Spektakel

12 muaj diell

Brigje tė virgjėra, det, natyrė dhe feminilitet do tė prezantojė kėtė fundjavė kalendari i pėrvitshėm i Petri Bozos. Formula e kėtij viti, bashkėpunėtorėt dhe nėntė vajzat qė do tė na shoqėrojnė pėrgjatė 12 muajve tė 2014-ės.
Alida Cenaj
Brigje tė virgjėra, det i pastėr dhe rėrė e kristaltė. Gjire dhe plazhe ende tė paprekura nga dora e njeriut dhe betoni. Nga veriu nė Jug, nga Vaini nė Lukovė. Kėtė vit Kalendari i "Miss Shqipėrisė" i ėshtė rikthyer traditės. Asaj pėr hir tė sė cilės lindi kėtu e 12 vjet tė shkuara, si sinonim i konkursit tė bukurisė dhe qė mbi tė gjitha kishte nė themel bukuritė natyrore dhe promovimin e turizmit. Nėse katėr vitet e fundit Petri Bozo shėnoi njė kthesė tė fortė nė mėnyrėn e konceptimit tė tė vetmit kalendar jetėgjatė nė Shqiėpėri, kėtė vit ka ndodhur e kundėrta. Nėse edhe muaji i fundit i 2013-ės do tė mbyllet me njė pjesėz prej nostalgjisė dhe pasioneve e sė shkuarės sė producentit (avionėt), viti i ri qė presim tė hyjė pas pak javėsh do tė ofrojė tjetėr lloj imazhi nga faqet e kėtij kalendari. Kėtu e njė vit tė shkuar, njė takim i rastėsishėm e frymėzoi pėr njė lloj tė veēantė aventure Petri Bozon. Biseda me njė mik ia provokoi imagjinatėn pėr tė bredhur ndėr baza ushtarake ku "flinin" avionėt e lavdisė sė dikurshme. MIG-ėt me tė cilėt krenoheshim dhe ēdo copėz tjetėr historie e mbetur nga e shkuara, nga ato pėr tė cilėt edhe vetė producenti mund tė rrėfente ndodhi pa fund, qė nga koha e vegjėlisė, kur mbase si shumėkush, ėndėrronte tė bėhej pilot e tė drejtonte avionė tė mėdhenj e tė shpejtė. Kėshtu u realizua vjet kalendari nė bazat ajrore ushtarake, me sfond avionėt qė edhe pse nuk do ta prekin kurrė mė qiellin flisnin me heshtjen e tyre. Njė eksperiencė e jashtėzakonshme qė zbuloi njė histori tė tėrė, me personazhe tė jashtėzakonshėm njerėzorė, por edhe tė vetė atyre mjeteve tė fluturimit sepse secili prej avionėve qė u fotografua kishte njė histori tė vetėn personale mbijetese dhe rreziku. Njė lloj devijimi qė pasonte tre kalendarėt e mėparshėm, tė cilėt gjithashtu rrėfenin nė njė farė mėnyre edhe histori jetėsore. Rastėsisht u takua me makinat e epokės edhe dy vjet mė parė, qė pėr t'i mbledhur tė gjitha sa kishte nėpėr Shqipėri ishte njė odise mė vete, kėshtu ndodhi edhe me motorėt Harley Davidson, njė aventurė qė kaloi nėpėr tė gjitha rrugėt e Shqipėrisė, por sidoqoftė mė e lehtė pėr t’u realizuar meqė flitej pėr njė terren qė Bozo e njihte mirė.

Ndėrsa sivjet Kalendari do tė kthehet nė traditė. Si njė herė e njė kohė, kur startoi si njė ide e guximshme, e bėrė pa ndonjė plan mirėfilli, me disa vajza tė bukura qė pranuan tė pozonin guximshėm dhe qė mė vonė me rrugėtim – njėsoj si Miss Shqipėria – udhėtoi nėpėr monumente e treva historike. Kėtė vit kalendari ka ndalur nė bregdet. Nė tė 12-in vit tė jetės, nėntė vajza tė pėrzgjedhura nga edicioni i fundit i "Miss Shqipėria" kanė pozuar pėrgjatė 12 muajve tė 2014-ės me veshjet e klasit tė stiluara nga Rezarta Skifteri, imazh tė kuruar deri nė detaje, pa teprime apo lakuriqėsi. "Katėr vitet e fundit kemi pasur njė objekt nė sfond, diēka qė lidhej me pasione dhe aventura", thotė Bozo. "Ndėrsa sivjet po i kthehemi natyrės. Bregdet i virgjėr dhe plazhe ende tė paprekur nga dora e njeriut".



Njė hartė e gjerė qė nis nė Vain, nė Kune, vazhdon nė Porto Palermo, Porto Romano, gjirin e Bunecit, nė Kakome dhe Lukovė. Nėntė vajza tė pėrzgjedhura nga spektakli i bukurisė, me mė tė bukurėn e kurorėzuar nė krye, Lorenza Lekstakaj do tė jenė shoqėrueset e pėrditshme tė ēdo ore tė vitit qė po vjen. Me veshje tė stiluara nga Rezarta Skifteri, sensuale siē i vijnė pėrshtat vendit ku janė realizuar fotot, me ngjyra tė forta, e qėndisma, me grimin e realizuar nga Gazmend Ujkashi i Framesi-t dhe Dora e Artė, kalendari i 2014-ės premton klasiken e luksin tė ndėrthurura me natyrėn.

"Ndryshimin e parė e shėnuam nė vitin 2010", thotė Petri Bozo. "Binomi qė kishte mbizotėruar deri atėhere, modele-monument historik, ndryshoi. Nė vend tė tyre zgjodhėm njė objekt qė lidhej me turizimin. Tė parėt ishin motorėt Harley Davidson. U realizuan foto fantastike mbi kėta motorė tė nivelit tė lartė. Them kėshtu sepse dihet qė njė Harley Davidson, jo kushdo mund t'ia lejojė vetes. Mė pas zgjodhėm jahtet, ēdo modele pozonte mbi njė tė tillė, ku sėrish brigjet e virgjėra dhe pasuritėnatyrore tė Shqipėrisė ishin tė dukshme. Pas tyre erdhi radha e makinave tė epokės dhe nė fund avionėt. Ndėrsa kėtė vit fronin e mban deti".

Pėrveē Lekstakajt, mbretėreshės nė fuqi tė "Miss Shqipėrisė" pėr kalendarin e kėtij viti kanė pozuar edhe Erjona Sulejmani – pėrfaqėsuese e Shqipėrisė nė Miss Model of the World pak muaj mė parė – Iris Ēela, Kiara Tito, Dejsa Shehaj, Ramela Koleci, Livia Kola, Enilda Miftari dhe Xheraldina Selimi, pėrfaqėsuese e Kosovės nė garėn e bukurisė sė organizuar nė qershor. "Ndryshimi i parė sivjet ėshtė se nė kopertinėn e kalendarit nuk do tė jetė "Miss Shqipėria", siē ka ndodhur gjithmonė, por Erjona Sulejmani. Nuk ėshtė ndonjė politikė e veēantė kjo, por ndodhi sepse fotot e realizuar me Erjonėn gjykuam qė janė shumė tė mira pėr faqen e parė. Ndėrsa risia e dytė ėshtė se kalendari i kėtij viti ėshtė realizuar nga dy fotografė profesionistė, Petrit Pema, njė bashkėpunėtor i hershėm i "Deliart Association" dhe Renuar Locaj, gjithashtu njė djalė i talentuar. Besoj se kjo ka rritur akoma mė shumė cilėsinė e kalendarit sepse secila prej fotove ka idenė dhe fantazinė e kėtyre dy fotografėve duke i dhėnė harmoni tė njėlloji tė veēantė edhe vetė kalendarit".



I cili kėtė vit, siē tregon Petri, nuk ka asnjė pikė ekstravagancė apo lakuriqėsie brenda. Nga ato pėr tė cilat kalendari ėshtė komentuar jo rrallė. Nėse me jahtet dhe motorėt, Bozo mund t'ia lejonte kalendarit tė tij edhe ndonjė fotot ekstra, nga ato tundueset me hire femėrore egėrsisht zbuluar, aq sa tė tėrhiqnin vėmendjen, kėtė vit vajzat janė shfaqur ndryshe. Ekstravaganca mbetet vetėm tek veshjet, tė stiluara enkas pėr t'iu pėrshtatur bregut tė detit, tė qėndisura me dorė me gurė tė ēmuar, sidoqoftė sensuale dhe qė lėnė zbuluar fizikun prej modelesh tė secilės prej vajzave. “Gjithēka vjen sipas idesė dhe konceptit tė kalendarit tė ēdo viti”, shton Bozo. Kėsaj here fotot janė ideuar nė mėnyrė qė natyra e virgjėr tė vihet nė funksion tė hireve femėrore. Tė dyja bashkė ju siguroj se krijojnė njė binom tė mrekullueshėm. Flasin detajet qė ka ofruar natyra mėmė, ngjyrat, por dhe pozimi i vajzave pėr secilin prej muajve tė vitit. Nuk ka vend pėr tė tjera".

Ka ndodhur edhe herė tė tjera kėshtu, megjithėse kalendari i Miss Shqipėrisė ėshtė komentuar edhe pėr fotot e guximshme tė tij ndėr vite. Sidomos nė fillimet e veta, kėtu e 12 vjet mė parė, kur Petri Bozo i hyri punės pėr njė kalendar pa ndonjė ide tė qartė apo projekt tė menduar me detaje. Pavarėsisht kėsaj, nė vitin 2002, kur kurora e mė tė bukurės shqiptare kishte shkuar tek Zajmina Vasjari, imazhet seksi tė saj dhe Ēiljeta Xhilagės u komentuan dhe pėrfolėn gjatė. Fotot tunduese, lakuriqėsia e Xhilagės dhe sensualiteti i tepruar i Vasjarit e bėnė tė zhurmshėm promovimin e tė parit kalendar zyrtar tė "Miss Shqipėrisė". Tė gjitha komentet i adresoheshin zhveshjes sė dy ikonave tė dala nga spektakli i bukurisė, ēka u shndėrrua njėherėsh nė njė thyerje tabush, qė e futėn nė mendime producentin. Njė zhurmė e tillė bėri qė vitin e dytė tė punės, Ēiljeta dhe Zajmina tė mos ishin mė pjesė e vajzave qė pozonin, pėr tė mos e identifikuar kalendarin me komentet qė shkaktoi nė vitin e parė tė jetės. "Duhet thėnė se kur e filluam ne punėn pėr kalendarin, ky nuk ekzistonte as si ide. I hymė kėsaj pune pėr tė ruajtur vazhdimėsinė dhe pėr t'i dhėnė seriozitetin e duhur Miss Shqipėrisė", thotė Bozo. "Ishte ide e bukur qė ēdo fillimvit vajzat t'i dhuronin shqiptarėve njė kartolinė urimi pėr njė vit tė mbarė". Prandaj dhe pas 2002-it, puna me kalendarin e Miss Shqipėrisė nuk u bė mė shpejt e shpejt dhe pa njė koncept tė paramenduar me kujdes. Nė vitin e dytė u zgjodh Ardi Asllani pėr tė stiluar veshjet dhe fustanet e krijuara falė njė frymėzimi nga veshjet popullore shqiptare, ku ndėrthurej tradita dhe modernia duke i dhėnė kėshtu tjetėr frymė imazhit tė vajzave qė shoqėronin shqiptarėt nė muajt e njė viti tė tėrė. "Megjithatė kalendari i parė e pati njė efekt qė ndihet edhe sot e gjithė ditėn", shton Bozo duke qeshur. Sadoqė me kalimin e viteve puna sofistikohej e bashkė me tė edhe imazhet femėrore, kalendari i "Miss Shqipėrisė" fitoi famėn e tė vetmit qė i mbijetoi kohės dhe u kthye nė traditė. Herė duke rrugėtuar nėpėr monumente historike e herė me objekte tė veēanta nė sfond si simbolika tė zgjedhura. Kėshtu ėshtė edhe kėtė vit: ēdo gjė e pėrzgjedhur pėr foto e ka njė qėllim. Pa harruar kurrėsesi protagonistet e vėrteta, mė tė bukurat e "Miss Shqipėrisė" qė do tė na shoqėrojnė ēdo minutė, ditė e muaj tė 2014-ės.






Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket