Dossier

Prapambetje dhe sfida

Ēfarė raportonin 100 vjet mė parė nga terreni reporterėt e huaj mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt, organizimin dhe mikpritjen, prapambetjen dhe sfidat qė e prisnin Princin e ri gjerman pas vendimit unanim tė Fuqive tė Mėdha. Ēfarė dėshmojnė fotot, skicat, karikaturat dhe artikujt e kohės
Nga Armand Plaka
Zgjedhja e Princ Vidit, mbėrritja e tij fiks 100 vjet mė parė nė tokėn shqiptare dhe misioni i tij, pėrbėjnė njė pikė vėrtet interesante tė historisė sė Shqipėrisė, ku diskutimet mbi rolin, dėshtimin, dhe hamendjet mbi trashėgiminė qė la pas, vijojnė sot e kėsaj dite. Njė kontribut pėr kėtė, pėrveē dokumenteve historike, fotove e dėshmive, ka dhėnė vetė Wilhelm zu Wied, ish-sovrani shqiptar, me vėllimin e tij tė kujtimeve (shih: “Denkschrift über Albanien”, Wilhelm, Fürst von Albanien, Prinz zu Wied -Glogau & Berlin 1917 ). Pėrkrah tij veēohen si mė tė rėndėsishme, edhe kujtimet e Ekrem Bej Vlorės (shih: Vlora E. bej, "Kujtime 1885-1925", Botime "IDK", 2010), ato tė sekretarit tė tij, D. Heaton-Armstrong (shih: “Gjashtė muaj mbretėri”, I.Sh.S.N., 2001), tė Syrja Bej Vlorės (shih: Syrja bej Vlora, Kujtime, Iceberg, Tiranė 2013) etj. Njė vektor tjetėr shumė i pavarur dhe informativ nė kėtė drejtim, mbeten edhe artikujt e revistave e gazetave tė huaja, sidomos atyre austro-hungareze, italiane, gjermane, franceze, britanike e amerikane tė kohės, tė cilėt e shoqėruan kėtė event historik, shpesh me vėrtetėsinė e realizmin e duhur, por edhe me doza humori, sarkazme, ironie, dashakeqėsie, apo dhe naiviteti, nė varėsi tė interesave dhe njohurive qė kishin.



Vidi, zgjedhja e duhur

Nė shumė pika, ata bien shpesh dakord, siē ishin pėr shembull: Vėshtirėsia pėr ta pėrmbushur misionin, rreziku nga fraksionet e brendshme e ato tė jashtme, kriza me fqinjėt, sfidat ekonomike, por sidoqoftė prevalonte ideja se Princ Vidi tashmė ishte zgjedhja e duhur. Njė element vėrtet i rėndėsishėm pėr kohėn shfaqet vetė pėrmasa e interesimit tė mediave, dmth. e shtypit, pėr kėtė ēėshtje, duke i dhėnė asaj - ndryshe nga ē’mund tė mendohet sot - njė vend tė rėndėsishėm nė raportimet e tyre, tė bėra shpesh nga terreni. Raportimet e tyre nė shumė raste shfaqeshin nė kopertinat e revistave tė ilustruara, apo faqet kryesore tė gazetave, dhe kjo sigurisht se vinte duke u shtuar ndėrsa afrohej data kulmore, pra mbėrritja e ēiftit princėror nė Durrės, mė 7 mars 1914, por hasej jo pak edhe para dhe pas mbėrritjes sė tij. Pėrshkruajnė me nota shumė entuziaste gjithė organizimin, duke sjellė si risi edhe masat “moderne” pėr zbukurimin e qytetit, pritjen qė i bėri paria shqiptare, populli, pėrfaqėsuesit e huaj, tė cilėt nė atė kohė kishin njė rėndėsi shumė mė tė madhe se sa sot, pasi mbartnin praktikisht tė gjitha funksionet ekzekutive, tė cilat ia dorėzuan mė pas Princit.



Detyra e re: Sfida dhe sakrifica

Zėrat pėr kryengritje tė mundshme, tė sponzorizuar nga xhonturqit, por edhe kriza nė lidhje me “ēėshtjen epirote”, mund t’i gjeje nė shtypin e huaj qysh para mbėrritjes sė Mbretit, sic ėshtė njė artikull amerikan i datės 28 shkurt 1914 (shih: WILLIAM OF WIED'S TASK IN ALBANIA A HARD ONE, NYT, 01.03.1914, fq. 9), nga i cili mėsojmė shumėēka edhe rreth karakterit tė Princit dhe Princeshės, sovranėve tė rinj tė shqiptarėve. Kėshtu, diku aty theksohet se: Korrespondenti i “New York Tribune”, nė njė bisedė qė pati me njėrin prej bashkėpunėtorėve mė tė afėrt tė Mbretit, na tha: Princi i njeh mirė rrethanat dhe kushtet nė tė cilat ndodhet Shqipėria. Ai i ka studiuar ato me kujdes. Ėshtė jashtėzakonisht i kujdesshėm nė ēdo hap qė hedh. Di gjithēka qė pritet qė ai tė pėrmbushė detyrėn e tij si Sovran i Shqipėrisė. Dhe megjithatė ai nuk hezitoi tė pranonte ofertėn e fuqive tė mėdha. Pse? Thjesht dhe vetėm sepse ai konsideron kėtė si sfidėn e tij…nė gatishmėrinė e tij pėr tė sakrifikuar tė ardhmen e tij nė ushtrinė gjermane, pozicionin e tij tė lartė nė Gjykatėn Perandorake, dhe komfortin qė i ka siguruar vetes me njė jetė prej princi nė atdheun e tij, Princi Wilhelm Wied me tė vėrtetė e meriton nofkėn qė ia ka vėnė halla e tij, Mbretėresha Carmen Sylva e Rumanisė, qė e pėrdori pėr ta pėrshėndetur atė kur ai u shfaq nė uniformėn e tij ..nė njė ballo nė Bukuresht. Kjo nofkė ėshtė: Lohengrin”.



Shqiptarėt e adhurojnė njė Princ “trim”

Me kėtė fjalė, nėnkuptohej njė personazh mitik nė letėrsinė mesjetare gjermane, qė personifikonte njė kalorės tė Gralit tė Shenjtė, pra paraqiste njė karakter prej fisniku tė kulluar e burri tė fortė. Mė tej, nė arsyetimin e tij, artikullshkruesi vėrente se: “Lohengrini shqiptar duket nga pamja e jashtme si njė Siegfried i kohėve tė moēme nė legjendat gjermane. Ai duket nė ēdo inē njė kalorės, dhe tregon njė moshė mė tė re se sa ē’ėshtė nė tė vėrtetė. Ai ėshtė gjashtė kėmbė i gjatė dhe tė jep pėrshtypjen e njė force fizike imponuese. Tregohen histori ..nga vartėsit e tij oficerė nė Gardėn e Potsdamit, rreth disa vetive tė tij prej “herkuli”. Kur ishte i ri, ai ishte shumė krenar qė kishte ngritur lart nė ajėr njė shokun e tij me njė krah, duke e mbajtur pėr dhjetė apo pesėmbėdhjetė minuta. Dhe ai nuk ėshtė vetėm i fortė fizikisht, por edhe kurajoz e trim. Shqiptarėt, thuhet se e adhurojnė trimėrinė. Nėse ėshtė kėshtu, Princi Wilhelm i Vidit, duhet vlerėsuar si njė sovran qė do tė ketė sukses”.



Princesha Sofia, njė aventuriere moderne

Diku tjetėr kuptojmė se Princesha Sofia pėr shembull, ishte njė grua qė i pėlqenin shumė aventurat, dhe ky detaj i karakterit tė saj nxirrej nė mėnyrė eksplicite qysh nė titullin e njė gazete amerikane (shih: “La Pincessa Que Ama Las Aventuras”, EL PASO MORNING TIMES, 17.09.1914) qė dilte nė spanjisht. Nė njė gazetė tjetėr amerikane, ajo vlerėsohej lart pėr karakterin e saj, duke vlerėsuar faktin se do t’i qėndronte nė krah tė shoqit deri nė fund, nė ēastet mė tė vėshtira tė tij, kur rebelėt e Haxhi Qamilit dhe kundėrshtarė tė tjerė tė pushtetit tė Vidit, po pėrparonin me shpejtėsi drejt kryeqytetit tė Principatės Shqiptare, Durrėsit. Po kėshtu, nė ditėt e para pas hyrjes nė Pallatin Mbretėror, mbi princeshėn Sofia, diku do tė shkruhej se: “Ajo ėshtė njė grua delikate, e mėshirshme, dhe pėr mė shumė, vishet edhe nė njė mėnyrė shumė sharmante. Ajo duket shumė e pėshtatshme dhe ėshtė e pėrgatitur tė jetė njė lidere e veprimtarive sociale dhe atyre artistike” (shih: The toughest King Job in The World, The Ohama Sunday Bee Magazine”, 19.04.1914).



Informacion, ironi dhe sarkazėm therėse

Nė po tė njėjtin artikull, tė pėrcjellė nga njė gazetar amerikan, gjejmė shumėēka tė shkruar me nota aq sarkastike e ilustruar me karikatura, tė cilat bashkė me pėrmbajtjen e tekstit, pėr shumė shqiptarė sot mund tė ishin vėrtetė ofenduese e tė papranueshme, pavarėsisht disa tė vėrtetave qė edhe mund tė qėndrojnė, duke pasur parasysh prapambetjen e kohės dhe infrastrukturėn thuajse inekzistente nė Shqipėri e posaēėrisht nė Durrės. Kėshtu, pėrshkruhen kushtet nė tė cilat do tė duhej tė jetonte familja mbretėrore nė Pallat, ku si detyrė primare dilte “gjuajtja e minjve”, apo ku si dhomė matrimoniale gjumi pėr ēiftin, shfaqej njė dhomė nė kushte ordinere. Nga shumė burime tė tjera megjithatė nuk pėrmendet kund diēka e tillė, pasi Pallati Mbretėror, megjithėse ishte vetėm njė restaurim i njė objekti ekzistues, siē dihet, iu nėshtrua njė rikonstruksioni kapital, ku ēdo pajisje vinte dhe montohej nga jashtė, ēka e pėrshkruan mė sė miri edhe autori gjerman Peter Marxheimer nė njė fiction historik me titull “Nė Shqipėri, Karl! (Shih: Nach Albanien, Karl, BoD, Norderstedt 2007). Aty nuk mungonin aspak kushtet moderne si kudo nė Europė, paēka se populli i thjeshtė jashtė pallatit, sigurisht se jetonte nė kushte mizerabėl.



Mbreti i Shqiptarėve duhet tė puthė 200 vetė nė ditė

Po ashtu, artikulli nė fjalė shoqėrohet nga njė skicė ilustruese qė duket se ka qarkulluar rėndom nė shtypin e huaj tė kohės: bėhet fjalė pėr njė vepėr tė ilustratorit (anglez) tė famshėm tė kohės, Caton Woodville, e titulluar “Interesting Dinner Scene in the Albanian Palace”, e cila paraqet shqiptarėt qė hanė pa rregull e si tė babėzitur nė sofėr, dhe Princeshėn nė dukje e trembur dhe e habitur nga kėto tradita “barbare”. Tė thuash “shaka e tepruar”, duket se ėshtė e pakėt. Mėse ofenduese ėshtė edhe njė karikaturė tjetėr qė shoqėrohet nėn diēiturėn: “Tė shtėnat me pushkė janė njė sport i preferuar pėr shqiptarėt, dhe ka ēdo gjasė qė Mbreti tė jetė njė target i shpeshtė i tyre”. Po ashtu, sipas saj, kriter kryesor pėr tė vendosur apo pėr tė kėnaqur shqiptarėt, ishte thjesht gjatėsia e Mbretit, shoqėruar kjo nga njė foto ilustruese, ku ai dallon dukshėm si i tillė. Ndėrkohė “dekori” pasurohet edhe me njė zbulim tjetėr qė ka tė bėjė nė fakt me njė fenomen real e qė lidhet shumė me traditėn shqiptare: puthja nė tė dyja faqet me kėdo qė vinte tė takonte Mbretin, duke ia bėrė kėshtu misionin atij edhe mė tė vėshtirė. Tituj si: “Mbretit tė Shqiptarėve i duhet tė puthė 200 vetė nė ditė”, hasen rėndom nė shtypin britanik e atė amerikan tė kohės, duke na bėrė jo thjesht tė qeshim.



“Flamuri i ri shqiptar”, kush e dizenjoi?

Njė detaj tjetėr nga shtypi i kohės (shih: “Albania’s New Flag/Red, Black and White Tricolor, with Skanderbeg Star”, New York Tribune, 01.03.1914, fq. 9) na vjen nė lidhje me dizenjimin e flamurit dhe tė emblemave princėrore tė Vidit si Sovran i shqiptarėve, qė sipas artikullit i referohej njė heraldisti tė madh gjerman nga Berlini, Emil Döpler. Nė artikull flamuri trajtohet si “trikolor” me yllin pesėcepėsh tė Skėnderbeut, dhe pėrshkruhen gjithashtu me imtėsi edhe elementėt e tjerė tė tij.



Nė Durrės: Atmosferė e papėrshkrueshme

Sidoqoftė, shumica e shtypit tė kohės, nė unison vlerėsonin lart mikpritjen shqiptare, aq sa diku shkruhej se: “Zor se pėrshkruhet mikpritja qė iu rezervua sovranit tė ri tė Shqipėrisė dhe atmosfera festive qė mbizotėroi”, duke kaluar mė pas nė detaje, siē ishin pėr shembull fishekzjarret qė ndizeshin ēdo natė gjatė netėve tė para pas mbėrritjes sė ēiftit mbretėror, ndriēimi i veēantė qė gėzoi qyteti, deri nė atė kohė i paparė ndėr shqiptarėt, pritjet dhe takimet me delegacionet e ndryshme tė shqiptarėve brenda e jashtė vendit, ato tė huaja, audiencat, vendimet e para etj. Kėsisoj ėshtė pėr t’u shėnuar se emri i Turhan Pashės, i cili mė pas fitoi si kandidatura mė e spikatur pėr postin e Kryeministrit, tė paktėn nė ditėn e parė pas mbėrritjes sė Princit, nuk ishte dizenjuar akoma si i tillė. Gjithashtu, pėrshkruhet nė detaje udhėtimi dhe stacionet diplomatike qė regjistroi Princi nė Europė, i bėhet jehonė telegrameve tė urimeve tė shkėmbyera mes liderėve shqiptarė (zakonisht prej Esad Pashė Toptanit, nė funksionin e kreut tė delegacionit shqiptar qė i dorėzoi nė Gjermani kurorėn e Mbretit, Princit tė Vidit) etj.



Marrja e Fronit tė Princit tė Shqipėrisė

Shqipėria e pavarur qė u ngrit si e tillė nėn patronazhin e fuqive tė mėdha – e para sė gjithash nėn atė tė Austro-Hungarisė dhe Italisė – tė shtunėn i ka uruar mirėseardhjen sovranit tė saj tė ri nė muret e kryeqytetit tė saj me njė atmosferė tė zjarrtė festive. Nė bordin e jahtit ushtarak austro-hungarez TAURUS, Princi Wilhelm ka mbėrritur nė portin e Durrėsit dhe nėn shoqėrimin e tė shtėnave pėrshėndetėse tė topave tė anijeve luftarake dhe ovacioneve tė pėrzemrta tė shtetasve tė tij, ai ka vėnė kėmbėn nė tokėn ku do tė duhet tė shkruajė historinė e re tė njė epoke tė re. I pajisur me tė gjitha nderet, qė posti i regjentit kėrkon dhe i mbarsur me njė fuqi shtesė ekzekutive, siē kėrkohet nga raportet e veēanta, nė njė masė tė dyfishtė, Princi Wilhelm ėshtė njė armė e besueshme pėr njė formėsim tė lumtur tė kėsaj historie pėr kėtė vend. Edhe historia e madhe dhe traditat e lavdishme tė kėsaj familje, nga e cila ai ka dalė, i sigurojnė Shqipėrisė njė tė ardhme frytdhėnėse. Ėshtė sigurisht e njohur se Princi Wilhelm, nė linjė tė drejtpėrdrejtė rrjedh nga Wilhelmi i Oranieneve, dhe stėrnip i Friedrich Wilhelmit III tė Prusisė dhe nipi i madh i Kajzerit Wilhelm I, qė ėshtė edhe kumbar i tij. Tek ky nip nė brigjet e Renit, Mbreti Karol i Rumanisė ka shtrirė dorėn e tij dhe e ka propozuar atė si njeriun e shqiptarėve, pėr udhėheqėsin e tyre. Dhe Carmen Sylva, Mbretėresha e Rumanisė, njė kushėrirė e Mbretit aktual tė Shqipėrisė, i kushtoi atij dhe popullit tė tij njė pėrshėndetje dinjitoze nė formė artistike: Shqiptarėt kanė tė drejtėn, shkruan ajo, tė jenė tė lodhur nga luftėrat. Sepse, pasi u mbrojtėn nga romakėt, duke luftuar nė malet e tyre, ata i kanė rezistuar me luftėra shekullore turqve dhe ata kurrė nuk mundėn dot t’i mposhtnin. Ata janė populli mė i vjetėr nė Europė, pellazgėt, gjuha e tyre u ngjason asaj tė latinishtes dhe tė sllavishtes nė disa aspekte, dhe besnikėria e tyre ėshtė prej kohėsh qė s’mbahen mend, e famshme...

Marrė nga “Prager Abendblatt”, 9 mars 1914


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket