Reportazh

Ēamė nė Gorizia

Historia e njė qyteti dhe e njė zone qė pėsoi pėrplasjet e egra mes Italisė dhe Jugosllavisė sė Titos. Parė pėrmes suksesit tė njė familjeje shqiptare me origjinė nga Ēamėria, qė gėzon respekt dhe dashamirėsi nga gjithė qyteti. Pėrmes punės sė palodhur
Nga Agim Popoci
Kanė kaluar mė shumė se 20 vjet qė shqiptarėt morėn botėn nė sy dhe skenari ėshtė i zakonshėm: Rrėfime tė panumėrta, se si kėta shqiptarė tashmė perėndimorė, njohin dhe janė tė afėrt me personalitete tė njohura evropiane nga politika, sporti, arti dhe kultura. Rrėfimi i rradhės ėshtė i pazakontė pėr kėtė botė shqiptare, dhe me tė mburret jo njė shqiptar, por njė i huaj i mahnitur me shqiptarėt. Ėshtė ky kryebashkiaku i Gorizias nė Itali, zoti Ettore Romoli; aty ku ndėrtoi biznesin shqiptari Julian Avdullai nga Fieri, dhe me tė mburret sot jo vetėm i pari, por i gjithė qyteti.

Juliani apo siē e njohin nė Gorizia, Xhuliano sė bashku me vėllanė e tij Ilirin, me sakrificė tė madhe familjare arritėn qė nga njė dyqan nė sheshin Piazza Della Vittoria i njohur si “Pizza Mania”, ta zgjerojnė biznesin e tyre me njė “Greek food” nė Corso Italia dhe restorantin mė tė njohur tashmė nė qytet, “Ristorante Mediterraneo”. Pjesė e kėtij suksesi janė edhe prindėrit Hafizeja dhe Avdurrahmani, qė pėrveē sakrificės njohin edhe kėnaqėsinė qė sot njė familje ēame, me punė dhe vetėm me punė, arritėn tė bėhen tė njohur nė njė qytet tė veēantė italian.

Pse tė veēantė?! Qytetarė tė shumtė italianė bėhen keq kur u pėrmend Gorizian, atė tė cilėn e ndau dhe grabiti lideri jugosllav Tito, edhe pse mban firmėn e Marrėveshjes Paqėsore tė Parisit nga viti 1948; dėshtimin evropian nga viti 2004 pėr bashkimin e kėtij qyteti, atėherė kur filloi edhe zgjerimi lindor i Bashkimit Evropian me pagėzimin e kryetarit tė Komisionit Evropian, italianit Romano Prodi nė ceremoninė e zhvilluar nė sheshin “Piazza Transalpina”. Ndėrkohė banorėt e kėtij qyteti verior kujtojnė kohėn kur filluan tė shuajnė nepsin e njė pice tė mirė nga duart e arta tė familjes nga Grikohori i Igumenicės, e cila pėr shumė kohė kishte jetuar dhe erdhi nga Fieri nė fillimvitet ’90-tė. Dhe, pikėrisht pėr kėtė ngjarje dhe kėtė familje tė suksesshme, janė mė tė gatshėm tė flasin qytetarėt e Gorizias, pavarėsisht se jetojnė nė njė realitet tė ēuditshėm evropian, aty ku mund tė shijohet pica shqiptare, ushqimi grek dhe ai mesdhetar nga njė dorė e vyer shqiptare, dhe qyteti vazhdon tė jetė i ndarė, pavarėsisht se nė Evropėn pa kufi.



Mitrovica evropiane

Nėse nisesh nga Tirana, edhe pas 600 kilometrash brenda territorit tė Bashkimit Evropian, mbanė era Ballkan ose mė saktė, Mitrovicė. Realiteti ėshtė i hidhur. Po, ėshtė “Piazza Transalpina” e njohur tek italianėt ose siē e quajnė sllovenėt “Sheshi i Evropės sė Bashkuar”, aty ku mė 1 Maj tė vitit 2004 ishte krijuar ideja se po korrigjohet njė padrejtėsi e madhe. Pavarėsisht se ajo ēfarė ndodhi nė kėtė shesh duhet tė simbolizonte, pėrveē zgjerimit lindor tė BE-sė edhe bashkimin e evropianėve, edhe sot kemi njė Goricė sllovene qė ėshtė Nova Gorica dhe atė italiane Gorizia. Kufiri zyrtar nuk ėshtė aty, por gjithēka ēfarė ėshtė ndėrtuar me njė sforcim titist nė tokėn sllovene, ėshtė aty, ama gjithēka qė frymon ėshtė italiane.

Tė gjithė ata qė flasin pėr San Pietro di Gorizia, Titon dhe Gorizian, kujtojnė 8 Gushtin 1916, dhe nėntogerin Aurelio Baruzzi qė ngriti pėr herė tė parė flamurin italian nė kėtė qytet. Ndėrsa rrufisim kafen nė bar-kafe “Garibaldi”, dėgjojmė histori tė ndryshme, se si ėshtė ruajtur ky qytet dhe pėrse kemi njė sforcim tė arkitekturės nga grabitqarėt jugosllavė. Gjithēka kėtu ėshtė autentike italiane, dhe e kundėrta nga ana tjetėr, aty ku ėshtė krijuar njė qytet i ri mbi 3/5 e qytetit tė ndarė. Nėse sllovenėt nuk dėshirojnė tė flasin pėr Jugosllavinė, kjo nuk ndodh nė Nova Gorica, ku nostalgjikėt janė tė shumtė.

“Janė familje oficerėsh”, sqaron Janezi 27 vjeēar i cili i pėrket atij grupimi qė vazhdojnė me fanatizėm ta ruajnė genin slloven nė “dhuratėn e Titos”, dhe vazhdojnė me arsyetimet pse kjo ėshtė tokė sllovene nga viti 1947. Pavarėsisht se shumė tė rinj, ata ashtu si edhe Josip Broz Tito janė tė bindur se ēlirimtari ėshtė edhe i zoti i kėsaj toke; madje kanė marrė pak! Debati historik me shokėt e Janezit pėrfundon si nė ēdo parlament ballkanik, ndėrsa Sanja pak mė liberale vendsoj pikėn mbi “i”:

-Ma lėr kėtė muhabet, sot tė gjithė jemi nė BE!

Dhe kjo “tokė sllovene” u mundua tė shitet si evropiane edhe mė 2004, si dhe tė futet nė zonėn Shengen mė 2008. Vėrtet sot tek “Cassa Rosa” nuk tė ndalon njeri, por tė gjithė e pėrjetojnė si kufi. Nėse pa teklif tė duhet tė takosh njė sllovenfolės, padyshim ai ėshtė polici. Njeh bukur mirė dy gjuhė: Sllovenishten dhe anglishten klasike. Tė tjerat, hmmmm…dhe ēuditėrisht me ata tė Gorizias vetėm italisht, ndryshe s’bėn. E nė popull mbizotėron italishtja, edhe pse kontrabanda sllovene nuk i hyn mė njeriu nė punė, sepse nė Nova Gorica vijnė nga Gorizia tė blejnė karburant dhe cigare edhe legalisht. Policia rrugore sllovene si gjithmonė ėshtė e hidhur, madje edhe ndaj atyre klientėve italianė qė tregtojnė mallin slloven. E kjo nuk ndodhė rrallė.

Pėrveē fundjavės, orėt e mbrėmjes nė Gorizia janė tė heshtura. Por kjo nuk ndodh nė Nova Gorica nė Slloveni. Pas “Cassa Rosa”, nė krahun e majtė ėshtė njė pikė karburanti qė punon 24 orė dhe nga ana tjetėr njė reklamė e madhe neoni, “Casino Perla”. Fryma ėshtė italiane ashtu si edhe komunikimi, dhe rrallėkush flet sllovenisht. Shėrbimi nė restorant ėshtė i paparė, dhe habiten kur u drejtohesh nė gjuhėn e shtetit ku kishim shkelur:

“Kaj vino si imate, prosim vas?” (Ēfarė vere keni, ju lutem?)

Habi nė ēehre dhe njė rikoshetė fjalėsh qė fillojnė nga vreshtat e Sllovenisė pėr tė mbaruar nė Gorizia dhe jo mė larg. Murmuritjen e ndėrpret parakalimi i njė biletashitėseje tė gjatė bjonde qė nuk i shpėtoi as syrit tonė dhe as tė kamarieres, e cila i lėshoi njė sy nga poshtė lartė dhe e kėnaqur me porosinė tonė, humbi nė drejtim tė Tatjanės sė bukur dhe derės sė kuzhinės.

Pas darkės sė bollshme largohemi drejt Gorizias sė heshtur nė mesnatėn e fillimdhjetorit me njė pėrshėndetje tė rėndė policore. Kontrollojnė nėse shoferi dhe makina ėshtė nė rregull, dhe atė pėr tė cilėn tė gjithė fqinjėt sllovenė ankohen, testin e alkoolit. Makina me targa italiane nuk u pėlqen, ashtu si dhe unė si pasagjer i lirshėm nė sediljen e fundit qė nuk jam lidhur me rripin e sigurimit. Lidhem, por njė gotė verė do ta ndėshkojė shoferin qė nė tokėn sllovene shkel 0.01 % e famshme tė testit tė alkoolit. Pas gjobės sė paguar, diskutimi vazhdon nėse duhej shkelur nė Nova Goricė me makinė italiane apo shqiptare, por ja qė tek fqinjėt ishim! Gjoba shpėrndajnė lirisht, por tė paktė nuk vrasin si nė Mitrovicė. Fqinjė u thėnēin, por kjo “Mitrovicė evropiane” nėse pėr asgjė tjetėr, mund t’u shėrbejė shqiptarėve dhe serbėve pėr tė konkluduar se ku do tė pėrfundojnė njė ditė, kur Evropa do tė gjejė njė shesh pėr ceremoninė e bashkimit tė qytetit.



Nga Pizza Mania…

Mėngjesi fillon tek “Garibaldi”. Jo pse duhen shpenzuar lirat e para si nėntogeri Aurelio Baruzzi, por tashmė nė tokė tė vėrtetė evropiane duhet shijuar liria dhe ambienti vėrtet i pastėr. Ftohemi nga ish-senatori italian dhe kryebashkiaku aktual, Ettore Romoli. Flet pėr qytetin, biznesin e suksesshėm shqiptar tė familjes Avdullai, dhe njė sekret interesant: I biri ishte dhėndėr Shqipėrie ose mė saktė bashkėshorti i mbesės sė shkrimtarit Neshat Tozaj.

Flet me respekt pėr familjen e Xhulianos, punėn e pashembullt tė tyre dhe gjithēka ēfarė kishte ndodhur nga “Pizza Mania”. Flet si prind por edhe si njė ekspert i ekonomisė pėr ēfarė edhe ka doktoruar. Suksesi i familjes Avdullai ėshtė i rrallė, ashtu si edhe disiplina e punės, theksojnė si ish-senatori ashtu edhe bashkėqytetarėt e tij tė Gorizias qė padallim ndalojnė dhe pėrshėndesin Julin dhe Ilirin, kudo qė shkojmė. Nuk jemi tė predispozuar tė pengojmė njeri, aq mė pak kryebashkiakun mikpritės Romoli qė nė orėt e para tė ditės ka njė axhendė shumė tė ngjeshur, ndėrkohė qė Iliri niset drejt “Pizza Mania” sepse porositė me celular nuk pushojnė.

Arrijmė nė sheshin “Piazza Della Vittoria”. Pse mahnitet Gorizia dhe i pari i kėtij vendi me familjen Avdullai e kupton nė ēast, dhe fillon nga “Pizza Mania”. Iliri zhytet nė thellėsitė e oqeanit tė punės, aty ku Bledari nga Kruja dhe Kushtrimi e Xheladini nga Malisheva e Kosovės kishin pėrveshur mėngėt pėrballė klientėve qė me padurim prisnin picėn e tyre tė preferuar. Atmosfera e krijuar nuk mund tė imagjinohet, sikur pica tė jetė edhe falas. Por edhe kjo ēudi ka pėrgjigje!

Sot, “fajtori” kryesor pse italianėt konsumojnė picėn shqiptare nė Gorizia janė duart e arta tė Julianit, Ilirit dhe 20 punonjėsve tė tjerė tė kėtyre tri aktiviteteve qė mundėsojnė pėrveē tė tjerash edhe njė ushqim tė shpejtė grek dhe ofertė speciale mesdhetare me prodhime deti.

Nė fillim tė Corso Italia tė bien nė sy njė librari e jashtėzakonshme dhe njė dyqan nė qoshe, nė tė cilėn futen nga tė dy krahėt e rrugės, njerėz pa fund. Ku shkojnė, nga dalin dhe ēfarė mbajnė nė duar, pėrgjigjen e jep puna e familjes Avdullai.

“Greek food” nuk ėshtė se vetėm quhet kėshtu, por lėndėt e para tė ushqimit qė serviret nė kėtė restorant, rrėfen Juliani, vjen ekskluzivisht nga Selaniku. Nga pitja e sufllaqes deri te pasta, madje edhe pijet freskuese dhe birrat, gjithēka ėshtė greke. Vetėm origjinale, kjo ėshtė motoja pavarėsisht se kushton, thekson administratori i gjithė kėtij biznesi qė vazhdon e rritet, ndėrkohė qė Gorizia vazhdon e krenohet si me punėn e Xhulianit ashtu edhe Ilirit.



Ristorante Mediterraneo

Darkė pėr 60 persona. Ėshtė kjo porosia qė merr Juliani pėrmes celularit, pėr restorantin. Nisemi drejt Via Brigata Campobasso nė “Ristorante Mediterraneo”, dhe rrugės punėtori i tij Dritani nga Elbasani merr ca porosi tė veēanta pėr darkėn e porositur. Vjen edhe momenti kur i bėjmė ca pyetje pėr kėtė pėrditshmėri tė jetės italiane, dhe Juli e pranon se ndihmė tė konsiderueshme nė gjithė kėtė veprimtari i jep edhe familja, nė veēanti bashkėshortja. Pėrveē detyrimeve me djalin Enea dhe vajzat Estel e Xhesika, Entela (rrėfen Juli), arrin tė japė njė kontribut qė nė botėn e restorantit ėshtė vendimtar. Arrijmė para njė shtėpie gjigante, investim qė kap shumėn prej 1.2 milion euro. Nė kėtė klimė biznesi, me kėtė lloj komuniteti dashamirės, Juli thotė se gjithēka arrihet. Puna dhe angazhimi i tyre familjar nuk llogaritet nė gjithė kėtė sukses tė madh shqiptar, por pėr tė flasin tė gjithė bashkėqytetarėt e Gorizias. Pavarėsisht se me 150 ulėse, nė darkė ato nuk do tė mjaftojnė, dhe nė klientelėn elitare nuk do tė mungojė as kolegu gazetar Stefano Bizzi. Flasim pėr tė kaluarėn e Gorizias, tė sotmen, ushqimin dhe shėrbimin e rrallė nė “Ristorante Mediterraneo”, dhe Julin qė kujdeset pėr funksionimin e ēdo detaji.

Pėrshendetem me Stefanon me shpresėn se do tė takohemi nė mėngjes tek “Garibaldi” dhe i bashkohem tavolinės ēame, babait tė Julit, Duros dhe Gimit. Rrėfimi i ditėve tė para tė historisė sė familjes Avdullai nga viti 1994, ėshtė i ngjashėm me atė tė ēdo shqiptari. Ajo qė na rrethon ėshtė suksesi i njė jete mirėfilli tė disiplinuar, pėr tė arritur shėrbimin si tė picės ashtu edhe arragostės, me standardet mė tė larta. Duro flet ndėrsa mė sillen vėrdallė fjalėt e kryebashkiakut Ettore Romoli mbi kėtė familje shqiptare.

Orėt e vona tė fundjavės sė dytė tė Dhjetorit shterohen ndėrsa shoqėria prej 60 personave qė kishin prenotuar darkėn, u gostitėn edhe me pijen e fundit nga pronari Julian Avdullai, qė ndėrkohė iu bashkua diskutimit tonė mbi emigrantėt dhe komunitetin ku jetojnė. Pyes Julin se si i kanė trajtuar dhe si i trajtojnė shqiptarėt nė Gorizia, dhe ai ėshtė i sinqertė po aq sa edhe kryebashkiaku i tij italian:

“Varet nga ti, sepse ata jo qė respektojnė vetėm shqiptarėt por edhe ēamėt, pėr tė cilėt dinė shumė”. Kėtė edhe ma demonstron. Nė lokal pėrveē 60-shes sė prenotuar, nė orėt e vona kishin ngelur edhe rreth 30 persona. Lėshoi kėngėn e njohur ēame “Unė e dua Ēamėrinė” dhe reagimi ishte shumė mbresėlėnės. Qė tė gjithė nga 60-shja po duartrokisnin pėr kėngėn e tyre tė mirėnjohur, ndėrsa ne ndahemi nga “Ristorante Mediterraneo” pėr tė shkuar drejt hotelit, tė impresionuar nga qyteti i ndarė italian, aq shumė ngjan me Mitrovicėn dhe aq shumė e do Ēamėrinė.



Pak histori

Mė 8 Gusht 1916, nėntogeri 19 vjeēar i kėmbėsorisė, Aurelio Baruzzi me njė bombė nė dorė ka marrė peng gjithė ushtarėt austro-hungarezė qė ndodheshin nė zonėn e Gorizias. I merr pengjet, i ēon nė stacionin e trenit nė Gorizia dhe u komunikon se janė robėr ushtarakė tė Italisė, dhe aty nxjerr dhe ngre flamurin e parė italian nė kėtė qytet. Pastaj qė aty shkon nė kafe “Garibaldi” bėn porosinė dhe shpenzon lirat e para italiane. Pėr kėtė arsye kjo kafe ėshtė njė lokal historik si pėr Gorizian ashtu edhe gjithė Italinė. Por historia e kėsaj treve tė diskutueshme ėshtė mė dramatike se ky episod, edhe pse zyrtarisht zona me 20% tė banorėve sllovenė (sipas censusit tė kohės) i pėrkiti mbretėrisė sė Italisė nė vitin 1921.

I ndodhur nė zonėn kufitare mes Italisė dhe Jugosllavisė, nė maj 1945 qyteti u pushtua nga partizanėt e Titos. Nisėn deportimet e dhunshme nėn sebepin e luftės kundėr fashizmit dhe nė disa raste edhe ekzekutimet. Vetėm dy vjet mė pas do tė vendosej nė traktatin e paqes nė Paris, njė vijė demarkacioni qė do bėnte histori: Jo vetėm rajoni, por edhe vetė qyteti i Gorizias deri nė bėrthamėn e vet urbane, do tė ndahej nė dy shtete, Jugosllavia dhe Italia. Mendoni rrugė, rrugica, ndėrtesa e madje shtėpi qė shėrbenin si kufi kombėtar. Pėr shumė, sheshi qėndror i qytetit ishte simbol i trishtė i njė kufiri tė sforcuar dhe tė panatyrshėm. Mė nė fund, nė vitin 2004 ky kufi edhe simbolikisht u shemb me njė ceremoni tė veēantė.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket