Ekonomi

Zhurma pėr paketėn

Pakėnaqėsitė ndaj paketės fiskale tė qeverisė. Tė gjithė zėrat kundėr rritjes sė tatimit pėr bizneset. Kush do ta “pėsojė” dhe argumentet e ekspertėve pse Shqipėria rrezikon tė dalė nga konkurrenca e vendeve tė Ballkanit Perėndimor pėr thithjen e investitorėve.
Nga Rozeta Rapushi
Kush fiton mė shumė do t’i paguajė mė shumė taksa shtetit dhe kush fiton mė pak do tė paguajė mė pak. Koncepti parimisht qėndron. Por ēėshtja merr formė tjetėr kur bėhet fjalė pėr zbatimin nė praktikė tek bizneset. Komplikimet fillojnė nga rreziku i daljes sė Shqipėrisė nga tregu konkurrues tė Ballkanit Perėndimor pėr thithjen e investitorėve tė huaj, deri tek kėrcėnimi i ekonomisė apo rritja e evazionit fiskal. Ende pa mbėrritur nė Kuvend, pakėnaqėsitė ndaj paketės sė re fiskale tė qeverisė kanė filluar tė lėvrijnė nė qarqe tė caktuara. Dhe zėrat kundėr po ngrenė krye ēdo ditė mė shumė. Rrudhjet e buzėve e patėn fillesėn qė nė mbledhjen e Kėshillit Ekonomik Kombėtar, ku projekti i qeverisė i pėrpiluar ngushtėsisht me ekspertėt e Fondit Monetar Ndėrkombėtar (FMN) dhe Bankės Botėrore u prezantua nga vetė kryeministri Edi Rama. Matematika nė tė pėr bizneset ėshtė e thjeshtė. Taksa pėr bizneset nuk do tė jetė mė nė tė njėjtin nivel (e sheshtė) e fiksuar nė vlerėn 10 pėr qind, por do tė jetė nė rritje progresive sipas fitimeve qė do tė kenė. Rritja shkon deri nė shifrėn 50 pėr qind. Qė do tė thotė se nga janari i vitit tė ardhshėm, taksa qė biznesi do tė paguajė pritet tė shkojė nė vlerėn 15 pėr qind. Pikėrisht kėtu pėr ekspertėt e fushės dhe ata qė preken direkt, nis edhe njė spirale qė do tė sjellė njė sėrė pasojash zinxhir negative pėr ekonominė dhe konsumatorėt. Pėrfundimi nuk parashikohet aspak i mirė. Pėr rrjedhojė sinjalet paralajmėruese kundėr kėtij ndryshimi po vijnė nga tė gjitha anėt.



Kundėrshtimet

Kur ngrihet pyetja se ēfarė pasojash do tė sjellė rritja e taksave tė biznesit pėr vendin, punonjėsit e kėtyre bizneseve apo ekonominė, pikėpamjet janė tė shumta. Por pėrfundimi i tyre ėshtė i njėjtė: Tatimi nuk duhet tė ndryshojė. Administratori i Pėrgjithshėm i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku, pohoi pėr Revistėn Klan se nė parim asnjė sistem fiskal, e thėnė ndryshe taksat e larta progresive dhe /ose taksa e sheshtė tė nėnkuptuara tė ulėta, tė pėrdorura deri me sot, nuk mund tė thuhet nėse janė tė gabuara ose te drejta. Ajo qė pėrcakton suksesin janė rrethanat, koha dhe gjendja nė tė cilėn ėshtė ndėrtuar dhe ndodhet sistemi ekonomik nė tė cilin zbatohen sistemet fiskale. Por duke u ndalur specifikisht nė rastin e Shqipėrisė, parė nė njė spektėr mė tė gjerė duke pėrfshirė edhe mjedisin apo gjendjen ekonomike, pėr Buxhukun ėshtė e kėshillueshme qė tė pėrdoret edhe pėr njė kohė tė caktuar sistemi fiskal i mbėshtetur nė taksa tė ulėta dhe tė sheshta/uniforme. Dhe nė kėtė pėrfundim sipas tij, mund tė arrihet thjesht me disa argumente qė qėndrojnė dhe nuk mund apo nuk duhet tė shmangen nga qeveria e re.

Sė pari, pėr Administratorin e Konfindustrias duhet tė pranohet se sistemi progresiv me taksa tė larta, pėrdoret me qėllimin e rishpėrndarjes sė pasurisė. Fenomen ky qė ndodh nė vende tė pasura si Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Japonia, etj, qė realisht kanė se ēfarė tė shpėrndajnė. E kundėrta, ndodh me tatimin e sheshtė me nivel tė ulėt taksash. Siē ėshtė edhe rasti i Shqipėrisė dhe i vendeve tė tjera tė Ballkanit Perėndimor nė zhvillim qė janė ende nė kėrkim tė krijimit tė pasurisė. “Tatimi i sheshtė prej 10% ėshtė zbatuar nė radhė tė parė pikėrisht me qėllimin e mėsipėrm. Vetėm kėshtu mund tė kėrkosh tė vijnė rryma tė kapitaleve tė huaja, qė do tė bėjnė tė mundur zhvillimin, punėsimin dhe rritjen e mirėqenies sė qytetarėve. Pasi tė jetė krijuar pasuria ėshtė e arsyeshme, qė tė mendohet pėr tatimin progresiv me nivele tė larta”, analizon Buxhuku. Pėr kujtesė, nuk mund tė mohohet se nė garė pėr tė thithur kapitale tė huaja si Shqipėria janė edhe tė gjithė vendet e Ballkanit Perėndimor. Veēanėrisht nė kėtė kohė tė vėshtirė tė pasojave tė krizės mė tė rėndė tė kaluar nga ekonomia botėrore nga kriza e viteve ‘30 tė shekullit tė kaluar. Eksperti pėrmend se tė gjitha kėto vende zbatojnė tatimin e sheshtė prej 10% dhe pėr pasojė ēdo rritje e nivelit tė tatimit do ta nxirrte menjėherė Shqipėrinė nga gara e ashpėr e konkurrencės ndėrmjet vendeve tė rajonit. Nė kėtė rast, pasojat do tė ishin tė pallogaritshme nė zhvillimin ekonomik, punėsim dhe mirėqenie tė qytetarėve. Parė nė kėtė kėndvėshtrim, Buxhuku thekson se nuk mund tė lihet jashtė vėmendjes se nė kushtet e kontrollit tė territorit, varfėrinė relative dhe shmangien e thellė fiskale qė sot ėshtė aktualisht nė ekonominė e vendit, ēdo rritje taksash do tė ēonte menjėherė nė rritje tė evazionit. Nė kėtė rast llogaria ėshtė e qartė. Ata qė do ta pėsojnė sėrish do tė jenė qytetarėt dhe biznesi i ndershėm.

Panorama e mėsipėrme pėr Buxhukun ėshtė vetėm njė pjesė e arsyeve se pėrse si parim nė ekonominė shqiptare, nė tė gjithė sektorėt qė punojnė nė kushte tė konkurrencės sė lirė, duhet tė zbatohet edhe pėr mjaft vite tė tjerė tatimi i sheshtė nė nivele tė ulėta. Ndėrkohė pėr sektorė tė caktuar tė ekonomisė, qė punojnė nė tregje tė mbyllura, jo konkurenciale si pasojė e politikave tė caktuara me leje, licenca dhe koncesione qeveritare, ėshtė e moralshme dhe e nevojshme tė zbatohet sistemi i tatimit progresiv nė nivele mė tė larta.

Skeptikė por edhe mė kritikė u shprehėn edhe kreu i Dhomės sė Tregtisė, Nikolin Jaka dhe ai i “Biznes Albania”, Luan Bregasi. Shqetėsimi kryesor pėr ta janė investitorėt e huaj. Sigurisht me efekt tek ekonomia, punėsimi, zhvillimi, etj. Nė rrezik vihen shumė parime, besueshmėria nė tregun shqiptar, oferta por edhe konkurrenca e rajonit. Nė tė njėjtėn linjė me Buxhukun, Jaka pėrmend se vende si Maqedonia, Kosova, Mali i Zi edhe Shqipėria aktualisht operojnė me tė njėjtėn konkurrencė 10 pėr qind. Praktikisht, rritja e tatimit nė Shqipėri thyen njė gjė tė tillė dhe vendos vendin tonė nė njė pozicion aspak tė favorshėm. Kur drafti ėshtė ende nė duart e qeverisė dhe Kuvendit, propozohet qė njė tatim i tillė tė rishikohet dhe ekzekutivi tė gjejė rrugė tė tjera pėr tė mbledhur mė shumė tė ardhura nė buxhet.

“Pėrmirėsimi i administrimit tė sistemit tė taksave dhe tė tatimeve, qė pėr ne mund tė ketė rezerva mė shumė se sa e ardhura qė mendohet tė krijohet nė buxhetit nga rritja e taksave, zhbėrja e koncesioneve dhe secila nė mėnyrė indirekte, kanė rritur kostot dhe ne jemi gati qė kėto kosto edhe mund tė qėndrojnė nė skemė kėtė vit, por jo t’i marrin koncesionarėt lekėt qė ne paguajmė, por t’i marrė buxheti i shtetit. Rruga tjetėr sipas pikėpamjes sonė ėshtė lufta kundėr korrupsionit. Njė moral i ri i qeverisjes do tė rriste nė mėnyrė automatike tė ardhurat nė buxhetin e shtetit”, thotė Luan Bregasi, nga "Biznes Albania". Madje pėrballė paketės sė qeverisė, biznesi ka edhe njė sėrė kėrkesash qė ekzekutivi duhet tė pėrmbushė para se tė bėjė rritje tė taksave: tė krijojė kushtet e formalizimit tė ekonomisė, tė qėndrueshmėrisė dhe tė sigurisė ligjore nė reforma strukturore dhe rregullatore si dhe tė krijojė njė klimė tė pėrshtatshme pėr tė bėrė biznes nė kushtet e konkurrencės sė ndershme.



Mbrojtja

Qeveria deri mė sot i ka qėndruar fort versionit tė saj pėr rritjen progresive tė tatimit pėr bizneset. Kryeministri Edi Rama siguroi se ai dhe qeveria qė drejton do t’i qėndrojė premtimit tė bėrė pėr njė taksim tė ndershėm. Pėrfshirė kėtu jo vetėm nėpunėsit por edhe bizneset. Filozofia pėr tė ėshtė e qartė. Nė kushtet e vendit tonė ajo qė e zhvillon sipėrmarrjen nuk ėshtė njė taksė shumė e ulėt, por njė mjedis me siguri juridike dhe garanci qė mbron sipėrmarrjen nga tentakulat e korrupsionit dhe abuzimit. Ndaj ajo qė do tė humbet nga ulja e taksave pėr 95% tė shqiptarėve, premtim i hershėm ky i ekzekutivit, parashikohet se do tė sigurohet deri nė njėfarė mase nga bizneset. Kryesisht nga bizneset e mėdha qė sipas paketės sė re fiskale do tė mbajnė edhe barrėn mė tė madhe. Nė konceptin e qeverisė sė re, duhet tė kėrkohet mė shumė nga kompanitė dhe taksa e sheshtė nuk pėrmbush as qėllimin pėr tė cilin ėshtė vendosur por as qėllimin e qeverisė pėr taksim tė ndershėm. “Taksa 10% ka qenė njė fasadė pas tė cilės shumica e kompanive janė detyruar tė paguajnė shumė mė shumė qoftė pėr llogari tė korrupsionit ashtu dhe paaftėsisė sė qeverisjes. Ajo qė e zhvillon sipėrmarrjen nuk ėshtė njė taksė shumė e ulėt nė njė mjedis si yni pa asnjė siguri juridike dhe garanci qė mbron sipėrmarrjen nga abuzimi”, nėnvizoi Rama.

Kur kryeministri flet pėr ulje tė taksave pėr 95% tė shqiptarėve, i referohet rritjes sė nivelit tė tatimit mbi pagėn. Pas konsultimeve me ekspertėt e FMN-sė, synimi tėrėsor i paketės ėshtė ulja e tatimit pėr pagat nėn 130.000 lekė dhe rritja pėr pagat sipėr kėtij niveli. Sipas skemės sė ndėrtuar, tė gjitha pagat qė janė deri nė 30.000 lekė, tatimin do tė vazhdojnė ta kenė zero. Taksa nis pėr pagat qė do tė jenė mbi kėtė vlerė pra 30.001 lekė deri nė 130.000 lekė. Dhe shifra nuk do tė jetė tatim mbi pagėn por diferencės mes rrogės dhe shumės sė pėrcaktuar si tavan prej 30.000 lekėsh. E thėnė thjesht, pėr njė pagė 50.000 lekė, tatimi do tė jetė 13%, por jo e shumės fillestare prej 50 mijė lekėsh por do tė jetė 13% i 20 mijė lekėshit. Sipas kėsaj skeme, shumės totale tė pagės 50 mijė lekė, i hiqet vlera bazė qė ėshtė e patatueshme, 30.000 lekė, dhe ēdo person qė merr 50.000 lekė do tė tatohet nė masėn 13% vetėm pėr 20.000 lekė. Pra i bie 2600 lekė nė muaj nga 5000 qė paguan aktualisht. Pra fitimi ėshtė i ndjeshėm, nė vlerėn 2400 lekė. Duke ju referuar gjithnjė kėsaj page, tatimi pėrllogaritet tė jetė vetėm 5.2% e rrogės nga 10% qė ėshtė aktualisht. Rritja do tė ndihet pėr pagat mbi 130.000 lekė, ku nga 13.000 qė ėshtė aktualisht, do tė jetė diku tek 143.000 lekė. Dhe rritja progresive do tė vijojė pėr pagat mė tė larta. Me njė skemė tė tillė rezulton se tė gjithė ata qė marrin njė pagė nėn 130.000 lekė tė reja, qė janė shumica e popullsisė, do tė jenė tė fituar.



Procedura

Paketa e re fiskale ka njė rrugė tė gjatė para deri nė miratimin dhe hyrjen nė fuqi tė saj. Pas diskutimit nė qeveri, paketa do tė kalojė pėr diskutime nė Komisionet Parlamentare ku do tė marri formėn pothuajse pėrfundimtare dhe mė pas do tė votohet nė Kuvend. Paketa pritet tė mos pėsojė shumė ndryshime. Kjo referuar edhe zėrave tė shumtė se FMN dhe Banka Botėrore kanė vėnė si kusht miratimin e njė pakete tė tillė nė kėmbim tė marrjes sė njė kredie prej 200 milionė dollarėve nga kėto institucione. Por me plotėsimin e kushteve ndaj FMN-sė dhe BB-sė, qeverisė do i duhet tashmė tė pėrballojė presionin dhe pakėnaqėsitė e biznesit. Si dhe tė testojė ecurinė e njė skeme tė re, tė lobuar fort e cila mund tė sjellė rezultate tė ndryshme nga pritshmėritė dhe pasoja tė reja pėr ekonominė. Ajo qė ekzekutivi ka tė qartė dhe objektiv, ėshtė rimėkėmbja e ekonomisė dhe financave tė vendit. Dhe kėtė synim duhet ta arrijė pavarėsisht faktit se sipas tyre, kursi dhe shpenzimet nga qeveria e kaluar kanė qenė tė papėrgjegjshme dhe shpenzimet butaforike tė bazuara mbi borxhet po rėndojnė mbi shqiptarėt. Pėrballja ėshtė e vėshtirė. Sidomos kur flitet pėr njė deficit tė rėndė me fatura tė papaguara, shtetėzim brutal nė formėn e refuzimit pėr tė rimbursuar TVSH-nė pėr sipėrmarrjen, etj.




Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket