Kinema

Hollivudi nė TV

Soderberg e Skorceze. Stiv Bushemi dhe Majkėll Dagllas. Helen Mirren e Xhesika Lanzh. Ekrani i vogėl ka joshur divėt e kinematografisė dhe producentėt, me seriale cilėsorė e tė suksesshėm. Mėnyra e re po kolonizon imagjinatėn e gjithė botės
Nga Lorenzo Soria
Statueta e aktorit mė tė mirė i shkoi Majkėll Dagllasit, qė mposhti emra si Al Paēino dhe Mat Demon. Mbetėn nė tė thatė edhe Kevin Spejsi e Alek Bollduin, Xhesika Lanzh e Robin Rajt, pastaj Xhejn Fonda, Helen Mirren e Sigurni Uiver. Nuk pati ndonjė ēmim as pėr Martin Skorcezen, ama dolėn fitimtarė kolegėt e tij Stiven Soderberg dhe Dejvid Finēer. Asgjė e jashtėzakonshme deri kėtu, me pėrjashtim tė faktit se nuk po flasim pėr ēmimet Oskar, por pėr ato Emmy, ēmimet televizive amerikane.



Nėse nevojitej ndonjė provė shtesė pėr tė konstatuar se televizioni nuk ėshtė mė koshi i mbeturinave pėr ata qė nuk ja kanė dalė dot nė kinema, e pėrkundrazi ėshtė shndėrruar nė Hollivudin e ri, kjo provė erdhi me ēmimet e fundit Emmy, ose ndryshe Oskarėt e televizionit. “Kutia e idiotėve”, e quajnė tv-nė nė Amerikė. Por ja qė pėrveēse ėshtė rritur nė pėrmasa, me pėrhapjen e ekraneve 60 inē e mė shumė, si dhe nė cilėsi me definicionin e lartė qė ofron pamje spektakolare, “kutia e idiotėve” ka treguar se ka edhe tru, duke ofruar shfaqje dhe seriale cilėsore, me skenografi tė mrekullueshme. E veē kėtyre, edhe interpretues tė kalibrit tė madh, tė cilėt ka ditur t’i kthejė drejt asaj pjese tė popullsisė qė deri pak vite mė parė as qė shihte televizion, e madhe krenohej pėr kėtė. “Jam krenar qė jam pjesė e kėsaj epoke tė artė tė televizionit”, ka shpallur krijuesi e producenti i “Breaking Bad”, Vins Galligan, kur mori statuetėn e tij pėr serinė mė tė mirė dramatike. Bret Martin, autor i njė libri tė titulluar “Difficult Men: Behind the scenes of a creative revolution”, guxon madje ta quajė televizionin si “forma dominuese e artit nė kohėn tonė”. Dhe shton: “Ėshtė ekuivalenti i asaj qė kanė pėrfaqėsuar nė vitet 70-tė filmat e Skorcezes, Altmanit e Kopolas, apo romanet e Apdajkut, Rothit dhe Mailerit nė vitet 60”.

Ėshtė njė formė arti qė me kalimin nga monopoli i tre rrjeteve kryesore (ABC, CBS e NBC) tek njė sistem i ri ku opsionet janė tė pafundme, nė fakt vazhdon tė prodhojė mijėra orė programacion qė shėnjestrojnė instiktet tona mė tė ulėta e vulgare. E qė njėherėsh, ja del tė na surprizojė me produksione tė pasura me personazhe tė ndėrlikuar, e me histori qė trajtojnė pa doreza e censurė, dashurinė, vdekjen, seksin, pushtetin, dėshirėn, besnikėrinė, zilinė, tradhtinė, dhunėn, krimet dhe mundimet. Shfaqje si vetė “Breaking bad”, fjala vjen, ku Uollter Uajt, njė mėsues shkencash me edukatė dhe i butė, reagon ndaj lajmit se ka kancer tė pashėrueshėm duke u shndėrruar nė njė bos tė prodhimit tė metamfetaminės.

“E adhuroj atė serial dhe besoj se nė kėto momente, serialet televizive amerikane janė mė tė mira edhe se vetė kinemaja”, thotė i bindur njė autor i respektuar si Bernardo Bertoluēi, “mė kanė befasuar shumė skenografitė; bėjnė gjėra shumė tė rrezikshme dhe me liri tė madhe krijuese”. Pėr shembull “Boardwalk Empire”, qė mes producentėve tė vet ka edhe Skorcezen, dhe si protagonist Stiv Bushemin nė rolin e Nuki Tompsonit, njė politikan i dhunshėm dhe i korruptuar i Atlantik Sitit, nė mjedisin e Prohibicionizmit tė viteve 30-tė. “Kam bėrė mbi 50 filma”, thotė Bushemi pėr l’Espresson, protagonist edhe nė vepra si “Pulp fiction” e “Fargo”. “Por kurrė nuk kam qenė kaq popullor, ėshtė gati surreale. Kudo ku shkoj, e shoh veten tė rrethuar nga fansa tė zemėruar pėr ēka bėri Nuki javėn e kaluar. Apo qė mė sugjerojnė se cilin duhet tė heq qafe serinė e ardhshme”.



Ėshtė njė revolucion qė zuri fill nė vitin 1999, kur rrjeti HBO tramsnetoi “Sopranot”, me Xhejms Gandolfinin nė rolin e njė bosi tė mafias qė kishte njė busullė morale krejt tė vetėn, e madje dhe sensin e autoironisė (i cili e zhduku Bushemin nė sezonin e parė). Pastaj erdhėn “Seksi dhe qyteti”, “Entourage” dhe “The Wire”. Kėsisoj HBO u shndėrrua nė njė vulė cilėsie qė vazhdon sot me “Loja e fronit”, njė fantazi e xhiruar nė vende si Irlanda, Malta, Maroku, Islanda, Skocia. Ndėrkohė rrjeti publik PBS transmeton dramėn e Xhulian Fellous, “Downton Abbey”, me intrigat e njė familjeje aristokrate britanike ku luajnė Shirli Maklejn apo Megi Smith. Pėrveē “Breaking Bad”, rrjeti AMC prodhon “Walking dead” dhe “Mad Men”, njė serial i ambientuar nė botėn e agjencive publicitare njujorkeze tė viteve 50-tė, qė pėrcjell ama njė shije shumė bashkėkohore. Njė tjetėr seri me ndjekės besnikė ėshtė “Homeland”, e pastaj janė “Dexter” dhe “Bijtė e anarkisė”. Ėshtė edhe “House of cards”, ku Kevin Spejsi nė rolin e kongresmenit tė fuqishėm Frenk Andėrvud dhe Robin Rajt nė atė tė bashkėshortes Kler, bėjnė garė se kush ėshtė mė cinik e i korruptuar. Prodhuar nga Netflix, seria mund tė shkarkohet pėrmes online streaming edhe nė kompjuter apo tablet. Shkurtin e kaluar, kompania bėri mirė qė mendoi tė nxjerrė 13 seritė njėherėsh, duke i dhėnė jetė njė dukurie tė re shoqėrore qė quhet “binge watching”, njė maratonė televizive qė ka shqetėsuar mjekė e sociologė. “Ėshtė njė drogė e re”, komenton (jo me shumė) shaka Robin Rajt, dikur e ėmbla Xheni e Forrest Gampit. “Filmat me buxhete mes 5-25 milionė dollarėve janė specie nė zhdukje dhe nuk ke shumė zgjiedhje: Ose bėn filma tė pavarur dhe tė dalė ku tė dalė, ose do luash nė fumetet e Marvelit qė bėhen filma. Nė kinema, personazhe si i imi nuk ekzistojnė mė, dhe shyqyr qė ėshtė televizioni, i cili po pėrjeton njė shndėrrim spektakolar”.

Njė shndėrrim qė Tom Henks ka ditur ta perceptojė herėt, duke prodhuar projekte ambicioze si “Band of brothers” dhe “The Pacific”, ku janė punėsuar aktorė Oskarėsh si Kejt Uinslet (Mildred Pearce), Dastin Hofman (Luck) apo Brus Dern (Big Love). Janė pastaj Xhulianė Mur, Sigurni Uiver, Xhejms Kaan, Ellen Bėrnstin, Riēard Drejfys. Apo Xhesika Lanzh, qė pas dy Oskarėve me “Tootsie” dhe “Qielli blu”, tani ėshtė forca qė tėrheq seritė e “American Horror Story”. “Kurrė nuk kam patur publik kaq tė gjerė”, vėzhgon ajo e surprizuar, “dhe ėshtė ndėr tė paktat herė nė karrierėn time tė gjatė, qė kam punuar me materiale kaq kompleksė. Lexon njė skenė dhe thua: Kjo qenka e thjeshtė. Por pastaj zbulon se ka shumė ēelėsa leximi, qė vazhdimisht hap horizonte tė reja. Dhe disa prej monologjeve janė ndėr mė tė mirat qė kam patur ndonjėherė”.



Mbėrritja e kėsaj epoke tė re ėshtė favorizuar nga disa faktorė ekonomikė e teknologjikė. Pėrhapja e aparateve televizive dhe sistemeve audio qė e kanė ngushtuar hapėsirėn mes sallės sė kinemasė dhe shtėpisė, ėshtė njėri syresh. E nga ana tjetėr, kur ulet para ekranit gjigand tė televizorit tė ri, telespektatori nuk ėshtė mė nė mėshirė tė reklamave apo videoregjistratorėve tė vjetėr qė pakkush dinte t’i menaxhonte. Dhe Kevin Spejsi thotė diēka: “Kemi nxjerrė njė mėsim qė industrisė muzikore i ka shpėtuar. Nėse u jep njerėzve atė qė duan, kur e duan, nė formatin qė u pėlqen dhe nė ēmim tė arsyeshėm, atėherė ka mė shumė gjasa qė ata tė paguajnė nė vend qė ta vjedhin. Ky model fare mirė mund tė mposhtė edhe piraterinė”.

Rrjetet e mėdha ndėrkohė vuajnė nga pesha e strukturave tė vjetra elefantike dhe nga rėnia e publicitetit. Por nėse dikush mendonte se televizioni do ishte njė tjetėr viktimė e ciklonit internet, tani e sheh se ka gabuar: televizioni po pėrjeton njė epokė tė artė dhe falė tij edhe Hollivudi mund tė ruajė supremacinė mbi imagjinatėn kolektive tė planetit. E pohojnė shifrat: Me 100 milionė abonentė nė botė dhe tė hyra rreth 4 miliardė dollarė nė vit, HBO ėshtė shndėrruar nė bankomatin me tė cilin kolosi Time Warner mund tė kompensojė pikat e dobėta dhe pasiguritė e kinemasė dhe gazetave. Netflix ka 40 milionė abonentė qė bėjnė njė xhiro prej njė miliardė dollarėsh; Starz ka fitime 400 milionėshe pėr njė xhiro prej njė miliardi etj.

Jo rastėsisht Microsoft, Apple, Amazon dhe Twitter po e mendojnė seriozisht hyrjen nė televizion, si distributorė dhe producentė. Ekrani i vogėl ėshtė bėrė I madh; por a mund tė thuhet se ja ka kaluar kinemasė? “Nuk e di, pasi qarkullon ende njė sasi e madhe televizioni tė shpifur, e po njėsoj edhe kinemaja”, thotė Stiv Bushemi, “por ajo qė ka rėndėsi ėshtė skenari, materiali, detajet. Mjeti i komunikimit nuk ka shumė rėndėsi”.



l’Espresso






Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket