Editoriali

Republika e Krimesė!

Rasputin
Ukraina gjithnjė ka qenė gjithnjė e ndarė nė dy pjesė, nė kohėn e Carit, nė kohėn e Bashkimit Sovjetik, madje edhe nė Ukrainėn e pavarur tė pas viteve 90’. Ukraina me sytė nga Europa, e cila qėndron nė perėndim dhe Ukraina ruse nė lindje, e lidhur me Rusinė, e banuar nga rusėt e rinj tė ardhur si kolonė, apo dhe tė vjetrit tė cilėt kanė qenė gjithnjė aty. Nė Ukrainėn e Kievit, qejfit dhe tė politikės, por dhe nė Ukrainėn e Krimesė dhe Sevastopolit nė Detin e Zi, krenarinė e Rusisė dhe tė Bashkimit Sovjetik. Mesa duket, pas arratisjes me helikopter tė Presidentit Janukoviē drejt lindjes, i forti i Kremlinit Vladimir Putin pas pėrfundimit tė shkėlqyer tė Lojrave Olimpike tė Sochit nė Detin e Zi, iu rikthye axhendės ukrainase duke u thėnė ukrainasve dhe Perėndimit, “e doni Ukrainėn dhe borxhin e saj? Shumė mirė merreni, por lindjen e saj me nė krye Krimenė s’do ta merrni dot kurrė. Jo Sevastopolin, jo Krimenė, jo arsenalin bėrthamor, jo gazin, jo rusėt, jo paratė e Rusisė; mbani borxhet, Ēernobilin, FMN-nė dhe BE-nė”. Stalini ishte gjeorgjian dhe nuk i donte rusėt, Krushovi ukrainas dhe nuk i donte rusėt, por Putini ėshtė rus dhe siē ka krijuar Republikėn e Abhazisė ruse nė Gjeorgji, Republikėn e Transnistrias nė Moldavi, nuk e ka problem tė mbėshtesė Republikėn ruse tė Krimesė nė Ukrainė, qoftė edhe po t’i duhet ta mbushė me banorė nga Tartaristani apo Siberia e largėt.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket