Ekonomi

Pacientja Ekonomi

Kryeministri Rama dhe guvernatori Fullani
Borxhi publik, kreditė e kėqija, problemet nė mbledhjen e faturave tė energjisė dhe skema e dėshtuar e pensioneve janė simptomat e njė ekonomie tė sėmurė. Zgjidhja e parė e qeverisė nė bashkėpunim me FMN ėshtė skanimi i situatės. Mė pas flasim pėr “ilaēet shėruese”.
Nga Adi Darsi
Kohėt e mira nė ekonominė shqiptare kanė ikur. Tashmė nė fjalorin e ekspertėve e politikėbėrėsve ka gjithnjė e mė shumė terma tė huazuara nga mjekėsia; flitet pėr pacient, ndėrhyrje, kirurgji... Ajo qė ndryshon ndėrmjet tyre ėshtė mėnyra se si e shikojnė tė sėmurin. Misioni i fundit i Fondit Monetar Ndėrkombėtar nė Tiranė nga 19-27 shtatori, vlerėsimin e tij e formuloi kėshtu: “Ekonomia ėshtė e dobėt.... Ēekuilibrat e brendshėm janė pėrkeqėsuar ndjeshėm.... Mosveprimi do tė pėrbėnte njė rrezik tė madh pėr stabilitetin ekonomik”. Pėr Guvernatorin e Bankės sė Shqipėrisė, “ekonomia shqiptare ėshtė duke vuajtur nga dobėsi tė natyrės ciklike”, ndėrsa pėr ministrin e Financave Shkėlqim Cani, “situata makroekonomike dhe financiare ėshtė kritike, e rėndė”. Treguesit e ekonomisė janė ēekuilibruar. Zgjidhjet e situatės janė bėrė tė detyrueshme. Kostot sociale nuk do tė jenė tė lehta.



Borxh, borxh, borxh

Nė mendjet e qytetarėve duhet tė ketė mbetur shprehja e Edi Ramės nė fushatėn e qershorit 2013, si batutė ndaj oponentit politik, “rrugė, rrugė, rrugė”. Nėse kėtė slogan do ta pėrkthejmė nė terma buxhetore, duhej thėnė “borxh, borxh, borxh”. Nė fakt qeveria e kaluar e kishte deklaruar se “ne marrim borxhe pėr investime publike”. Dhe kėtė ka bėrė. Por duket se ėshtė bėrė me tepri. Aq sa misoni i FMN-sė vendos nė krye tė vlerėsimit tė vet pėr Shqipėrinė, fjalinė: “Nė radhė tė parė, borxhi publik ka arritur njė nivel tė panjohur mė parė pėr Shqipėrinė, pjesėrisht pėr shkak tė akumulimit tė faturave tė papaguara dhe detyrimeve tė prapambetura tė qeverisė”. Ajo qė ka ndodhur ėshtė e pazakontė. Nė dy vjet faturat e papaguara janė bėrė njė stok 400 milion euro. Nė fund tė vitit borxhi publik parashikohet tė jetė 70 pėr qind e Prodhimit tė Brendshėm Bruto nga 59 pėr qind qė ishte nė vitin 2010. Pavarėsisht shikimit pesimist tė ministrit Cani, kundėrakuzave tė ish ministrit Bode apo kėshillave pėr maturi tė pararendėsit tė tyre Arben Malaj, kjo ka ndodhur tashmė. Buxhetit i duhet tė bėjė zgjidhjet. Dhe ndėrhyrjet nuk do jenė tė lehta. Detyrimisht duhet ulje shpenzimesh dhe rritje taksash. FMN paralajmėron: Mosveprimi do tė pėrbėnte njė rrezik tė madh pėr stabilitetin ekonomik. Rekomandohet qė autoritetet tė angazhohen pėr njė objektiv dhjetėvjeēar ambicioz, por tė arritshėm, pėr tė ulur borxhin nė 40 pėrqind tė PBB-sė, si dhe pėr njė objektiv tė ndėrmjetėm qė synon qė borxhi tė shkojė afėr nivelit 60% tė PBB-sė nė pesė vjet.



Priten zgjidhjet

E para ėshtė shlyerja e borxhit ndaj biznesit. Ish ministri i Financave Arben Malaj thotė: “Pagimi i detyrimeve tė prapambetura ėshtė parakusht pėr tė ēliruar krizėn e likuiditetit dhe kredive tė kėqia qė po pengojnė investimin dhe konsumin privat, dhe qė rrezikojnė tė mbysin rritjen ekonomike”. Misioni i FMN sugjeron qė tė merren sa mė shpejt nė konsideratė pretendimet e biznesit e tė hartohet programi i shlyerjes sė borxheve. Mė pas do tė vijnė hapat e tjerė tė zgjidhjes. Ministri i Financave Shkėlqim Cani, ka njė qasje pesimiste. Sipas tij borxhi publik nė fund tė 2013-ės do jetė jo mė pak se 71 pėr qind, dhe pėr vitin 2014, do tė vijojė tė rritet deri nė 72-73 pėr qind e PBB. Nė shpalosjen e planeve tė tij ai pėrmend: Dėrgimin e buxhetit tė vitit 2013 nė Kuvend pėr ulje tė tė ardhurave 40 miliardė lekė, ulje tė shpenzimeve dhe rritje tė deficitit buxhetor 24 miliardė lekė. Por kur flet pėr vitin 2014, Cani sikur bėhet tjetėr njeri. Premton krahas futjes sė taksės progresive, ulje taksash sic ėshtė psh, TVSH-ja pėr disa ushqime bazė, pėr ilaēet dhe shėrbimet shėndetėsore etj. Cani ėshtė mes dy zjarresh, buxhetit tė pėrkeqėsuar nė njė ekonomi me probleme dhe nga ana tjetėr premtimeve elektorale tė qershorit. FMN nuk rekomandon tė njėjtėn gjė. Sipas ekspertėve tė saj, masat ndihmėse pėr shtresat nė nevojė duhet tė kenė formėn e mbėshtetjes buxhetore direkte dhe tė targetuar dhe jo atė tė lehtėsirave tatimore. Por FMN ka qasje mė konservatore edhe sa i takon buxhetit tė vitit 2014. Kėrkon qė nė 2014 borxhi tė jetė nė tė njėjtin nivel me GDP-nė, kėrkon korrektim fiskal (ulje tė shpenzimeve). Shprehimisht thuhet “njė korrektim fiskal tepėr tė madh nė masėn 1½ tė PBB-sė (150 milionė euro) do tė ishte i nevojshėm pėr tė sinjalizuar seriozitetin e autoriteve nė arritjen e qėndrueshmėrisė sė borxhit”. Dhe veē uljes sė shpenzimeve, FMN ėshtė “nė njė mendje” me qeverinė pėr rritjen e taksave: Pėrfshirė kėtu planet e autoriteteve pėr tė prezantuar njė taksė progresive pėr tė ardhurat personale, ndryshime nė tatimin e fitimit dhe akcizės”.



Ringjallja e kreditimit

Nė dhjetė vitet e fundit, nė asnjė rast njė mision i FMN-sė nė largim tė tij nuk kishte lėnė njė rekomandim si ky i fundit pėr Bankėn e Shqipėrisė. Shprehimisht rekomandohet qė “vigjilenca e vazhdueshme nga ana e mbikqyrjes ėshtė thelbėsore duke patur parasysh nivelin e lartė tė kredive nėn standard dhe normėn e ulėt tė fitimit”. Duket se komplikimet nė sistemin bankar tashmė janė shqetėsuese. Ministri i Financave e formulon kėshtu: Kreditimi ėshtė stopuar, midis tė tjerash, edhe nga niveli i lartė i kredive me probleme, 24 pėr qind ose e pėrkthyer ndryshe, nė 100 lekė kredi, 24 lekė janė me probleme”. Ajo qė ėshtė e dukshme nė treg ėshtė se interesat e bonove tė thesarit kanė rėnė nė vitin 2013 pavarėsisht pėrkeqėsimit tė financave publike. Kjo tregon se bankat kanė preferuar tė blejnė letrat me vlerė tė qeverisė pėrpara kreditimit tė sektorit privat. Por ndryshe nga se shfaqet situata nė tregje, guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė ėshtė optimist dhe i sigurtė. Sigurinė e tij e bazon nė punėn qė ėshtė bėrė pėr forcimin e infrastrukturės mbrojtėse tė sistemit financiar. Ai kujton se Banka e Shqipėrisė ka tashmė njė marrėveshje bashkėpunimi me Bankėn e Kinės, pjesė e tė cilės ėshtė edhe mundėsia pėr tė pėrfituar likuiditet nė raste nevoje si edhe marrėveshjen e Agjencisė sė Sigurimit tė Depozitave me BERZH-in pėr tė rritur garantimin e depozitave.



Kolapsi i pensioneve

Nė vitin 2013 pagesat e pensioneve do tė marrin 930 milion euro, nga sigurimet grumbullohen vetėm 520 milion euro. Diferenca ėshtė barrė mbi buxhetin. Situata ka shkuar aty ku nuk mban mė. Reforma e hartuar nga Banka Botėrore vite mė parė ka ngelur nė sirtar, opozita nuk jepte pėlqimin. Tani ka detyrimin tė veprojė nė kushtet e maxhorancės. Ndėrhyrja e parė do jetė rritja e moshės sė daljes nė pension. Po a mbaron kėtu? Ministri Cani thotė, “nėse mė pyesni si ekonomist (jo si ministėr?) duhet tė mė thoni: Veē rritjes sė moshės sė pensionit a duhet tė ketė edhe diēka tjetėr? Pėrgjigja ėshtė: Po, duhet tė ketė”. Edhe misioni i FMN-sė shprehet se inkurajon autoritetet tė hartojnė njė plan reformash qė parashikon ndėrmjet tė tjerash dhe pėrfshirjen nė skemė tė punėtorėve tė sektorit bujqėsor, heqjen e shtysave negative pėr njerėzit me tė ardhura tė larta pėr tė marrė pjesė nė skemė dhe rritjen e moshės sė pensionit. Duket se kėtu ėshtė edhe ajo “diēka tjetėr” e Canit. Rimodelimi i skemės sė pensioneve qė, aktualisht, mbetet njė skemė e dėshtuar dhe aspak nxitėse, ėshtė ndoshta reforma mė e vėshtirė pėr faktin se kostot sociale tė saj do tė jenė tė larta.



Energjia, rreziku pas derės

E gjithė panorama e vėshtirė ka njė element deri mė tani optimist. Falė natyrės nuk jemi pėrballė njė krize tė prodhimit tė energjisė. Fati i mirė ėshtė se po shkojmė drejt dimrit. Por vetėm kaq ama. Nė vijojmė tė jemi importues tė energjisė. Jo rastėsisht pas misionit tė shtatorit ekspertėt e FMN kanė lėnė tė shkruar se “nė mėnyrė tė ngjashme, si pėr reformėn e pensioneve, reforma nė sektorin e energjisė ėshtė kritike pėr qėndrueshmėrinė e sektorit dhe pėr tė siguruar qė ai nuk do tė vazhdojė tė pėrbėje njė rrezik fiskal. Vitet e fundit buxhetit tė shtetit i ėshtė dashur tė mbėshtesė financiarisht blerjen e energjisė. Po a mund ta bėjė buxheti mė kėtė? Prandaj shtohet si njė sfidė e re

monitorimi i tarifave dhe humbjeve tė energjisė. Nėse humbjet nuk ulen, nėse pagesa e energjisė mbetet nė nivelet aktuale, nuk ėshtė pėr t’u ēuditur kur njė ditė ēmimet e energjisė tė rriten.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket