Tendence

Hashashi i ligjėruar

Prohibicionizmi ka dėshtuar. Nga Amerika e Jugut nė Shtetet e Bashkuara. Ėshtė koha tė ndryshohet linja e qėndrimit, pėrmes “cigareve tė shtetit”. Tė cilat sjellin tė ardhura dhe godasin krimin. Njė debat qė po bėhet gjithnjė e mė masiv.
Nga Emiliano Fittipaldi
Nė Uruguaj “cigarja e shtetit” ėshtė realitet tashmė, dhe pas pak muajsh ai qė dėshiron tė tymosė njė cigare hashash mund tė zgjedhė mes katėr llojeve tė ndryshme tė barit, qė do shiten drejtpėrdrejt nė banakėt e farmacive. Numėrimi mbrapsht po i afrohet fundit: Brenda nėntorit, senati do t’i japė dritėn jeshile ligjit qė i mundėson qeverisė sė drejtuar nga Hoze “Pepe” Muhica tė kultivojė dhe shesė normalisht marihuanė me njė ēmim rreth njė dollar grami. “Pas miratimit tė parlamentit, mbetet vetėm tė presim qė tė rriten bimėt”, ka shpjeguar Hoze Kalceda, shef i entit kombėtar tė drogave, “pas pėrgatitjes sė prodhimit tė parė, do furnizojmė dyqanet njė pėr njė. Qytetarėt e regjistruar mund tė blejnė deri nė 40 gramė nė muaj, ose tė mbjellin maksimumi gjashtė bimė njėherėsh”. Objektivi kryesor: Krijimi i njė tregu tė ligjshėm pėr tė mposhtur kartelet e narkotrafikut tė Paraguajit, eksportuesit mė tė mėdhenj tė kanabisit nė Amerikėn e Jugut.



Lufta e humbur

Shumėkush e konsideron njė revolucion vendimin e qeverisė sė Montevideos. Dhe jo vetėm pėr 120 mijė konsumatorėt e pėrhershėm qė nė Uruguaj do mund tė tymosin hashash pa u fshehur; edhe pjesa tjetėr e botės, nė fakt, po e ndjek me interes tė madh eksperimentin e nismuar nga presidenti ish guerrilas. Ideologjia prohibicioniste ėshtė prej kohėsh nė krizė, dhe nė Perėndim ėshtė rihapur debati se cila ėshtė politika mė e mirė qė duhet ndjekur pėr narkotikėt. Nė vitin 2011, Komisioni global i politikave pėr drogat, organizėm ku bėjnė pjesė ekspertė tė fushės dhe personazhe si ish kreu i OKB-sė Kofi Anan, publikoi njė raport tronditės ku shpjegohej se “lufta kundėr drogės, e nisur 50 vjet mė parė, ka dėshtuar”, e ku nėnvizohej sesi sidomos pėr kanabisin, “duhen eksperimentuar modele tė legalizimit qė godasin krimin e organizuar dhe ruajnė shėndetin e qytetarėve”.

Ky manifest u vlerėsua nga shumė liderė, si ish banorėt e Shtėpisė sė Bardhė, Bill Klinton dhe Xhimi Karter. Njė muaj mė parė, pėrpara asamblesė sė OKB-sė, presidenti i Guatemalės i luti vendet anėtare tė ndėrmarrin diēka, duke rreshtur sė stigmatizuari ata qė pėrdorin personalisht lėndė narkotike, pa dėmtuar tė tjerėt. Toleranca zero nuk ėshtė mė nė modė: Nė Portugali dhe nė Australinė Perėndimore, depenalizimi (heqja e pėrdorimit personal nga kodi penal) i hashashit ishte njė sukses; pėrdorimi i bimės pėr qėllime mjekėsore po pėrhapet vazhdimisht, ndėrsa nė Holandė protesta e 670 coffe-shopeve ja doli tė bllokojė ligjin qė parashikonte ndalimin e hashashit pėr tė huajt.

Kufiri i anti-prohibicionistėve sė fundit ėshtė zhvendosur nė SHBA, vendi i planetit qė shpenzon mė shumė para nė luftėn ndaj substancave narkotike: Kėtė vit, shtetet e Kolorados dhe Uashingtonit e legalizuan pėrdorimin personal tė marihuanės pėrmes njė referendumi popullor. Jo vetėm pėr qėllime mjekėsore (pėr disa lloje sėmundjesh, ky pėrdorim lejohet nė 18 shtete) por ėshtė pėr kėnaqėsi, tymosje kolektive apo konsumim torte me bar xhamajkan. Obama u ka hedhur njė sy sondazheve (pėr herė tė parė, sipas Gallupit, shumica e amerikanėve, rreth 58%, ishin pro liberalizimit tė hashashit) dhe vendosi t’I kėrkojė departamentit tė Drejtėsisė tė mos i bllokojė kėto ligje. Tani, tė tjera shtete nė SHBA mund ta ndjekin kėtė rrugė.



Taksa dhe miliarda

Lėvizja pro hashashit tė lirė, me fjalė tė tjera, po pėrhapet vazhdimisht. Falė argumenteve dhe parullave qė, tė paktėn sa u pėrket drogave tė lehta, gjejnė gjithnjė e mė shumė vend nė opinionin publik. Sepse ėshtė dhe ata tjetėr: Masat e ashpra dhe ndalimet e deritanishme, nuk e kanė penguar pėrhapjen kapilare tė konsumit tė kanabisit. Nėse nė vitin 1998 fansat e vendosur tė barit ishin 140 milionė, sipas raportit tė OKB-sė nė vitin 2012 u bėnė 180 milionė nė mbarė botėn. Fundi i prohibicionizmit, shpjegojnė mbėshtetėsit e tezės sė laissez-faire, do t’i jepte njė goditje tė fortė xhiros shumėmiliardėshe tė krimit tė organizuar, duke u mundėsuar ndėrkaq qeverive kombėtare tė arkėtonin miliarda nė taksa (nė Kolorado, vetėm nga taksat e kanabisit mjekėsor arkėtohen 5 mln euro nė vit, ndėrsa njė raport i Medical Marijuana Business Daily parashikon qė nė fund tė 2018-ės, tregu amerikan i kanabisit, falė dy referendumeve, do kapė njė xhiro prej 6 miliardė dollarėsh; sipas radikalėve italianė, shteti mund tė arkėtojė nga legalizimi mbi 8 miliardė euro nė vit) dhe tė kursejnė kostot gjigande tė sotme, tė luftės ndaj fenomenit.

Por nga ana tjetėr, kėndvėshtrimi prohibicionist mbetet mbizotėrues. Nė favor tė tezave tė tyre, konservatorėt pėrmendin studimet shkencore sipas tė cilave kanabisi provokon efekte negative nė planin afatgjatė, sidomos tek ata qė e kanė nisur konsumin nė moshė tė re: Substanca rrit shanset e depresionit dhe simptomave psikotike, si skizofrenia dhe shqetėsimet bipolare. Studime tė tjera theksojnė problemet pėr kujtesėn si dhe raportin e ngushtė tė lidhjes mes drogave tė lehta dhe atyre tė rėnda. Por atij qė tregon me gisht rrezikshmėrinė e lėndės aktive tė kanabisit, tetrahidrokanabinolit, THC, liberalėt i kundėrpėrgjigjen me statistikat e abuzimeve me alkoolin dhe duhanin, “droga” tė ligjshme qė shkaktojnė masakra tė vėrteta: Sipas njė studimi tė OBSH-sė nė 2013-ėn, duhani vret rreth 6 milionė njerėz nė botė ēdo vit, ndėrsa vetėm nė Itali, Instituti Superior i Shėndetėsisė thotė se nga alkooli 12 muajt e fundit kanė vdekur 30 mijė njerėz; ose ndryshe, 30 herė mė shumė sesa tė vdekurit e tė njėtės periudhė nga mbidozat e heroinės dhe opiateve. Nėse nė dekadėn 2005-2015, sipas OBSH-sė, alkooli dhe duhani do tė shkaktojnė tumore vdekjeprurėse pėr rreth 30 milionė njerėz, nė relacionin e Bashkimit Europian nė kapitullin mbi viktimat e shkaktuara nga narkotikėt e ndryshėm nė vitin 2011, nuk ekziston asnjė paragraf pėr kanabisin.

Nė Itali – nga tė paktat vende perėndimore ku njė ligj i vitit 2006 e barazon hashashin dhe marihuanėn me kokainėn dhe heroinėn – prej kohėsh anti-prihibicionistėt kanė pikėn e tyre tė referimit, Marko Panelėn dhe Partinė Radikale. Dhe kjo parti, javėt e fundit po mbledh firma pėr njė referendum tė ri. Objektivi nuk ėshtė legalizimi total, i paarritshėm me rrugė referendare, por siē shpjegon ish senatori Marko Perduka, “eliminimi i burgut pėr rastet e sasive tė vogla. Duke depenalizuar kultivimin shtėpiak dhe posedimin e sasive tė vogla tė barit, do zbrazim burgjet”. Kėshtu, nė datėn 30 shtator 2013, nė rreth 64 mijė tė burgosur, numėroheshin 25 mijė syresh nėn akuzėn e thyerjes sė ligjit pėr drogat. Vėshtirė tė kategorizosh se sa prej tyre ishin nė qeli pėr shpėrndarje kanabisi (krim qė mund tė dėnohet me 6-20 vjet burg), pėrderisa pėrpara ligjit, substancat psikotrope janė tė gjitha njėsoj. “Por ama”, thotė radikali Perduka, “mund tė hamendėsojmė se mbi njė e treta e tyre (rreth 9 mijė persona, shumica tė huaj) do tė dilte nga burgu nėse marihuana legalizohej”. Kėshtu edhe strukturalisht, burgjet do pėrmirėsoheshin.

Pa harruar pastaj pėrfitimet nė cilėsinė e punės policore, institucioneve shėndetėsore dhe gjykatave. Sipas raportit vjetor tė departamentit tė politikave antidrogė, rreth 77% e sinjalizimeve qė i bėhen policisė, kanė tė bėjnė me kanabisin.



Maria forever

Pra, grushti i hekurt kundėr kanabisit, nė nivel global dhe kombėtar, duket se nuk ka funksionuar. Nė raportin e fundit tė OKB-sė kanabisi mbetet (me distancė tė madhe nga tė tjerat) droga ilegale mė popullore nė botė, me njė nuėmr ndjekėsish mbi 180 milionė vetė, ose ndryshe 3.9% e popullsisė mes 15-64 vjeēėve. Sa pėr krahasim, pėrdorimi i kokainės ėshtė dhjetė herė mė i ulėt. Pėr hashashin, Europa pėrfaqėson tregun mė tė madh tė botė, me importe masive nga Maroku, qė pas Afganistanit dhe Meksikės posedon kultivimet mė tė gjerė nė planet. Prodhimi ėshtė bėrė global dhe intensiv: Nė Shqipėri, nė Lazarat, gushtin e kaluar Guardia di Finanza fotografoi me satelit njė zonė tė kultivuar marihuana prej 319 hektarėsh, baraz me 400 fusha futbolli. Financierėt shpjeguan se produkti final do tė shitet nė rrugėt e Europės me 5 euro gramin, qė nė total sjell njė xhiro prej 4.5 miliardė eurosh. Baraz me diēka mė pak se gjysma e GDP-sė sė vendit.

“Tullat” me gjethe tė presuara marokene pushtojnė Europėn nė ēdo drejtim: Ēmimet variojnė sipas cilėsisė, nga 3 nė 24 euro, dhe konsumi (sipas Observatorit Europian tė Drogave dhe Toksikodipendencės) nė vitin 2012 arrit nė 2500 tonė nė vit, tė tymosura nga 3 milionė konsumatorė tė pėrhershėm. Me siguri ėshtė Italia, bashkė me Greqinė, vendi ku prodhimi kombėtar i marihuanės u shtua mė shumė: Nė vitin 2011 ishin sekuestruar mbi njė milion bimė (99.3% e tyre nė jug, ku klima ėshtė ideale). Sa pėr krahasim, nė Francė policia ka gjetur vetėm 73 mijė rrėnjė. Por sipas Drejtorisė Qėndrore tė Shėrbimit Antidrogė, nė 2012-ėn numri i kultivimit ėshtė katėrfishuar, me mbi 4.1 milionė rrėnjė, ēka e ēon vendin nė rreshtin e parė tė prodhuesve botėrorė. Mafia, Kamorra, Sacra Corona e Ndragheta menaxhojnė pjesė tė rėndėsishme tė trafiqeve ndėrkombėtare, magazinimit dhe shitjeve, e ndėrkaq janė hedhur edhe nė plantacionet e jashtme dhe tė brendshme. Sigurisht: Nėse njėherė e njė kohė drogat e lehta konsideroheshin aktivitete tė vogla, “sot Koza Nostra i ėshtė kushtuar kultivimit. Krimi i organizuar ka nevojė urgjente pėr para, sepse me kėtė krizė nuk sjellin mė fitim tenderat dhe gjobat ndaj biznesit”, thotė prokurorja Tereza Prinēipato.

Ėshtė fjala pėr njė biznes miliardash. Nga Trento nė Sirakuzė, tymosin me qindra mijė vetė, burra e gra, tė rinj e tė moshuar. Nė relacionin e BE-sė pėr 2012, vendi Apenin rreshtohet si popullsia me pėrqindjen mė tė madhe tė konsumatorėve: 32% e italianėve kanė provuar marihuanė tė paktėn njė herė nė jetė, 14.3% e ka provuar vitin e fundit, 6.9% nė muajin e fundit; pėrqindje kėto qė dyfishohen pėr moshat nėn 24 vjeē. Pjesė tė mėdha tė sasisė sė barit vijnė nga Rusia, Shqipėria e Afrika, ose prodhohen nga grupe kriminale; por tashmė edhe kultivimi shtėpiak pėr qėllime personale ka pjesėn e vet. Sa pėr shembull, vetėm nė javėn mes 7 dhe 15 tetorit, sipas reporteve policore, janė zbuluar kultivime tė vogla personale (me vazo lulesh apo nė kopsht) nė gjithė hartėn e vendit: Nga Kieti nė Maēerata, Luka, Katanxaro, Piza etj. U arrestuan njė duzinė personash, tė gjithė italianė. Mes tyre figuronin edhe fermerė bimėsh aromatike, apo biznesmenė ndėrtimi qė, pėr shkak tė reēesionit vendosėn tė zhvendosin aktivitetin, duke vėnė bast pėr “Marian”. Kėrkesa pėr tė, bėhet gjithnjė e mė e madhe.



l’Espresso


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket