonin nė shtėpi kur dilni pėr vrap; mbajeni iPhone-in nė opsionin “Mos mė shqetėso”, kėshtu zilja nuk do tė bjerė nga ora 22.00-7.00. Pėrjashtoni vetėm numrat e rėndėsishėm qė kanė tė drejtė t’ju “shqetėsojnė”.


Bėni edhe diēka tjetėr: merrni nė telefon njė mik, lexoni njė libėr, vizatoni, luani me fėmijėt ose nxirrni mė mirė qenin pėr shėtitje. Mos u helmoni nga “multi-tasking”. Bota ėshtė njėsoj e vėshtirė, edhe sikur t’i bėni punėt njė nga njė.









Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket