Kozmikomiket

Tipari ynė kombėtar

Pjesėn tonė tė qaravitjes na e ndihin shumė dhe individėt qė i vėnė “gjoksin” situatės. Edhe drama e madhe e gjobave nuk ėshtė as pėrgjegjėsi e njė njeriu e as e njė grupi njerėzish, qofshin dhe reformatorė. Ndaj, nuk ka pse Ministri apo Kryeministri tė dalė nė ballė tė luftės, ēdo natė pėr tė bėrė dyluftim me ankimtarizmėn
Nga Koloreto Cukali
Kemi kaluar kėto ditė njė pėrvjetor tė dhimbshėm dhe pėr pak vjen 1 prilli, njė tjetėr pėrvjetor i trishtė. Por, pėrtej pėrvjetorėve, ne kemi njė hall mė tė madh kombėtar: Policia rrugore po vė gjoba. Befas, na u ndez geni i indinjatės individuale. Emisionet TV, shkrimet nė gazeta, statuset nė rrjete sociale dhe komentet nė blogje u mbushėn me njerėz tė indinjuar. Befas, nuk po kuptoj mė ku jetoj. Deri dje isha i bindur qė jetoja nė vendin ku shoferėt janė raca mė arrogante ndaj mė tė dobtėve (kėmbėsorėve, biēikletave), mė kanibale (nė dhunėn asgjėsuese brenda racės) dhe mė shpėrfillėse ndaj shtetit. Sot, po shoh qė jetoj nė njė vend ku shoferėt qenkan viktimat. Viktima e sistemit. Jemi mėsuar ta marrim atė fletėn e gjobės e ta flakim tėrė nerva nė kanal, madje dhe duke sharė trimėrisht atė qė na e ka vėnė. Por, ja ku u ndjemė viktima dhe ja ku u shndėrruam nė indignados. Zėdhėnės tė njerėzve tė indinjuar janė bėrė figura publike, politikanė, gazetarė, aktivistė. Kushdo qė ka njė makinė, ėshtė ndjerė sot viktimė e sistemit. Sistemi na ka dhunuar.



A ka dėshtuar sistemi?

Pyetjes nėse sistemi ka dėshtuar a jo, figurat publike, kushdo qė ka dhe 1 mijė fansė nė FB i ėshtė pėrgjigjur qė “po”. Sistemi nuk i ka kompjuterat e pėrditėsuar. Ti paguan gjobėn sot nė Tiranė dhe nesėr nė Kukės rezulton e pashlyer e ti nuk mund tė shkosh pėr peshk nė Prizren. Mund ta kishe mbajtur mandatin me vete, por ja qė nuk e ke kėtė instinkt nė marrėdhėnie me dokumentacionin. Nė sportelet e postės tė ėshtė dashur tė presėsh 2 orė dhe gjobat nuk korrespondojnė. Befas ky qenka njė shtet qė merrka prej teje - tė merr kohėn, paratė dhe sedrėn. Ėshtė i njėjti sistem jofunksional si deri dje, por, me ndryshimin qė deri dje nuk ia varje ti sistemit, bėje sikur nuk ekzistonte e as e llogarisje. Po ky sistem grin kohėn e nervat e qytetarėve tė thjeshtė prej vitesh, por ja qė tani kur duhet tė ndjehemi tė tėrė qytetarė tė thjeshtė, doli qė nuk funksionuaka.

Ky sistem nuk ka “dėshtuar” sepse ka qenė i tillė dėshtak qė nė ngjizje. Nuk ka qenė kurrė njerėzor e asnjėherė funksional.



Tė indinjuarit famozė

Nė shumicėn e emisioneve TV, perceptohet indinjatė e qartė ndaj gjobave tė policisė rrugore. Nė bisedė dėgjon njerėz qė ata paskan vite pa paguar gjoba, e dinė qė i kanė marrė, madje e pohojnė qė i kanė grisur a hedhur, dhe prapė ankohen pėr orėt qė po detyrohen tė presin pėr tė paguar. Pra, njerėz qė janė shkelės dhe e pohojnė nė TV, kanė prioritetin e vet tė qaravitjes, kundėr prioritetit tė shoqėrisė.

Po tė bėhej njė listė e gjatė e atyre qė kanė pėrfituar nga sistemi i deformuar (specifikisht nė lidhje me shkeljet e kodit rrugor) ajo do tė ishte e gjatė. Personalisht, do doja tė diskutoja mė parė pėr shkeljet e tyre, pastaj pėr dėmin qė kanė pėsuar. Janė ata qė ankohen mė shumė, ata qė deri dje kanė pėrfituar mė shumė nga sistemi. Gazetarė, politikanė, kėngėtarė e artistė, kushdo qė kishte njė njohje lart, deri dje ishte njė arrogant i pandėshkuar nė rrugė.



Tė indinjuarit e pėrjetshėm

Ka njerėz qė rrinė me orė duke pritur autobusin, duke pritur pėr tė paguar dritat, duke humbur ditė tė tėra pėr lloj-lloj hallesh nė sportelet e kėtij shteti burokratėsh. Por, nuk di tė jetė bėrė njeri kaq merak pėr ta. Humbja e kohės nė sportelet e shtetit ėshtė njė gangrenė qė godet mė parė qytetarėt e thjeshtė. Qytetarėt “e shquar” e gjejnė pėrherė njė formė pėr tė anashkaluar pritjet. Ndaj nė kėtė rast, mė duket kaq patetike ankesa pėr vonesat nė sportele, kur, asnjė nga ata qė po ankohen sot publikisht, nuk kanė dalė njė herė publikisht pėr t’u merakosur pėr dhunėn dhe arrogancėn e shoferėve tė rrugėve tė kėtij shteti, arrogancė, qė mund tė konstatohet pėrditė.



E vėrteta e rrugės

Le tė kthehemi nė rrugė. Mė kujtohet vajza me mercedez qė pėrplasi te sheshrrotullimi i Shqiponjės njė fėmijė, pėrdore me tė ėmėn. Nėna dhe fėmija po kalonin te vijat e bardha. Fėmija fluturoi nė ajėr dhe ra pak mė tej, ku disa kalimtarė e ngritėn, tė traumatizuar. Vajza me mercedez, doli nga vetura dhe gjėja e parė qė bėri ishte tė kontrollonte mos i qe gėrvishur mjeti. Pastaj, kur u sigurua qė nuk kishte gjė, hipi nė makinė e tentoi tė ikte. Me njerėz tė tillė janė plot rrugėt tona.

Nė rrugėt e Shqipėrisė ndodhin krime tė vazhdueshme. Personalisht nuk njoh askėnd, as edhe njė person tė vetėm qė tė mos bėjė njė shkelje nė ditė. Dikush do tė thotė qė ka dhe “njerėz tė ndershėm” qė nuk i thyejnė rregullat. Unė kam frikė se jo. E vėrteta ėshtė qė kėtu ka shumė njerėz qė nuk kanė shtypur (ende) me makinė njė njeri, por ne nuk jemi mėsuar t’i shohim “shkeljet e vogla” dhe mendojmė se jemi nė rregull. Jemi tė gjithė dėshmitarė tė shkeljes sė ēfarėdo lloj rregulli rrugor, qė nga parkimi, rrugėt 1-kahėshe, prioriteti nė rrethrrotullim, ndėrrimi i korsive nė semafor, shkelja e zebrave e vijave tė pandėrprera, zėnia e korsive me kthesė tė detyruar pėr tė ecur drejt, rėnia e borive brenda nė spital, shpejtėsia skėterrė nė rrugė fshati a qyteti, parakalimet kamikaze, dėrgimi i sms-ve nė timon, kalimi me tė kuqe (deri nė 3 makina njė pas njė), mos hapja rrugė ambulancės, dhunimi i vijave tė bardha, dhunimi i korsive tė dedikuara, e sa tė tjera. Jemi njė komb dhunues nė rrugė. Atėherė, pse ankohemi?



Komb ankimtarėsh

Ankohemi shumė. Nuk ka asnjė problem me ankesėn, pėrveēse kur ankesa zėvendėson aksionin qytetar, dhe prish balancat e prioriteteve tė shoqėrisė. Ankohemi dhe pėr t’i shpėtuar analizės sė vetvetes. Pėr shumė njerėz, edhe ‘97-ėn e ka bėrė njė njeri i vetėm. Kaq, dhe asnjė pėrgjegjėsi mė shumė, edhe pse ajo ngjarje ka pjesėmarrje tė gjerė individėsh, interesash, politikanėsh e mė gjėrė akoma. Por, analiza e vėrtetė na heq mundėsinė pėr t’u ankuar. Ankesa, na heq qafe sikletin e madh tė vetėkorrigjimit. Edhe 21 janari u kalua me patetizėm dhe pa njė analizė tė thellė. Foltoret ofrojnė vetėm propagandė, jo analizė, as vetėkorigjim. E vėrteta pėr 21 janarin ėshtė akoma nė trup tė pushtetit aktual. Nė kėtė qerthull ankesash, nuk besoj se ka gjė mė tė gabuar se identifikimi i Problemit tė Lartė Kombėtar (gjobat) me njė apo dy individė.



Heroin, apo sistemin

Pjesėn tonė tė qaravitjes na e ndihin shumė dhe individėt qė i vėnė “gjoksin” situatės. Edhe drama e madhe e gjobave nuk ėshtė as pėrgjegjėsi e njė njeriu e as e njė grupi njerėzish, qofshin dhe reformatorė. Ndaj, nuk ka pse Ministri apo Kryeministri tė dalė nė ballė tė luftės, ēdo natė pėr tė bėrė dyluftim me ankimtarizmėn. Sistemi nuk ėshtė njė njeri, dhe duke e identifikuar atė me 1 person kthehemi pas nė modelin e shtetit ku pėrgjegjėsia tkurrej tek 1 emėr, ku justifikimi kishte 1 fytyrė publike, ku funksionaliteti pėrfundonte nė shpatullat e njė njeriu tė vetėm, dhe ku zyra e ankesave kombėtare kishte njė dalėzots, i cili merrte pėrsipėr tė ishte ai rrufepritėsja e tė pakėnaqurve. Nėse ka diēka qė e pengon sistemin tė konsolidohet dhe “tė ndihet”, ėshtė shfaqja e heroit nė kohėn, shi nė kohėn kur kemi nevojė pėr njė sistem qė tė bėhet funksional. Sepse, deri ku mund tė funksionojė heroi?



Heronj dhe sherifė

Mė kujtohet para disa vitesh njė oficer policie me njė sjellje gati prej sherifi qė tentoi tė vėrė rregull nė Far East-in tonė. E vėrteta ėshtė se funksionoi pėr njė periudhė kohe, u shtuan gjobat, makinat e bllokuara, dhe shumė prej shkeljeve nuk bėheshin dot mė hapur. Nėpėr periferi kodi rrugor shkelej rregullisht, por nė qendėr tė Tiranės motorėt nuk dilnin dot pa kaskė. Problemi nė filmat me sherifa ėshtė se gjithmonė del dikush mė i fortė, ose mė i shumtė, ose mė i pushtetshėm brenda piramidės sesa njė sherif. Pėrballja e sherifit me kėta tė fortė nė pėrgjithėsi ėshtė njė bast kundėr sherifit, siē edhe (thuhet se) ndodhi me oficerin nė fjalė. Ai u qarkullua, rendi u kthye brenda pak ditėsh nė derexhenė e vjetėr. Testi i vėrtetė pėr sistemin nėse funksionon do tė jetė njė tjetėr. Dhe ai ka tė bėjė me tė pushtetshmit.



Sistemi testohet kundėr mė tė fortit

Shoh vazhdimisht njerėz me pushtet (dhe nuk e kam fjalėn pėr gazetarė qė thjesht kanė akses nė pushtet meqė pinė kafe me ministra, me deputetė e kryetarė) qė vazhdojnė tė jenė po aq shpėrfillės e arrogantė nė rrugė me mjetet e tyre, duke filluar nga maja fare e piramidės. Njė polic i thjeshtė mund t’ia marrė patentėn Arian Ēanit, por do kisha dyshime nėse do kishte guxim t’ia bllokonte Ilir Metės. Unė e kuptoj, qė po tė dalė ministri vetė nė rrugė, mund ta bllokojė edhe lejen e qarkullimit tė Kryetarit tė Parlamentit, alias King maker-it. Sikurse jam i bindur qė pėr hir tė show-t politik dhe ky i fundit do pranonte “me gėzim” t’ia merrnin.

Por, reforma e mirėfilltė dhe shenja e parė e sanimit sė sistemit do tė ishte vetėm kur ēdo polic i thjeshtė tė ndjehet king-maker nė atė udhėkryqin e vet me pluhur, dhe kur pushteti i kujtdo tjetėr nė kėtė shtet, nė atė cep rruge ku ka bėrė shkelje tė jetė i barabartė me 0.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket