Kinema

Unė, hero i rremė

Nuk ėshtė as shumė i guximshėm. Por janė situata ku ndryshon gjithēka
Harrison Ford

Kurrė nuk kam shpėtuar njė grua



“Nuk jam i guximshėm. Nuk kam asnjė eksperiencė tė tillė. Nuk jam pėrballur kurrė me situata nė tė cilat nevojiten akte tė guximshme”. E thotė kėtė Indiana Xhons dora vetė, Han Solo i “Luftės sė yjeve”, doktor Kimble i “I arratisuri”, Harrison Ford.



-Megjithatė disa vite mė parė, duke paguar njė avion mjekėsor ne Ėyoming shpėtuat dy ekskursionistė.

Po, por asnjėherė nuk mė ėshtė dashur tė shpėtoj njė mik nga pumbat e armikut, tė shpėtoj njė grua nga zjarri duke vėnė nė rrezik jetėn time. Mė vjen keq t’ju zhgėnjej por nuk jam nė biznesin e guximit.

-Megjithatė keni interpretuar aventurirė, heronj e ushtarė tė guximshėm.

Me aq sa mbaj mend rolin e ushtarit e kam interpretuar vetėm njė herė nė “Apocalypse noė”. Tani edhe nė kėtė film.



Ky film titullohet “Ender’s Game”, i marrė nga njė roman fantastiko-shkencor, aq popullor nė Shtetet e Bashkuara sa bėn pjesė nė literaturėn e detyrueshme pėr marinsat. Loja e Enderit ėshtė njė lojė lufte, nė tė cilėt pėrfshihet njė ushtri ndėrkombėtare pėr tė mbrojtur botėn nga rreziku i pushtimit alien. Pėr ta bėrė kėtė ai krijon njė flotė luftėtarėsh tė rinj. Adoleshenti Ender (i interpretuar nga Asa Butterfield) ėshtė mė i zoti nga tė gjithė dhe koloneli Graf (Ford), i mėson si tė fitojė luftėn.



-Pas Indiana Xhons e Han Solo, nuk jeni i lodhur?

Mė pėlqen puna qė po bėj tani. E vlerėsoj pėrgjegjėsinė qė kam pėr t’i dhėnė publikut njė film dhe njė personazh tė mirė. Mė pėlqen gjithashtu tė punoj pėr njė periudhė tė shkurtėr kohe. Dua pėrgjegjėsi tė ndryshme.

-Si pėr shembull tė bėsh filma me mesazhe tė forta politike. Ky flet pėr luftė parandaluese, pėr fėmijė ushtarė.

Nuk dua tė jap mesazhe. Mė pėlqen tė ngre pyetje. Do tė mė pėlqente qė fėmijė e prindėr tė shkojnė tė shohin filmin sė bashku, pėr ta diskutuar mė pas nė familje.



Meqė ra fjala te familja. Harrison Ford ka katėr fėmijė biologjikė, dy me bashkėshorten e parė dhe dy me tė dytėn. Djali i parė ėshtė 46 vjeē. Mė i madhi nga tre nipėrit ėshtė 20. Pastaj ka birėsuar fėmijėn, gjithashtu tė birėsuar, tė bashkėshortes sė tretė, Kalista Flokhart. Quhet Liam dhe ėshtė 12 vjeē. Pak a shumė mosha e Enderit.



-Do t’i flisni Liamit pėr Enderin?

E kam bėrė. Kjo, sigurisht nuk ėshtė historia e njė fėmijė ushtar nė Afrikė dhe nuk ėshtė njė konflik mbi interesa kombėtarė, politikė, ekonomikė apo fetarė. Filmi ynė, tė paktėn nė dukje, tregon njė tė ardhme nė tė cilėn flota ndėrkombėtare krijohet pėr tė pėrballuar rrezikun e njė pushtimi alien. Por fantashkenca na jep mundėsi tė ngremė pyetje aktuale dhe projektimin e tyre nė tė ardhmen, nė njė tjetėr realitet. Kėshtu ke mundėsi t’i shohesh me tjetėr sy, me mendje tė lirė nga paragjykimet.

-A besoni tek alienėt?

Nuk ka motiv tė besojmė se jemi tė vetmit. Pak kimi, pak ujė dhe jeta mund tė lindė.

-Do t’i takojmė ndonjėherė?

Nuk e di nėse do t’i takojmė apo kontaktojmė ne. Nėse do tė duam t’i kolonizojmė apo nėse do tė duan tė na kolonizojnė. Por sigurisht nėse shohim se ēfarė po i bėjmė Tokės do ia mbathnim me tė katra.



Qesh Harrison Ford. Nuk ndodhte kurrė kjo gjė nė intervistat e mėparshme. Por me kalimin e viteve (nė korrik ka mbushur 71 vjeē), natyra e tij e ashpėr ėshtė zbutur.



-A ėshtė i keq njeriu?

Ja shikoni vetė: Po shkatėrrojmė atė qė na jep jetė, natyrėn. Mendoj se misioni mė i rėndėsishėm i njeriut sot nuk ėshtė tė gjejė njė vend ku t’ia mbathė, por tė zgjidhė problemet qė kemi krijuar vetė.

-Asa Butterfild ka thėnė se ndihej shumė i frikėsuar nga prania juaj nė sheshxhirim. Po ju, a ju ka frikėsuar ndonjėherė ndokush?

Kur isha fėmijė mė frikėsonte Adlai Stevenson, guvernatori i Ilinoisit. Mė tėrhiqte politika dhe elokuenca e tij. E takova njė herė dhe u impresionova. Nuk mė ka ndodhur kurrė mė kjo gjė. Jam i respektueshėm, admiroj historinė e disa njerėzve, por i frikėsuar jo.

-Ju interpretoni qė nga vitet ’70-tė. Si ka ndryshuar ambjenti?

Jo edhe aq shumė. Ėshtė gjithmonė njė miks biznesi, prodhimtarie dhe emocionesh. Ndėrrohen emrat, por ėshtė gjithmonė e njėjta gjė.

-Meqė ra fjala te emrat: nė filmin tuaj tė ardhshėm, “Ushtarėt 3”, interpretoni me Stalonen, Shvarcenegerin, Mel Gibson, Banderasin...

Njė punė vetėm pėr pesė ditė, shumė argėtuese. Po shkoja nė Indonezi pėr njė dokumentar mbi zhdukjen e pyjeve, bėra njė devijim dhe i gjeta nė sheshxhirimi. U shkrimė sė qeshuri.

-A ėshtė mė e lehtė sot se nė tė kaluarėn?

Them se po! Por tė them tė vėrtetėn edhe kur isha Indiana Xhons isha i lumtur.

-Ēfarė ju bėn tė lutmur, kinemaja apo jeta jashtė saj?

Avionėt. Janė fiksimi im. Jam pilot dhe mė pėlqen tė frekuentoj ambjentet e aviatorėve. Pastaj meqė jam edhe natyrė entuziaste mė pėlqen t’iu ushqej tė dashurve tė mi pasionin pėr fluturimin.

-Keni ndonjė pishman?

Jo, pishmanėt nuk bėjnė pėr mua. Ēfarėdo tė bėsh jeta vazhdon. Ėshtė e kotė ta kthesh kokėn mbrapa.




Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket