Kuriozitete

Puna do b...

Do tė na kushtojė ca, por njėfarė faktori B (tanimė i pėrjetėsuar edhe nga divat), mund tė jetė njė objekt i qartė dėshirash. Pėr burrat ėshtė e lehtė tė imagjinohet. Ama pėr femrat ėshtė njė sfidė estetike dhe jo vetėm: Palestėr, krem e ndonjėherė “terapi” tė fjalės sė fundit
Koka e kthyer mbrapa fustani i ngritur nė mėnyrė djallėzore dhe faktori B krejt i zbuluar. Jo, nuk bėhet fjalė pėr ekzibicionizmin e famshėm tė radhės, por pėr statujėn e Afėrditės, perėndesha me “prapanicėn e bukur”. E admirojmė prej mė shumė se 2000 vjetėsh dhe qė nga viti 1802 e gjejmė nė Muzeun Kombėtar Arkeologjik tė Napolit. Shenjė qė tregon se mė shumė se dekolteja, mė shumė se barku, ajo ėshtė pjesa e trupit qė magjeps mė tepėr gratė, por dhe burrat. Por durim, sepse pėr ta bėrė tė pėrjetshėm nuk ka nevojė ta gdhendim nė mermer. Nė kohėt moderne preferohen fotografitė e shkrepura me smartphone, si nė rastin e “selfie”, shkrepje nga poshtė, tė preferuarat pėr Kajli Minogut, Rihanės, Kim Kardashianit e shoqe. Ka nga ato qė e duan tė rrumbullakėt, me majė, tė vogėl ose tė ekzagjeruar. E rėndėsishme ėshtė tė jetė “e vėshtirė” pėr t’u arritur.



Fitnessi e ngre lart

Pėr tė tonifikuar tė pasmet mund tė stėrvitesh duke bėrė vrap tė shpejtė nė natyrė ose ushtrime tė shpejta. E mbyll me palosje dhe zgjatje tė muskujve”, shpjegon Fabio Pani, doktor i Federatės Italiane tė Fitnessit. “Por ėshtė mirė tė evitohen pėrsėritjet e zgjatura sepse nėse sforcimi ėshtė i zgjatur, pėr rreth 40-60 sekonda, prodhohet shumė acid latik, i cili tenton tė akumulohet e mund tė ndikojnė nė pėrkeqėsimin e dukjes sė celulitit. Ideale do tė ishin ushtrime 10-15 sekondėshe, punė intensive dhe e shkurtėr e shoqėruar me aerobi, pėr tė hapur kėshtu kapilarėt dhe enėt e gjakut qė pas njė jete sedentare mbyllen. Qarkullimi ėshtė i rėndėsishėm po aq sa tonifikimi. Gabimet mė tė pėrhapura? “Jeta sedentare ėshtė padyshim nė plan tė parė. Njė tjetėr ėshtė pėrqėndrimi vetėm tek ushtrimet e thjeshta. Tė pasmet janė muskuj shumė tė fortė dhe si tė tilla kėrkojnė shumė punė. Ideale do tė ishte njė ushtrim me tė cilin arrin tė ngresh vetė peshėn e trupit. Dhe gabimi i tretė ėshtė pėrqėndrimi vetėm nė njė pikė: ėshtė mė mirė alternimi i pėrsėritjes sė ushtrimeve qė shėnjestrojnė edhe tė tjera grupe muskujsh mė tė pėrgjithshėm. Ėshtė e ashtėquajtura “para-lodhje”, njė teknikė intensive qė tė jep mundėsinė tė stėrvitesh mė mirė”. Por me njė sekret tė vogėl: Nėse ėshtė e mundur, tė stėrviteni zbathur. Kėpuca e zhvendos qendrėn e gravitetit tė kėmbės duke e detyruar tė mbėshtesė vetėm pjesė e pėrparme. Nė kėtė mėnyrė qarkullimi i gjakut zvogėlohet duke shtuar problemet.



Nga mezoterapia te dioksidi i karbonit

“Graviteti fiton gjithmonė”, kėndojnė Radiohead nė “Fake Plastic Trees”. Dhe nėse gjimnastika na shėrben pėr t’i dhėnė njė ton “antigravitacional” muskujve, nuk ka arsye tė shpėrfillim lėkurėn. “Imagjinojini tė pasmet si njė sanduiē: ka njė shtresė lėkurė, njė dhjamė dhe muskuli. Me njė vizitė tek mjeku estetik mund tė kuptojmė se nga vijnė problemet dhe janė ata qė japin diagnozėn”, thotė doktor Xhanluixhi Bertuzi, president i Shoqatės Italiane tė Mjekėsisė Estetike. Teknikat mė tė pėrhapura kur bėhet fjalė pėr tonifikimin e lėkurės? Trajtime ambulatore, si injektimi nė sipėrfaqe i substancave antioksiduese, aminoacideve dhe sasi tė vogla tė acidit ialuronik, i cili shėrben pėr hidratim. Pėr tė pasur njė efekt liftingu natyral ėshtė mė mirė pėrdorimi nė sasi tė plotė tė acidit ialuronik, i cili ėshtė mė i qėndrueshėm. Pastaj ėshtė radiofrekuenca e cila mund tė punojė si me lėkurėn edhe me muskulin, duke kontraktuar fibrat e kolagjenit dhe duke i bėrė me tė tonifikuara. I ngjashėm ėshtė edhe elektrostimulimi, sot pak i pėrdorur sepse pėr tė pasur efekte pozitive nevojiten seanca tė gjata. Pak gra janė tė gatshme tė harxhojnė 45 minuta qėndrim pa lėvizur pėr njė muaj tė tėrė.

Rreziku kryesor pėr njė tė pasme tė bukur mbetet gjithsesi njė: Celuliti. “Njė situatė qė mund tė varet nga katėr gjendje klinike: theksimi i strukturės femėrore, tė njohur si “dardhė”; rėnia muskulare e tė pasmeve; obeziteti ose dėmtimi i ashtėquajtur “lėvore portokalli”. Secila prej kėtyre situatave kėrkon terapi tė ndryshme, e cila vendoset nga mjeku”. Deri para disa vitesh pėrdorimi i ultratingujve me frekuencė tė ulėt, shkatėrrimi i triglicerideve duke mundėsuar lirimin e acideve yndyrore tė lira dhe mezoterapia (injektimi i ilaēeve nėn lėkurė) kanė qenė trajtimet mė tė pėrhapura. Pėrdoren ende, por janė tashmė “tė vjetėruara”. Karboterapia ua ka kaluar tė gjithave”, shpjegon Bertuzi. “Nuk ka efekte anėsore dhe ndikon tek lėkura, dhjami dhe muskuli. Metoda konsiston nė injektimet nėn lėkurė tė dioksidit tė karbonit mjekėsor, njė substancė qė e pėrftojmė nė mėnyrė natyrale dhe pėr kėtė arsye nuk ėshtė e rrezikshme”. Dhe nėse terapia klasike ishte mė e ngadaltė dhe e dhimbshme, tani ekziston kjo e gjeneratės sė fundit. “Nė tetor, nė universitetin Tor Vergata u vu nė punė karboterapia e asistuar: pa dhimbje, brenda 8 minutash u pėrftua njė rezultat i dyfishtė krahasuar me metodat klasike”. Gjithēka pa pasur nevojėn e ndėrhyrjes me bisturi. “Sot preferohen ndėrhyrje qė e kanė mundėsinė e kthimit pas. Nėse ndėrpritet, pas pak kohėsh kthehet si mė parė. Kjo ėshtė arsyeja pse duhet kryer nė mėnyrė periodike. Mund tė duket si disavantazh, por nė fakt ėshtė njė garanci e madhe nė rast se rezultati nuk pėlqehet. Nuk ėshtė transformim radikal. Terapitė mund tė kenė njė efekt pozitiv, por edhe subjektiv: varet nga mosha, gjendja e lėkurės dhe mbipesha vlen gjithashtu shumė. Rezultatet pozitive janė provuar shkencėrisht, por gjithnjė duhet pasur parasysh njė kėshillė: mos e teproni me pritshmėritė.



Kini besim

Me kėmbė nė tokė, me pak fjalė. E njėjta kėshillė vjen nga Fabiola Franēeski, konsulente imazhi. “Ėshtė thelbėsore tė pranoni veten. Askush nuk mund tė jetė kurrė perfekt, sepse perfeksioni nuk ekziston, ose nėse haset, ėshtė paadyshim subjektiv. Ja pse ėshtė mė mirė tė flitet pėr “karakteristika” tė trupit dhe jo pėr “defekte”, thotė ajo. “Nėse mendoj tė mbuloj njė defekt, gjithnjė do tė kem frikėn se diēka mund ta zbulojė atė. Kėshtu nuk do tė jem kurrė rehat. Nėse imagjinoj sikur kam diēka me vlerė, do tė jem mė e sigurtė tek vetja. Pėr kėtė arsye nuk i kėshilloj njerėzit asnjėherė tė mbulohen, mė mirė tė theksojmė trupin nė mėnyrė harmonike. Ka gra me fundshpinė tė rėndėsishme si Xhenifer Lopez, Rihana, Bijonse. Rėndėsi ka tė mėsojmė tė jetojmė me tė. Nė ē’mėnyrė? Pėr shembull duke mėsuar tė ecim. “Sjellja ndihmon shumė: shpatullat drejt, barku brenda, vėshtrim ballor. Siguria jonė varet edhe nga sjellja dhe kėtė e transmetojmė edhe tek tė tjerėt”. Me pak fjalė edhe nėse faktori B nuk ėshtė perfekt, pakkush do ta vėrė re. Ėshtė si nė njė iluzion optik. “Ėshtė fenomeni i “pėrshtypjes sė parė”: Syri regjistron harmoninė ose joharmoninė e sė tėrės. Kemi njė trup tė tėrė dhe pavarėsisht se vėshtrimi ndalet mė shumė tek njė pjesė se tek njė tjetėr, vėzhgojmė tė tėrėn. Pėr interesin tonė duhet tė mėsojmė ta ēmojmė kėtė gjė”.




Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket