Shkence

Kur tė plas koka

Migrena ėshtė nė vendin e shtatė tė shqetėsimeve qė kėrcėnojnė cilėsinė e jetės. Tė njohėsh dhimbjen e kokės, ėshtė hapi i parė pėr ta luftuar. Shenjat, kurat dhe kėshillat e specialistėve
Ka njerėz qė ndihen keq gjatė fundjavės ose qė iu del gjumi nė mes tė natės nga njė sėmbim nė kokė. Ka tė tjerė qė ndihen keq kur hanė njė akullore, kur ndryshon moti ose ditėn e martesės; tė tjerė nuk durojnė dot aromat, dritėn ose zhurmat e forta. Tė tjerėve u fillon dhimbja e kokės gjatė ngjitjes nė mal, kur lėnė pa ngrėnė njė vakt ose nėse kafenė e parė tė mėngjesit e konsumojnė mė vonė se zakonisht. Ndonjėherė dhimbja nuk zgjat mė shumė se njė orė, por ndonjėherė tjetėr tė torturon gjatė gjithė ditės. Mund tė dhembė gjithė koka, njė pjesė ose nga njė anė nė tjetrėn, mes syve, veshė e qafė dhe mund tė zhduket papritur. Megjithė shpjegimet e ndryshme qė shkenca vazhdon tė japė pėr dhimbjen e kokės, njė gjė ėshtė e qartė: secili ka tė vetėn.



Dhimbje e zakonshme

Nėse vuani nga migrena, nė vijim do tė mėsoni se ēfarė ndodh nė trurin tuaj ndėrsa jeni tė pavendosur pėr tė marrė njė qetėsues ose tė prisni tė pushojė vetė, dhe cilat janė armėt e reja qė mjekėsia po pėrgatit pėr t’ju ndihmuar. Mbi tė gjitha do tė mėsoni tė mbani larg vetes dhimbjet e forta dhe tė ndiheni mė pak vetėm: Dhimbja e kokės ėshtė lloji i dhimbjes kronike mė e pėrhapur nė botė. Pėr OBSH ajo ndodhet nė vendin e 7 tė sėmundjeve qė prishin cilėsinė e jetės nė rang botėror. 90 pėr qind e popullsisė ka tė paktėn njė herė nė jetė njė dhimbje tė fortė koke. Tė paktėn gjysma e atyre qė ju rrinė rrotull vuajnė nga dhimbja e kokės me njė frekuencė qė pėr mė fatlumėt, nuk i kalon 2-3 (dhimbje tė forta), nė vit. Nė rastin mė tė keq dhimbja ėshtė e pėrditshme.



Si ndodh kriza e dhimbjes sė kokės

“Dhimbja e kokės ėshtė njė fenomen kompleks”, shpjegon Gennaro Bussone, njė nga shkencėtarėt mė ekspertė nė botė. “Nė themel qėndron predispozita individuale, me shumė mundėsi e shkruar nė kodin gjenetik, e cila bėn qė truri i atyre qė vuajnė nga dhimbjet kronike tė kokės, tė jetė mė i predispozuar pėr kriza”. Pėr kėtė arsye njė situatė qė mund tė mos ketė asnjė efekt tek njė person qė nuk ka zakonisht dhimbje koke, mund tė shkaktojė njė krizė tek dikush tjetėr qė ka genet e “gabuara”.

“Mbi trurin e predispozuar ndėrhyjnė dy lloje fenomenesh”, sqaron Bussone. “Pjesa e sipėrme e arterieve tė vogla qė furnizojnė trurin zgjerohen, lėshojnė substanca inflamatore duke aktivizuar receptorėt e dhimbjes, tė pranishme nė muret e kėtyre arterieve”. Stimulimi arrin mė pas, nėpėrmjet nervit trigeminal, nė pjesėn fundore tė trurit, prej kėtu pėrcillet nė talamus dhe nė fund nė cipėn ndijore. “Mekanizmi i dytė pėrfshin emocionet dhe cipėn paraballore e trurit”, shpjegon mjeku. “Aktiviteti i kėsaj zone kondicionon shumė perceptimin e dhimbjes, kėshtu qė nė shumicėn e rasteve kur ndodhin kriza tė dhimbjes sė kokės aktivizohen tė dy kėta mekanizma. Kriza mund tė ndodhė edhe nė rastet e njė stresi tė fortė ose gėzim tė papritur”.

Dy studime tė publikuara pak muaj mė parė nė revistėn “Neurology” theksojnė rėndėsinė e faktorėve psikologjikė. I pari i realizuar nga Universiteti i Pensilvanisė me tė paktėn 260 mijė persona, zbuloi se migrena ėshtė mė e zakonshme nė shtresat sociale pak tė pasura, qė bėjnė njė jetė mė stresante. I dyti konfirmoi se njerėzit qė vuajnė nga migrena rrezikojnė dy herė mė shumė se tė tjerėt tė vuajnė edhe nga depresioni. “Baza e kėsaj ėshtė serotonina, njė neurotransmetues qė ėshtė i mangėt nė tė dyja kėto sėmundje”, thotė Bussoni.



Secili ka rolin e vet

Megjithatė situatat qė mund tė provokojnė njė krizė dhimbjeje koke janė tė shumta dhe variojnė nga personi nė person. Ėshtė krejtėsisht individuale dhe kėtė e vėrteton lloji i migrenės. “Ekzistojnė mė shumė se 100 lloje dhimbje koke”, thotė Massimo Leone, pėrgjegjės i strukturės neurologjike tė dhimbjes nė Institutin Neurologjik Carlo Besta, nė Milano, qendra mė e rėndėsishme italiane e migrenės. Varet nga “sindroma e shirokut”, qė godet kur ka erė, tė zgjon nga gjumi nė mes tė natės, ngacmon migrenėn “e fundjavės” etj. Por edhe kėto manifestohen nė mėnyra tė ndryshme, shqetėsimet ndahen nė tre kategori: dhimbjet e karakterizuara nga njė pulsim intensiv nė njėrėn gjysmė tė kokės, dhimbjet shumė tė forta nė tė dyja anėt e kokės dhe dhimbjet, gjithashtu shumė tė forta nė lartėsinė e syrit, shpesh tė shoqėruara edhe me lot. Pėrgjithėsisht “ndihemi keq kur kėto lloje ndėrthurren”, thotė Domenico D’Amico, neurolog. “Kjo do tė thotė se krizat mund tė shpėrthejnė pas njė nate pa gjumė, por edhe nėse flemė mė shumė se zakonisht, nėse nuk konsumojmė njė vakt, ose kur ndryshon moti. Tek gratė ndikojnė edhe luhatjet hormonale tė lidhura me ciklin menstrual dhe kjo shpjegon edhe pse migrena ėshtė mė e pėrhapur nė gjininė femėrore sesa nė atė mashkullore. 18 pėr qind e grave vuajnė nga dhimbjet nė njėrėn anė tė kokės dhe mosha mė kritike ėshtė nga 30-45 vjeē. Pas menopauzės shqetėsimet mund tė pėrmirėsohen e madje edhe tė zhduken, por ka edhe raste kur pėrkeqėsohen dhe bėhen kronike. Ushqimit i ėshtė dhėnė gjithashtu njė rėndėsi e madhe: ēokollata, djathrat e stazhonuar, kafeja dhe alkoli mund tė kenė rol, por zakonisht vetėm nėse merren nė sasi tė mėdha dhe ēdo ditė”.



Kundėrsulmi

Njohja e dhimbjes sė kokės dhe faktorėve qė e shkaktojnė ėshtė hapi i parė pėr ta luftuar. Pėr kėtė arsye pacientėve u kėrkohet tė mbajnė ditar pėr tė shėnuar ditėt kritike dhe informacione tė tjera tė dobishme, nė bazė tė tė cilave pėrcaktohet mjekimi. Ka raste megjithatė qė mjekėt rekomandojnė edhe rezonancėn manjetike pėr tė pėrjashtuar mundėsinė qė dhimbja e kokės shkaktohet nga sėmundje tė tjera, ose pėr tė pėrjashtuar njė kurė mė specifike. “Njė kėshillė qė vlen pėr tė gjithė ėshtė rregullimi i stilit tė jetės”, thotė D’Amico. “Terapia mė pas varet nga rastit. Pėr shembull akupuntura ėshtė njė mėnyrė pėr ta mbajtur migrenėn nėn kontroll, pa pasur nevojėn e ilaēeve. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme sidomos pėr pacientėt e rinj nė moshė ose pėr personat intolerantė ndaj mjekimeve”.

Por pėr shumicėn e tė sėmurėve vlejnė kėto pėrfundime: Nė varėsi tė llojit tė migrenės, pėr tė qetėsuar dhimbjet pėrdoren anti-inflamatorėt jo steroidalė, antiepileptikėt, betabllokuesit dhe antidepresivėt. “Pėr fat tė keq, jo gjithmonė migrena kurohet ashtu siē duhet. Ndonjėherė pacientėt nuk shkojnė as tė kėshillohen me mjekun, por vetėmjekimi mund tė rezultojė i rrezikshėm”, paralajmėron Gennaro Bussone. “Duke pėrdorur ilaēet e gabuara shtohet rreziku qė dhimbja tė kthehet nė kronike. Migrenat e shkaktuara nga abuzimi me ilaēet janė mė tė vėshtirat pėr t’u kuruar. Nė raste tė tilla pacientėt shtrohen nė spital dhe dezintoksikohen”.



Ideja “e ēmendur” e Milanos

Nė shumicėn e rasteve, personat pėr tė cilėt u fol deri tani mund t’i kthehen jetės normale. Ekzistojnė megjithatė njė minorancė pacientėsh qė kanė kriza tė forta dhe tė shpeshta dhe qė nuk u pėrgjigjen efektit tė ilaēeve. Pėr kėta mjekėsia nuk kishte asnjė zgjidhje deri kur, 13 vjet mė parė, shkencėtarėt menduan njė ndėrhyrje revolucionare qė funksionon shumė mirė pėr rastet e rėnda. “Krizat ndodhin nė orare fikse, zakonisht mbasdite, 1-2 orė pas gjumit dhe janė mė tė shpeshta nė pranverė dhe vjeshtė. Kjo i bėri shkencėtarėt tė mendojnė se ka lidhje me njė mosfunksionim tė orės sė brendshme biologjike, e cila ndikohet nga cikli i dritės dhe errėsirės dhe qė qendrėn e ka nė hipotalamus”, thotė Massimo Leone. “Konfirmimi erdhi nė fund tė viteve ’90-tė pas njė studimi tė bėrė nė Londėr, i cili zbuloi aktivitet anormal nė kėtė zonė cerebrale gjatė krizave. Nė atė kohė neurologėt kishin filluar pėrdorimin e neurostimulimit me elektroda nė tru pėr tė bllokuar dridhjet tek tė sėmurėt me Parkinson. Lindi kėshtu ideja e ēmendur e specialistėve tė Institutit tė Milanos pėr tė pėrdorur tė njėjtėn metodė me tė sėmurėt me migrenė, duke i vėnė elektrodat nė hipotalamus. Pacienti i parė ishte 39 vjeē nė njė situatė vėrtet dramatike, me dhjetra kriza nė ditė, shumė intensive dhe qė nuk i pėrgjigjeshin mjekimeve. Ishte viti 2000 dhe ndėrhyrja dha efektin qė prisnim”.



Jetė e re

Efikasiteti i metodės u njoh nė nivel ndėrkombėtar dhe neurostimulimi zbatohet tashmė nė shumė qendra tė specialuara nė botė. “Funksionon nė 60 pėr qind tė rasteve”, thotė Leone, “Megjithatė ka ende njė kategori tė sėmurėsh qė nuk i pėrgjigjen kėsaj metode dhe qė pėr fat tė keq tani pėr tani nuk kemi anjė terapi tė dobishme”. Nė Institutin e Milanos vijnė pacientė nga shumė vende. Giovanni Furno, njė pensionist 67 vjeēar ėshtė njėri prej tyre. “Mė parė kisha tė paktėn dhjetė kriza nė ditė, ndėrsa sot as edhe njė”. Data e fundit kur ka pasur dhimbje koke ka qenė 4 shtatori i vitet 2004.



Nga Focus



box

Kur duhet tė shkojmė tek mjeku

Ndonjėherė dhimbja e kokės mund tė paralajmėrojė ndonjė iktus ose sėmundje tė tjera qė duhen kuruar. Specialistėt kėshillojnė tė shkoni menjėherė tek mjeku nėse:

-dhimbja ėshtė e fortė, e papritur dhe e shoqėruar me fryrje tė qafės

-verifikohen simptoma bllokimi, vėshtirėsi nė tė folur, ndjesi tė shpimit nė lėkurė tek njė person qė normalisht nuk vuan prej tyre

-dhimbja ėshtė e vazhdueshme tek persona qė nuk kanė vuajtur ndonjėherė, sidomos mbi moshėn 50 vjeē

-ka gjendje konfuze, pamje e dyfishtė, gjendje tė fikėti, dobėsi nė njė pjesė tė trupit (pėr shembull njė krah ose njė kėmbė)

-keni pėsuar njė traumė nė kokė orėt e fundit

-dhimbja ėshtė shumė e fortė tek personat qė zakonisht nuk kanė vuajtur prej saj



Box 2

Nuk janė kapriēiozė

Njė fėmijė qė ka shpesh dhimbje koke mund tė pėrkufizohet gabimisht si njė fėmijė kapriēoz. Por nė fakt 4-11 pėr qind e fėmijėve nga 7 nė 11 vjeē vuajnė nga migrena. Pėr grupmoshat nga 11 deri nė 15 vjeē pėrqindja shkon nė 8-23 pėr qind. Mjekėt kėshillojnė qė tė mos nėnvlerėsohet sepse tek tė vegjlit, njėsoj si tek tė rriturit, njė dhimbje koke e pakuruar mund tė pėrkeqėsohet dhe tė kthehet nė kronike. Pėrveē kėsaj ekzistojnė trajtime edhe pėr tė miturit. Nėse dhimbja shkaktohet nga problemet nė shikim, infeksionet nė rrugėt e frymėmarrjes ose sėmundje tė tjera, zhduket pasi tė kurohen kėto sėmundje. Por nėse dhimbja e kokės nuk ėshtė e lidhur me sėmundje tė tjera, terapia pėrpiqet tė zvogėlojė stresin psikologjik ose, nė raste ekstreme, tė pakėsojė dhimbjet ose frekuencėn e tyre nėpėrmjet pėrdorimit tė ilaēeve. E rėndėsishme ėshtė qė mjekimi tė pėrcaktohet nga mjeku sepse ato qė pėrdoren pėr tė rriturit mund tė mos jenė tė kėshillueshme pėr fėmijėt.




Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket