Spektakel

Pėrtej recetės

Njė talent show nė fushėn e kulinarisė. Pėrzgjedhja nga qindra kandidatėt, juria profesioniste dhe njė garė ndryshe nga tė tjerat. MasterChef Albania nis transmetimin me 8 mars. Risitė, kandidatėt dhe surprizat e rrefyera nga autori, Rezart Aga
Nga Alida Cenaj
Jo rastėsisht ėshtė zgjedhur data 8 mars. Pavarėsisht se shumica e konkurentėve (siē ndodh gjithmonė me shefat e kuzhinės), janė meshkuj, meqė flitet pėr kulinari, MasterChef Albania do ta nisė transmetimin pikėrisht nė ditėn e gruas. Rreth 50 konkurentė tė pėrzgjedhur nga qindra tė tillė do t’i hyjnė njė gare, pėr herė tė parė nė Shqipėri, e cila pas disa fazash konkurimi do tė pėrmblidhet nė 14 mė tė mirėt, ose tek ata qė vėrtetė garojnė pėr titullin shef nė kuzhinė, e pėrkthyer nė njė ēmim prej 10 milionė lekėsh tė vjetra dhe njė libėr recetash, pa llogaritur famėn qė spektakle tė tilla e garantojnė me bollėk.

Kėshtu duke filluar nga fundjava e parė e marsit, pėr 14 javė me radhė, Top Channel prezanton formatin e ri tė blerė jo shumė kohė mė parė, aktualisht on air nė rreth 110 vende tė botės, “MasterChef Albania”. Tė gjykuar nga njė juri specialistėsh, tre shefa tė njohur, Renato Mekolli, Gėzim Musliaka dhe Sokol Prenga do tė vihen nė krye tė njė gare me protagonistė tė apasionuarish pas kuzhinės. Djem e vajza, pothuaj tė gjithė mbi 30 vjeē, siē thotė autori i kėtij programi Rezart Aga, tė diplomuar nė fusha tė ndryshme por me njė pasion tė pėrbashkėt: kuzhinėn. Njė lloj reality show, por edhe talent show, qė do tė zhvillohet nė salla tė mėdha kuzhine, nė rrugė apo ambjente tė tjera.

Puna ka nisur qysh nė tetor me audicionet e Tiranės, pėr tė shkuar mė pas nė Vlorė e Shkodėr dhe nė fillim tė nėntorit nė Prishtinė, Gjakovė dhe Tetovė. Kuzhinė tradicionale, gėrshetim me atė italiane, greke e mesdhetare nė pėrgjithėsi, pjata tė bukura e plot fantazi tė dala nga duar profesionistėsh nė fusha krejt tė ndryshme nga kulinaria, juristė, artistė, mjekė etj. “Sepse kjo ėshtė e bukura e kėtij formati”, thotė Rezart Aga. “Me kėtė kupton se nė realitet njerėz qė vetėm e kanė pasion kuzhinėn, qoftė edhe njė pasion shumė minimal, mund tė bėjnė pjata shumė interesante, tė bukura ose me plot gojėn, art”



-Ēfarė ėshtė Master Chef?

Master Chef ėshtė pak talent show, pak reality show, pak art. Pra nė vetvete ėshtė njė miks i madh, le tė themi, i shumė formateve televizive. Brenda 14 javėve zhvillohet gara, konkurimi, por edhe gjenden format dhe mėnyrat pėr tė vazhduar gjatė kėtė garė. Sepse edhe mėnyra sesi eleminohesh ose fiton tė drejtėn pėr tė vazhduar garėn ėshtė shumė interesante. Ka shumė elementė pra qė e kanė bėrė kėtė format interesant, nuk ėshtė vetėm dhe thjeshtė momenti i gatimit. Por ajo ēfarė ky format ka kapėrcyer, krahasuar me shumė formate tė tjera qė njohim edhe nė Shqipėri, tė cilėt mbėshteten vetėm tek mėnyra sesi gatuan dhe ajo qė ky format ka vendosur shumė mirė, ėshtė se ka arritur tė zbulojė edhe njė pjesė tė madhe njerėzish qė gatimin e kanė pasion. Ajo qė ėshtė shumė e rėndėsishme pėr t’u kuptuar nga ky lloj formati ėshtė se njė kuzhinė tė mirė nuk mund ta bėsh duke paguar domosdoshmėrisht shumė. Absolutisht jo. Me kėtė format do tė kuptojmė se nė realitet njerėz qė vetėm e kanė pasion kuzhinėn, qoftė edhe njė pasion shumė minimal, mund tė bėjnė pjata shumė interesante, tė bukura ose me plot gojėn, art.

-Meqė jemi tek formatet televizive qė kanė nė qendėr gatimin, sa mendon se e rrezikojnė Master Chef-in, meqė bėhet fjalė pėr diēka tė re? Sigurisht janė programe tė ndjekura nga amvisat sidomos, por meqė po flasim pėr njė format, tė blerė dhe pėr shumė investim, sa mendon se do tė dallojė prej tė tjerėve, ndoshta tė ngjashėm nė thelb?

Jo nuk ndikon fare. Mendoj dhe besoj realisht se Top Channel ka bėrė zgjedhjen e duhur nė kohėn e duhur. Ndodh kudo, edhe nė Shqipėri ku ka disa formate qė shkojnė drejt gatimit, por nė kėtė rast Top Channel bėri zgjedhjen e duhur pėr tė sjellė njė lloj risie nė kuptimin e plotė tė fjalės. MasterChef do tė jetė njė nga ato lloj risish pėr tė cilat publiku shqiptar ka shumė nevojė, qoftė edhe pėr tė kuptuar se si shkon trendi nė fushėn e gatimit dhe kulinarisė. Ėshtė njė treg mė vete ky qė lėviz vazhdimisht. Besoj se sot njerėzit enden mes dilemash shumė tė mėdha sa i takon mėnyrės sė tė ushqyerit, gatimit, llojeve tė produkteve qė duhet tė konsumojė mė tepėr, nevojėn ose jo tė dekorimit tė pjatave, pyetjes nėse mjafton vetėm tė qenit e shijshme e njė pjatė ka nevojė edhe pėr kėto detaje. Pra ka shumė pikėpyetje, siē ka edhe njė lum informacioni lehtėsisht i gjetshėm. Ky format i zgjidh kėto dilema. Dhe nėse tė gjithė kėsaj i shtojmė pasionin qė konkurentėt kanė, formati shndėrrohet nė njė talent show tė mirėfilltė qė gjithashtu ngjall interes: kėta konkurentė qajnė kur largohen, emocionohen, rivalizojnė njėri-tjetrin. Pra nuk bėhet fjalė vetėm pėr disa persona qė kanė njė informacion mė tepėr, qė kanė fantazi dhe dinė tė gatuajnė. Nė thelb ata edhe luajnė, edhe i janė nėnshtruar njė gare pėr tė zgjedhur nė fund mė tė mirin. Kjo ndėrthurrje e bėn interesant kėtė format, i cili nuk bie nė monotoninė e njė recete, tė cilėn mund ta gjesh edhe pas njė kėrkimi tė thjeshtė nė internet. Pėrkundrazi kjo bėhet shumė e prekshme. Mbi tė gjitha tė jep besim se edhe ti mundesh. Kur sheh njerėz qė vijnė nga profesione tė ndryshme, qė janė tek e fundit tė plotėsuar nė atė ēka bėjnė, qė arrijnė tė bėjnė edhe kėtė tjetrėn, tė pėrcjellin besim. Mjafton ta duash diēka qė ta arrish.

-Si ėshtė bėrė pėrzgjedhja e konkurentėve dhe sa janė ata qė do tė hyjnė nė garė?

Unė kam bėrė disa talent show dhe besoj se edhe kėtu ka ndodhur e njėjta gjė: Ata qė kanė ardhur dhe janė regjistruar pėr konkurim e kanė pasur njėfarė informacioni se ēfarė ėshtė Master Chef-i. Kjo do tė thote se audicioni ka qenė mė komod, ka pasur njė lloj seleksionimi tė natyrshėm tė atyre qė janė paraqitur. Nė pėrzgjedhje pastaj ka pasur, si ēdo lloj audicioni, elementėt e veta pėr tė kuptuar sa vlen secili konkurent, sa larg mund tė shkojė, sa e dėshiron ai kėtė lojė. Nė audicione kanė marrė pjesė me qindra persona, ndėr tė cilėt janė pėrzgjedhur 50. Kėta kalojnė nė disa faza deri kur tė arrijnė tė marrin pėrparėsen e MasterChef. Prej kėtyre, ata qė e vazhdojnė vėrtetė garėn reale janė vetėm 14.

-Dhe si ėshtė koncepti i kėtij formati, njė garė talentesh nė kulinari dhe njė spektakėl?

Pra lloji tradicional i spektaklit?

Jo, madje ajo ēka e bėn gjithashtu tė rėndėsishėm kėtė lloj formati ėshtė se nuk ka moderator. Janė vetė konkurentėt ata qė e moderojnė dhe orientojnė tė gjithė programin. Edhe kjo ka nė vetvete njė lloj risie sepse jemi mėsuar tė shohim njė prezantues qė drejton gjithēka. Garat janė brenda nė studio, jashtė saj, nė rrugė, kudo. Mėnyrat e eleminimit janė gjithashtu tė ndryshme, shpeshherė kandidatėt e mundshėm pėr ta lėnė garėn shpėtojnė, ndonjė fiton imunitet pėr njė javė, ndokush tjetėr pėr dy. Pastaj programi ndjek tė gjitha teknikat dhe gamėn e gatimit.

-Po juria qė pėrzgjedh?

Nė fazėn e parė atė tė seleksionimit nuk ka marrė pjesė juria qė vendos gjatė lojės, por ka pasur specialistė tė tjerė tė kėsaj fushe. Kėta kanė bėrė pėrzgjdhjen sepse vetė formati ka njė food team qė merret me kėtė pjesė. Ndėrsa sa i takon jurisė sė programit duhet thėnė se edhe kjo nuk ka qenė njė pėrzgjedhje e lehtė sepse secili nė fushėn e tij duhet tė jetė shumė i aftė dhe janė besoj tė tillė. Bėhet fjalė pėr tre shefa tė vėrtetė kuzhine. Por pėrveē kėsaj ata duhet tė kishin edhe elementin televiziv, pra tė mund tė moderonin njė show tė tillė. Ndėrthurja e tė gjitha kėtyre ėshtė njė risi mė vete dhe mbetet pėr tu parė se si ata do ta ndėrtojnė raportin me publikun e tyre. Juria ėshtė e pėrbėrė nga Gėzim Musliaka, i cili ka njė vilė qė quhet Vila Markeze, nė periferi tė Tiranės ku ēdo gjė e ka bio sepse produktet i rrit vetė dhe ka mbaruar njė nga shkollat mė tė famshme nė botė qė ėshtė Shkolla Markeze (qė njihet si babai i kuzhinės italiane), nė Itali. Ai ėshtė piktor, artist, shkruan libra etj. Ėshtė Renato Mekolli i cili jeton nė Greqi dhe pėr tre vjet ėshtė shpallur Shefi mė i mirė i Kuzhinės nė Greqi dhe Sokol Prenga qė ka pastiēeri “Delikatesen”, i cili ka punuar nė restorantet mė tė mirė nė tė gjithė Shqipėrinė dhe tani ėshtė shumė i njohur pėr ėmbėlsirat. Njė miks interesant, besoj.

-Po fituesi, ēfarė pėrfiton?

Ēmimi fitues ėshtė dhjetė milionė lekė tė vjetra dhe botimi i njė libri me tė gjitha recetat qė ai ka gatuar nė program, por edhe me ato ēfarė ai mendon se janė interesante pėr publikun. Ajo qė vlen pėr tu theksuar ėshtė se konkurentėt janė tė gjithė tė profesioneve tė ndryshme. Sigurisht qė pjesėmarrja nė kėtė program mund edhe tė ndryshsojė rrjedhėn e jetės sė tyre.

-Po sa i takon moshės sė pjesėmarrėsve, qyteteve prej nga vijnė...

Mosha ėshtė mbi 30 vjeē, ndėrsa gjeografia e qyteteve prej nga vijnė ėshtė e gjerė.

-Ka mė shumė djem apo vajza?

Pėr hir tė sė vėrtetės djem ka shumė.

-Si ėshtė e mundur qė nė mos tė gjithė, shumica e shefave tė kuzhinės janė meshkuj nė njė kohė kur pėrshtypja ėshtė qė kuzhina dhe gatimi i takon femrės?

Bėhet shpesh kjo pyetje, por kur ta shikoni kėtė format do ta kuptoni se edhe ky ėshtė njė profesion, shpesh i bėrė nėn presion, nėn trysninė e afateve, cilėsisė etj. Pra ka disa elementė mashkullorė dhe ndoshta kjo ndikon nė faktin qė shumica e shefave tė kuzhinės janė burra.

-Deri tani je identifikuar me Big Brother, The Voice Of Albania, ndėrsa pak ditė pas fillimit tė Big Brother do tė shfaqesh me njė format tė ri. Pse e le Big-un?

Kjo ėshtė njė marrėdhėnie qė nis nė fillim me veten. Njeriu ėshtė gjithmonė nė kėrkim tė tė risive, arrin diēka dhe kėrkon diēka tjetėr. Kjo ndodh edhe me mua, jam gjithmonė nė kėrkim tė formateve tė reja. Mua nuk do tė mė pėlqente tė identifikohesha as si Rezi i Big-ut, siē mė ndodhte shpesh, dhe as si i The Voice. Mund tė bėja mė shumė se njė program. Ky ėshtė njė koncept qė ti e zhvillon me kalimin e kohės dhe eksperiencave.

-Tė vjen keq qė nuk je nė kėtė edicion ėt Big Brother?

Jo. Ėshtė njė ndjesi e jashtėzakonshme, por dhe e ēuditshme. E shikoja spektaklin e parė dhe provova njė emosion tė jashtėzakonshėm. Nuk e pėrshkruaj dot.

-E meqė jemi tek diēka e re si MasterChef, sa ekziston frika se nuk do tė ngjisė si program?

Sigurisht kam emocionet e mia, kam frikėn time, por mendoj se ėshtė njė risi e vėrtetė. Nuk ėshtė thjeshtė sa pėr ta thėnė si fjalė. Sigurisht standarti i jetesės nė Shqipėri nuk i kapėrcen ata kufij sa ne tė jemi komod nė atė ēfarė shfaqet sepse shumė pėrbėrės pėr hir tė sė vėrtetės pėr njė pjesė tė madhe tė publikut mund tė mos i ketė provuar, nuk i njeh, por gjithėsesi kėtu televizioni luan realisht misionin e tij: tė orienton. Nė kėtė program edhe pjatat tradicionale ofrohen ndryshe. Formula ėshtė e njėjtė, mėnyra e gatimit e njėjtė, por mėnyra se si serviret ėshtė ndryshe. Edhe kėtė publiku do ta pėlqejė.



Shefa nė kuzhinė

MasterChef ėshtė njė talent show nė fushėn e kulinarisė i krijuar nga regjisori britanik Franc Roddam. Ai u transmetua pėr herė tė parė nė BBC nė vitin 1990 dhe u ripunua nė 2005 nga Roddam, John Silver dhe Karen Ros. Formati ėshtė shfaqur nė katėr versionet kryesore: The main MasterChef series, MasterChef: The Professionals for professional working chefs, Celebrity MasterChef ku garonin shefa tė famshėm kuzhine dhe Junior Masterchef , njė version i krijuar dhe pėrshtatur pėr fėmijė, i cili u zhvillua pėr herė tė parė nė vitin 1994 e mė pas u pėrhap edhe nė vende tė tjera jashtė Britanisė sė Madhe. Nė vitin 2012 Australia ka krijuar versionin e pestė tė quajtur MasterChef All - Stars , me ish garues, pėr tė mbledhur fonde pėr bamirėsi. MasterChef Australia ėshtė seriali mė i ndjekur ndėrsa finalja e sezonit tė dytė ka qenė emisioni i tretė mė i ndjekur nė historinė e televizionit australian. Formati aktualisht transmetohet nė shumė vende tė botės.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket