Tendence

Modeli “The Guardian”

Krizė nė shtypin e shkruar? Edhe pse e ardhmja mbetet e paqartė, e pėrditshmja prestigjioze angleze ėshtė bėrė shembulli se si tė pėrballohet e ardhmja. Pėrmes besueshmėrisė dhe pjesėmarrjes sė lexuesve.
Nga Alessandro Gilioli
A e keni parasysh konceptin e “kalimit tė shkretėtirės”? Zakonisht pėrdoret pėr tė pėrcaktuar njė udhėtim shumė tė trazuar nė fund tė tė cilit megjithatė ka njw destinacion: Ndoshta njė oaz. Ajo qė po bėn njė prej tė pėrditshmeve mė brilante dhe moderne tė botės, “The Guardian”, ėshtė padiskutim njė kalim i guximshėm nėpėr shkretėtirė dhe askush nuk e di nėse nė fund tė saj gjendet njė oaz, apo njė vdekje nga uria nė dunat e asgjėkundit. Kjo ēėshtje ėshtė bėrė njė projekt pilot tė cilin po e ndjekin nga afėr editorė, gazetarė apo lexues nga e gjithė bota.



Njė histori thuajse perfekte

Gazeta angleze ka qenė thuajse “perfekte” nė pėrballimin e epokės sė internetit apo tė reputacionit qė kanė Web-et sot. Si njė mbikėqyrėse e vėrtetė e pushtetit, kjo media ka kryer skupe dhe lajme qė ja kanė rritur autoritetin e saj nė mbarė botėn; ka sfiduar mbretėrinė Murdoch (duke zbuluar skandalin e pėrgjimeve) mė pas Shtėpinė e Bardhė (me dosjet e WikiLeaks dhe ēėshtjen Snowden-NSA); ka ruajtur gjithnjė njė pavarėsi totale nga ēdo parti politike apo fuqi tė tjera ekonomike; ka vijuar tė fokusohet nė publikimet nė Internet pa asnjė lloj frike, me njė sit shumė tė pasur dhe pa pagesė (duke pėrfshirė edhe arkivėn), por edhe me njė politikė socializimi duke stimuluar marrjen e burimeve nga njerėzit e zakonshėm: Psh, tė dhėnat pėr shpenzimet e parregullta tė deputetėve britanikė, njė databazė e ndėrtuar me kontributin e mbi 20 mijė lexuesve e cila u bė njė model i gazetarisė pjesėmarrėse.

Gjithēka duket perfekte. Pėrveē ngjyrės sė llogarive, qė janė dramatikisht me llambė tė kuqe: pesėdhjetė milionė dollarė tė humbura nė vitin 2012, pavarėsisht faktit se Web-i (me 84 milionė vizitorė nė muaj) renditet i treti si mė i vizituari nė botė pas tė pėrditshmeve nė gjuhėn angleze, mjaft tė ndjekura si “Daily Mail” dhe kolosi “New York Times”.

Motivi? I thjeshtė: Numri i shitjeve tė kopjeve nė letėr tė “The Guardian” ėshtė vetėm 190 mijė nė ditė (i pėrgjysmuar nė dhjetė vitet e fundit). Ndėrsa tė ardhurat nga reklamat qė vijnė online janė nė rritje (29% mė shumė vitin e fundit), por ende shumė pak pėr tė mbajtur nė kėmbė njė redaksi me gati 600 gazetarė nė tė gjithė botėn.

Nga kėtu lind pyetja e madhe qė nuk prek vetėm “The Guardian” por edhe tė gjithė ata qė vitet e fundit kanė bėrė tifozllėk pėr kėtė mėnyrė tė re gazetarie tė fokusuar gjithmonė e mė shumė drejt Web-it: A do t’ia dalė apo jo kjo formė e re tė kalojė shkretėtirėn, pra tė arrijė nė epokėn qė njė sipėrmarrje e madhe e medias tė qėndrojė nė kėmbė e fokusuar vetėm tek formati dixhital?



Sfida pėr njė markė globale

Sipas pėrgjegjėsve tė shoqėrisė jofitimprurėse qė zotėron “The Guardian”, Scott Trust, nėse vazhdohet nė tė njėjtėn mėnyrė siē po vijon sot, do tė ketė para edhe pėr tre apo pesė vite tė tjera, mė pas jo. Por nga ana tjetėr ėshtė gjithashtu e vėrtetė se humbjet e vitit tė kaluar ishin pothuajse njė tė tretėn mė tė ulėta se njė vit mė parė. Kėshtu, pa asnjė dyshim se pėr “The Guardian” ashtu si pėr tė gjithė tė tjerėt, nė kėtė periudhė tė krizės strukturore (kalimi nga shtypi i shkruar nė variantin online) shtohet ai kontingjent, pra reduktimi i fitimeve nga publiciteti si pasojė e recesionit.

Ndėrkohė qė nga ana tjetėr, drejtuesit e kompanisė dhe tė gazetės, si drejtori Alan Rusbridger, kanė ulur pagat e tyre pėr tė kontribuar nė njė “shqyrtim tė shpenzimeve”, qė ka prekur disa sektorė tė ndryshėm nė gazetė. Por asnjė shkurtim linear, pėrkundrazi. Nga 30 korriku i kaluar, zyrtarisht “The Gardian” nuk ėshtė mė njė gazetė “angleze” edhe pse ėshtė nė “gjuhėn angleze”, pasi ka shtuar zyrat dhe gazetarėt nė vendet ku flitet anglisht (edhe lexohet) nga Shtetet e Bashkuara nė Indi. Lindi kėshtu, faqja e internetit qė pėrfundon me “.com” dhe qė sot i bėn konkurrencė direkte “New York Times”. Objektivi: Tė bėhet njė markė dixhitale botėrore shumė larg kufijve ku lindi. Ja pra ku ndodhet njė gjysmė mundėsie pas kalimit nė shkretėtirė: Shtrirje nė tė gjithė botėn nė versionin online. Njė rizgjim bazuar nė prestigjin dhe ndjekėsit e shumtė qė nėpėrmjet gazetės dhe web-it, “The Guardian” ka siguruar ndėr vite. Por bazuar edhe nė vulėn e pagabueshme tė gazetės si “ngacmuese e pushtetit”, e kėsisoj e aftė tė zgjojė ndjesinė e pėrkatėsisė sė qytetarėve tė angazhuar e protestues tė gjithė botės, nga ata tė Occupy Wall Street tek manifestuesit e Stambollit.



A duhet tė ndėrhyjė shteti?

Nėse do tė flisnim pėr shifra, skenari gjithsesi mbetet akoma i paqartė. Tė ardhurat nga reklamat e bėra nė web, “mjaftojnė pėr tė mbuluar njė pjesė minimale tė kostove tė domosdoshme pėr njė media cilėsore”, siē pohon edhe zėvendėsdrejtori i “The Guardian” David Leigh. Nė SHBA, shtypi i shkruar ėshtė sektori me vdekshmėrinė mė tė shpejtė: nė pesė vitet e fundit gazetat kanė humbur rreth 28 pėr qind tė organikės sė tyre. Reklamat dixhitale, tė cilat janė gjithnjė e nė rritje, shkojnė gjithmonė diku tjetėr. Yahoo, Microsoft, Facebook dhe Aol kanė ngrėnė jo pak por 23.9 miliardė dollarė pėr vitin 2012 nga torta globale prej 37.31 miliardė dollarėsh. Kėshtu qė agjencive tė lajmeve u mbeten vetėm thėrrimet.

Ndoshta keqkuptimi lind tek besimi se njė burim i vetėm tė ardhurash, pra ato qė vijnė online, mund tė zėvendėsojė shifrat qė fitoheshin nga shitja e kopjeve tė gazetave nė treg. Kėshtu qė sa mė shumė tė mendohet pėr tė mbajtur nė kėmbė njė media tė shkruar, aq mė shumė duhet tė llogaritet se tė ardhurat duhet tė sigurohen nga burime tė ndryshme, tė shumėllojshme, jo nga njė i vetėm. Pėr shembull, propozimi i Leigh nuk mund tė kalojė pa u vėnė re: Vendosja e njė takse prej 2 paundėsh pėr ēdo abonim qė bėhet pėr lidhjet me bandė tė gjerė. Para qė mė pas duhet tė shkojnė pėr tė pėrditshmet, bazuar nė numrin e lexuesve qė ato kanė online. Njė ide kjo e cila nuk u pėlqen aspak furnitorėve tė kėtyre lidhjeve por as tregtarėve qė flasin pėr “kėrkesa pėr subvencione shtetėrore pėr njė treg nė rėnie”.

Kėtu pėrballen dy vizione: Tė atij qė shtypin e shkruar cilėsor e konsideron njė tė mirė publike qė shoqėria duhet ta mbrojė (kjo prej vitesh ėshtė teza e filozofit gjerman Jurgen Habermas), dhe tė atyre qė mendojnė se shoqėritė mediatike janė si gjithė bizneset e tjera, ose shkojnė ja dalin tė nxjerrin shpenzimet, ose vdesin. Sigurisht, qė metoda e propozuar nga Leigh ka rreziqet e veta. Pėr shembull, tabloidja “Daily Mail” do tė merrte sipas metodės sė tij, mė shumė para se edhe vetė “The Guardian”, kjo pėr faktin se ka mė shumė lexues.



Ndėrtimi i ideve

Njė model pak mė ndryshe, por gjithnjė i bazuar nė ndėrhyrjen e shtetit, ėshtė nė njė fazė eksperimentale nė Francė, ku qeveria e Hollande ka arritur njė marrėveshje me Google pėr tė miratuar njė fond tė posaēėm pėr zhvillimin e projekteve mediatike dixhitale dhe inovative. Gjashtėdhjetė milionė euro, jo kushedi. Por ama ėshtė vendosur njė parim: Duke qenė se motorėt e kėrkimit rrisin trafikun nė rrjet (pėr rrjedhojė edhe tė ardhurat e tyre) edhe falė faqeve tė internetit tė lajmeve, nė mėnyrė indirekte Google duhet t’ia njohė kėtė tė mirė kėtyre faqeve me lajmet e pėrditshme. Madje ka edhe nga ata qė propozojnė qė kompanitė e mėdha tė internetit si Google, Facebook, etj, tė detyrohen tė ndajnė bazėn e tė dhėnave tė pėrdoruesve tė tyre me botuesit, nė mėnyrė qė edhe shtypi i shkruar, gazetat tė kenė nė dispozicion kėto tė dhėna pėr lexuesit.

Nė pėrgjithėsi, rruga drejt profilizimit tė reklamave ėshtė ndėr mė tė rrahurat. Pėr shembull, ka disa shoqėri, si ajo amerikane Enliken, tė cilat u propozojnė gazetave t’u kėrkojnė lexuesve nė vend tė parave, informacione pėr shijet e tyre se ēfarė parapėlqejnė tė kenė, nė mėnyrė qė t’ua ofrojnė mė pas si njė formė reklame tė pėrqendruar. Njė zgjidhje tjetėr e propozuar nga “Sport Illustrated”, ėshtė qė t’u kėrkohet lexuesve se ēfarė video-spoti kėrkojnė tė shohin, duke dhėnė disa variante tė ndryshme, pėrpara se tė marrin vendimin pėrfundimtar. Nė kėtė mėnyrė, sipas tyre, reklamat do tė shihen nga ata qė realisht interesohen pėr produktin.

Tė tjerė, nga ana e tyre kėmbėngulin tek varianti i “komunitetit”. Pra njohja me informacionin e pėrditshėm nėpėrmjet variantit online, nga persona me qėndrime e vizione tė ngjashme, duke imagjinuar se pasi krijohet ky komunitet solid, ėshtė me kollaj tė kalosh nė fazėn e pagesės. Dikush sugjeron pėrkushtimin tek mobile, pasi tendenca pėr tė bėrė blerje pėr celularė apo aparate tė tjera tė dorės, ėshtė mė e fortė sesa pėrmes kompjuterit. Ka tė tjerė qė kėshillojnė qė tė hiqet dorė nga lajmet e pėrditshme dhe tė fokusohen nė lajmet bombastike, tė cilat mund tė thithin mė shumė lexues. Por ka edhe nga ata qė mendojnė se rruga drejt sė ardhmes ėshtė tek stilet si komenti, analiza apo editoriali, tė cilat parapėlqehen tė lexohen mė shumė.



Nė tokėn e mesme

Mes gjithė kėtyre mundėsive, qėndron nė mes tentativa mė popullore e tė pėrditshmeve amerikane si “New York Times” dhe “Los Angeles Times” e bazuar nė tė ashtuquajturėn “freemium”. Qė do tė thotė njė pjesė informacionit pa lekė dhe njė pjesė me lekė. Faqet e tyre tė internetit hapen me disa lajme qė mund tė lexohen lirisht, pa pagesė. Por pas njė pragu tė caktuar, fillon tarifimi. Deri mė sot njė mėnyrė e tillė nuk ka sjellė pėrfitime tė atilla qė tė mund tė pėrballojnė shpenzimet e tė gjithė kompanisė. Por sipas “Nyt”, tė abonuarit nė faqe tashmė kanė shkuar nė 650 mijė dhe shifra vazhdon tė rritet. Nga ana tjetėr, ky mekanizėm duket se vlen edhe pėr tė bėrė para pa dėmtuar faqen e internetit dhe trafikun e saj, siē ndodh shpesh kur “paywall” (faqja e pagesės) ėshtė e ngurtė, aq shumė sa pėr shembull “Dallas Morning Star” dhe “San Francisco Chronicle” u kthyen pas nė kohė, pasi e provuan njė gjė tė tillė. Triumfues duket se ėshtė vetėm “Times” i Londrės qė pėr ēdo artikull ofron online rreshtat e para tė lajmit, duke e ftuar nė kėtė mėnyrė lexuesin qė tė abonohet nė faqe pėr dy paund nė javė. Njė tjetėr eksperiment i pėrafėrt me “freemium” ėshtė ajo e “Washington Post” (tashmė e Jeff Bezos) i cili ka krijuar njė grup pune i pėrqendruar nė sondazhet pėr shitje tek privatėt dhe kompani tė mėdha.

Nė Itali, disa kompani si “Il Sole 24 ore” shesin online libra dhe manuale dixhitale si dhe paraqesin oferta pėr blerjen e produkteve si suplementet e bėra nga gazetarė duke marrė nė konsideratė ēėshtje tė caktuara tė ndjeshme pėr komunitetin. Ideja ėshtė gjithnjė e njėjta. Qė lexuesit t’i ofrohet njė menu e larmishme produktesh pėr tė siguruar sa mė shumė shitje. Kėtė e pohon edhe Analisti i Nieman Journalism, Ken Doctor: “Duhet tė vendosim nė vitrinė njė larmishmėri tė madhe gjėrash, tė pasur me informacion tė mirė”.

Nė Itali njė sistem i tipit freemium, u eksperimentua me pak sukses nga “Gazzetta dello Sport” (me kanalin me pagesė Gazzastar). Gjenden gjithashtu edhe disa faqe interneti falas por me njė bilanc tė ardhurash shumė tė keq.

Megjithatė, tė gjithė e kanė vėmendjen tek “The Guardian” dhe sfida e saj tė madhe. Sipas studiuesit tė rrjetit, Jeff Jarvis, i cili ėshtė edhe konsulent i kėsaj gazete, perspektiva mund tė jetė ajo e tkurrjes sė shtypit nė treg, me katėr apo pesė numra nė ditė pėr ēdo muaj. Duke mundėsuar kėshtu qė tė ketė mė shumė para pėr investimet on-line. “Megjithatė do tė jetė njė kalim nga shtypi vetėm nė web, e mundshme pas pesė apo dhjetė vitesh”, siē shprehet drejtori i “The Guardian”, Rusbriger.

Edhe online, ideologjitė janė tė vdekura dhe tė gjitha rrugėt janė tė hapura pėr tė kaluar revolucionin dixhital duke lėnė pas krahėve shkretėtirėn.



Mjafton qė tė funksionojė

95 pėr qind e asaj ēka prodhohet nga lajmet tashmė ėshtė e “zėvendėsueshme” pėr konsumatorin nga rrjetet sociale, video nė YouTube, blogjet e ndryshme, forumet dhe forma tė tjera tė ēfarėdolloj gazetarie qė pėr lexuesin ėshtė falas. Nė kėtė mėnyrė, rruga e vetme qė u ka mbetur mediave ėshtė tė thithin atė 5 apo 10% tė atyre lexuesve qė nuk e zėvendėsojnė median me asnjė shėrbim tjetėr.

Me pak fjalė, vetėm duke zėnė njė territor tė vetin, jo ku mund tė ndėrhyjnė tė tjerėt, mediat profesionale do tė gjejnė edhe arsyen e tė qenit njė model biznesi tė suksesshėm. Por ēfarė vjen mė pas? Rrugėt e zgjidhjes janė tė shumta dhe jo vetėm ajo e zgjedhur nga “The Guardian”. Pėr shembull, gjermani Thomas Schultz-Homberg, drejtor i divizionit dixhital i “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, imagjinon pėr njė tė pėrditshme online me cilėsi tė lartė, lehtėsisht tė pėrdorshme pėr tableta dhe celularė, vetėm me pagesė por totalisht i privuar nga reklamat. Komplet ndryshe ėshtė eksperimenti qė po ndiqet tek “Forbes” ku fokusi ėshtė tek publiciteti nė faqen e internetit dhe thithja e sa mė shumė abonentėve dhe reklamuesve nė faqet e lajmeve mė tė ndjekura. Nė kėtė model, suksesi i mbajtjes sė lexuesve “tė pazėvendėsueshėm” duhet tė jetė pėrveē tė tjerave, teknologjia dhe platforma.



Nga L’espresso


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket