Editoriali

Njė falje Xhuvelit

Mund ta kapėrdijmė kėtė moment emocional, kur acarohemi pėrse deputeti ynė na kėrkon votėn pėr diēka, dhe pastaj bėn diēka tjetėr. Kemi kapėrdirė shumėēka ka prodhuar ky realitet. Por tė paktėn, sė pari t’i kėrkojmė njė falje Lufter Xhuvelit.
Nga Alqi Koēiko
Pionerėt e njė fushe e dukurie tė caktuar, mbahen mend nė histori sepse ishin tė parėt, ishin hapėsit e njė rruge ku pasardhėsit u profilizuan dhe perfeksionuan, falė asaj shpikjeje parake. Ne na duken normale sot teknologjitė e fundit dixhitale, por njerėzit e fushės nderojnė zbuluesit e parė tė gjysmėpėrcjellėsve dhe qarqeve tė integruara; na duket ēudi njė realitet pa energji elektrike dhe ndriēim, por kėtė normalitet na e sollėn shpikjet e Edisonit dhe Teslės.

Kjo nuk ėshtė hyrja e ndonjė shkrimi mbi arritjet e shkencės; por paralelja qė dua tė heq, ėshtė se politika e sotme duhet t’i heqė kapelen Lufter Xhuvelit, kryetarit tė Partisė Agrare Ambientaliste. Fenomeni qė mban emrin e tij, pa kėtė javė zbatimin mė tė freskėt nė praktikė, por padyshim jo tė fundit. Edhe pėrpara tij (Xhuvelit), afėrmendsh ka pasur largime grupimesh politike a deputetėsh nga njėri bllok tek tjetri; por pėrgjithėsisht ishte ndjekur itinerari i kundėrt: Nga pushteti drejt opozitės. Ndėrsa Xhuveli, bėri fushatė elektorale bashkė me Partinė Socialiste nė verėn e 2005-ės, teksa vetė ishte pjesė e kabinetit; fitoi ato vota qė fitoi dhe pastaj iu pėrgjigj pozitivisht ftesės sė kryeministrit tė ri Berisha, pėr t’iu bashkuar qeverisė sė re. Sigurisht, bashkė me katėr votat parlamentare. I thanė e ē’nuk i thanė, por profesorit nuk iu drodh qerpiku. “Nėse e mbani mend”, deklaroi Xhuveli, “qė kur u themeluam si parti, kemi thėnė se jemi parti e qendrės, pra jemi nė rregull”.

Pas kėtij momenti, erdhi njė fazė tranzitore kur xhuvelizmin si term, e pėrdorėn me rradhė tė gjithė ata qė kishin nevojė pėr tė, tė majtė, tė djathtė e tė “qendrės”. “Ti je xhuvelist, kjo qė po bėn ėshtė xhuvelizėm” etj etj, gjithnjė nė kuptimin pėrkeqėsues. Por tani, pas tetė vitesh, nė vend tė ngjyrimit pezhorativ ky nocion po merr pėrmasa nostalgjike, njėsoj siē mesoburrat kujtojnė sot me mall e me humor, kohėt e dikurshme tė regjimit kur i kritikonin nė klasė pėr “shfaqje tė huaja”, pėr “lakra nė kokė” apo pėr “sjellje qė i bėnin qejfin armikut”. Eh, ēfarė nuk mė thanė atėherė, mund tė thonė sot thinjoshėt.

Pikėrisht tė njėjtė gjė mund tė thotė dhe Lufter Xhuveli, tė cilit i ra lapsi tė ishte protagonist i parė (po tė mos kishte asokohe votat parlamentare, as do t’i hynte njeriu nė punė) i dallkaukėrisė politike qė ka plot emėrtime tė ėmbla: Pragmatizėm, syēeltėsi, zhdėrvjelltėsi, fleksibilitet etj. Madje mund tė pretendojė me forcė edhe t’i kėrkojnė falje pėr atė lumė ofendimesh ndaj njė profesori tė nderuar. Sepse nė terrenin politik pluralist ai mund tė jetė vėrtet i pari, pioneri, por evoluimet e kėsaj skeme kanė kapur maja qė as Xhuveli nuk do guxonte t’i ėndėrronte. Dhe rasti i Gjovalin Kadelit nuk ėshtė mė i spikaturi. “E si nuk qenka”, mund tė thotė dikush, “ishte deputet socialist, mori vesh qė nuk do futej nė listė, u largua nga grupi parlamentar dhe votoi gjithēka deshi Berisha ato javė tė fundit, pastaj u bė deputet i PD-sė dhe pas 40 ditėsh jetė parlamentare kaloi tek LSI-ja, pra sėrish tek e majta. Gjithēka pėr katėr muaj, a nuk ėshtė rekord?” Them se po. Ndoshta kryeministri i sotėm Rama ishte profetik para zgjedhjeve, kur tha se tradhėtarėt e sė majtės do kthehen prapė pas zgjedhjeve. Apo e dinte qė mė parė?!

Megjithatė, ka edhe skema mė tė koklavitura. Fjala vjen, demokristiani Nard Ndoka ka marrė pjesė nė qeverisjen e Berishės, pastaj nė tryezat plot afsh revolucionar opozitar tė sė majtės, pastaj u fut nė listėn e kandidatėve tė PD-sė dhe sot ėshtė deputet falė asaj liste. Thotė se nė nivel qėndror do t’i qėndrojė opozitarizmit tė djathtė, por nė nivel lokal vazhdon marrėveshja e kaluar me tė majtėn. Edhe pse “shpirtėrisht”, demokracia kristiane ėshtė nė qendėr tė politikės. Ėshtė pastaj fenomeni i grupeve parlamentare me deputetė tė huazuar nga aleati i madh, qė kushdo njeri me logjikė tė thjeshtė e sheh tė paktėn si skemė pėr pėrfitim monetar.

Po LSI-nė ku e le, mund tė thotė ndonjėri. LSI-ja ėshtė rast i veēantė qė ka treguar me vepra se di t’u qėndrojė marrėveshjeve politike, edhe pse nuk i shpėton xhuvelizmit. I sulmuar fort nga PS e PD, Metės i erdhėn tė atilla rrethanat politike, qė ta kundėrgodiste me njė aleancė qeverisėse me tė djathtėn, luftėn e ashpėr qė pėsoi nga PS-ja. Dhe kjo e fundit nxorri mėsimin: Atė qė nuk e mposht dot, bėje mik.

Gjithsesi, a jemi tashmė nė epokėn kur lėvizje tė tilla nuk duhet tė na bėjnė mė pėrshtypje, sepse cilido mund tė sjellė kundėrshembuj nga bota e qytetėruar? Ndoshta. Mund ta kapėrdijmė kėtė moment emocional, kur acarohemi pėrse deputeti ynė na kėrkon votėn pėr diēka, dhe pastaj bėn diēka tjetėr. Kemi kapėrdirė shumėēka ka prodhuar ky realitet. Por tė paktėn, sė pari t’i kėrkojmė njė falje Lufter Xhuvelit.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket