Kuriozitete

Piratėt e shtetit

Historia e piraterisė ėshtė e mbushur me beteja, gjak e dhunė. Pėr shumė kohė, burrat qė merreshin me tė mbaheshin pėr heronj, e prijėsit e tyre si tė pavdekshėm; tė pėrjetėsuar nė dhjetėra histori e legjenda mbi aventurat tyre. Kush ishin pra kusarėt, shpesh tė ligjshėm, tė deteve?
Nga Armand Plaka
Me zbulimin e Botės sė re, fuqitė europiane kishin nisur tė mendonin pėr t'u bėrė mė tė pasur dhe zilia mes tyre kishte arritur kulmin. Para sė gjithash, sigurisht, ishin spanjollėt ata qė bastisėn e dhunuan popullsitė lokale tė Amerikės Qendrore e asaj Jugore, pėr tė pėrfituar sa mė shumė ar e pasuri. Kėshtu, sasi tė pafundme argjendi e thesaresh me vlerė ngarkoheshin nė anijet e tyre (galonėt) dhe dėrgoheshin drejt Spanjės mbretėrore, duke e furnizuar oborrin e saj me pasuri pėrrallore. Kombet e tjera europiane e posaēėrisht rivali i saj, Anglia, e shihnin me shumė zili kėtė fenomen, dhe ajo qė ata po bluanin tashmė nė mendjet e tyre ishte fakti se hispanikėt kishin zbuluar kėshtu burimin e pashtershėm tė pasurisė. E pasojat e saj diheshin. Por ēfarė tė bėnin tanimė? Tė nisnin njė luftė? Kjo edhe mund tė bėhej, por sipas llogarive, ky hap nuk ishte i rekomandueshėm,tė paktėn pėrkohėsisht, pasi Spanja ishte bėrė tashmė fuqia mė e madhe detare e tokėsore e kohės nė sytė e mbarė Europės sė Krishterė. Zgjidhja e kėsaj dileme nė fakt, rezultoi tė ishte mė se e thjeshtė. Duhet tė sajoheshin aventurierė piratė, tė cilėt shpesh sulmonin, nė dukje, me iniciativėn e tyre anijet spanjolle, e pėrgjegjėsia nė rast dėshtimi, do tė binte plotėsisht mbi vetė piratėt. Pra, mbėshtetja nga shteti (nė rastin konkret Mbretėresha Elizabeta e Anglisė) nuk do tė mungonte, por se ēdo gjė duhej tė mbahej sekret e qė sulmet e tyre tė mos provokonin njė luftė tė paparashikuar mes Spanjės e Anglisė. Nė rast suksesi, sigurisht se njė pjesė e konsiderueshme e plaēkės sė grabitur, do t'i lihej oborrit mbretėror. Kėta aventurierė njiheshin mė pas gjerėsisht si kusarė detesh, (privateers). Ata nuk ishin gjė tjetėr veēse piratė tė liēensuar nga shtetet e tyre tė origjinės dhe kėshtu formėsuan nė njė farė mėnyre edhe nisjen e njė ndėrmarrjeje qė rezultoi fillimisht e suksesshme, e mė pas shkatėrrimtare pėr shumėkėnd prej tyre. Nga ana tjetėr, pati njė histori tė gjatė zhvillimi. Kėshtu, deri nė shekullin e 18-tė, piratėt dominonin me sukses detet dhe pėrkohėsisht u bėnė edhe njė kėrcėnim i vėrtetė pėr tregtinė globale. Vetėm kur kombet e mėdha europiane lanė pas zėnkat e mėritė e vjetra dhe punuan me ndėrgjegje kundėr kėtij fenomeni qė po pengonte seriozisht kėmbimet e zhvillimin ekonomik, gjuetia ndaj tyre nisi tė kishte sukses, derisa nė njė masė tė madhe shėnoi dhe fundin e tyre, pavarėsisht disa rasteve sporadike, tė cilat vazhduan edhe mė tej nė kohė.



Realiteti dhe romantizmi artistik

Sidoqoftė, aq romantike sa paraqitet nėpėr filma e romane tė panumėrta plot ngjyra, jeta e kėtyre piratėve nuk rezulton tė ketė qenė. Pėr shumėkėnd prej tyre, ajo s'ishte pra veēse njė alternativė ndaj jetės sė gjatė, por skllavėruese. Jeta nėn flamurin e zi me simbolin e vdekjes ishte e vėshtirė, por e drejtė, nė sensin qė mund t'i rrėshqisje njė realiteti, i cili nuk u pėrshtatej idealeve e pėrfytyrimeve pėr jetėn tė shumicės sė njerėzve. Madje, na dėshmohet se pėr disa kohė, organizimi i tyre ishte shumė demokratik e i pėrparuar, saqė ata kishin filluar tė mendonin edhe pėr reforma sociale mes tyre, duke u dhėnė tė gjithėve sigurim shėndetėsor, apo “pensione speciale”, pasi dihet se ata nė aktivitetin e tyre ishin shpesh tė ekspozuar ndaj rreziqeve.



"Dragoi" nė shėrbim tė Madhėrisė sė Saj

Mė brutali e mė i famshmi mes tyre gjatė gjithė historisė mbahej ai qė nga spanjollėt njihet si "El Draque" - pra, Dragoi. Bėhet fjalė pėr anglezin Sir Francis Drake, qė do tė linte gjurmė nė historinė zyrtare tė Britanisė sė Madhe e qė me veprėn e tij vuri dhe themelet e fuqisė sė re botėrore tė deteve. Origjinėn e kishte nga njė familje relativisht e varfėr. Ishte pinjoll i njė familjeje fshatare protestante dhe kishte plane tė mėdha pėr veten, si pasojė e karakterit qė kishte. Kishte ambicie pėr tė bėrė pėrpara e arritur nė sferat mė tė larta shoqėrore. E kėshtu, rruga pėr tė dukej e vėshtirė, por gjithsesi e hapur. Ai u fut shumė shpejt nė botėn e detit dhe mori komandėn e parė tė njė anijeje qysh kur ishte nė moshėn 20-vjeēare. Nė shėrbim tė njerkut tė tij, ai ndėrmori udhėtimin e parė drejt Amerikės, duke drejtuar njė anije me skllevėr. Drake ishte njė religjioz i zellshėm dhe si protestant, ai e urrente Papėn dhe Kishėn Katolike. Dikur, familja e tij ishte pėrzėnė nga fshati ku banonte, si pasojė e njė kryengritjeje katolike dhe kėshtu qė atyre iu desh tė merrnin arratinė, duke nisur kėshtu njė jetė mė tė vėshtirė. Kjo ngjarje duket se e ndikoi atė vazhdimisht pėr t'u hakmarrė nė tė ardhmen, sa herė qė do tė kishte mundėsi ta bėnte. Drake ishte njė kundėrshtar i zellshėm, sidomos i Spanjės dhe e kishte bėrė qysh pėrpara njė plan tė mirėpėrpunuar nė kokėn e tij, pėr tė sfiduar "Perandorinė e deteve" nė Botėn e re. Qysh nė vitin 1573, ai arriti suksesin e tij tė parė. Drake ia doli tė sulmonte njė anije spanjolle tė mbushur me ar, nė afėrsi tė qytetit tė Nombre de Dios. Megjithėse ai arriti tė dėrgonte te Mbretėresha sasi tė mėdha ari, kishte aq shumė, saqė edhe pėr vete ai mbajti njė sasi plotėsisht tė konsiderueshme.



Vėshtirėsia pėr tė vėnė nė jetė planin

Planet e tij, gjithsesi, ishin shumė mė tė mėdha se kaq dhe ishin gjithashtu mė se tė rrezikshme. Mbretėresha Elizabeta pati drojė tė madhe, derisa lejoi mė nė fund, pas dy vjetėsh, ta priste Drake-n nė audiencė. Ajo qė Drake propozoi, ishte shumė mė tepėr sesa ajo ēka ai dhe bashkėpunėtorėt e tij piratė i kishin sjellė oborrit herėn e parė. Diēka e paparė dhe e padėgjuar mė parė nga ndonjė aksion piratesk. Por plani i Drake-ut mbartte gjithsesi, rrezikun e konfliktit tė drejtpėrdrejtė me Spanjėn dhe sigurisht se Mbretėresha druhej se do tė kishte pasoja tė pariparueshme pėr vendin e saj. Nga ana tjetėr, Mbretėresha Elizabeta filloi tė besonte se nė rast suksesi, ajo do tė behej Mbretėresha mė e pasur e vendi i saj do tė lahej nė ar. Mė nė fund, ajo pranoi.



Thembra e Akilit

Drake e dinte tashmė se ku ndodheshin vendet ku spanjollėt merrnin arin dhe e kishte menduar mirė se ku t'i godiste spanjollėt pas shpine. Thesaret e mėdha ndodheshin nė brigjet e Paqėsorit, pra pjesėn perėndimore tė kontinentit amerikan; dhe ato ishin relativisht tė pambrojtura mirė. Askush nuk e priste njė sulm atje dhe ato brigje pra, u bėnė dhe "thembra e Akilit" e spanjollėve. Nėse Drake do t'ia dilte tė shkonte me njė sasi anijesh drejt Amerikės sė Jugut dhe tė sulmonte atje, mu nė zemėr tė kolonisė sė tyre spanjollėt, kėta tė fundit do t'i dorėzoheshin atij, me siguri. Pasi ia doli pra ta bindte Mbretėreshėn, mė 13.12.1577 ai u nis me pesė anije nė oqeanin e pamasė. Me vete kishte njė urdhėr tė Mbretėreshės, tė cilin e ruajti sekret. Se ēfarė shkruhej konkretisht nė kėtė urdhėr, akoma nuk ėshtė zbuluar plotėsisht, madje shumėkush nga historianėt beson se njė tė tillė nuk ka pasur fare. Gjithsesi, mendohet se Mbretėresha i kishte lėnė atij me anė tė kėtij urdhri njė derė tė hapur, edhe nė rast tė dėshtimit tė misionit tė tij, pasi nuk donte ta humbiste Drake qysh nė atė fazė. Anija e tij ishte e ashtuquajtura "Drenusha e artė" ("Golden Hind"), njė anije relativisht e vogėl, por ekstremisht e shpejtė dhe e manovrueshme, e armatosur deri nė dhėmbė. Nė bordin e saj ai kishte mbartur 184 burra tė fortė e trima. Objektivi i tij i parė ishte tė pėrshkonte njė udhė tė rrezikshme detare: Rruga e Magelanit, pra ajo qė mbahej si mė e rrezikshmja asokohe nė botė. Drake ishte sigurisht, njė detar gjenial dhe arritja e tij nė kėtė aspekt, me kushtet e asaj kohe, meriton respekt tė plotė. Megjithatė, dy nga anijet e tij shoqėruese atij iu desh t'i braktiste nė brigjet e Amerikės Jugore. Njė tjetėr e humbi gjatė pėrpjekjes pėr tė arritur Paqėsorin. Drake mbeti vetėm me anijen tij, por gjithsesi, ai arriti nė brigjet perėndimore tė Amerikės me "Drenushėn e artė".



Dragoi godet nė shenjė

Me "Golden Hind"-in e tij ai vazhdoi tė lundronte drejt Veriut, gjithnjė ndanė brigjeve. Rrugės, Drake ndalonte shpesh, bastiste e grabiste pjesė tė brigjeve perėndimore tė kontinentit. Ai sulmoi koloni e lokalitete dhe grabiti me sukses galeone spanjollė. Gjatė kohės qė kryente kėto akte, atij i erdhi nė vesh fjala se thesari mė i madh nė botė tashmė ndodhej shumė pranė tij, e po priste qė ai tė ndėrmerrte aksionin pėrfundimtar: "Nuestra Seńora de la Concepción". Ajo ishte njė anije e mbushur plot me ar e thesare dhe e ruajtur gjithashtu shumė mirė me topa e armė. Ajo ishte e njohur, ose mė mirė tė themi, e nėmur pėr fuqinė e saj luftarake, e pėr kėtė mbartte dhe nofkėn "Cacafuego", ose pak a shumė nė shqip: Zjarrhedhėse. Drake ngriti velat dhe u drejtua nga Veriu. Por pėr tė mundur spanjollėt, ai duhej tė pėrdorte edhe disa hile. Kėshtu, ndėrsa akoma nuk i ishte afruar "Cacafuego"-s, ai hodhi nė det disa fuēi vere tė mbushura me ujė, tė cilat kėshtu do tė kufizonin ndjeshėm mundėsinė e saj (anijes sė vet) pėr tė lėvizur vendit. Fuēitė e bėnė punėn e tyre, duke penguar anijen tė lėvizte, pavarėsisht se velat vazhdonin tė qėndronin tė ngritura e era fshikullonte. Njė vėzhguesi tė painformuar, "Drenusha e artė" e Drake mund t'i ngjante mė sė shumti me njė anije tregtare qė ndodhej nė vėshtirėsi. "Cacafuego" madje, u rrotullua duke pyetur se kush kishte nevojė pėr ndihmė. Nė kėtė moment, Drake i kėrkoi kapitenit spanjoll tė dorėzohej. Kur ky i fundit e mori kėrkesėn si njė lajthitje tė njė tė ēmenduri dhe iu pėrgjigj me pėrbuzje Drake-ut, atėherė pa paralajmėrim, topat e "Golden Hind"-it nisėn tė lėshonin zjarr nė njė batare tė madhe e tė bashkėrenduar. Beteja nisi dhe kėshtu ndėrsa spanjollėt akoma nuk kishin rrėmbyer mirė armėt, burrat e Drake-ut vėrshuan plot vrull nė bordin e anijes sė tyre. Pas njė beteje tė pėrgjakshme, relativisht tė shkurtėr, spanjollėt e panė veten tė kapitulluar.



Thesari "Cacafuego"-s, i pamasė

Ngarkesa e "Cacafuego"-s ishte vėrtet njė thesar i paparė. Ai pėrbėhej nga njė sasi e madhe ari, 1300 barra flori, 14 arka me monedha dhe objekte tė tjera me vlerė, qė kishin qenė pronė e tregtarėve tė shumtė nga e gjithė bota. Kėshtu qė kur u kthye nė atdhe, Drake arriti jo

vetėm tė shlyejė investitorėt e tij, por t'u paguante atyre edhe njė pėrqindje super tė madhe fitimi, qė e tejkalonte vlerėn e dhėnė prej tyre nė 4700 pėr qind. Pjesa e rezervuar pėr Mbretėreshėn i pėrgjigjej buxhetit tė qeverisė sė saj pėr njė vit dhe kjo pėr atė kohė nuk ishte

pak. Edhe pėr vetė Drake dhe burrat e tij kishte mbetur plot sasi pėr t'u shpėrblyer dhe pėrveē kėsaj, ai tashmė gėzonte imazhin e heroit kombėtar nė vendin e tij.




Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket