Keshilla

Si kėpurdhat pas shiut

Pėr ta kuptuar nėse njė kėpurdhė ėshtė e ngrėnshme, mėnyra e vetme ėshtė… ta provosh. Ēudirat dhe veēantitė e njė bote krejt tjetėr tė natyrės. E cila ka qenė gjithnjė shumė pranė njeriut, nė tė mirė dhe nė tė keq
Nga Focus
Janė organizma qė mund tė pėrbėhen nga njė qelizė e vetme, ashtu siē mund tė kenė njė trup gjigand. Hanė fruta, perime, mish, ose i pėrvetėsojnė substancat ushqyese direkt nga terreni. Disa prej tyre, pėr t’u riprodhuar “dyfishohen”. Tė tjera kryejnė marrėdhėnie seksuale. Vetėm se, midis tyre, ka disa sekse. Dinė si tė fryjnė bukėn, tė prodhojnė birrėn, tė provokojnė mirazhe dhe falė tyre, mund tė bėjmė rizoto tė hatashme. Veēse duhet treguar shumė kujdes. Sepse mund tė tė vrasin me helmin e tyre. Ose tė tė rrėzojnė mbi kokė ēatinė e shtėpisė, pasi kanė bluar trarėt e drunjtė qė e mbajnė atė. Ėshtė fjala pėr kėpurdhat.





A MUND TA HA?


Nuk janė bimė, sepse nuk kryejnė procesin e fotosintezės. E megjithatė mbijnė nga toka, lindin nga farėra (nė fakt, spore)… dhe duket qartė qė nuk janė kafshė. Pėr t’i studiuar, biologėt i kanė kategorizuar nė njė mbretėri mė vete, tė ashtuquajtur tė Pestė. Ama kjo krijon disa probleme. Pikėsėpari, le ta nisim me dyshimin e kujtdo qė kalon mes njė pylli dhe sheh befas njė ēadėr tė vogėl rrėzė trungjeve, ngjyrė tė kuqėrreme me trup bezhė: A mund tė hahet?


“Nuk ekzistojnė teste shkencore mbi ngrėnshmėrinė e kėpurdhave”, thotė Xhorxhio Bardeli, studiues i kėpurdhave dhe kėrkues nė Muzeun e Historisė Natyrore nė Milano, “ato mund tė pėrmbajnė shumė substanca, qė rezultojnė helmuese pėr organizmin tonė sepse godasin organe tė ndryshme: veshkat, mėlēinė, sistemin nervor… Ndonjėherė, substanca e marrė mė vete nuk na bėn asgjė, por e shoqėruar me tė tjera qė ndodhen tek e njėjta kėpurdhė ose nė ushqime tė tjera tė konsumuara sė bashku, shndėrrohet nė toksike”.


Paradoksi, pra, pėr tė kuptuar nėse njė kėpurdhė ėshtė e ngrėnshme ose jo, ėshtė ta provosh. Dhe nuk vlen si provė, pėrdorimi i ndonjė kafshe pėr ta testuar. “Pėr shembull, kėrmijtė e konsumojnė rregullisht kėpurdhėn Amanita phalloides, por s’kemi gjetur asnjė syresh tė ngordhur. Krejt ndryshe ndodh me konsumin njerėzor, dhe ky lloj ėshtė gati gjithmonė vdekjeprurėse”. Por kemi shkruar jo pak manuale ku thuhet qartė se cili lloj kėpurdhe hahet dhe cili jo; kjo falė pėrvojės sė grumbulluar nė shekuj… ndonjėherė dhe me pasoja tė rėnda. Si ato lloje pėr shembull, qė ka provuar me dashje prifti presbiterian nga Trento, Xhakomo Bresadola (1847-1929), i apasionuar pas botanikės, qė mblodhi dhe katalogoi qindra specie, duke kėrkuar t’ja dėrgojnė tė thara, edhe nga ana tjetėr e botės. “Duket se ai shprehej mbi ngrėnshmėrinė ose jo tė njė lloji, vetėm pas njė dreke tė mirė me shokėt e miqtė…gjatė tė cilės, ėshtė e qartė se ai nuk e prekte ushqimin”, rrėfen Bardeli.





DHIMBJE BARKU


Ndėrkaq, nuk duhet harruar se niveli toksik i kėpurdhave ėshtė shumė i ndryshueshėm. Dhe jo vetėm nga njė specie nė tjetrėn, por edhe nga njė individ i njė specieje, tek tjetri. Sepse varet nga vendi ku ėshtė mbledhur e madje, nga mėnyra e ruajtjes. “Nė Siberi, Amanita muscaria, ‘kėpurdha e pėrrallave’, ajo me kokė tė kuqe me pika tė bardha, ėshtė haluēinogjene. E njėjta kėpurdhė, nė zonat kodrinore mesdhetare thjesht provokon dhimbje barku”, thotė Bardeli. Madje nė disa zona tė Trentinos, Itali, edhe konsumohet, pasi zhvishet mė parė nga lėkura e kokės (ku mesa duket grumbullohet toksina) dhe konservohet nė kripė pėr disa muaj.


Por ka dhe nga ata qė janė ankuar nga barku pasi kanė ngrėnė pure tė pėrzier me copa kėpurdhash tė zakonshme si porēini nė sasi tė mėdha… “Kėpurdhat si Armillaria mellea konsumohen nga shumė persona dhe gjenden edhe nė supermarket. Por pakkush e di qė ky lloj, ėshtė helmues nė gjendje tė pagatuar dhe ėshtė mirė t’i hahet vetėm koka (trupi ėshtė i patretshėm). Ajo zihet pėr tė paktėn 15 minuta, pastaj mbahet nė ujė dhe gatuhet sipas recetės, pėr tė shkatėrruar toksinat”, shpjegon biologu Roberto Gali. “Madje edhe Boletus edulis, i njohur si porēino, ėshtė shumė i mirė por tretet me vėshtirėsi nėse konsumohet i gjallė, sepse e lodh jashtė mase stomakun dhe mėlēinė”.





HELME TĖ VONUARA


Por kampionet e helmimit janė tė tjera, dhe shumė tė rrezikshme. Si Cortinarius orellanus, pėrgjegjėse pėr “sindromėn orelanike”, dhe shumicėn e rasteve vdekjeprurėse: Ėshtė e njohur pėr simptomat e para qė mund t’i shfaqė edhe 20 ditė pas konsumimit, atėherė kur ke harruar qė e ke ngrėnė.


Ndodh edhe tjetra: Njė kėpurdhė tė kėnaq me shije me provėn e parė, por rezulton helmuese nė provėn e dytė. “Kjo ndodh me Paxillus involutus. Edhe nė ndonjė manual tė 20 viteve mė parė, shkruhet se ėshtė e ngrėnshme, e shijshme. Nė fakt ėshtė, por vetėm herėn e parė. Sepse toksina e saj vepron pikėrisht mbi sistemin imunitar: me herėn e parė, “njihet me mjedisin”. Por me konsumin e dytė ndizet njė reaksion qė mund tė pėrfundojė me vdekje”, thotė Bardeli.


Atėherė si ta kuptojmė se cilat kėpurdha janė toksike? Padyshim, jo me teknikat pak a shumė empirike tė traditės popullore si zhytja e njė luge tė argjendtė nė tigan (luga nxihet nėse kėpurdha ėshtė helmuese), apo prova e maces (macja nuhat dhe ha vetėm kėpurdhat e mira); kėto metoda nuk funksionojnė, edhe pse dikush beson akoma tek to. “Apo edhe thėnia e vjetėr, se po e preve trupin e kėpurdhės dhe ‘mishi’ i saj bėhet blu, atėherė ėshtė toksike. Janė disa lloje kėpurdhash qė bėhen blu, e megjithatė janė shumė tė shijshme. Por kemi llojin Amanita phalloides, e cila nė kontakt me ajrin nuk ndryshon ngjyrė e megjithatė tė vret”, thotė Bardeli. Pra ngjyrat, edhe ato mė pak tė pėlqyeshme, nuk kanė ndonjė rėndėsi lidhur me kėpurdhat.


Njė rrezik mė vete, ėshtė kur ngatėrron dy specie tė ndryshme qė ngjajnė shumė me njera-tjetrėn. Ndodh edhe me kėpurdhėn qė konsiderohet “mė e mira nga tė gjitha”, Amanita caesarea. “Ėshtė kėpurdha e Ēezarit, pra e mbretėrve. Shumė e ēmuar dhe e rrallė, ajo dallohet lehtė nė terren. Por ėshtė e ndaluar tė kėputet kur ėshtė nė fazėn e ombrellės sė pahapur ende, pasi mund tė ngatėrrohet pikėrisht me helmuesen phalloides”, shpjegon Roberto Gali.





KOLLAJ TA THUASH


Megjithatė nė Itali, mėnyra pėr tė qenė i sigurtė se ēfarė kėpurdhash konsumon pas njė shėtitjeje nė pyll, ekziston. Mund tė bėhen analiza falas nga inspektorė mykologė nė ēdo qendėr tė rojes pyjore: Ata janė tė trajnuar pėr identifikimin me pėrgjegjėsi tė llojeve tė ndryshme tė kėpurdhave. Mė saktė, tė ēdo lloji tė “sporoforeve”. Sepse gabimisht, ne quajmė kėpurdhė trupin qė shohim mbi terren. Por disa centimetra poshtė tokės, e me zgjatime qė mund tė shkojnė mijėra metra katrorė, ndodhet miceli, ose kėpurdha e vėrtetė. Ja pėrse kėrkuesit e sprovuar i njohin mirė zonat e kėpurdhave, ato terrene qė prodhojnė periodikisht kėpurdha: nė fakt, ata njohin vendosjen e micelit, qė mund tė mbijetojė pėr shumė vjet. Ėshtė llogaritur qė kėpurdha mė e madhe nė botė, njė ekzemplar i Armillaria ostoyae, miceli i sė cilės zė njė sipėrfaqe prej 900 hektarėsh nė livadhet e Oregonit, SHBA, ka njė moshė mbi 2000 vjeēare. Sa pėr pjesėn qė ne konsumojmė, ajo zakonisht del nga terreni dhe arrin pėrmasat e veta maksimale brenda shtatė ditėsh. “Pra duhet rreth njė javė, dhe jo thjesht brenda natės, siē thonė shumė legjenda”, sqaron Bardeli. Dhe legjenda lidhur me kėpurdhat ekzistojnė shumė. Si ajo e famshmja e rrethit tė shtrigave. Nėpėr livadhe, mund tė hasen unaza bari mė tė thata ose mė tė njoma se pjesa tjetėr. Pėrgjatė kėtyre unazave, ėshtė shumė e mundur tė rriten kėpurdhat. “Dikur thuhet se kėto ishin rrathė tė shtrigave qė ishin duke u marrė me magjira. Por sot e dimė se shumė kėpurdha janė tė lidhura me rrėnjėt e pemėve, duke formuar njė bashkėsi specifike qė quhet mikoriza”, thotė Bardeli. Miceli zgjerohet sipas formės sė pėrhapjes sė rrėnjėve dhe kėsisoj, nėse nuk gjen pengesė, formon nė rreth nė tokė, mbi tė cilin mbijnė frutat, ose ato qė ne i njohim si kėpurdha.


Nga Focus









Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket