Kuriozitete

Marka e terrorit

Njėsoj si kompanitė e mėdha, edhe protagonistėt e luftės sė armatosur kanė nevojė pėr markėn e tyre. Ja cila ėshtė gjeneza dhe fenomenologjia e tyre, sipas njė eksperti tė njohur tė grafikės
Nga Marco Belpoliti
Edhe terrori ka markėn e vet, mjediset e “biznesit” ku operon, e padyshim qė nuk mund tė rrijė indiferent ndaj marketingut tė imazhit. Tė gjithė e mbajnė mend yllin me pesė cepa tė Brigadave tė Kuqe, tė stampuar nė pėlhurėn e tendosur prapa tė “burgosurve politikė” qė shfaqeshin nė fotot e tyre. Ekzistojnė po ashtu edhe flamujt me fraza e citate tė Kuranit, qė duken prapa krahėve tė luftėtarėve islamikė, teksa nė kėmbėt e tyre shfaqen pengje perėndimore; mė tė vėshtira pėr t’u lexuar e kuptuar nga perėndimorėt sepse shkruhen nė arabisht. Sipas ekspertėve tė markave, “brandi” shfaqet kudo si fenomen, pasi nuk ka ndėrgjegje e moral: Mund tė pėrdoret njėsoj si pėr qėllime pozitive, ashtu dhe negative, e madje pėr tė dyja njėherėsh. E shkruan kėtė Stiven Haller, nė tė shkuarėn drejtor arti nė “Nju Jork Tajms”, nė parathėnien e pėrmbledhjes qė u ka bėrė 64 logove dhe simboleve ikonografike tė grupeve terroriste qė kanė vepruar apo qė ende veprojnė nė botė, nga fundi i viteve 70-tė e deri mė sot. Libri quhet “Branding Terror”.



Dhe markat, po tė mendoni fjala vjen pėr Coca Colėn apo Apple, janė imazhe themelore pėr identifikimin dhe shitjen e mallrave; pa “brandin” e tyre, shumė kompani as qė do tė ekzistonin. Nė fund tė viteve 90-tė, Naomi Klein i bėri njė kritikė tė spikatur tregut tė simboleve tregtare nė librin “No logo”, qė u shndėrrua nė njė moment tė rėndėsishėm pėr kuptimin e atij kalimi kyē qė ndodhi nė ekonominė botėrore, nga prodhimi i mallrave tek prodhimi i imazheve. Markat asokohe tė kritikuara, kjo edhe nėn dritėn e zhvendosjes sė bizneseve tė tyre prodhuese nė Azi, ishin Nike, Reebok, Adidas, Disney; sot tė njėjta firma nuk kanė mė rėndėsinė e mėparshme; e nga ana tjetėr, konsiderata qė shijojnė logot e reja – Facebook, Twitter, Google, Apple – tė lidhura me komunikimin, kompjuterėt, rrjetin, nuk janė mė negative si atėherė, pėrkundrazi admirohen. Nė dhjetė vjet, ėshtė pėrmbysur gjithēka.

Por markat e terrorizmit? Si janė dhe si funksionojnė ato? Ēfarė veshjeje grafike kanė? Libri, i kuruar nga Artur Beifuss dhe Francesco Trivini Bellini, i paraqet ato pėrmes skedave efikase e tė kuptueshme, nė tė cilat pėrshkruhet historia e grupeve tė veēanta terroriste, simbolet dhe ngjyrat e tyre, pėrdorimi dhe pėrhapja. Sipas Hellerit, ekspert i grafikės, bėhet fjalė pėr njė pėrmbledhje qė paraqet njė pėrzierje tė veēantė tė banalitetit dhe tė jashtėzakonshmes. Pranė shqiponjave, automatikėve, shpatave, sheh edhe pėllumba e simbole tė tjera paqėsore. Nėse logoja ėshtė “pika e kontaktit thelbėsor mes publikut dhe cilitdo produkt, grup apo kompani”, siē thotė Heller, atėherė nuk mund tė mos bėhet e qartė se shumė prej markave tė terrorizmit ndėrkombėtar nuk janė drejtuar kundėr Perėndimit.

Pjesa mė e madhe e skedave tė redaktuara nga dy autorėt, ka tė bėjė me grupet terroriste, Al Kaeda dhe pasardhėsit e saj, grupe aleate ose rivale, qė shpėrfaqin marka agresive me jataganė, pushkė, bomba dore, estetika e tė cilave megjithatė nuk duket keqbėrėse nė vetvete. Dominojnė citatet nga Kurani (Luftojini derisa Allahu t’i ndėshkojė me dorėn tuaj, t’i mbulojė me harresė, t’ju japė fitoren mbi ta dhe tė shėrojė plagėt e besimtarėve), tė gjitha sigurisht nė gjuhėn arabe, sepse komunikimi final destinohet pėr milionat e ndjekėsve tė Muhametit, pėr tė cilėt sipėrmarrjet terroriste janė shembulli: Njė mesazh simbolik e njėherėsh aktivitet performues pėr t’u ndjekur. Marka ėshtė element kyē pėr nėnshkrimin e njė atentati apo akti lufte. Artur Beifuss na kujton se nė vitin 2006, shumė prej raketave artizanale tė lėshuara nga Rripi i Gazės mbi qytetet izraelite ishin mbuluar me shkrime nė hebraisht, tė bėra nga Lėvizja e Xhihadit Islamik: “Tani e dini se cilėt jemi”. Njė shembull perfekt i markės sė terrorit.



Nėse ekzaminohen 65 simbolet, zbulon se disa syresh janė ridizenjim i heraldikave tradicionale: Stema me shpatė e libėr, luanė hungėritės, ngjyra simbolike (mbizotėron jeshilja), kaligrafi elegante, gėrmėzime antike. Dhe kėto janė markat mė pak agresive. Disa tė tjera u rikthehen ikonografive tradicionale tė lėvizjeve tė sė majtės, socialiste e komuniste: Drapėr e ēekan, yll i kuq, grusht i mbyllur, me tė verdhėn e tė kuqen si ngjyra bazė; gjithsesi kjo kategori ka ardhur nė pakėsim. Autorėt sjellin nė kujtesė origjinėn e yllit, i pranishėm vetėm nė vendet qė janė prekur nga lėvizja komuniste ndėrkombėtare: Lindur nė vitin 1848, u pėrhap pas Komunės sė Parisit tė 1870-ės; pesė cepat simbolizojnė bashkimin e punėtorėve, fshatarėve, intelektualėve, tė rinjve dhe ushtarėve.

Por asgjė tė kėtij lloji nuk gjen nė markat e reja tė terrorizmit islamik, ku dominon pushka automatike kallashnikov, ose AK-47; apo tjetra M16; dy armė tė tilla tė kryqėzuara si nė emblemat e batalioneve apo brigadave. Simbolet e ringjalljes politike, tipike pėr vitet ‘60-70, pas lindjes sė Hamasit, tė Hezbollahėve dhe Al Kaedės, u shndėrruan nė logo ushtarake, nė simbole repartesh tė njė ushtrie qė tek jeshilja e Islamit gjen ngjyrėn mbizotėruese. Vėrehet nė shumė marka, pėrdorimi i fotoshopit dhe rregullimeve kompjuterike, pėr tė arritur efektet e nuancave tė sfumuara, tė hijeve apo tė dimensionit tė tretė. Tė pakta janė ato tė thjeshtat, tė pėrbėra vetėm nga njė simbol apo ngjyrė; pjesa mė e madhe tenton tė pėrfshijė nė logo disa mesazhe apo aludime: fraza, data, citate, objekte, arkitektura (si xhamia Al Aksa e Jeruzalemit).

Paradoksalisht, thjeshtėsia bie nė sy tek flamuri i Al Kaedės. Sfond i zi me gėrma tė bardha kaligrafike arabe, ku shkruhet: “Nuk ka Perėndi tjetėr veē Allahut, dhe Muhameti ėshtė Lajmėtari i tij”. E zeza (al raya) ėshtė ajo e flamurit tė Xhihadit, pėlhura qė thuhet Muhameti shpaloste gjatė betejave. Mė i bukuri ėshtė flamuri elegant i IBDA-C, Fronti Luftarak Islamik i Lindjes sė Madhe, qė vepron nė Turqi prej vitit 1993 pėrmes atentateve vetėvrasėse; Tre gjysmėhėna tė bardha me yllin pesėcepėsh, tė bardhė nė njė fushė tė kaltėr. I referohet flamurit tė kalifatit otoman nga 1844-ta nė 1923-in; por ėshtė edhe flamuri i grupit Iranian Mek, kundėrshtar i regjimit politik tė atjeshėm: Huma, shpendi mitologjik persian bashkohet me kallėzėn e grurit tė verdhė nė fushėn e kaltėr. Kemi dhe flamurin bazė tė UNLF, fronti autonomist i Manipurit, shtet indian: Yll i kuq nė fushė tė bardhė, rrethuar nga njė kornizė e kuqe.



Logoja mė moderne, prodhuar me kompjuter, ėshtė ajo e Luftės Revolucionare (Epanastatikos Agonas), terroristė grekė, e vetmja markė qė rezulton tė jetė pėrdorur nė publikime dixhitale, pėr ēka mund tė quhet e ngjashme me njė tag. Grafika komplekse e terrorizmit aktual duket se lidhet me komunikimin viziv tradicional, pra tipografinė, sesa me komunikimin qė pėrdor internetin. Njė shenjė mė tepėr kjo, qė tregon se shumė prej kėtyre grupeve i kanė rrėnjėt nė shekujt XIX-XX, nėse jo edhe mė herėt akoma. Libri nė fjalė sigurisht nuk merret me kėtė aspekt, qė nė fakt tė bėn tė reflektosh shumė pėr raportin mes simboleve dhe ideve, mes formave grafike dhe lėvizjeve fetare e politike. Ndėrsa prodhuesit e markave komerciale zhvendosen gjithnjė e mė shumė drejt imazheve tė lehta e tė shpejta (molla e Apple-it, zogthi i Twitter-it, ylberi i Google-it), terroristėt frymėzohen drejt ikonografive tė mesjetės sė vonė, paramoderne, prej nga vijnė tek e fundit edhe kėrkesat aktuale tė betejave tė tyre politike qė janė ende nė zhvillim e sipėr.



l’Espresso




Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket