Kuriozitete

Rikthimi i kėlyshėve

Mace dhe arushė qė ēmendin internetin. Pse shkrihemi pėr gugatjet dhe gjestet e vogėlushėve tė njeriut. Ēfarė na bėn qė tė biem me dėshirė viktima tė kėlysho-manisė?
Nga Daniela Cipolloni
Shumė popullorė nė Youtube. Kanė pėrpirė rrjetet sociale dhe pothuajse tė gjitha faqet on-line. Rrjeti luan mendsh pėr videot e kafshėve tė vogla, apo pėr bebet bufalaqe e tė ėmbla. Kėlyshėt e vegjėl po tėrheqin aktualisht vėmendjen dhe kanė audiencėn mė tė madhe. Si pėr shembull kėlyshi i njė ariu panda nė kopshtin zoologjik tė San Diegos, i cili luan me top, ha gjethe bambuje dhe e zė gjumi gjatė vizitės sė veterinerit. Apo njė kotele e vogėl qė tenton tė kapė me putrėn e saj njė iriq. Kėta i quajnė lezeto-mania (cute-mania). Njė mani ndaj kėlyshėve tė bukur dhe tė lezetshėm qė sa vjen e po theksohet, na rezulton se ėshtė njė fenomen qė ka rrėnjė tė forta nė natyrėn tonė, dhe shpjegime shumė mė tė thella se sa thjesht ideja e njė momenti qetėsues apo njė kalim kohe para kompjuterit.

Nėse kėto kėlyshė tė vegjėl i kemi kaq pėr zemėr dhe janė kaq tė parezistueshėm, e gjithė kjo e ka njė arsye. Vjen si pasojė e njė mekanizmi tė lindur pėr ruajtjen e species, qė ėshtė zhvilluar pėrgjatė kursit tė miliona viteve, ashtu siē edhe Charles Darwin kishte nuhatur mė parė.



Mbrojtje

“Butėsia qė ngjallin tek tė rriturit ėshtė arma mė e madhe e mbijetesės e tė sapolindurve: Nga njėra anė kjo gjė i vendos larg ambientit tė egėr tė jashtėm dhe nga ana tjetėr shkakton njė reagim instiktiv pėr mbrojtje dhe kujdestari tek tė tjerėt”, shpjegon Giorgio Vallortigara, drejtor i Qendrės sė Mendjes dhe Trurit nė Universitetin e Trento-s. Ajo ēka nxit kėto reagime janė karakteristika tė pėrcaktuara qartė, qė hasen nė shumė specie, pėrballė tė cilave edhe individėt mė cinikė nė botė do tė dorėzoheshin dhe zbuteshin.

Kokė e rrumbullakėt, balli konveks, sy tė mėdhenj, hundė e shtypur, faqe topolake, trup bufalaq. Por edhe sjellja gjithnjė lojcake dhe mėnyra e ngathėt e lėvizjes. Ėshtė ky efekt, qė babai i etologjisė moderne, fitues i ēmimit Nobel, Konrad Lorenz nė 1949 e pėrkufizoi si “skema e bebes” (apo kindchenschema), thėnė ndryshe, tėrėsia e tė dhėnave tė pangatėrrueshme qė flasin pėr jomaturi, rini, brishtėsi dhe qė e shtyjnė prindin tė tregojė kujdes ndaj tė vegjėlve tė tij. “Duke u rritur, kėto karakteristika si tek kėlyshėt edhe tek fėmijėt humbasin dhe kėshtu efekti “i lezetshėm” shkon drejt zhdukjes”, nėnvizon Vallortigara; sepse tashmė rreziku mė i madh ka kaluar dhe ata mund tė mbrohen vetė.

Ky sistem qė ka evoluar pėr tė siguruar tė mbrojtjen e tė vegjėlve, nė realitet funksionon me njė spektėr tė gjerė. “Kjo skemė vlen pėr tė gjithė kėlyshėt dhe ėshtė aq e fuqishme saqė toleron edhe “birėsimet” nga specie tė ndryshme, si nė rastet ekstreme tė fėmijėve tė rritur nga ujqėr, apo episodet e fundit tė qenve qė rrisin mace dhe e kundėrta”, thotė Enrico Alleva, etolog dhe akademik nė Lincei.

Gjasat janė qė ndjeshmėria ndaj thirrjeve tė tė vegjėlve, qė spikat tek zogjtė dhe tek gjitarėt, tė ketė qenė e pranishme qė nė epokėn e dinozaurėve. Janė gjetur fole me eshtra fosilesh tė 75 milionė viteve mė parė, tė ndėrtuar nga majasaurėt (emėr qė do thotė pikėrisht nėnė e mirė hardhucė), qė provojnė se sa tė lashta janė pėrkujdesjet prindėrore. Nė Shtetet e Bashkuara ėshtė gjetur kafka e njė specieje dinozauri tė ri me pamjen si njė rinoceront prehistorik me kokėn e shtypur, sy tė mėdhenj dhe tre brirtha. Duhet tė jetė dukur shumė i lezetshėm nė atė kohė me tė tilla karakteristika. Sipas Kenneth McNamara-s, paleontolog nė Universitetin Cambridge, krijesa tė tilla mund tė jenė zhvilluar nė mes tė krijesave trilobite qė popullonin detin 500 milionė vite mė parė.

“Por ėshtė qenia njerėzore ajo qė ėshtė mė e ndjeshmja nga faktori “i lezetshėm”, - thotė Alleva, dhe jo rastėsisht, duke pasur parasysh nevojėn qė kanė tė sapolindurit pėr ndihmė. Nėse kemi njė mekanizėm qė e shkrep kaq kollaj njė ndjenjė tė tillė (arsye pėrse na pėlqen ēdo gjė nga aspekti i “kėlyshėve”), kjo vjen sepse na ndihmon qė tė pėrballojmė mė mirė vitet e para tė lodhshme tė bebeve. Nė tė kundėrt, specia jonė do ishte zhdukur me kohė.



Hormonet

Ēdo gjė ėshtė e programuar nė trurin tonė. Qarqe specifike cerebrale ndizen nė momentin kur themi, “sa tė lezetshėm”: Nė korteksin ballor tė trurit tonė, i specializuar pėr pėrpunimin e gjendjes mendore tė tjetrit, dhe tek amigdala, mbretėria e emocioneve, kemi njė strukturė tė lidhur me sistemin e shpėrblimit”, specifikon Vallortigara. “Pikėrisht aty reagon edhe dopamina, lajmėruesi kimik i kėnaqėsisė, e njėjta substancė qė ēlirojnė edhe lėndėt narkotike”.

Kėshtu shpjegohen shumė gjėra. Sepse, pėr shembull “cute-mania” sjell varėsi (sa orė harxhohen nė internet duke parė mace?). Por edhe kėnaqėsia qė ndjen njė prind duke u pėrkujdesur pėr fėmijėn e tij pavarėsisht sakrificave tė mėdha qė i duhet tė bėjė. Kjo vlen veēanėrisht pėr femrat, pėr tė cilat perceptimi i tė lezetshmes, sidomos nė moshėn e fertilitetit, pėrforcohet nga efekti i hormoneve seksuale. “Progresteroni, estrogjeni dhe oksitoksina, forcojnė qarqet neutrale qė kanė tė bėjnė me pėrkujdesjen”, konfirmon Piergiorgio Strata, Profesor i neurofiziologjisė nė Universitetin e Torinos. Aspekti mė pak poetik i ēėshtjes ėshtė qė tek tė dyja sekset, ky efekt ėshtė edhe mė i fortė kur kėlyshėt janė vėrtetė tė lezetshėm. Truri harxhon vetėm 130 milisekonda pėr tė reaguar ndaj pamjes sė njė tė sapolinduri. Tė paktėn kėshtu ėshtė kronometruar nga Morten Kringelbach dhe Alan Stein nė Universitetin e Oxford-it. Por nėse matet tipi dhe intensiteti i reagimeve emocionale, shihet se njė bebe e bukur tėrheq mė shumė pėrkėdhelje se njė qė ėshtė mė pak i bukur.

Ky rezultat ėshtė dokumentuar nga Melanie Glocker nė Universitetin e Pensilvanisė me njė test nė tė cilin kur fytyrat e fėmijėve kishin karakteristika tė mira, ishin ndėr mė tė pėlqyerit dhe shkaktuan mė shumė dėshirė pėr t’u marrė nėn mbrojtje. Ky studim ėshtė nė koherencė me tė tjerė tė zhvilluar pėr tė njėjtat ēėshtje, si njė qė ėshtė zhvilluar nė Universitetin e Oxford-it qė ka hetuar pasojat mbi dashurinė e bebeve qė kishin deformime nė fytyrė. “Fatkeqėsisht, njė shtrembėrim i vogėl nė pjesėn e fytyrės mund tė sjellė diferenca tė mėdha nė pėrkujdesjen e prindėrve”, kanė komentuar autorėt e studimit. Megjithatė, nuk ėshtė vetėm ėmbėlsia qė shkaktojnė tė vegjlit e lezetshėm tek mė tė rriturit. Ekziston edhe njė tip agresiviteti i pavetėdijshėm (dėshira t’i mbytėsh me tė puthura), qė ėshtė edhe ana tjetėr e medaljes, siē shpjegojnė edhe nė Universitetin Yale kur flasin pėr emocione shumė tė forta pozitive.

Eksperimente tė tjera kanė vėzhguar se pėrballė njė fėmije tė lezetshėm, njerėzve u shtohet pėrqendrimi dhe dėshira. Ėshtė si njė doping natyral.



Mbledhja e fondeve

Fushatat ambientaliste, pėr shembull, i mėshojnė fort efektit “tė lezetshėm”. Sensibilizimi pėr kėlyshėt e fokave, fjala vjen, ngacmon mė shumė ndėrgjegjen e njerėzve, ndėrsa pėr peshqit interesi ėshtė mė i vogėl. Ėshtė e thjeshtė t’i ndash gjėrat mbi marrjen nė kujdestari tė kafshėve si koala, pinguinė ose arinj polarė. Ndėrkohė qė ekziston njė kompani qė merr nė mbrojtje speciet qė nuk shihen me sy, siē bėn edhe Ugly Animal Preservation Society. Tashmė dihet qė ēdo specie ėshtė e bukur pėr sytė e nėnės sė saj. Por nėse do t’u pėlqente edhe disa njerėzve tė tjerė, do tė ishte mė mirė. Pėrsa i pėrket kafshėve tė fshatit pastaj, shijet tona estetike kanė bėrė njė seleksionim tėrėsisht artificial. “Kemi privilegjuar racat e qenve mė simpatikė, tė atyre qė ruajnė rininė edhe nė moshė tė rritur. Janė me trup tė vogėl, hundė tė shtypur, sy tė mėdhenj, etj. Kėta pėlqehen mė shumė por nė fakt janė edhe mė tė dobėtit kur bėhet fjalė pėr t’u pėrballur me specie tė tilla si ujqėrit apo pėr tė mbrojtur ambientin. Kėto specie kanė pak shanse pėr mbijetesė”, shprehet Vallortigara.



Industria e tė lezetshmėve

Dėshira humane pėr kėlyshėt e vegjėl, pėrveēse ėshtė njė pre e lehtė e marketingut, ka farkėtuar edhe njė mori objektesh me trajta antropomorfe dhe tė ėmbla. Njė fenomen qė biologu i madh evolucionist Stephen J. Gould ka gjetur tek Topolinoja: Imazhi i Mickey Mouse-it ėshtė transformuar shkallė-shkallė, nga pamja fillestare mė pranė brejtėsit tė realitetit, deri tek trajtat e sotme tė rrumbullakosura pėr ta sjellė mė afėr “skemės sė bebes” me synim tėrheqjen e sa mė shumė popullariteti.

Edhe nė Japoni, ku kampionėt janė personazhe tė stilit “kawaii” (fjalė qė nė gjuhėn e tyre do tė thotė “i lezetshėm”) nga tė famshmit Pokemon tek Hello Kitty, po zhvillohen tashmė robotė me ngjashmėri humane si tentativė pėr tė pėrmirėsuar ndėrveprimin qenie njerėzore-makineri. Ata e kanė nuhatur tashmė se ėmbėlsia ėshtė faktor kyē pėr t’i pėrfshirė mė shumė njerėzit nė nivel emocional. Njė mesazh qė edhe Papa Franēesk, nė njė kuptim tėrėsisht tjetėr, ka dėshur ta pėrhapė tek besimtarėt e tij: “Mos kini frikė nga ėmbėlsia dhe butėsia”. Dhe ka tė drejtė, sepse ėshtė instikti mė human qė ekziston.



Nga Focus


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket