Kozmikomiket

Ndreca na duhet, por jo nė Vatikan

Ndoshta, duhet qė nė Ambasada tė mos shkojnė njerėz tė shquar e as tė ditur, por diplomatė tė mirėfilltė, ata qė e kanė zgjedhur kėtė profesion qė nė shkollė, qė kanė njė karrierė nė administratė, dhe qė kanė ambicie pėr t’u rritur e plakur nė sistemin tonė diplomatik.
Nga Koloreto Cukali
Rasti i shkrimtarit e gazetarit Ardian Ndreca, ėshtė i fundit i njė serie njerėzish qė unė i vlerėsoj, dhe qė i bashkohet korpusit qeverisės. Ai (siē pritet) do tė jetė Ambasador i Shqipėrisė nė Vatikan. Me sa lexova, ndėrsa diskutoheshin kandidaturat kish lindur edhe njė debat, se paska fyer Presidentin, apo se rrezikon tė shkruajė nė gegnisht (!). Nė fakt, debati i vėrtetė do tė qe: A duhet qė njerėz si Ndreca t’ia heqim shoqėrisė civile e t’ia japim shtetit? Por para se tė shkojmė atje, do doja tė vlerėsoja nga ana personale se ēfarė humbas e ēfarė fitoj nga ky emėrim. Ēfarė fiton Shqipėria nga emėrimi i Ndrecės?



Shqipėria dhe Vatikani

Nuk e di se sa tė rėndėsishme konsiderohen nė nivel dy-qeveritar marrėdhėniet e Shqipėrisė me Vatikanin, por nga njė vėshtrim i shpejtė nuk mė duket se shkojnė pėrtej marrėdhėnieve “shumė tė ngrohta e miqėsore”. Jemi afėr, por nė tė vėrtetė jemi larg. Prerjet e interesave dhe mundėsive konkrete gjeopolitike nuk na lejojnė tė bėjmė shumė pėrveēse t’i buzėqeshim pa shumė fjalė njėri-tjetrit, si shtet, kur hasemi nė rrugėt e gjeopolitikės.

Nuk besoj se Vatikani vlen pėr marrėdhėniet tona ekonomike; as pėr strategjitė tona rajonale nuk ėshtė ndihmė e madhe (me sa di unė nuk ka njohur as Kosovėn); pėr ambiciet tona ushtarake po ashtu nuk na hyn nė punė dhe e vetmja marrėdhėnie e fortė ka tė bėjė me komunitetin fetar katolik tė Shqipėrisė. Pra, njė Ambasador nė Vatikan nuk ėshtė ndonjė hall i madh qė ky shtet duhej tė zgjidhte, siē do tė ishte pėr shembull zgjedhja e Ambasadorit tonė nė Greqi, Serbi, Itali, Francė, Amerikė a Angli, vende qė ne nuk kemi mundur t’i shfrytėzojmė kurrė maksimalisht falė ambasadorėve tė paaftė, meskinė e dembelė. Sigurisht, tė kesh njė intelektual tė njohur nė krye tė njė Ambasade mė sė paku i bėn nder shtetit, edhe pse njė intelektual nuk ėshtė e thėnė se do tė jetė njė diplomat gjithaq i mirė. A duhet pėr kaq tė konsumojmė Ndrecėn?



Ndreca i shtetit

Ardian Ndreca hyn nga tė paktėt kolumnistė qė unė i lexoj vazhdimisht dhe me ėndje. Personalisht, do doja qė Ndrecėn tė vazhdoja ta lexoja. Jam i sigurt qė ai do tė vazhdojė tė shkruajė, por nuk do jetė mė ai i pari. Sado tė pėrpiqet tė jetė i baraslarguar nga ngjarjet, ai do tė jetė njė ambasador qė shkruan publicistikė dhe jo njė mendje e lirė qė shkruan pėr njerėzit. Detyra e intelektualit nė njė vend si ky ėshtė qė tė qėndrojė jashtė sistemit. Kam frikė se sado t’i japim guxim vetes se posti shtetėror nuk do na ndryshojė, kjo ndodh, pa e dashur ne.

Rasti mė domethėnės i njė publicisti tė aftė qė u konformua nė sistem ėshtė ai i Edi Ramės, qė pasi u bė pjesė e sistemit nuk dha asnjė kontribut publicistik pėr publikun, madje, nė gjykimin tim personal, u bė palė me tė pasurit kundėr qytetit. Shembuj tė tillė ku intelektualėt konformohen nė sistem janė tė shumtė, dhe sidomos bien nė sy nė kohėn e ndėrrimit tė pushteteve, ku sistemi pėrpiqet t’u “blejė” heshtjen gazetarėve, intelektualėve apo kolumnistėve me integritet. Sistemi jo thjesht tė blen me poste. Sistemi nuk tė lė asnjė rrugė tjetėr.



Intelektualėt pėrherė tė varur

Ėshtė e kollajtė tė japėsh mend mbi jetėn e dikujt, siē po bėj unė nė kėtė rast, tė gazetarit Ardian Ndreca. Tė gjtihė pretendojmė prej gazetarėve ndershmėri, pavarėsi e guxim, tė gjithė presim prej tyre tė thonė pėr herė tė vėrtetėn (nganjėherė atė qė duam ne tė dėgjojmė si tė vėrtetė), por asnjėherė nuk bėhemi merak, a i ushqen ata e vėrteta?

Si do jetojnė gazetarėt? A e di publiku (se unė e di) sa paguhen shkrimet nė gazeta? Para se tė gjykojmė, fjala bie, Lubonjėn qė del te Klani, a e pyesim veten si do jetojė ai, nėse nuk merr honorare pėr pjesėmarrje televizive? Pse u dashka tė kėrkojmė qė intelektualėt tė jetojnė, shkruajnė e veprojnė jashtė sistemit, kur e dimė mirė qė aty nuk ka kushte pėr mbijetesė?

Ky shtet, ka bėrė tė pamundurėn qė intelektualėt pėr tė jetuar tė kenė nevojė pėr bukėn e shtetit. (Kėtu, sa pėr procesverbal, duhet thėnė qė ish-Kryeministri mban titullin kampion pėr shterrimin e burimeve financiare tė kujtdo qė nuk konformohet nė sistem, qofshin grupe mediatike apo individė, i ndjekur pastaj dhe nga Kryeministrat e tjerė, Nano e Meta). Akoma shoh tė vijė vėrdallė i papunė prej vitesh, Moikom Zeqon, njė nga eruditėt e paktė qė njoh (dhe do vazhdoj ta pėrsėris kėtė rast). Shteti, i bėn “karshillėk” Moikomit. Po tė dojė, shteti ia gjen njė punė. Por, ja qė shtetit, nuk i do...

Nė kėto kushte, ėshtė e padrejtė e ndoshta e pandershme tė kėrkosh prej kujtdo t’i thotė jo njė posti qeveritar, qė garanton sė paku njė jetė mė tė qetė e mė pak probleme financiare. Unė vetė, druaj se nuk do i thoja dot jo. Ndoshta prandaj janė shuar intelektualėt e pavarur, sepse ky shtet s’tė jep asnjė mundėsi tė jesh i pavarur. I vetmi shans qė tė jep ėshtė “o me tė, o tė vdesėsh urie!”



Njė shtet qė tė shtrėngon

Dhe ja ku u kthyem pėrsėri te shteti dhe makineria e tij perverse pėr tė blerė pavarėsinė e individit. Nė momentin qė shteti blen heshtjen, ai i ka bėrė njė shėrbim tė pėrkohshėm vetes. Ka heshtur njė zė, dy zėra, ndoshta tė gjithė zėrat. Nė plan afatgjatė mungesa e zėrave kundėr sistemit bėn qė shteti tė degradojė si njė pijanec qė mbytet nė tė vjellat e veta, pa pasur njeri pranė qė tė flasė. Ndaj, shtetet moderne gjejnė forma pėr tė mbajtur gjallė elitėn e tyre intelektuale, pa qenė nevoja as t’i detyrojnė tė shtrijnė dorėn pėr bukė, e as tė lypin “punė nė shtet”.

Ka me dhjetėra grante, institute studimore e kėrkimore, qoftė dhe borde, pėrmes tė cilave intelektualėt mund tė nxjerrin bukėn e pėrditshme, tė botojnė librat pa qenė nevoja tė jenė nė mėshirėn e privatit komercial, tė ligjėrojnė nė Universitete pa qenė nevoja tė trokasin te universiteti i Pushtetit. Kur them ka, dua tė them “ka” si mundėsi. Por, ky shtet duket krejt i paaftė pėr tė ndėrtuar instrumente korigjuese tė vetvetes, i ngopur me arrogancė, dritshkurtėsi e ligėsi. Ndaj, e vetmja mėnyrė qė ndjek ėshtė konformimi pėrmes shtrėngimit i intelektualėve pėr tė hyrė nė sistem. Pėr t’u kthyer te posti i Ambasadorit nė Vatikan.



Ambasadat

Mė kujtohet qė tė punoje nė Ambasadė ishte njė luks i rrallė nė kohė tė Enverit. Nuk kishe ndonjė gjė pėr tė bėrė, ne ishim vend i izoluar, dhe nė Ambasada; i ikje mjedisit mbytės nė Shqipėri; bėje dhe ca jetė jashtė. Vazhdon, me trishtim tė jetė njėsoj. Mė kujtohet njė sėrė shkrimtarėsh e artistėsh, kėngėtarėsh e piktorėsh, qė, tė pėrkėdhelur prej Partisė qė vinte nė pushtet, katapultoheshin nė Ambasadat tona jashtė. Dhe kėtu nuk po flasim pėr serinė e kunetėrve, dajave, vajzave tė tezes, nipave e dhėndurėve qė merrnin si pajė, njė vend nė Ambasadė. Po flasim thjesht pėr artistė pa lidhje gjaku me Partinė.

Se ēfarė mund tė bėjė njė kėngėtar-ambasador pėr tė joshur vėmendje ekonomike, kulturore e politike ndaj Shqipėrisė, nuk e di. Por, mund dhe ta imagjinoj. Dhe ajo qė imagjinoj ėshtė mediokre. Ndaj, prisja qė politika jonė e jashtme tė fillojė tė ndėrtojė njė sistem tjetėr pėrfaqėsimi. Ndoshta, duhet qė nė Ambasada tė mos shkojnė njerėz tė shquar e as tė ditur, por diplomatė tė mirėfilltė, ata qė e kanė zgjedhur kėtė profesion qė nė shkollė, qė kanė njė karrierė nė administratė, dhe qė kanė ambicie pėr t’u rritur e plakur nė sistemin tonė diplomatik. Prej tyre, mė pas Kryeministrat mund tė pėrzgjedhin funksionarė tė lartė shtetėrorė e ministra. Njėsoj si sistemi ushtarak i njė vendi, dhe ai diplomatik duhet tė jetė njė organizėm i komplikuar, i puthitur, funksional e ku kriteret janė mė se tė qartė qė nė fillim. Njė organizėm qė ushqen e riparon vetveten.

Dhe kjo nuk bėhet me kolumnistė si puna ime. Unė nuk do i thoja dot jo njė posti nė Ambasadėn tonė nė Danimarkė. Por ėshtė detyra e shtetit tė mos mė fusė nė mėkat. Pėr tė mirėn e vet. Pėr tė mirėn time. Pėr tė mirėn e atyre qė duan tė mė lexojnė.






Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket