Editoriali

Lufta e civilėve

Nėse Rama ka ardhur ose jo nė pushtet pėr tė vjedhur, ne kėtė nuk e dimė. Por profecitė e Berishės pėr Papandrej me shokė, kanė realisht njė bazė vėrtetėsie, edhe pse ish kryeministri nuk e thotė pėrrallėn deri nė fund. Berisha nuk thotė se ēfarė ekonomie trashėgoi Papandreu
Nga Alqi Koēiko
U rithkyem, mė nė fund, nė gjendjen tonė natyrale post-zgjedhore: Mazhoranca dhe opozita, edhe njė herė rezultojnė nė kurs pėrplasjeje tė plotė me tė gjitha kriteret e plotėsuara sipas zakonit: Bojkotim tė seancave parlamentare, ashpėrsim i gjuhės dhe akuzave dhe profetizime tė mjegullta pėr “ngjarje tė paparashikueshme”. Arsyeja e sherrit ėshtė shtyrja e hyrjes nė fuqi tė ligjit pėr nėpunėsin civil nga qeveria Rama, dhe zbėrthimi i kėsaj arsyeje ėshtė i thjeshtė: nėse ligji hynte normalisht nė fuqi, nė administratė do tė mbeteshin punonjėsit aktualė me kėtė status, qė nė shumicė janė tė punėsuar nga Partia Demokratike nėpėrmjet “konkursit”. Opozita akuzon se Rama-Meta duan tė fitojnė kohė qė tė bėjnė “konkurset” e tyre pėr punonjėsit e vet, e vetėm pastaj ta miratojnė ligjin. Deri kėtu, tė gjithė shqiptarėt, pėrfshirė dhe vetė nėpunėsit e kandidatėt pėr tė tillė, e kanė tė qartė se si ka funksionuar kjo histori: Nė rradhė tė parė punėsohen militantėt, tė njohurit, miqtė dhe ata qė paguajnė; dhe nuk ka paketim ligjor qė ta fshehė kėtė tė vėrtetė, e as diplomė universitetesh qė tė mbulojė formimin profesional tė shumė prej rekrutėve. Acarimi i PD-sė shumėfishohet pėr njė tjetėr motiv: Sepse kėtė herė kundėrshtarėt i kanė votat e duhura pėr tė miratuar gjithēka pa nevojėn e votave tė opozitės nė Kuvend. Prandaj dhe leksiku politik i kryetarit tė PD-sė Basha dhe aq mė shumė kryetarit real tė PD-sė Berisha, ėshtė pasuruar me armė tė ftohta e tė nxehta, apo me gjeste artesh marciale: Thika, grushta, ngulje etj.

Nga pikėpamje e bazės elektorale, ka njė logjikė tė fortė nė luftėn qė ka hapur PD-ja. Goditja qė kjo parti mori nė zgjedhje ishte spektakolare, dhe mė e pakta qė mund tė bėjė selia blu, ėshtė tė shpallė mbrojtjen e nėpunėsve tė dėmtuar tė administratės, pra tė mbėshtetėsve tė vet. Ta mpiksė edhe njė herė bazėn e vet, qė shembujt kanė treguar se pėr pragmatizėm s’e kanė pėr gjė tė ndėrrojnė kah; njė deputet republikan dhe njė kryetar fanatik bashkie nė periferi tė kryeqytetit, janė shembuj tė mjaftueshėm pėr kėtė. Por paralelisht me kėtė betejė qė dikur do zbehet, e cila gjithashtu mėton t’i tregojė Brukselit se pėrse qeveria Rama nuk e meriton dafinėn e “fitores” sė statusit tė vendit kandidat, opozita po pėrgatit njė terren tjetėr, atė ku mazhoranca dhe krejt vendi rrezikojnė tė rrėshqasin vėrtet. Dhe rrezikshėm.

Kjo betejė ėshtė ekonomia dhe financat. Kryeministri deklaroi publikisht se arka e shtetit ėshtė bosh, ndėrsa ish qeveritarėt e djathtė akuzojnė se i kanė lėnė financat shėndoshė si molla, dhe se Rama po pėrgatitet pėr tė vjedhur. Tė bindur se shqiptarėt e kanė kujtesėn dhjetėminutėshe si tė peshkut, demokratėt s’mbajnė mend se qė nė janarin e kaluar nuk paguanin dot rrogat e administratės (ajo pėr tė cilėn sot derdhin lot) dhe morėn borxh pas borxhi. Se morėn para nga Banka qėndrore pėrmes tre ankandeve tė sforcuara tė bonove tė thesarit para zgjedhjeve; se shitėn hidrocentrale funksionale e fitimprurėse pėr pesė kacidhe; se u mbetėn katėrqind milionė euro borxh kompanive private tė infrastrukturės; e nė themel tė tė gjitha kėtyre, se ndryshuan ligjin e tavanit tė borxhit nė raport me GDP-nė, pati nuk mbante mė ujė pilafi.

Nėse Rama ka ardhur ose jo nė pushtet pėr tė vjedhur, ne kėtė nuk e dimė. Por profecitė e Berishės pėr Papandrej me shokė, kanė realisht njė bazė vėrtetėsie, edhe pse ish kryeministri nuk e thotė pėrrallėn deri nė fund. Berisha nuk thotė se ēfarė ekonomie trashėgoi Papandreu nga Karamanliu, ama ėshtė e vėrtetė se faji i mbeti atij, pėr ēka u ndėshkua politikisht dhe moralisht. Ky ėshtė dhe rreziku i vėrtetė jo mė pėr fatin personal tė Ramės, por pėr vendin dhe gjithė nėpunėsit e tė papunėt e tij civilė, privatė e publikė. Sot qė po flasim, ka disa gjeste tė kryeministrit, pėr tė cilat shumėkush mund tė rrudhė buzėt: Ca emėrime nė poste kyēe ekonomike bien erė, pavarėsisht se puna e tė emėruarve mund t’i pėrgėnjeshtrojė skeptikėt; apo tjetra, unė nuk besoj se Toni Bler po vjen tė na kėshillojė veresie; apo se krejt rinovimet e kryeministrisė po bėhen falas e tė tjera si kėto.

Por basti i madh i Ramės (dhe nė tė kundėrt, ėndrra e Berishės) ėshtė shmangia e “Papandreut” dhe realizimi asaj qė vetė Bler tha pardje: “Do tė doja shumė ta shihja kėtė vend si pjesė e merituar e vendeve tė familjes europiane”. Dhe falė kėtyre zgjedhjeve parlamentare, rrethanat e sollėn qė Ramėn mos ta bllokojnė dot numrat e opozitės; vetėm ai mund ta bllokojė vetveten.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket