Tendence

Muzikantė tė mallkuar

Fredi Mėrkuri, Emi Uajnhauz, Xhef Baklei. Dhe Kurt Kobein 20 vjet pas vdekjes. Nė kinema ėshtė koha e biopsisė sė jetėve tė ēuar dėm tė rockstar-ve. Mes seksit, drogės, ekstazės dhe dėshpėrimit
Seks i shfrenuar, dashuri tė komplikuara, drogė me shumicė dhe shumė mė tepėr: Krizė kreativiteti, ekstazė dhe dėshpėrim. Nuk ka dyshim se jetėt e kėngėtarėve dhe muzikantėve janė ekranizuar tashmė dhe ka mbetur fare pak pėr t’u shkruar nėpėr romane. Por duhet tė ketė ndonjė arsye tjetėr qė tė shpjegojė valėn e madhe tė kėtyre filmave biografikė. Ndoshta nevoja pėr gjėra reale pas heronjve me kartona ose nevoja pėr emocione meqė kemi pėrballė jetė, shpesh tė vetėshkatėrruara, lart e poshtė nėpėr rrugėt e suksesit. Si ajo e Xhenis Xhoplinit, vdekur nga overdoza nė moshėn 27 vjeēare, artiste e jashtėzakonshme qė do tė interpretohet nga Emi Adams nė filmin e Li Daniels, “Get It While You Can”. Bėhet fjalė pėr mitin “Club 27” qė ka si “ortakė”, Kurt Kobein, Xhim Morrison, Brajan Xhons, Xhimi Hendriks dhe tė mbėrriturėn e fundit Emi Uajnhauz. Tė gjithė me njė tė pėrbashkėt: Rebelimin, ndjenjė e shumėkujt nė kėto vite tė vėshtira dhe zgjedhje jete.

Ėshtė rasti i Nina Simones, kėngėtarja e talentuar e xhazit dhe mikeshė e Martin Luter Kingut. Dy bashkėshortė, njė vajzė, lidhje dashurie me meshkujt tė pushtetshėm dhe tė dhunshėm, Nina ka jetuar kudo. U harrua dhe pastaj u rizbulua. Ajo qė do t’i sjellė nė ekran ēallmat shumėngjyrėshe ėshtė Zoe Saldana, e kritikuar sepse ėshtė “shumė” e bardhė dhe e bukur, pavarėsisht trukut, protestave, efekteve speciale dhe vullnetit tė producentėve pėr tė fshehur skenat e gjakshme nė mėnyrė qė tė mos mėrziten tė afėrmit dhe fansėt. Fjalėn e fundit do ta thotė publiku.

“Nina” e Sinthia Mort, aktualisht nė post produksion, do tė dalė nė vitin 2014. Dhe nuk do tė jetė e vetmja qė do tė pėrkthejė nė imazhe atmosferėn e mallkuar qė shoqėron botėn e muzikės me alkol e kokainė. Ka tė llojit tė Mik Xhagerit, qė nuk i ka munguar asgjė, gra dhe droga tė ēdo lloji, ēmenduri e famė dhe qė ende ėshtė mbi skenė, i pandryshueshėm, por ka edhe qindra tė tjerė qė janė djegur. Shumė pak janė shndėrruar nė mite. Fredi Mėrkuri i “Queen” do tė ketė filmin e tij edhe pse protagonisti nuk ėshtė zgjedhur akoma (u fshi emri i Sasha Baron-Kohenit dhe i Daniel Redklif dhe doli Ben Uishou, i njohur pėr rolin e “Q” nė Skyfall dhe “Cloud Atlas”), siē do ta ketė edhe Kurt Kobein, themeluesi i Nirvanės, 20 vjet pas vdekjes. I drejtuar nga Bert Morgen, nėn mbikqyrjen e vėmendshme tė vejushės Kurtnei Love, qė e kujton tė shoqin “tė ėmbėl e tė thartė”, duket se do tė dalė njė gjė e mirė pasi edhe pjesa mė e madhe e materialit qė do tė pėrdoret ėshtė kurrė e botuar. Pastaj siē dihet Kobein ka lėnė pas njė thesar tė vėrtetė kartonėsh, vizatimesh dhe filmash. Aktualisht ėshtė nė qarkullim njė novelė grafike e Danilo Deninotit dhe Toni Brunos, “Kurt Kobein, kur isha alien” (dhe ai ishte i bindur se kėshtu ishte). Pėr Emi Uajnhauz do tė bėhet njė film dokumentar me regji tė Asif Kapadias qė ka realizuar edhe “Senna”, njė formulė narrative qė po funksionon. Familja ka rėnė dakord dhe ka njoftuar se jeta e Emit do tė filmohet “me pėrgjegjshmėri, ndėrshmėri dhe pa sensualizėm”, njė miks kinematografik pak premtues. Por do tė mund tė zbulojmė detaje interesante dhe intime tė vajzės sė paedukatė qė nuk pranoi tė shkonte nė rehabilitim: Njė valixhe plot me foto tė bėra pak para se tė vdiste, veshjet dhe kėpucėt e saj, magnete nga dera e frigoriferit, libra pėr fėmijė dhe njė temė shkolle, tė dhėna se sa e frekuentonte shkollėn e teatrit Sylvia Young, kitarėn e parė dhe intervistėn e dhėnė pėr “David Letterman Show”. Emi vdiq mė 23 korrik 2011, nė shtėpi, e vetme, pas njė rrugėtimi pikėllues ngritje-uljesh, njė martese tė pėrfunduar keq me Blejk Filder-Civil dhe ndonjė tentative pėr t’u kthyer nė normalitet. Paraqitjet e fundit kishin qenė katastrofė: Nuk arrinte as tė kėndonte, pengohej nė skenė ndėrsa fansėt pėrshėndesnin daljen e njė albumi tė ri, edhe pse do tė kishin qenė tė kėnaqur edhe vetėm me njė kėngė. Kishte lėnė veten pas dore dukshėm, me shumė tatuazhe dhe shumė e trukuar, buzė tė kuqe si plagė tė hapura, njė vajzė e famshme qė nuk e ndiqte modėn, por e krijonte atė. Mbi kėtė koncept nis filmi. Aleks, vėllai i Emit do qė njerėzit ta njohin mė mirė: “Ky ėshtė njė flash pėr vajzėn qė ishte, njė vajzė hebreje e veriut tė Londrės, me njė talent tė madh, njėra qė donte tė ishte besnike e origjinės sė saj”.



Pse ata? Pse kaq shumė muzikantė dhe kėngėtarė pikėrisht nė kėtė moment? Antropologu Ugo Fabieti i Universitetit tė Milanos, autor i disa librave informativė thotė se kjo ėshtė e logjikshme. “Pikėrisht gjatė krizave ndihen thirrjet pėr “jetėn e pamatur”, kėndon Vasko Rosi, nevoja pėr tė shkuar pėrtej limiteve, pėrtej rutinės, kundėr njė sistemi ku na thonė se kush duhet tė jemi, ēfarė duhet tė hamė, si duhet tė vishemi. Kėrkesės pėr tė qenė normalė, kėto jetė i pėrgjigjen me jo, shpalosin talentin, vullnetin pėr t’u shprehur dhe pėr t’i dhėnė jetė diversitetit. Bėhen modele stili e suksesi pėr tė rinjtė - mendoni koncertet e mėdha dhe turmat e adhuruesve. Nuk e kemi vėnė re, por janė hyjnitė laike, super heronjtė tanė tė rinj. Edhe pse nuk fitojnė, kanė bėrė njė gjė tė mirė: kanė lėnė njė gjurmė”.

Megjithatė shpesh ēmimi pėr kėtė pavdekėsi tė pjesshme ėshtė vėrtetė shumė i lartė. Ēfarė mund tė thuhet pėr Xhef Baklein, i mbytur nė lumin Wolf nė moshėn 30 vjeēare? Fėmijė arti (i ati, Tim ka qenė kėngėtar i madh) ka dhėnė materiale pėr tre filma: “Greeting from Tim Buckley” i Den Algran me Pen Bedglej (Dan i “Gossip Girl), “A pure drop” i australianit Brendan Fleēerit dhe “Mystery white boy” i Xheki Skotit.

Xhef, i trembur nga krahasimi me tė atin, gjeti guximin tė kėndojė nė vitin 1991 dhe qė kėtu filloi karrierėn, e cila kulmoi me pėrmbledhjen qė e pėlqejnė tė gjithė, “Grace”. Shumė e kujtojnė pėr “Halelujah” e Leonard Kohenit. Me shumė tė drejtė thonė se nė lumin Wolf u shua njė yll. Jo se mbytja ėshtė njė fund i preferuar shpesh (mė shumė ka ndodhur prej drogės), por njė fund tė tillė ka pasur edhe Denis Uilson, bateristi i “Beach Boys” i ftuar nė jahtin e njė miku, gjashtė vjet mė parė, ai u hodh nė ujė i dehur pėr tė kapur diēka (sigurisht nuk ishte nė vete). Si subjekt nuk ėshtė keq: Filmi titullohet “The Drummer” me Aron Ekart. Mik i Ēarls Mansonit, i njohur sepse sekti i tij ishte pėrgjegjės pėr vrasjen e Sheron Tejtit, i martuar pesė herė (dy herė me tė njėjtėn grua), Uilson abuzoi me tė gjitha llojet e substancave, alkol, duhan dhe drogė, pati fund fatal nė moshėn 39 vjeēare.

“Muzika prek korda tė thella. Kush di ta lexojė ka njė marsh me shumė”, shpjegon Laura Bonato, pedagoge e antropologjisė kulturore nė Universitetin e Torinos dhe qė pėr shumė vite ka punuar nė njė radio qė promovonte muzikė tė rrymave rrok, soul dhe bluz. “Tė kompozosh nuk ėshtė njėsoj si tė studiosh ekonomi. T’i japėsh zė zemėrimit apo ankthit ekzistencial tė njė gjenerate, siē ka ndodhur me rrokun, do tė thotė tė vėsh nė punė mekanizma kompleksė identifikimi. Si nė vitet ’50-tė kur rroku mori pėrsipėr detyrėn e shkatėrrimit tė moralit tė njė epoke. Sot jemi nė tė njėjtėn situatė: Kriza e vlerave, ėndrrat e tradhėtuara dhe dėshira pėr tė ndryshuar gjejnė tek muzika njė nivel tė fuqishėm shprehjeje (disa kėngėtarė janė performues tė vėrtetė, artistė 360 gradė). Ndaj nuk ėshtė pėr t’u ēuditur qė nė varrezat “Per Lashezė” tė Parisit, varri mė i vizituar – turizėm makabėr, jam dakord pėr kėtė – ėshtė ai i Xhim Morrisonit; qė dalin legjenda metropolitane mbi faktin se Elvis Presli ėshtė akoma gjallė dhe qė disa tė tjerė thonė se edhe Majkėll Xhekson nuk ka vdekur. Kemi dėshirė tė dėshpėruar pėr mite dhe mėnyra jonė pėr t’i kthyer nė jetė ėshtė t’i tregojmė nėpėrmejt kinemasė, vendit ku kryhet ceremonia e kujtesės”.



Pas pak kohėsh do tė kėrcasė ciak-u i parė i filmit mbi jetėn e gjeniut tė soulit, Xhejms Braun. Njė film qė do trajtojė kohėn qė nga fėmijėria e vėshtirė nė Xhorxhia, te fama e viteve ‘60-tė dhe ‘70-tė, kur ishte mbreti i diskotekave e deri tek vitet e tij tė vėshtira, tė shenjuar nga droga dhe akuzat pėr dhunė. Regjia e “Get up”, titulli i njė prej pjesėve mė tė famshme tė tij, i ėshtė besuar Teit Tejlorit, i njohur nga suksesi i “The Help”, ndėrsa Mik Xheger do tė bashkėpunojė pėr kolonėn zanore. Protagonist do tė jetė Ēeduik Koseman bashkė me Otavia Spenser, Viola Davis dhe Nelan Ellis.

Ka pastaj edhe operacione tė mėdha nostalgjie (Hollivudi mbėshtetet tek biznesi). Ekziston dėshira pėr tė kujtuar ditė tė lumtura nė njė kohė kur askush nuk e dinte se kishte tė tilla. Miki Samer, vajza e Sting dhe Trudi Teiler u emocionua shumė kur i propozuan rolin e legjendės sė gjallė Pati Smith nė “Country Bluegrass and Blues” (CBGB), emri i lokalit tė famshėm nė Nju Jork ku kanė interpretuar grupet mė tė mėdha punk-rock. Tė gjithė janė tė emocionuar: Joel Dejvid Mur dhe Xhoi Ramon, Kaili Galner dhe Lu Red, Tejlor Haukins dhe Igi Pop, Malin Akerman dhe Debi Heri e Blondie. Nė SHBA u shfaq mė 11 tetor dhe u pėlqye.

Por pėr ēdo film qė bėhet, pasojnė edhe dhjetė projekte tė tjera. Mė intriguesi ėshtė “Last Train to Memphis”, mbi jetėn e Elvis Preslit. I mbėshtetur nė best seller-in e Peter Guralnikut, filmi do tė tregojė transformimin e tij nga student i shqetėsuar nė yll. Ka filluar pėrzgjedhja e aktorėve dhe 20th Century Fox ka hapur nė sajtin e vet nė internet faqen, “Young Elvis Casting”. Mund tė kandidoni duke dėrguar njė kasetė qė pėrmban gjashtė deri nė tetė pjesė muzikore tė kėngės “The King”. Nėse ndonjėri ka dėshirė ta provojė, fat tė mbarė!



l’Espresso



Dici

Xhejms Braun dhe Emi Uajnauz. Nė faqen tjetėr, Fredi Mėrkuri i grupit “Queen”



Diēi 2

Nina Simone. Nė faqen tjetėr Kurt Kobein i grupit Nirvana nė njė koncert nė Siatėll nė vitin 1993. Xhenis Xhoplin nė njė koncert nė Nju Jork nė vitin 1968


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket