Kozmikomiket

Karnevalet e vesh-prerėve

Pak kush e di qė pitbullėve ua presin veshėt me njė qėllim makabėr, kur tė vritet me qentė e tjerė, ata tė tjerėt tė mos mund ta kafshojnė nga veshėt. Kėshtu ėshtė dhe Shqipėria. Jemi tė rrethuar nga qytetarė veshprerė
Nga Koloreto Cukali
Dikush mė pyeti nėse di gjė a po zhvillohen karnevalet nė Shkodėr, njė pyetje qė mė kapi jo vetėm tė pa-informuar por dhe tė habitur. Kujt i interesojnė karnevalet? Po zhvillohen karnevalet nė Brazil, por, nė tavolinat tona nuk para flitet pėr karnevale. Flitet, ēuditėrisht shumė pėr Ukrainėn. Ndoshta po bėhen karnevale dhe nė Shkodėr, kushedi. Karnevalet kanė vdekur prej kohėsh, bashkė me ata qė i bėnin dikur. Shoh ndonjėherė mė tė rrallė ndonjė bisht kronike pėr diēka tė organizuar nga Bashkitė, njė pėrpjekje e trishtueshme pėr tė ngjallur njė traditė qė e kemi vrarė me vetėdije. Nė vend tė karnevaleve, tani ka Ditė Vere e Halloween. Nuk po them se ėshtė keq. As qė ėshtė mirė. Thjesht, kėshtu ėshtė.

Vendi i njerėzve jo-seriozė

Njė gjė ėshtė e sigurt, ne nuk i braktisėm karnevalet ngaqė nuk kemi gjenin e humorit. Ne jemi njė popull shumė gallataxhi, qė asgjė nuk marrim dot seriozisht, as shtetin.

Ėshtė e vėshtirė tė gjesh arsyet e vėrteta pse kjo traditė vdiq. Kostot- karnevalet kushtojnė shumė sė kostume e skena; tradita- pse duhej tė mbijetonte nė njė vend tė veshur nga NPV Korēa; nevoja-karnevalet nuk hahen, pse duhet tė preokupohemi; shkollat- ne nuk kemi njė shkollė tonėn pėr as gjė, larg qoftė pėr samba... Ndoshta Karnevalet vdiqėn pėr tė njėjtėn arsye se pse shqiptarėt qė dolėn matanė nxituan t’u vėnė fėmijėve emra italianė e grekė, e deri hebraikė: ēėshtje integriteti e krenarie pėr atė qė ėshtė e jotja. Thjesht, e lamė tė vdesė pėr tė pėrqafuar festėn e kungullit tė tetorit. Siē lamė emrin Dafina pėr t’i quajtur kalamajtė Deborah.

Megjithatė ne kemi sot shumė nevojė pėr karnevalet. Pikėrisht, ngaqė e vetmja mėnyrė e mbetur pėr tė pėrballuar realitetin ėshtė tė qeshim me tė. Unė, do kisha maskat e mia tė preferuara pėr kėtė maskeradė.



Maska e Presidentit

Maska e parė do tė ishte ajo e Presidentit tė Republikės. Unė ende nuk e di se ēfarė ka nėn maskėn e pėrditshme tė Presidentit, dhe ėshtė e vėshtirė tė mund t’i bėsh njė gjyq moral kujtdo nė kėtė vend, ku ka kaq pak informacion e aksioni zhvillohet nėn rrogoz. Por, mua mė mjafton njė gjė e vogėl pėr tė gjykuar njė post tė madh. Dhe kjo gjė e vogėl, quhet Nazime Visha. Nazimja, ėshtė shembulli tipik i fatit tė njė vajze shqiptare tė periferive, tė cilėn bota qė e rrethon, meshkujt abuzues, shoqėria indiferente i lėnė vetėm 2 opsione, dhe njė prej tyre ėshtė vrasja. Edhe unė kam pritur pas inisiativės sė disa personaliteteve, mes tyre Kadare e Agolli, qė nė listat e amnistisė presidenciale ku dėgjojmė pėr kandidimin e lloj-lloj njerėzve tė rrezikshėm, tė futet dhe emri i saj. Emri i Nazimes mungoi dhe nė listėn e fundit. Duket, lobimi i artistėve nuk ėshtė aq gudulisės pėr Presidentin. Mjafton vetėm njė Nazime pėr tė zbuluar njė President, dhe pėr tė shkuar mė tej, dėgjoj nga goja e Eni Vasilit, autores sė njė shkrimi tė guximshėm pėr fatin e Nazimes nė duart e Presidentit (“Nazime Visha, viktimė e shoqėrisė dhe e Presidentit tė saj”; Panorama, 2014/03/04) qė thotė publikisht nė TV kishte marrė edhe presione pėr atė shkrim. Duhet tė kenė qenė fansat e Presidentit.

Nuk e di se ēfarė u dashka bėrė pėr tė lobuar lirinė e dikujt nė kėtė vend. Di qė amnistohen dhjetėra e qindra vetė. Por, di qė ti nuk amnistohesh nėse je njė vajzė e varfėr nga fshati qė tė mbėshtesin ca shkrimtarė e gazetarė.

Mjafton pra, njė rast pėr tė zbuluar njė President. Ndaj, maska e Presidentit ėshtė njė maskė qė do e vishja pėr karnevale. Nėn atė maskė mund tė ishte cilido, pėrderisa Presidenti sillet njėsoj si tė ishte cilido.



Njė maskė politike

Jam i bindur qė nė karnevalet tona tė Brazilit, nuk do tė mungonin maskat e politikanėve. Ėshtė thjesht perceptimi i tė fortit. Kushdo qė konsiderohet i pushtetshėm, e ka tė sigurt njė maskė. Komikja e maskave tė politikanėve ėshtė qė mund tė visheshin nga tė gjithė: nga ai qė e vesh pėr ta tallur, dhe nga ai qė e vesh se e do. Edhe pse, jam kurioz, sa shumė mund tė durojė njeriu nėn maskėn e Berishės e Ramės, apo dhe tė Metės.

Ka dhe njė tufė maskash- maskat e “gjynafėve”, politikanė tė cilėt, pėr njė arsye a njė tjetėr shihen nga publiku si gjynahqarė, edhe pse janė njerėz qė ēojnė jetė tė mirė, kanė grumbulluar para e pushtet, por, nuk ia kanė dalė dot tė zhveshin imazhin e njeriut qė gjendet rastėsisht nė majat e pushtetit e tė parasė. Basha ėshtė i pari i tyre, ndjekur nga Nard Ndokėt e Ferdinand Xhaferrėt.

Dyshoj se dhe maskat e feudalėve tė periferisė, emrat e tė cilėve nuk mė kujtohen, por janė si emra perėndish nė pjesėn tjetėr tė vendit qė nuk ėshtė “Tiranė”, deputetė e kryetarė qyteezash, do tė vishen. Do tė vishen, sa prej hallit e sa prej fisit. Por, janė maska qė tė tėrė do u rrinė larg. Janė maska, tė destinuara pėr tė pasur njė hapėsirė bosh rreth tyre madje dhe karnevalistėt me maska Rame, Mete e Berishe. Sa pėr mua, nėse do duhej tė vishja njė maskė politikani, do ishte ajo e Fatos Nanos.



Njė maskė si e Nanos

Nuk ėshtė thjesht legjenda prej gallataxhiu e Nanos qė e bėn atė fytyrėn mė tė pėrshtatshme nė njė karnevale. Ėshtė krejt filozofia e tij e tė vegjetuarit nė krye tė shtetit.

Thonė qė ėshtė i zgjuar, me vese e qejfli, kritere totalisht tė papėrshtatshme pėr timonierin e njė varke me vrima si e jona. Por, ndėrsa kam qenė krejtėsisht jo-pranues i filozofisė sė njė shtetit gallate, nė retrospektivė, shoh qė kėtė varkėn tonė e kanė pasur ndėr duar ose timonierė tė dhunshėm, qė tė pėrplasin pas shkėmbinjve pėr kokėfortėsi e padije, ose timonierė arrogantė, ose timonierė me qėllime tė vockla pesonale. Nė kėto kushte, kam nisur tė mendoj qė mė mirė udhėtohet nė njė varkė ku timonieri ėshtė tapė ose nė pab, sesa me kėdo tjetėr qė mendon se timoni ėshtė i tiji pėrjetė. Kam pėrshtypjen, se njeriu me maskėn e Nanos ėshtė ai qė do kalonte mė lumtur nė festė. Pėrveē maskės sė Lek Plepit.



Maska jetėgjatė e Lek Plepit

Nuk e di nga bėhet Lek Plepi, por vetė fakti qė e dėgjoj si referencė herė pas here, qoftė dhe pėr humor, mė bėn tė kuptoj qė ai e ka pėrmbushur misionin e vet: Kthimin nė simbol tė asgjėsė qė kthehet nė qendėr tė vėmendjes. E di qė ka njerėz qė mendojnė se tallen me Lek Plepin. Po tė bėjnė llogaritė pro e kundėr, mund t’u dalė qė Lek Plepi ka marrė mė shumė nga kjo shoqėri se shumė prej nesh. Mbi tė gjitha, na ka marrė kohė. Nėse mendoni qė Lekn Plepi ka dalė nga qarkullimi, mė duhet t’ju kujtoj qė ky vend nxjerr nga njė Lek ēdo muaj. Madje, ka programe apostafat pėr tė na furnizuar me njerėz pa vlerė qė na marrin kohė e vėmendje.



Maska e njė pitbulli

Pit-bulli ėshtė simboli i Shqipėrisė moderne: Qeni qė shqyen edhe racėn e vet, nėse e kanė mėsuar keq apo e kanė pėrgatitur pėr luftė. Pak kush e di qė pitbullėve ua presin veshėt me njė qėllim makabėr, kur tė vritet me qentė e tjerė, ata tė tjerėt tė mos mund ta kafshojnė nga veshėt. Kėshtu ėshtė dhe Shqipėria. Jemi tė rrethuar nga qytetarė veshprerė. Gati pėr t’u therur pėr egot e sėmura ato maskat e kategorive mė sipėr. Mund tė vishni njė maskė pitbulli, po aq sa njė maskė Llupoje a Prendi.



Maska e analistit

Pavarėsisht tundimit, Maska qė do kisha kuriozitet tė provoja ėshtė ajo e njė analisti apo gazetari. Nė vitrinė, rrinė maskat qė nga Fevziu tek Dudushi, nga Ēani te Ēim Peka, nga Henri Ēili te Artan Hoxha, nga Frrok Ēupi te Ylli Rakipi. Nuk e shoh nė vitrinė maskėn e Lubonjės. Besoj nuk shitet, e kanė magazinuar. Cilėn duhet tė vesh?

Jam shumė kurioz tė shoh reagimin e njerėzve kur tė shohin, pėr shembull, dikė tė veshur me maskėn e Fevziut nė karnevale. Ose tė Henri Ēilit. Nė fakt, kėto nuk janė maska karnevalesh. Nuk ka asnjė arsye qė analistėt tė bėhen personazhe tė rėndėsishme nė jetėn shoqėrore, pėrveēse kur kanė bėrė diēka tė jashtėzakonshme. Nė fakt, analistėt e gazetarėt tanė, pa pėrjashtim, e kanė bėrė diēka tė jashtėzakonshme. Kanė zėvendėsuar nė ekran ēdo gjė tjetėr. Edhe tė vėrtetėn.



Pa karnevale

Pas njė shėtitjeje pėr tė blerė njė maskė, mund tė kuptoj pse nuk kemi Karnevale. Karnevalet janė njė impuls i fortė feste, me kostume vezulluese, mes figurash e legjendash qė i thonė diēka atyre qė festojnė. Legjendat tona tė vetme janė: Kush bėri sa lek, kush vrau kė, kush ka nė dorė ēfarė. Kėto “legjenda” bashkėkohore, janė nė tė vėrtetė njė boshllėk pa shpirt, pa pėrmbajtje e pa domethėnie. Janė njė hiē kalimtar. Sikur kostumet mė tė bukura tė botės e DJ-tė mė tė famshėm tė botės tė investoheshin pėr tė organzuar njė palė karnevale alla-brazilianēe te ne, unė s’do e merrja mundimin tė dilja as nė ballkon. Jo pėr tė parė pėrsėri, dhe nė rrugė, maskat e bajlozėt e vitrinave mė sipėr.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket