Kuriozitete

Big in Japan

Njė vizitė nė vendin e largėt niponik dhe njė surprizė qė duhet marrė shembull. Kush do guxonte tė mendonte qė ky vend do prodhonte njė verė tė denjė?
Nga Andi Qinami
Ėshtė e vėrtetė qė surprizat s’kanė tė sosur. Ėshtė e vėrtetė gjithashtu se surprizimi ėshtė i kėndshėm, por jo pak herė, tė bėn tė ndjehesh keq kur kthen kokėn nga realiteti i shtėpisė tėnde. Ishim nisur gjithė kuriozitet drejt prefekturės sė Naganos, rreth 800 metra mbi nivelin e detit, diku nė qendėr tė arkipelagut niponik. Po, jemi nė Japoni. Na kishin thėnė se do tė vizitonim njė vilė-kantinė rrethuar nga vreshtat. Njė winery pėr tė qenė mė tė saktė. E dinim se dhe Japonia bie mbi atė brez tė rruzullit, ku ėshtė e mundur tė rritet vitis vinifera domethėnė rrushi pėr verė e se dikush atje, prej disa vjetėsh tashmė, po prodhonte nė mėnyrė diskrete. Por qė Japonia t’ia kishte dalė tė prodhonte verė tė denjė aq sa pėr tė “guxuar” t’ua shėrbente atė edhe kryetarėve tė shteteve gjatė takimit tė G20 mbajtur nė Hokkaido, na ēoi t’i bėnim jo pak pyetje vetes.



Nėse Yamanashi ėshtė pak si Napa Valley e Japonisė, Nagano (emri i ri pėr Shinshu-nė), mė lart e mė nė veri nė Honshu-nė qėndrore, ėshtė njė rajon nė zhvillim e sipėr, pėr sa i pėrket cilėsisė sė rrushit e tė verės, kjo edhe nė sajė tė lartėsisė sė saj. Rrethuar nga alpet japoneze 3000 metra tė lartė, dhe e quajtur ndryshe "ēatia e Japonisė" kjo ėshtė njė krahinė malore e pyllėzuar e piktoreske, me ujėvara dhe liqene e shpate dhe luginat e lumenjve e ku gjenden shpėrndarė aglomerate urbane.

Vila dhe kantina qė vizituam, ėshtė, nė tė kundėrt, njė projekt i vogėl jete, ku dallohet njė gjurmė Italie. Vetė emri i saj, qė kėtu nuk po pėrmendim pėr tė evituar ēfarėdolloj reklame, tė rizgjon kujtimin e Italisė. Ėshtė ide e Toyoo Tamamura, njė aquarelist dhe shkrimtar i talentuar, kėndues i ushqimit, i cili u zhvendos kėtu nga Tokyo nė vitin 1991 i frymėzuar nga ideja pak pėrrallė, pėr tė mbjellė Merlot dhe Chardonnay, e mė pas pėr tė ndėrtuar njė punishte vere. Ky zotėri gjashtėdhjetė e tetėvjeēar, njė personazh kompleks e sugjestionues qė nuk dukej t’i kish lėnė shumė mangut jetės sė rinisė, e qė nė moshė tė avancuar vazhdonte tė kultivonte suksesshėm pasionet e tij, na tregoi pėr veten: “Mė pėlqen vera, jetova disa disa vite nė Francė si student, e u mėsova tė shijoj njė verė ēdo ditė, por kurrė nuk mendova se do tė ndėrtoja njė punishte vere. Po nė atė kohė, nga fundi i viteve gjashtėdhjetė, kur njihesha me Evropėn, tentova tė vizitoj dhe vendin tuaj por atėherė ishte e pamundur. ...Pesė vjet mė parė,- thotė Mr.Tamamura, - njerėzit tė cilėt administrojnė restorante nuk ishin fort tė informuar pėr verėrat japoneze. Sot imazhi i verės japoneze si njė import i lirė, po ndryshon, sepse gjithnjė e mė shumė njerėz janė duke realizuar produkte gjithnjė e mė autentike”. Varietetet qė i jepnin jetė verėrave tė z.Tamamura ishin po protagonistė kozmopolitė si sauvignon blanc e chardonnay nga tė bardhėt, e merlot e pinot noir. Teksa na fliste pėr eksperiencėn e tij e na tregonte parcelat e vreshtave aty rrėzė maleve, jashtė nė tė ftohtė e me xhaketė tė pambėrthyer, temperaturat kishin prekur -3 apo - 4 gradė celcius, ndėrsa ne me padurim prisnim ta vazhdonim brenda e nė tė ngrohtė bisedėn tonė.

Nuk patėm fatin ta provonim verėn e Z.Tamamura, pasi vila e cila gjatė sezonit qėndronte e mbyllur, atė ditė ishte hapur vetėm pėr vizitėn tonė. Aty pėr aty desh menduam se mikpritja japoneze le pėr tė dėshiruar. Si pjesė e strategjisė sė tij e si vlerėsim tė vetė punės, verėrat tregtoheshin me ēmime qė luhateshin nga 30 deri nė 50 dollarė nė pikėshitje. Ambicioz por edhe i vėmendshėm.



Qė mė parė dikush nga prefektura e Naganos na kishte folur pėr Shinshu Wine Valley Project pėr tė evidentuar verė tė njė cilėsie tė lartė dhe njė kulturė tė pasur tė zonės. Nė fakt kjo ishte pjesė e njė fushate pak mė tė madhe qė synonte krijimin e brandit pėr promovimin e gjithė rajonit. Bashkėpunimi me pushtetin vendor kishte dhėnė aty rezultate tė pėlqyeshme, si pėr shembull krijimi i luginės sė verės dhe i brand-it pėrkatės. Tė rinjve qė vendosnin tė kultivonin rrush e tė prodhonin verė, u mundėsohej shkollimi i posaēėm. Si stimul e lehtėsi, vetė liēenca pėr aktivitetin verėprodhues ishte mundėsuar edhe pėr sasi mė tė vogla prodhimi nė krahasim me mė parė.

Nė vitikulturė ofrohej guidė teknike, testime e konsolidim i tokės bujqėsore. Toka ėshtė njė nga gjėrat mė me pakicė nė Japoni, Por pėr njė qėllim fisnik duket se vetė natyra vjen nė ndihmė. Pėrgjatė luginės sė lumit mund tė rekuperoheshin pėr vitikulurė terrene qė mė parė kishin shėrbyer pėr kultivimin e bimės ushqim pėr krimbin e mėndafshit. Gjatė fazės sė vinifikimit ofrohej suport nė bashkėpunim me institucione akademike. Vetė Tamamura do tė themelonte njė shkollė pėr tė rinjtė qė duan t’i afrohen botės sė verės me qėllim kultivimin e rrushit dhe prodhimin e verės. Vetė enologu i kantinės sė sipėrpėrmendur, ishte njė djalė kaluar tė tridhjetat, qė kishte mbledhur pėrvojė nė distilimin e sake-sė. Tjetėr shembull i mirė se si profesionet e mėparshme nuk hidhen poshtė por nė tė kundėrt, bėhen pikėnisje pėr tė tjera e me pėrkushtim arrihen rezultate pozitive. Por prefektura ndihmonte edhe nė nivel promovimi duke ndihmuar nė shtimin e vetėdijes dhe tė niveleve tė njohjes nga tė tjerėt, nė organizim eventesh brenda dhe jashtė prefekturės, nė krijimin e portaleve apo site-ve web etj. Me qėllim pėrmirėsimin e cilėsisė, ishte parashikuar sipas modelit francez, edhe emėrtimi i origjinės sė kontrolluar (Nagano Appellation Control) promovim pėrshkrimin e zonės sė prodhimit. Pėr tė fituar kėtė NAC, prodhimi duhet tė testohej e mė pas tė merrte miratimin nga ana e njė komisioni enologėsh me famė e teknikėsh tė sektorit.

Pikėrisht sepse jo ēdo gjė mund dhe duhet tė vijė nga shteti, dhe vazhdimėsia e njė nisme nuk mund tė garantohet vetėm nga sektori publik, ishte krijuar Kėshilli i Promovimit tė Projektit tė Rajonit “Shinshu Wine Valley” me rreth 47 anėtarė, mes tė cilėve qėndrojnė: Prodhues vere, tregtues food & beverage pronarė restorantesh, shefa kuzhine, pronarė terrenesh, shoqata turizmi e shoqata konsumatorėsh, subjekte nga bota e financės, investitorė etj.



Diēka e ngjashme do tė ishte shumė me vlerė dhe pėr enologjinė tonė tė brishtė. Por nėqoftėse privatėt vetė nuk e kanė vizionin e duhur (dhe me ē’duket nuk e kanė), tė paktėn shteti duhet tė kishte menduar deri tani pėr futjen e emėrtimeve tė origjinės… Por le ta lėmė kėtė… Definitivisht tė mėsuarit nga eksperiencat e sukseshme tė tė tjerėve, largpamėsia, kėmbėngulja e disiplina, kishte bėrė tė mundur situatėn e re qė gjetėm nė ishullin e largėt.

Pėr kėto cilėsi, mjeshtėria e provuar nė Francė arriti tė bėhet ajo qė ėshtė sot, maja mė e lartė e enologjisė dhe ėshtė ajo qė vlen si model kryesor sot kudo nė botė. Ėshtė vetėm savoir-faire- i i maturuar nė vite, pra nė rastin e Bordeaux-sė, dhe aspak bujaria e Krijuesit nė lloje apo mikroklima.

Por ama duhet pranuar kjo mė parė me kokėulje, dhe duhet menduar nė terma afatgjatė. Duhet mėsuar po ashtu nga ata qė i janė futur kėsaj rruge tashmė e qė nuk mendojnė vetėm tė shesin pėr momentin atė ē’ka kanė hedhur nė shishe, pa e vrarė mendjen se si u pėrftua, apo edhe nga erdhi. Nuk do shumė fjalė pėr tė pėrshkruar se nė Shqipėri, megjithė traditėn verėprodhuese tė trashėguar e megjithė tentativat, sporadike por me tė vėrtetė serioze nė investim e nė prodhimin e verės, si realitet i pėrgjithshėm asgjė nuk ka ecur pėrpara. Kėta pak prodhues seriozė nuk ndihmohen as nė filozofi as nė praktikė, por vetėm sulmohen nga konkurrenca e produkteve tė rreme, tė pakontrolluara por edhe tė rrezikshme pėr shėndetin. Po ashtu puna pėr rizbulimin e tarracave natyrore, luginave apo zonave kodrinore me potencial tė konsiderueshėm vazhdon tė ngelet pa filluar e pa fillues. Brandimi a thjesht krijimi i rajoneve tė verės mbetet njė vegim. Dhe ėshtė njė mėkat tė harrohet emri i mirė i zonave si Kallmet, Leskovik, etj.

Qė njė vend si Shqipėria me njė vokacion natyral e historik nė prodhimin e verės, tė ketė thuajse gjithēka pėr tė mėsuar nga Japonia e largėt dhe punėtore, mund tė duket kulmi….por gjėrat qėndrojnė pikėrisht kėshtu. E tė mendosh qė shumė vite mė parė kemi qenė nyje e rėndėsishme apo edhe diēka mė tepėr nė ofrimin e varieteteve krahinės sė Bordeaux-sė... po kjo ėshtė njė histori tjetėr.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket