Kinema

Unė, rastėsisht hero

Nė jetėn e vėrtetė jam njeri i zakonshėm, madje njėri prej tyre
Tom Henks

Bėra vetėm detyrėn

Mbajeni shėnim: Me Captain Phillips, Tom Hanks ka zėnė radhėn pėr nominimin e tretė pėr Oscar – pas “Philadelphia” dhe “Forrest Gump” – si aktor protagonist. E ndėrkohė po flitet edhe pėr njė nominim tjetėr si aktor jo protagonist pėr “Saving Mr. Banks”.

57 vjeē, dy fėmijė me ish bashkėshorten, dy fėmijė nga ajo aktuale, njė mbesė dy vjeēe dhe njė tjetėr pak muajshe, me diabet, i diagnostikuar para pak kohėsh (i shkaktuar ndoshta nga ndryshimet e shpeshta tė peshės pėr rolet), fytyrė normale, vėshtrim i trishtuar dhe i ēorientuar, zė hundor si njė janki i vėrtetė: Hanks ėshtė njeriu mė i sjellshėm qė mund tė imagjinohet. Njė qė tė shikon nė sy kur tė pėrshėndet dhe nuk mendon se e paguajnė pėr ta bėrė kėtė gjė. Njė qė i ngjan personazheve tė tij.

Tek “Captain Phillips – Sulm nė det tė hapur” interpreton Riēard Filips, kapitenin e anijes Maersk Alabama qė ofrohet si peng tek piratėt somalezė pėr tė shpėtuar pjesėn tjetėr tė ekuipazhit. Filmi drejtohet nga Pol Gringras. Asnjė efekt special, xhirime nė det tė hapur, i frymėzuar nga njė histori e vėrtetė: sekuestrimi, nė vitin 2009, i njė anije amerikane nga njė bandė piratėsh somalezė nė Afrikė. Ngjarja ėshtė rrėfyer nė librin qė Riēard Filips shkroi bashkė me Stefan Talti (Detyra e njė kapiteni), dhe tregon njė realitet pak tė njohur. Nga njėra anė anija qė udhėton nė ujra tė rrezikshme pėr tė kursyer dhe nga ana tjetėr peshkatarėt somalezė qė bėhen piratė sepse nuk ka mė peshk, i zhdukur nga gjuetia e pakontrolluar ndėrkombėtare.



-Si pėrfunduat sėrish nė rolin e njė heroi tė rėstėsishėm?

Secili prej nesh ka dhunti qė nuk i di dhe nė momente tė caktuara i nxjerr ne pah. Por pėr hir tė sė vėrtetės kjo ėshtė hera e parė qė interpretoj njė personazh qė ka ekzistuar me tė vėrtetė. Tek filmi “Shpėtoni ushtarin Ryan” personazhi ishte i trilluar. Edhe ne “Cast Away” apo “Apollo 3” bėhej fjalė pėr fiction.

-Ēfarė njeriu ėshtė Riēard Filips i vėrtetė?

Njė marinar, pragmatist dhe i zoti. Tė komandosh nė anije ėshtė shumė e komplikuar, pavarėsisht piratėve. Ai nuk ka thėnė kurrė se ėshtė hero, ka qenė vetėm viktimė e njė rrėmbimi. Por si kapiten ka bėrė detyrėn e tij: ka zbritur piratėt nga anija, me atė rob, nė mėnyrė qė asnjė prej anėtarėve tė ekuipazhit tė mos vritej.

-Ēfarė efekti shkakton interpretimi i njė personazhi tė gjallė, qė ka pak a shumė moshėn tuaj?

E bukura e Riēardit ėshtė se nuk u impresionua aspak kur shkova dhe i thashė: Do bėjmė njė film mbi historinė tėnde. Pas marrjes peng ai ėshtė pritur edhe nga presidenti Obama, por as kjo nuk e bėri mendjemadh. Ai dhe e shoqja janė dy njerėz me kėmbė nė tokė.

-Ēfarė ju ka treguar pėr rrėmbimin?

Mė ka treguar se sa shumė ka qeshur me piratėt nė tentativė pėr tė ulur tensionin, pavarėsisht se qėllimi i tij i vetėm ishte si ta zgjaste jetėn edhe njė orė, me pistoletėn drejtuar nė kokė. Mė ka thėnė edhe se nuk ka asgjė romantike nė udhėtimin nė det. Harrojeni misterin e oqeaneve, magjinė e natyrės e gjėra tė tilla. Ėshtė njė punė e vėshtirė me shumė pėrgjegjėsi.

-Aktorėt qė interpretojnė piratėt nuk janė profesionistė dhe janė zgjedhur ndėr 700 kandidatė. Ai shkoi takimi mė ta?

Nuk i kam takuar asnjėherė deri nė momentin kur nisėn xhirimet. Kur erdhi momenti i marrjes peng pashė me dylbi varkėn e tyre. Pastaj u gjendėm pėrballė pėr herė tė parė, mbi urėn e anijes, tė armatosur deri nė dhėmbė. Ishte vendim i Polit qė tė mos takoheshim deri nė momentin e ciak-ut. Donte qė skena tė ishte reale sa mė shumė tė ishte e mundur. Mes Filips dhe kapos sė piratėve (interpretuar nga Barkhal Abdi, refugjat somalez nė SHBA), bėhet njė lojė psikologjike. Kur pirati merr anijen thonė: Nuk jemi Al Qaeda, ky ėshtė vetėm biznes. Sėrish ishte Poli ai qė e donte kėtė batutė, nė mėnyrė qė tė nėnkuptohej se Somalia ėshtė njė vend pa shpresė dhe nga kjo mungesė shprese lind kriminaliteti.

-Po xhirimi nė oqean ēfarė eksperience ishte?

Ishim nė bordin e Maersk Alexandra, e cila ėshtė identike me Alabama. Gjithēka ishte shumė reale: aromat, zhurmat edhe lėvizjet. Mund tė mendosh se njė anije e tillė ėshtė e palėvizshme, por jo. Lėviz e dridhet shumė dhe ka shumė cepa ku mund tė pėrplasėsh kokėn. Pastaj nė darkė, kur zbret nė tokė, tė duket njėsoj sikur po kalon njė barrierė nga njė botė artificiale nė atė reale.

- A e keni pyetur ndonjėherė veten se pse kėto anije nuk udhėėtojnė tė armatosura?

Pyeta Riēardin dhe mė shpjegoi se ligjet ndėrkombėtare nuk e lejojnė kėtė gjė nė njė port tė huaj. Pėrveē kėsaj gjatė rrugės pjesėtarė tė ekuipazhit, qė shpesh grinden, dhe kjo e bėn tė rrezikshme mbajtjene armėve.

-A ka nėj mesazh ky film?

Mbase qė jeta papritur mund tė bėhet shumė e komplikuar. Qė tragjeditė ndodhin. Dhe kjo, sipas meje, ėshtė magjia e filmit. Pėr mua e rėndėsishme dhe ajo qė mė intereson tė hetoj ėshtė sjellja njerėzore nė situata ekstreme.




Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket