Spektakel

Bukuria nė tre pamje

Me prezantueset e Festivalit tė Kėngės nė RTSH. Formula e re, ndarja e detyrave dhe spektakli qė pritet tė ofrojė Enkel Demi me tre bukuroshe nė krah: Klea Huta, Xhesika Berberi dhe Marinela Meta. Karrierat dhe sfidat e fund-dhjetorit pėr tre imazhet e reja tė garės sė kėngės
Alida Cenaj, Gent Shkullaku
Zyra e katit tė dytė qė i takon grupit tė punės sė Festivalit tė Kėngės nė RTSH ėshtė plot. Zėrat e atyre qė janė brenda dėgjohen deri nė fund tė korridorit dhe ende pa futur kokėn brenda vėshtirė tė kuptosh ēfarė thuhet apo tė identifikosh ndonjėrin prej tyre. Por mund tė dallosh qė po diskutohet pėr diēka tė madhe e shpesh bisedėn e ndėrpresin disa batuta dhe tė qeshura. Veēohen zėra femėrorė mė shumė, e mes tyre, njė tjetėr mashkullor, mė i njohur se tė tjerėt, shton kureshtjen. Panorama qė tė ofron dera e hapur mė nė fund tė vė pėrpara zv. Drejtorin e pėrgjithshėm tė RTSH-sė Martin Leka, skenaristen e festivalit, Alda Bida, prezantuesin Enkel Demi, stilistin Joni Peēi dhe tre bukuroshe tė tjera, njėra nė kėmbė dhe dy tė ulura nė kolltuqet pėrballė. Ėshtė vetėm 11 e mėngjesit, por duket se grupi ka goxha kohė qė ėshtė mbledhur. Vajzat e reja (aspak tė panjohura pėr publikun) duken se i kanė shkrirė akujt. Deri njė ditė mė parė (tė martėn nė darkė), organizatorėt e Festivalit tė Kėngės dyzoheshin mes dilemash tė shumta pėr prezantuesen e kėtij viti. Mbledhja e tyre zgjati deri nė orėt e vona tė natės dhe puna dukej me ngut sepse duhej zgjedhur patjetėr dikush qė do tė vihej nė krah tė Enkel Demit si prezantues i edicionit tė 52-tė tė Festivalit. Ishte mbledhje e paparashikuar e duhej zgjedhur shpejt sepse kėtė fillimjavė, prezantuesja e vendosur javė mė parė, Diellza Kolgeci ishte tėrhequr. Duhej menduar diēka tjetėr, e denjė pėr njė skenė si ajo e festivalit – e lakmuar nga prezantues me emėr dhe jo vetėm – e pse jo edhe njė formulė e re prezantimi. E meqė kandidaturat ishin shumė, drejtori i fotografisė Franco Ferrara, regjisori Petri Bozo, drejtori, stilisti dhe pjesa tjetėr e stafit drejtues, tė martėn vendosėn qė kandidaturat e mundshme do tė merreshin nė provė tė nesermen nė mėngjes. Njė audicion i mirėfilltė me kamera e skaletė pėrpara do tė ishte mė i saktė pėr tė dhėnė njė vendim final. Punė e kryer tashmė. Prezantimi ka marrė njė fytyrė tė re dhe skenari do tė shkruhet nga e para. Sepse kėtė vit, festivali nuk do tė ketė njė, por tre bukuroshe qė do tė ngjiten nė skenė. Dy netėt e para tė tij, pėrgjatė tė cilit do tė prezantohen 16 kėngė konkuruese dhe 16 duete tė kėngėtarėve nė garė me tė tjerė kolegė tė quajtur Big, nė krah tė Enkel Demit do tė jenė dy modele: Xhesika Berberi dhe Marinela Meta. Ndėrsa natėn e tretė, gjatė tė cilės tė 16 konkurentėt do tė prezantohen sėrish para publikut pėr tė zgjedhur nė fund fituesin, Enkeli do tė ketė njė tjetėr partnere: aktoren Klea Huta. Njė zgjedhje e pazakontė qė gjithsesi ka tėrhequr vėmendjen, jo vetėm prej emrave qė fituan audicionet dhe qė tanimė janė zyrtarisht prezantueset e kėtij viti, por edhe pėr larminė qė pritet t’i japin skenės sė madhe tė muzikės sė lehtė. I vetmi shqetėsim qė dukej sikur endej zyrave ku po gatuhet festivali deri tė martėn nė darkė ishte koha e shkurtėr nė dispozicion qė prezantuesit tė njiheshin e tė komunikonin me njėri-tjetrin. Shqetėsim i kotė me aq sa tė lė tė kuptosh atmosfera e njė ditė mė vonė. Enkeli, Klea, Xhesika dhe Marinela se do tė kenė probleme: Ende pa kaluar disa orė qė nga vendimi, katėrshja e prezantuesve e ka kapėrcyer fazėn e njohjes dhe kanė kaluar tek batutat. Ēka tė lė tė besosh se nė skenėn e Pallatit tė Kongreseve, mė 26, 27 dhe 28 dhjetor punėt do tė shkojnė akoma mė mirė.



“Po ėshtė njė sfidė e vėrtetė, e kam tė qartė pėrgjegjėsinė qė kam marrė”, thotė Klea Huta, pak pasi atmosfera ėshtė qetėsuar dhe detyra tė reja kanė filluar tė shpėrndahen pėr grupin e punės. “Tė them tė vėrtetėn nuk e prisja kėtė mundėsi, ndihem e vlerėsuar”. Por edhe fort e bindur se skena e Festivalit tė Kėngės ėshtė njė rast qė vėrtet nuk duhet humbur, por qė duhet edhe marrė me shumė seriozitet. Sepse jo tė gjithė ia kanė dalė mbanė. Por Klea prezantimin nuk e ka pėr herė tė parė. Nuk ka shumė muaj qė ėshtė ndarė nga njė tjetėr prezantim, Top Fest, dhe kohė mė parė numėron edhe tė tjera emisione apo spektakle ku ka qenė zė i parė. Aktualisht ndjek studimet nė vitin e tretė pėr aktrim nė Akademinė e Arteve dhe, siē i ka ndodhur edhe herė tė tjera, oferta pėr prezantim (punė qė e do mė shumė se asgjė tjetėr), i ka ardhur nė njė kohė kur ishte e angazhuar edhe me njė tjetėr projekt tė preferuar, teatror kėsaj here. Kur e ftuan pėr audicion, Klea ishte nė Akademi nė tė tjera prova. Kėtė fundjavė ajo nis provat nė skenėn e Teatrit tė Metropolit pėr rolin protagonist te “Nusja nė thes”, njė vepėr e shkruar nė vitet ’50 nga Hekuran Zhiti dhe e pėrshtatur pėr skenė nga Devis Muka dhe Ema Dorezi. Kjo e fundit, edhe regjisore e shfaqjes, ka mbledhur njė trupė aktorėsh tė rinj tė cilėt deri nė fund tė vitit premtojnė njė shfaqje qė do tė lėrė gjurmė nė jetėn artistike tė kryeqytetit. Por tani Klea duhet ta mendojė mirė se si do ta ndajė ditėn. Sepse nga e mėrkura, zyrtarisht ėshtė edhe njėra prej prezantueseve tė Festivalit tė Kėngės nė RTSH. “Nuk ėshtė hera e parė qė ngjitem nė skenė, por ėshtė hera e parė qė ngjitem nė njė skenė kaq prestigjioze sa kjo e festivalit”, thotė me buzėqeshjen e drojtur. “Padiskutim qė eksperienca nė Top Fest ka qenė e vyer pėr mua si artiste e re, por njė skenė si kjo kurrė nuk mė ishte dhėnė mundėsia”. Vetėm se nuk do tė jetė e vetme ose me njerėz qė i njeh siē mund tė ketė ndodhur nė Top Fest. “Gjė qė nuk po mė duket problem. Xhesika dhe Mariela janė miqėsore dhe u lidhem shpejt ndėrsa Enkeli ėshtė akoma mė shumė mbėshtetės. Sigurisht qė do tė jam maksimumin tim dhe jam optimiste sepse atmosfera qė gjeta kėtu mė duket shumė bashkėpunuese”.

Pėrveē kėsaj Klea duket ta ketė mė tė lehtė edhe sepse nuk ėshtė e panjohur me skenėn. Nuk i ka pasur mė shumė se 12 vjeēe ku u bė pjesė e trupės “Kripmjaltėzat” qė themeloi aktori Leonard Bombaj me tė cilėn numėron shumė shfaqje ku ka qenė protagoniste ose aktore e dytė, turne nėpėr vende tė ndryshme tė rajonit dhe shumė ēmime. E ndėrsa nisi studimet pėr aktrim, Klea nuk e ka lėnė pas dorė as televizionin. Tre vjet tė shkuara ajo fitoi njė konkurs tė organizuar nė Top Channel, “Top Girls” ku shumė moshatare tė sajat konkuronin nė kėndim, kėrcim dhe prezantim. Gjatė Kampionatit Evropian tė Futbollit ka prezantuar edhe njė rubrikė tė sajėn nė emisionin “Procesi Sportiv”, atė tė kronikės rozė, dhe kjo i ka rritur ambicien tė hedhė sytė nga ekrani. Ēka do tė thotė se prezantimi i Top Fest ishte njė tjetėr pėrmbushje ėndrrash. “E kam dashur gjithmonė prezantimin dhe televizionin dhe vazhdoj ta kem njė ėndėrr tė madhe, e cila po realizohet akoma mė shumė me kėtė mundėsi qė m’u dha”, shton ajo.



Punė qė e ka pėr zemėr edhe Xhesika Berberi, por qė vėshtirė ta ndajė nga modelingu prej tė cilit ėshtė bėrė e njohur. Bukuroshja bionde me sy blu, pėrfaqėsuese e Shqipėrisė nė “Miss Universe 2011” ėshtė nga ato qė nuk i mungon asnjėherė pasarelave tė rėndėsishme tė Tiranės. Dy vjet mė parė ajo u pėrzgjodh nga Fadil Berisha e Joni Peēi si pėrfaqėsuesja shqiptare dhe prej atij konkurimi u kthye me njė kontrate me agjencinė “Images” me tė cilėn ende dhe sot punon dhe falė kontratave qė nėnshkruan me tė udhėton shpesh drejt Nju Jorkut. Prej mė shumė se njė viti 22 vjeēarja ėshtė edhe imazh (bashkė me Afėrdita Dreshajn) i linjės turke tė fustaneve tė nusėrisė, “Tarik Edis” ēka ia ka zgjeruar hartėn e udhėtimeve dhe tė punės duke e rėnditur ndėr tė paktat modele shqiptare qė modelimin e ka njė profesion prej vėrteti. “Ndėrsa prezantimi pėr mua ėshtė njė eksperiencė krejt e re. Njė sfidė qė besoj se do ta pėrballoj siē duhet, edhe pse profesioni im i parė ėshtė modelingu. Mė pėlqen dhe shpresoj t’ia dal mbanė e nėse gjėrat shkojnė mbarė, pse jo, prezantimi mund tė jetė njė tjetėr impenjim pėr karrierėn time. Por gjithmonė pa hequr dorė prej atij qė dua mė shumė: modelingut”.

Ashtu si Klea edhe Xhesika sytė i ka drejtuar nga Enkeli, i cili pak mė tej ka nisur bisedėn me dy vajzat e tjera pėr mbi ca “sekrete” tė skenės dhe festivalit. “Besoj se Enkeli do mė bėjė tė ndihem rehat nė atė skenė”, shton Xhesika ndėrsa hedh sytė nga grupi i zhurmshėm. Pėr mė tepėr qė Xhesika, njėsoj si Klea, nuk ėshtė aspak e panjohur pėr publikun shqiptar. Sepse pasarelat i ka shkelur qysh nė moshėn 14 vjeēare dhe megjithėse kur konkuroi pėr herė tė parė, nė vitin 2005, pėr titullin e supermodeles nuk fitoi pėr shkak tė moshės sė vogėl, nuk i shpėtoi vėmendjes sė Fadil Berishės asokohe. Shumė e gjatė, pamje ekspresive – element kryesor pėr njė modele – sy larushė e buzė mishtore, Xhesi, siē i flisnin tė gjithė, kishte parametrat e duhura pėr t’u bėrė modele. Dhe ashtu ndodhi. Me fotografin e njohur realizuan njė set tė plotė fotografik dhe vetėm pak kohė mė vonė ajo do tė ishte njė nga vajzat shqiptare qė pozuan pėr revistėn amerikane “Seventeen”. Dhe jo vetėm. Mė e vogla e grupit tė asaj kohe filloi tė shfaqej kudo, nė ēdo eveniment mode, ēdo pasarelė a sfilatė qė bėhej nė Tiranė. Ishte zyrtarisht modele, madje nga ato tė kėrkuarat dhe mė tė paguarat krahasuar me tregun shqiptar tė modeleve. Ndėrsa gjashtė vjet mė pas Xhesika Berberi fitoi atė qė shumė moshatare tė saj e ėndėrronin: “Miss Universe Albania”. Nėse herėn e parė gara nė “Supermodel” i hapi udhėt pėr tė qenė modele profesioniste, kjo e fundit i hapi rrugėn e njė prezantimi zyrtar tė Shqipėrisė dhe shumė kontrata pune me tė cilat ėshtė e angazhuar edhe sot. Ndėrsa tani ėshtė radha e prezantimit. Njė angazhim i njė lloji tjetėr me tė cilin merret me dėshirė, ama me kushtin qė modelimin tė mos e lėrė pas dore.



Gjė pėr tė cilėn vėshtirė tė vėrė bast Marinela Meta. Ėshtė vetėm 17 vjeēe por fituese e “Supermodel of Albania 2012” njė aktivitet i rėndėsishėm modelėsh organizuar nga Joni Peēi. Ka tre vjet qė i ka hyrė kėsaj fushe dhe megjithėse shumė e re, fiziku dhe fytyra e imėt, alla franceze, siē e kanė pėrkufizuar i premtojnė ditė tė mbara nė kėtė profesion. Njėsoj si mikesha e saj, edhe Marinela ėshtė njė prej profesionisteve tė pasarelave tė Tiranės, sado qė shumė shpejt, planet i ka ta lėrė pėr fare Shqipėrinė. “Pas pėrfundimit tė shkollės sė mesme do tė ndjek studimet pėr farmaci nė Francė”, thotė bukuroshja, ndėrsa qesh e drotjur dhe hedh sytė pėr miratim tek miqtė e rinj. “E kam mė tė lehtė sepse ime motėr jeton aty dhe ėshtė njė profesion qė e dua shumė. Edhe gjyshi im ka qenė farmacist dhe duket se do tė ndjek gjurmėt e tij”. E kundėrshton butė Xhesika, me llojin qė “vėshtirė qė francezėt tė tė lėnė t’u shpėtosh”, por Marinela nuk tėrhiqet. Ngre supet pafajshėm si pėr tė thėnė se fati ėshtė parashkruar, sado qė modelingun do ta bėjė pėr aq kohė sa ka mundėsi dhe kontrata pune. Sa pėr festivalin? “Njė pėrgjegjėsi e jashtėzakonshme, por qė unė besoj se do tė rrisė profesionalisht dhe do t’i japė njė shtysė tė re porfesionit dhė formimit tim”. Me sytė nga Keli, Marinela i bashkohet grupit si edhe dy vajzat e tjera. Pak mė tutje njė skenar i ri po shkruhet pėr tė dhe detyra e katėrshes sė pėrzgjedhur kėtė vit ėshtė tė ofrojnė spektakėl. Nisur nga ajo ēfarė po ndodh vetėm dy orė pas miratimit tė emrave, spektakli nuk do tė jetė aspak i vėshtirė. Pėrkundrazi. Festivali i Kėngės kėtė vit premton tė ketė njė fytyrė ndryshe.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket