Ekonomi

Buxheti nuk mjafton

Ish deputeti, Dekan nė Institutin Kanadez tė Teknologjisė, jep tezat qė do tė rivitalizonin realisht ekonominė. Klimė tė mirė pėr investimet, ligji, rendi, sistemi i drejtėsisė, ndėrtimi dhe fuqizimi i institucioneve, vendimtare. Problemi i qeverisė sė re: Estetika
Nga Rozeta Rapushi
Buxheti dhe paketa fiskale tė miratuara vetėm njė muaj mė parė, nuk janė serumi i vetėm qė i duhen ekonomisė sė sotme. Pėrkundrazi. Nėse nuk shoqėrohen me masa tė tjera tė domosdoshme si pėrmirėsimi i klimės sė investimeve, ligji, rendi, mbrojtja e tė drejtave tė pronėsisė apo ndėrtimi dhe fuqizimi i institucioneve qė janė tė njė rėndėsie vendimtare, buxheti do tė ishte veēse njė pėrpjekje e sforcuar pėr tė parandaluar recesionin. Kėshtu shprehet nė njė intervistė pėr revistėn Klan, ish deputeti demokrat, aktualisht dekan nė Institutin Kanadez tė Teknologjisė, Selami Xhepa. Sipas tij, njė strategji financiare qė pėrmblidhet nga njėra anė nė rritjen e theksuar tė huamarrjes dhe tė borxhit publik, dhe nga ana tjetėr nė njė rritje tė taksave dhe tė barrės fiskale nė ekonomi, ndėrsa nuk prek asnjė komponent tė krahut tė shpenzimeve si pjesė e programit tė axhustimit, mund tė ketė shumė pasiguri pėr tė ardhmen. Xhepa ngre shqetėsimin pėr efektet e rritjes sė akcizave, kryesisht pėr karburantet, qė sollėn njė efekt zinxhir pėr rritjen nė shumė produkte tė tjera. Efekte qė nuk do tė ndodhnin, nėse institucionet do tė ishin mė tė forta dhe do tė ushtronin kontrollin e duhur. Nė kėto kushte, ai shprehet se ndėrhyrjet pėr rivitalizimin e ekonomisė deri mė sot janė janė kryesisht “estetike”, qė lidhen me inspektimin e trupave tė administratės apo duke zhvendosur zyrat e punės, qė ėshtė nė vetvete njė element pozitiv, por qė duhet tė shoqėrohet me masa reale tė reformimit tė “brendėsisė” sė tyre. Pėr ekspertin e ekonomisė, do tė ishte me interes publik, por nė veēanti nga biznesi, tė njiheshin me programin e reformave strukturore qė qeveria ka ndėrmend tė ndėrmarrė gjatė kėtij viti dhe nė vazhdimėsi.



-Zoti Xhepa, Parlamenti votoi buxhetin e shtetit dhe paketėn fiskale nė fund tė vitit tė kaluar, nė kėndvėshtrimin tuaj si ekspert nė kėtė fushė si e shihni pėrmbajtjen e kėtij buxheti pėr 2014?

Nė gjykimin tim, buxheti i miratuar nga Parlamenti pėr vitin 2014 ėshtė njė pėrpjekje shumė e sforcuar, mbi tė gjitha pėr tė parandaluar njė rėnie nė recesion, por edhe pėr tė rikthyer periudhėn e dinamizmit ekonomik. Njė strategji financiare qė pėrmblidhet nga njėra anė nė rritjen e theksuar tė huamarrjes dhe tė borxhit publik, dhe nga ana tjetėr nė njė rritje tė taksave dhe tė barrės fiskale nė ekonomi, ndėrsa nuk prek asnjė komponent tė krahut tė shpenzimeve si pjesė e programit tė axhustimit, mund tė ketė shumė pasiguri pėr tė ardhmen.

-A do tė mundet buxheti i kėtij viti tė rimėkėmbė ekonominė shqiptare?

Ekonomia e vendit ndodhet nė njė gjendje problematike komplekse dhe ku vetėm buxheti vjetor ėshtė shumė i pamjaftueshėm. Sentimenti i investitorėve akoma reflekton skepticizėm dhe njė gjendje “pezull” duket se mban perspektivat e tyre. Sidoqoftė, buxheti do tė “pastrojė” zinxhirin problematik tė marrėdhėnieve tė krijuara midis subjekteve ekonomike, me shumė gjasa qė do tė ndihmojnė sektorin bankar tė pėrmirėsojė treguesin e cilėsisė sė portofolit tė kredisė, aktualisht njė nga shqetėsimet mė serioze pėr vendin.

-Ēfarė do tė sugjeronit pėr rivitalizimin e ekonomisė nė kushtet aktuale?

Klima e investimeve nė vend ėshtė fusha ku reformat mund tė gjenerojnė pėrfitimet mė tė mėdha pėr ekonominė e vendit dhe mirėqenien e qytetarėve. Janė reforma jo me kosto tė larta monetare pėr buxhetin, por qė mund tė krijojnė kushte mė tė mira pėr planifikimin dhe menaxhimin e sipėrmarrjeve private dhe punėsim. Sėrish, ligji dhe rendi, sistemi drejtėsisė dhe mbrojtja e tė drejtave tė pronėsisė, lufta ndaj korrupsionit dhe transparenca ndaj publikut, profesionalizmi administratės publike dhe rritja e kulturės sė shėrbimit tė institucioneve ndaj biznesit dhe qytetarėve, tė cilat mund tė pėrmblidhen nė njė fjali tė vetme - ndėrtimi dhe fuqizimi i institucioneve - janė ēėshtje tė njė rėndėsie vendimtare.

-Para pak kohėsh INSTAT foli pėr ritme negative tė ekonomisė pėr tre mujorin e fundit tė vitit qė shkoi. Sipas jush cilėt janė faktorėt qė ēuan nė kėtė rėnie?

Rėnia ekonomike e tremujorit tė fundit tė vitit qė kaloi reflekton njė prirje qė prej kohėsh vazhdon tė jetė prezente nė ekonominė tonė. Zhvillimet e brendshme politike tė vitit 2013 kishin pėrqėndruar aktivitetin e investimeve publike dhe shpenzimeve qeveritare nė pjesėn e parė tė vitit. Nga ana tjetėr, prurjet e ekonomisė nga turizmi gjithashtu ishin mjaft tė ulėta pėr shkak tė pasigurive dominuese nė vend. Edhe zhvillimet e jashtme nuk kanė qenė favorizuese, duke bėrė qė nė tėrėsinė e tyre, tė ndikonin negativisht nė ekonomi.

-Si mund tė rikuperohet gropa e madhe financiare pėr tė cilėn flet qeveria? A do tė dėmtojė nė kėtė aspekt edhe rritja e borxhit publik nga ekzekutivi?

Shlyerja e detyrimeve tė prapambetura tė krijuara qoftė nga veprat publike tė kryera e tė papaguara apo dhe nga rimbursimi i TVSH-sė, janė tashmė tė vendosura si ēėshtje prioritare nga qeveria dhe janė tė ndihmuese pėr ekonominė. Plani financiar i vitit 2014 ka kryer njė reformė fiskale tė rėndėsishme, duke ndryshuar barrėn fiskale nė ekonomi, me njė efekt nė rritjen e tė ardhurave buxhetore tė parashikuara nė rendin e rreth 180 milionė dollarėve. Nė kėtė kuptim, edhe thjesht vetėm nga rritja e parashikuar e tė ardhurave, dhe me shkurtime shumė tė pakta tė ndonjė shpenzimi qeveritar, buxheti mund tė kishte ruajtur tė njėjtin nivel tė huamarrjes publike si edhe vitet e tjera, nė rendin e 45-50 miliardė lekėve. Nė kėtė mėnyrė, deficiti fiskal dhe borxhi publik nuk do tė njihnin njė “kėrcim” kaq tė ndjeshėm. Dyfishimi i huamarrjes dhe rritja e borxhit publik nė afro 75% tė PBB-sė, janė tregues qė krijojnė frikė dhe pasiguri tek investitorėt.

-Ēfarė mund tė bėhet sipas jush mė shumė, pėr tė thithur investimet e huaja?

Kam ndjesinė se investitorėt e huaj po vazhdojnė tė mbeten nė pritje se ēfarė qėndrimesh dhe politikash po adopton qeveria. Rritja e barrės fiskale sigurisht qė krijoi pėshtjellime jo tė mira midis tyre dhe duket se akoma investitorėt ndjehen tė dyzuar. Duhet qė qeveria tė krijojė njė klimė komunikimi mė tė pėrshtatshme me kėtė komunitet. Agjensitė qeveritare, ministritė e linjės, e deri tek zyra e Kryeministrit duhet tė kenė nga njė koordinator apo njėsi qė tė komunikojė me biznesin dhe tė lehtėsojė vendimmarrjen deri nė nivelet mė tė larta qeveritare. Qeveria duhet gjithashtu tė propagandojė mė shumė nė publik dhe media rastet e investimeve tė suksesshme, pasi deri tani mediat pėrcjellin mesazhe aspak inkurajuese. Pasi tė vihet mė shumė rregull “nė shtėpi”, njė plan agresiv marketingu nė vendet e BE-sė duhet tė financohet. Edhe shėrbimi diplomatik mund tė luajė njė rol shumė domethėnės. Zyrat e ambasadave duhet tė jenė nė shėrbim tė investitorėve tė huaj dhe kėtė rol duhet ta kryejnė jo duke bėrė biznes pėr veten e tyre, por duke e institucionalizuar varėsinė e tyre funksionale dhe tė raportimit jo vetėm me Ministrinė e Jashtme, por dhe institucionet pėrgjegjėse tė ekonomisė.

-A do tė ndikojė negativisht tek investitorėt heqja e tatimit tė sheshtė prej 10% nga qeveria e re?

Sigurisht qė rritjet e taksave nuk janė tė mirėpritura. Por, nėse rritja e barrės fiskale do tė justifikohet me rritjen e shėrbimit ndaj tyre, me pėrmirėsimin e punės sė institucioneve, me rimbursimin nė kohė tė detyrimeve tė shtetit ndaj tyre, me shmangien nė maksimum tė arbitraritetit administrativ, etj., kjo rritje e taksės nuk do tė jetė problematike.

-Rritja e akcizės sė karburantit, ka sjellė njė efekt zinxhir tek produktet e tjera, kryesisht tė shportės. Ēfarė mund tė bėhet pėr tė parandaluar njė efekt tė tillė?

Rritja e akcizės ka krijuar jo pak shqetėsime nė disa sektorė tė ekonomisė dhe tek konsumatorėt. Efektet e kėtyre masave, edhe pse pritej qė tė reflektoheshin nė gjendjen e pėrgjithshme tė ēmimeve, nė shumė raste janė edhe abuzive. Kjo ėshtė rrjedhojė e institucioneve tė dobėta tė tregut, e mungesės sė pėrgjegjėsisė prej tyre nė raport me interesin publik, gjė qė nxitet edhe nga dobėsitė e theksuara tė kontrollit parlamentar mbi kėto institucione. Ėshtė njė ēėshtje me rėndėsi parėsore vėnia e institucioneve tė pavarura nėn varėsinė e ligjit dhe kontrolli dhe monitorimi i veprimtarisė sė tyre nga Parlamenti, duke qenė se ato janė garantuesit realė tė mbrojtjes sė interesit publik pėrballė abuzimit nga praktikat e pandershme qė mund tė adoptohen nė tregje tė caktuara.

-A ekziston njė “formulė magjike” pėr tė rritur punėsimin? Mund tė realizohet me kėto masa tė para qė ka marrė e majta nė aspektin ekonomik qė tė ulet papunėsia, aq mė tepėr numri i deklaruar prej saj pėr “1 milionė tė papunė”?

Papunėsia ėshtė plaga sociale dhe problemi ekonomik mė i madh qė ka sot shoqėria jonė. Si e tillė, pėrbėn edhe sfidėn mė tė madhe pėr tė gjitha qeverisjet e vendit. Sistemi ekonomik nė tė cilin ne jetojmė ofron mundėsi shumė tė kufizuara pėr veprime dramatike e vendimtare nga qeveritė. Pėr mė tepėr, nė kushtet e niveleve kaq tė larta tė deficiteve dhe borxheve publike, as vetė Kejnsi nuk do tė guxonte tė inkurajonte rritjen e shpenzimeve publike pėr krijimin e punėsimit. Duket se jemi tė mbėrthyer nė njė “kurth” ku ėshtė shumė e vėshtirė tė ndjehen efekte pėrmirėsuese tė menjėhershme. Deri tani elementėt e rinj tė qeverisė duken tė paktė - thjesht pajisja e tė papunėve me nga njė kupon qė do ju mundėsojė atyre aftėsimin pėr punė sipas profesioneve tė kėrkuara nga tregu. Kėto shėrbime tė ndėrmjetėsimit janė shumė kritike dhe tė dobishme. Nga ana tjetėr, kam qenė dhe mbetem shumė kritik ndaj skemave tė mbėshtetjes qė u jepet bizneseve pėr tė mbuluar disa kosto (sigurimet dhe taksat) tė punonjėsve tė rinj. Kėto skema janė mė shumė korruptive se sa tė dobishme dhe do tė ishte e nevojshme qė paratė publike nga ministria e Mirėqenies Sociale tė kanalizoheshin nė skema mbėshtetjeje mė efektive. Praktikat tashmė janė tė shumta dhe nevoitet vetėm njė vullnet pėr tė reformuar dhe kontrolluar nė njė mėnyrė mė demokratike sistemin. Veprimet e para tė ministrisė pėrkatėse mė duken inkurajuese dhe shpresoj se do tė ndikojė nė zbutjen e problemeve tė mprehta qė vazhdon tė mbart ky treg qė prej fillimit tė tranzicionit.

Nga ana tjetėr, qeveria ka folur pėr njė milionė tė papunė duke futur nė kėtė shifėr edhe fermerėt e vetpunėsuar, njė qasje qė, pėrtej retorikės, ngre njė problem shumė tė mprehtė pėr fshatin, por do tė duhet tė presim pėr tė parė se ēfarė zgjidhjesh do tė ofrohen ndaj kėsaj kategorie tė popullsisė.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket