Ekonomi

Kaloi kriza?!

Sa mirė do ishte sikur problemet e njė ekonomie tė tejkaloheshin me 3 apo 6 muaj qeverisje. A ishim nė krizė, a jemi nė krizė, vėrtet po dalim nga kriza apo…e gjitha kjo ėshtė njė lojė politike. Pėrballja me realitetin si njė sfidė pėr qeverinė edhe biznesin
Nga Adi Darsi
Nga shtatori e tani politika shqiptare dhe raporti i saj me zhvillimet ekonomike i kanė ngjarė njė teatri absurd. Njė shumicė qeverisėse qė e ka fituar kėtė tė drejtė juridikisht qė mė 24 qershor dhe praktikisht dy muaj mė parė nė artikulimin e saj publik fliste nga mėngjesi nė darkė pėr krizė tė thellė ekonomike, pėr rrėnim financiar, gropa tė mėdha nė tė ardhurat buxhetore e tė tjera si kėto. Pėrballė saj, njė opozitė qė fliste pėr financa tė shėndosha, pėr rritje ekonomike, klimė shumė tė mirė biznesi, taksa tė ulta etj etj. Palėt bėnin secila ekzaktėsisht tė kundėrtėn e asaj qė kanė si rol nė skenėn politike. A ishte ky thjesht njė moskuptim? Jo. Shumica vijonte lojėn politike pėr tė pėrgatitur zhvillimet e sė ardhmes, opozita qė efektet e humbjes i ka ende “tė ngrohta” vijonte tė sillej si tė ishte nė pushtet duke mbrojtur ata arritje tė cilat politikisht pėr tė nuk kanė mė vlerė.



Nėpėr vende!

“Mė e keqja kalon mė 2013-ėn”. Deklarata e kryeministrit Rama nė takimin me deputetėt e tij erdhi veē tjerash edhe si njė komandė “Nėpėr vende!” Tashmė shumica do tė sjellė nė publik historitė e saj tė suksesit dhe opozitės do t’i mbetet tė flasė pėr rrėnim. Televizionet do tė pėrcjellin ēdo ditė njė seri tė telenovelės. Fjalia qė erdhi si njė befasi nė artikulimin kryeministror tė Ramės, nė fakt ishte paralajmėruar pak ditė mė parė nga drejtuesja e doganave. Ajo ishte e para qė ēeli serinė e sukseseve tė qeverisjes sė majtė. Dy-tre ditė mė pas ndonėse me tė njėjtat tonė foli edhe drejtuesja e tatimeve e cila tha se nėntori do tė ishte muaji i “zbritjes nė terren” pasi kishte konstatuar se kishte shumė biznese tė paregjistruara! Ndėrkohė boksimi i shtetit me lojrat e fatit vazhdon, paēka se ende nuk ėshtė e qartė nėse ndeshja do tė pėrfundojė me pikė apo me “nokdaun”. Zhurmės mediatike tė fillimit pėr shkarkimet e administratės, kur nė tė vėrtetė ajo qė ndodhte ishte shumė pak, ja ka zėnė vendin heshtja qė mbulon njė ēmontim tė vėrtetė tė saj. Pėrballė, njė opozitė qė bėn betejėn e saj. Denoncon publikisht “skandalet” e qeverisjes.



Doganat “plot fitorje”

Sihariqi erdhi nga doganat. Nė tetor u mblodhėn mbi 20 milionė dollarė mė shumė. Nėse ecim me kėtė trend, i bie 250 milionė dollarė nė vit. Nuk ėshtė pak. Krahasuar me 2012 jemi mė mirė. Edhe mė mirė nėse krahasohemi me 2005, pale po tė marrim guximin e tė krahasojmė shifrat me 1939. Ē’po ndodh? Ja doli kaq shpejt drejtuesja e re e doganave? Nėse po, atėherė ē’duhet “Crown Agents”? Thua tė jetė kaq rozė situata? Dogana do arrijė sukses sa herė tė rriten importet e eksportet (INSTAT para pak ditėsh ka raportuar 15 pėr qind rritje eksportesh pėr shtatorin). Doganat do grumbullojnė mė shumė tė ardhura kur tė administrojnė si duhet sė pari mallrat e akcizės. Tė bėsh punėn ėshtė detyrim dhe lavdėrimi pėr kėtė nuk ngjit shumė. “Suksesi” qė arrihet kaq lehtė po aq kollaj mund tė bėhet flakė kashte. Njė trembje “postzgjedhore” nuk pėrjashtohet. Hallet janė po aty. Standardet europiane e kanė ndryshuar konceptimin pėr doganat. Ata gjithnjė e mė shumė kanė atributet e kontrollorit dhe mė pak tė njė agjenti fiskal. Problemet nuk janė tė pakta. Kontrollet nė shumė raste janė vetėm sa pėr emėr. Se nėse malazezėt ndalojnė kastravecat shqiptarė nė kufi, ēfarė duhet bėrė me produkte tė tilla si mishi qė vjen nga Amerika Latine apo qumėshti e biskotat qė hyjnė nė tregun tonė pasi janė ricikluar nja tre apo katėr herė: A ka vend pėr sihariq?



“Sukses” dhe nė tatime

Pa zgjatur as dy ditė, drejtuesja e tatimeve qė ka qenė nė shėnjestėr tė sulmeve pasi mori atė post, dilte nė komunikimin e saj tė parė zyrtar e kėnaqur me ecurinė mujore tė punės. Plani mujor i tė ardhurave u realizua sipas saj 106 pėr qind. U mblodhėn 12 milionė dollarė mė shumė se njė muaj mė parė. Tejkalim rezulton tė jetė shėnuar edhe krahasuar me tetorin 2012. Njė deklaratė tipike burokratike tatimesh. E reja nė tė ėshtė se u zbulua njė skemė mashtruese me TVSH-nė qė sė bashku me evazionin e zbuluar shkon 8 milionė dollarė. A duhen marrė kaq seriozisht kėto miliona tė pare? Sigurisht qė jo. E para ėshtė ajo qė publikisht e tha nė emėr tė partisė sė tij ish zėvendėsministri i Financave Florion Mima: Plani pėr mbledhjen e tė ardhurave u ul me njė akt normativ. Nėse marrim pėr bazė programet e mbledhjes sė tė ardhurave me buxhetin 2013 tė programuar nga demokratėt, si nė tatime edhe nė dogana ka mosrealizime. E dyta, tė mbledhėsh 8 milionė dollarė mė shumė, pėr buxhetin e shtetit nuk do tė thotė asgjė.



Po me krizėn c’bėhet?

A kemi qenė nė krizė? A jemi nė krizė? Nėse po, kur hymė? Nėse jo, ēfarė emri t’u vėmė treguesve ekonomikė tė pėrkeqėsuar? Bankat nuk po kreditojnė. E para, se kanė frikė ta bėjnė diēka tė tillė, e dyta vetė bizneset nuk ėshtė se shohin ndonjė optimizėm nė tregje. Frika e bankave vjen nga rritja e nivelit tė kredive tė kėqija qė sa vijnė e bėhen mė shqetėsuese pėr krejt ekonominė. Qeveria rriti huamarrjen e brendshme 250 milionė dollarė dhe normat e interesit nė vend qė tė rriteshin, ranė. Pėrfaqėsuesit e biznesit kėrkojnė ēdo ditė qė qeveria t’u kthejė borxhet qė ka. Kėtė rekomandon edhe FMN-ja. E gjithė sipėrmarrja ėshtė futur nė njė rreth vicioz borxhesh. Tė zhytur nė borxhe, sipėrmarrėsit pak e kanė mendjen tek puna apo zgjerimi i investimeve. Tė gjithė janė futur nė fazė “kursimesh”. Janė rritur depozitat por jo interesat e tyre. Banka e Shqipėrisė raporton rėnie tė konsumit (klimė kursimesh pra) por edhe rėnie tė investimeve private. Nuk bėhet fjalė pėr vende tė reja pune. Nuk ka se si tė pritet ndonjė rrije pagash. Ėshtė krizė apo janė efektet e krizės qė po pėrjetojnė vendet pėrreth nesh, emri ka pak rėndėsi. Ajo qė shohin tė gjithė ėshtė se kohėt e optimizmit kanė ikur. Dhe ai pėr fat tė keq nuk kthehet as me deklarata e as me fermane tė qeverisė.



Pėrballė realitetit

Dalja nga situata nuk ėshtė mė thjesht njė efekt psikologjik. Kryeministri Rama, kur flet pėr ekonominė ka mė shumė parasysh “arkėn e shtetit” qė tani nuk ėshtė mė bosh. Ashtu i takon tė flasė. Por ekonomia ėshtė shumė mė tepėr. Qeverisė i takon tani t’i dalė zot situatės. Pėrgjigjet e para konkrete do tė vijnė me pėrgatitjen e projekt buxhetit tė vitit 2014. Aty do tė projektohet suksesi apo dėshtimi nė dogana e tatime. Aty do tė shohim nėse biznesi do t’i marrė borxhet e veta. Aty do tė shohim se me ēfarė mendjeje do tė trajtohet borxhi publik. Buxheti i parė ėshtė sfida e parė e kėsaj qeverie. Fakti se do tė kemi njė program me FMN-nė nė fakt nuk ėshtė asgjė e re. Ka 20 vjet qė ndodh. Nėse themi se ėshtė buxheti mė i madh nė histori, nuk kemi thėnė asgjė tė re. Ėshtė koha pėr tė thėnė se pėrse ėshtė mė i vogėl nėse duam tė balancojmė financat. Nėse themi se jemi nė njė vit me rritje ekonomike, asgjė nuk kemi thėnė. Barrėn e rritjes e ka biznesi i cili pret po nga buxheti tė dijė se ēfarė do tė bėhet me taksat. Sipėrmarrėsit, vetėm pasi tė lehtėsohen nga borxhet dhe nga taksat, do tė jenė tė ēliruar pėr tė menduar pėr mė shumė investime e punėsim. A do tė ndodhė kjo?








Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket