Bota

Ēfarė mbetet nga Ukraina

Gjithmonė ka qenė njė tokė kufitare mes dy botėve; pati nė dispozicion njėzet vjet pėr t’u bėrė komb. Por deri tani nuk ja ka arritur. Dhe pėr vetė historinė e saj, nuk ka rrugė tjetėr veē njė marrėveshjeje me Putinin
Nga Gigi Riva
Ekzistojnė vende qė fatin e tyre e kanė tė shkruar tek emri. Dhe Ukrainė do tė thotė kufi. Nėse nėpėr Krajinat kroate e boshnjake (e njėjta etimologji sllave), larja e hesapeve pėr supremaci mes fqinjėve ndodhi njėzet vjet mė parė, kjo bėri vaki sepse pas shpėrbėrjes sė Bashkimit Sovjetik dhe shkrirjes sė blloqeve politike, ajo pjesė e botės kishte njė interes tė paktė strategjik: Le tė hanė pra kokat me njėri-tjetrin. Por nuk mund tė thuhej e njėjta gjė pėr Kievin dhe rrethinat, shumė pranė Rusisė dhe kėsisoj nė syrin e ciklonit qė mund tė plaste nėse ēėshtja nuk menaxhohej me kujdes. Pėr shkak tė kėtij meraku, vendet si Ukraina hynė nė njė limbo tė gjatė sa njė brez, as kėtej (nė Europė) dhe as andej (pranė Moskės). Dhe pėr tė vazhduar me krahasimet, ėshtė rasti tė nėnvizojmė se ashtu si Ballkani adriatik ishte fronti jugor i Perandorisė Austro-Hungareze, njė pjesė e Ukrainės sė sotme ishte kufiri lindor: Rrėnjėt e thella tė historisė ndonjėherė rikthehen tė marrin hak.



Por tė gjitha krahasimet ēalojnė dhe nuk e thėnė (ende) qė kontinenti tė bėhet dėshmitar i njė tjetėr katastrofe jugosllave. Pavarėsisht se nė Harkov, Donetsk, Odesė dhe Sebastopol (nė Krime kjo e fundit, ku tashmė janė zotėr autoblindat ruse), tė rinj e mė pak tė rinj, rusishtfolės apo rusė autoktonė po krijojnė milici tė armatosur pėr t’iu kundėrvėnė Maidanit, sheshit qėndror tė kryeqytetit qė me rezistencėn dhe sakrificat e veta provokoi rrėzimin e regjimit qė sė pari ishte llahtarisht i korruptuar, e mė pas u bė dhe gjakatar, tė Viktor Janukoviēit. Presidenti i mbėshtetur e mė pas i lėshuar nga Vladimir Putini, nuk ėshtė mė i tillė, por ama mbeten ata 48% tė njerėzve qė e patėn votuar, jo domosdoshmėrisht sepse e pėlqenin, por sepse e panė si zgjedhje qė shprehte interesat dhe mbrojtjen e atij blloku shoqėror me shumicė ruse nė lindje dhe jug tė vendit: Njė pjesė e shpirtit tė ndarė tė paktėn mė dysh tė kėtij vendi. Pjesa tjetėr janė ukrainasit, pa llogaritur njė zonė polake qė ka mbijetuar sidomos nė Galici: Njė pluralizėm ky, pasojė e sė shkuarės sė njė vendi qė pavarėsinė e ka njohur veēse me intervale shumė tė shkurtra.

E shtyrė drejt Perėndimit nga vala e tė rinjve liberalė tė Maidanit, kozmopolitė dhe ėndėrrimtarė; e shtrėnguar fort nga nacionalistėt ekstremistė tė Sektorit tė Djathtė dhe formacione tė tjera qė nė tė njėjtin shesh kanė ngritur simbolet e Stepan Banderės (personazh kontrovers qė bashkėpunoi me Hitlerin), por qė ishin faktor vendimtar kur pushkėt ua zunė vendin slloganeve; e tėrhequr drejt Lindjes nga ata qė shohin tek Cari i ri rus tė vetmen pikė referimi: Kjo ėshtė Ukraina qė rrezikon tė copėzohet.

Shprehja qė vėrtitet si kėrcėnim mbi vendin ėshtė: Shkėputja. Skenar qė tė gjithė thonė se duhet shmangur, tė paktėn deri kur nė terren, realiteti ta ketė pėrgėnjeshtruar dėshirėn. Tė vdekurit janė gjithnjė njė karburant i mirė pėr hipotezat e ndarjes. Ka ende dhe pak kohė, por shumė pak ama. Varet nga aktorėt protagonistė, qė nuk janė ukrainas, siē ka qenė gjithmonė nė traditėn e vendit fatkeq.

Ukraina ka patur njėzet vjet kohė pėr t’i thėnė vetes komb. Deri mė tani e ka ēuar dėm shansin, duke iu dorėzuar pushtetit klientelist tė njė dore oligarkėsh qė thjesht e kanė grabitur dhe kanė vendosur pėr tė, pėrfshirė presidentė e kryeministra, nė njė orgji tė pafundme korrupsioni dhe mashtrimesh qė pėr kaq shumė vite ėshtė quajtur “normalitet”. Mezhihirija, vila e pabesueshme e Janukoviēit 20 kilometra larg Kievit, me anijen galeone, kopshtin zoologjik dhe mozaikėt alla-bizantinė, ėshtė vetėm folklori i kėsaj historie. Shumė mė tepėr lemerira dalin po tė kesh mundėsinė tė gėrmosh nėpėr llogaritė bankare tė Rinat Ahmetovit, manjati sponsor i presidentit, dhe i tėrhequr bashkė me bashkėshorten e Janukoviēit nė Londėr, mesa duket nė pritje tė kohėve mė tė mira. Apo tė kėrkosh nėpėr hesapet e Dmitrio Firtashit, blerėsi i freskėt i Pravex Bank qė kontrollohej dikur nga Banca Intesa. Janė njerėz qė vijnė nga e kaluara sovjetike dhe kanė pėrfituar nga ēdo pėrplasje e krizė. Ndėrsa vendi po shuhej pak nga pak, duke zėnė vendin e 153-tė nga 183 nė listėn e korrupsionit tė Transparency International, dhe nė tė 134-rtin pėr pavarėsinė e gjyqėsorit, 10% e popullatės gati 50 milionė banorėshe emigronte nė kėrkim tė bukės sė gojės. Por ama, GDP-ja mbetej e qėndrueshme, madje ajo e zonave kufitare trefishohej,ndėrsa rrogat mesatare rrotulloheshin tek 300 eurot nė muaj.



Megjithatė asnjė ushtar i sheshit Maidan nuk ngjan tė ketė staturėn e njė marshalli, dhe as rezulton ndonjė udhėheqės i aftė tė pėrballet me sprovėn e frikshme tė krizės ekonomike me 35 miliardė euro qė duhen gjetur shpejt, para se tė mbėrrihet nė falimentim kombėtar. Nuk mund tė reklamohet shumė as Julia Timoshenko, e pėlqyer nė Perėndim por shumė mė pak e tillė brenda vendit, megjithė simpatinė njerėzore pėr dikė qė ka vuajtur njė burg tė rėndė dhe ka pėrfunduar nė karrige invalidi. Sepse edhe ajo ishte pjesėmarrėse nė grabitjen e madhe; “Zonja e gazit” dhe e aferave lidhur me kėtė sector kyē i luajti kartat e saj. Madje deri aty sa nėpėr korridoret e kancelarive pėshpėritet, me gjuhėn e diplomacisė, se gruaja me gėrsheta “ėshtė pjesė e problemit, nuk ėshtė pjesė e zgjidhjes”. Tė paktėn jo, nėse ajo nuk rishpik veten si njė Julia 2.0, e ndryshuar nga burgu, e penduar sinqerisht dhe e pėrkushtuar kėtė herė, pėr tė mirėn publike. Maidani nuk e do, i ofroi vetėm buzėqeshje tė ftohta dhe e lidh imazhin e saj me atė tė kundėrshtarit Janukoviē, pasi lufta e tė dyve pėr pushtet e katandisi vendin nė kėtė situatė. Timoshenko do tė paraqitet nė zgjedhjet presidenciale tė 25 majit, tė njėjtėn ditė kur Europa do tė votojė nė zgjedhjet e saj, ajo Europė qė zor se do arrihet nga ky vend, tė paktėn sė shpejti.

Por kushdo qoftė kreu i ri i shtetit dhe kryeministri (pas rishikimit tė Kushtetutės, presidenti do ketė mė pak kompetenca), detyrimisht Ukraina nė tė ardhmen e afėrt do tė ketė njė sovranitet tė kufizuar, pasi njė pjesė do t’i delegohet atij qė do tregohet mė bujar nė hapjen e portofolit. Fondi Monetar Ndėrkombėtar ėshtė shprehur ndėrkaq, se nuk ka mundėsi tė ofrojė mjaftueshėm fonde pėr nevojat emergjente. Europa, qė pėr shumė kohė e pat harruar kėtė cep tė saj, bėn pėrpara sidomos me kancelaren Anxhela Merkel dhe polakėt, fqinjė dhe mjaft tė angazhuar. Nga ana tjetėr, Rusia e Putinit qė bllokon ndihmat sepse sheh t’i kėrcėnohen “”interesat tona dhe ato tė qytetarėve tanė”, shantazhon me mbylljen e rubinetave tė gazit, ose tė paktėn me rritjen e ēmimit favorizues qė gjithnjė ja kishte njohur “republikės motėr” pėr tė mos ngrirė sė ftohti. Sido qė tė jetė, Rusia dhe Europa janė tė detyruara tė ulen e tė flasin, sepse do tė ishte shumė e rrezikshme tė mos krijonin, nė vijėn e krisur mes dy botėve, njė shtet kushinetė tė modelit finlandez, qė thith tensionet e shkaktuara nga tregje tė ndryshme dhe aleanca tė ndryshme ushtarake.



Ėshtė budallallėk tė mendosh se, pėr shkak tė Maidanit, Cari do ta lėshojė kaq kollaj Ukrainėn. Jo vetėm sepse kėshtu do tė merrte fund ėndrra e tij e Bashkimit Euro-aziatik qė e kėnaq dhe ėshtė pikė themelore pėr rindėrtimin e njė perandorie (tė paktėn njė perandori moderne); jo vetėm sepse nė Krimenė qė iu pat dhuruar Ukrainės nga ukrainasi Hrushov (gjatė njė nate pijeje tė shfrenuar, thotė legjenda) ka flotėn e saj tė Detit tė Zi, por edhe pėr arsyen se 1200 vjet mė parė pikėrisht nė kėtė truall lindi dhe u rrit embrioni i mbretėrisė ruse. Prandaj, me Putinin duhet rėnė nė marrėveshje. Ose mbetet tė dorėzohemi pėrballė njė shkėputjeje territoriale shumė tė rrezikshme dhe me pasoja ndoshta deri ekstreme. Kjo ėshtė pėr faktin se kur zihen dy, ai qė pėrfiton ėshtė njė i tretė. E gjetėt se kush ėshtė? Po, Kina. Pekini gėzon respektin, nė sytė e ukrainasve, tė atij qė nuk dėshiron tė fusė hundėt nė dinamikat e njė qeverie tė huaj. I mjafton tė bėjė biznes. Dihet qė Ukraina ėshtė njė hambar drithi. Njė ultėsirė gjigande me tokė nga mė pjelloret nė botė. Dhe njė korporatė kineze ka blerė ndėrkaq njė sipėrfaqe prej 100 mijė hektarėsh, qė do bėhen sė shpejti 3 milionė: Thėnė ndryshe, 5% e territorit. Procesi quhet “grabitje toke” dhe nuk bėn vaki vetėm nė Afrikė, por edhe nė Europėn qė, nga dėshpėrimi, nxjerr veten nė shitje.



l’Espresso


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket