Bota

Fėmijėt e luftės

Mbi 1.2 milionė fėmijė sirianė janė tashmė refugjatė nė vende tė tjera, 3 milionė tė tjerė kanė ndryshuar vendbanimin brenda vendit dhe 323 mijė jetojnė nė zona ku shpėrndarėsit e ndihmave e kanė tė pamundur tė futen. Organizatat humanitare japin alarmin
Nga Elda Spaho Bleta
Nė njė tendė refugjatėsh nė Liban, Amiri dhe Kameruni jetojnė prej kohėsh vetėm me gjyshen e tyre. Tė dy vėllezėrit mbėrritėn dy vjet mė parė nga Siria, tė lodhur, tė pluhurosur dhe plot frikė; megjithėse luftimet kishin nisur prej njė viti, ata s’e kishin provuar ende hidhėsinė e tyre tė plotė. Pastaj, i erdhi rradha edhe shtėpisė sė tyre, tė rrethuar nga njė oborr plot bar, pemė e zogj. “Kur nisėn predhat, disa njerėz erdhėn dhe na morėn prindėrit, nuk na thanė fare se ku i ēuan. Nuk e dimė ku janė. Pastaj, erdhi gjyshja, na mori dhe na solli kėtu nė Liban”, thotė Kameruni, 9 vjeē, i cili ngjan thuajse si binjaku i Amirit 10 vjeēar.

Nė njė ēast tė vetėm, ajo shtėpi e madhe, plot dritė dhe ai oborr i gjelbėr plot zogj, u kthyen nė hi. Ēdo gjė u dogj, duke tronditur nė themel jetėn e dy tė vegjėlve. Atėherė ishin 7 dhe 8 vjeē. Prindėrit s’i kanė parė ende, por shpresa se ata janė diku, tė gjallė, nė kėrkim tė tyre, s’u shkulet nga zemra. Bashkė me pėrpjekjet qė edhe ata vetė bėjnė nga kėtej pėrtej kufirit, nė Liban. Pėrpjekje qė u shtohen atyre qė Amiri, si vėllai i madh, bėn ēdo ditė pėr tė sjellė ndonjė para apo ushqim nė tendėn e leckosur. “Mė duket se e kam pėr detyrė, duhet ta bėj, duhet t’i sjell ushqim familjes sime. Ngrihem herėt nė mėngjes dhe shkoj tė punoj nė fushat e patateve. Mbledh patate nga ora 6 e mėngjesit deri nė orėn 12 tė drekės. Por mė mungojnė shumė prindėrit”, thotė ai me njė mall, qetėsi e maturi qė njė fėmijė 10 vjeēar mund ta ketė fituar vetėm pas vuajtjesh tė mėdha. Dhe ai i ka patur me shumicė. Pėrveē prindėrve, ka parė teksa i vdiste shoku i fėmijėrisė, shoku mė i ngushtė. Ndėrtesa ku ata ndodheshin sė bashku, u bombardua dhe flakėt e pėrpinė tė gjithėn. Amiri ia doli mbanė, por shoku i tij, njė fėmijė gjithė gjallėri, me sy tė zinj e plot shkėlqim, mbeti pas. U dogj aty, para syve tė Amirit. Vetėm ca ēaste mė parė, ata kishin qenė duke biseduar…

Vėllezėrit i ka marrė malli pėr librat qė u lexonte i ati rregullisht nė verandėn e shtėpisė. Ato libra tashmė janė bėrė hi dhe kushedi ē‘fat ka patur edhe babai… kanė kaluar dy vjet dhe ende asnjė shenjė e tij apo e nėnės. Tė dy djemtė kanė veshur bluza e pantallona tė errėta, kanė flokė tė prerė shkurt dhe njė vėshtrim qė nuk mund tė bėhet mė i trishtuar se kaq.

Po kaq tė trishtuar i ka sytė edhe Maiza e bukur, e cila, para se tė kthehej nė njė refugjate, ėndėrronte tė bėhej mjeke. Tani i duhet tė jetojė nė njė kamp ēadrash. “Dikur unė luaja nė njė tendė, tė cilėn e ngrinim bashkė me shoqet e kushėrirat sa herė qė dilnim piknik. Atėherė mendonim se ishte shumė qejf tė jetoje nė njė ēadėr, tė paktėn pėr ca kohė. Nuk e dija se do tė jetoja me tė vėrtetė nė njė tė tillė, pėr shumė, shumė kohė. Ndonjėherė, bashkė me shoqet, mbyll sytė dhe imagjinoj sikur jemi nė shtėpitė tona, nė Siri. Por pastaj hap sytė dhe… nuk ėshtė ėndėrr. Kjo ėshtė e vėrtetė… unė jam nė Liban dhe jetoj nė njė ēadėr”.

Si Amiri, Maiza, Kameruni, ka mijėra histori qė mbushin me trishtim kampet e refugjatėve sirianė nė Jordani dhe nė Liban. Mė saktė, bėhen mė shumė se 1.2 milion histori. Kaq ėshtė numri i fėmijėve qė janė detyruar tė largohen nga Siria pėr shkak tė konfliktit qė nisi nė mars 2011. Mbi 10 mijė fėmijė janė vrarė. Deri tani, numri i njerėzve tė vdekur shkon nė 130 mijė.



Refugjatė mes fyerjesh e urisė

Megjithėse i kanė shpėtuar vdekjes dhe luftės, jeta e fėmijėve sirianė nė Jordani dhe Liban ėshtė shumė e vėshtirė. Njė anė kjo qė, nė pėrgjithėsi, i ka munguar raportimeve tė mediave ndėrkombėtare, thuajse tė pėrditshme nėpėr kampet e refugjatėve. Kronikat e artikujt mė sė shumti pėrqėndrohen te shpėrndarja e ushqimeve, dhėnia e ndihmės mjekėsore, bashkimet e papritura familjare. Tė gjithė duket se kaq presim nga kampet dhe nga vendet pritėse tė refugjatėve sirianė, pa shkuar mė tej. Por edhe kur tė gjitha kėto duken nė rregull, shumė ndodh brenda tendave apo tė shtėpive tė vogla kubike, marrė me qera. Nuk bėhet fjalė thjesht pėr vetminė, frikėn apo mallin pėr tė dashurit, tashmė tė humbur. Bėhet fjalė pėr tallje nga vendasit, martesa nė moshė tė hershme, frikė nga ngacmimet seksuale, problemet nė shkolla dhe sidomos stresin e prindėrve sirianė. Janė familje tė tėra qė, nė vend tė shtėpive me disa dhoma, tani ngjishen nė tenda ose shtėpi tė ngushta, lėshuar me qera nga vendasit. Shpesh bėhen mė shumė se 10 vetė nė njė dhomė. Baballarė e nėna qė dikur kanė qenė mjekė e mėsuese, tani nuk gjejnė dot punė as si pjatalarės apo pastruese. Kanė shumė fėmijė pėr tė ushqyer e pėr tė veshur dhe thuajse asnjė para nė dorė.

Megjithėse fytyrat e tė miturve janė pjesa mė e dhimbshme e gjithė luftės civile nė Siri, zėrat e tyre rrallė dėgjohen. Pak dimė se si i kalojnė ata ditėt nėpėr kampe, sesi po kthehen nė lypėsa apo si po martohen nė moshė tė njomė. Dimė historitė e tmerrshme tė shtėpive nė flakė, prindėrve tė vrarė dhe mallit, por pak dimė mbi jetėn e tyre tani nė Jordani apo Liban, ndėrsa raportohen si tė rregjistruar nėpėr shkollat e kėtyre vendeve apo si pjesė e listave tė rregullta tė kuponeve. Pėr t’u futur brenda kėtyre jetėve, pėr tė parė dhe kuptuar se ē’ndodh me refugjatėt sirianė nė Jordani e Liban, gjatė muajve tė fundit u dėgjuan dhe bisedua me qindra fėmijė, nga mosha 10-17 vjeē. Problemet e tyre janė pėrmbledhur nė njė raport tė shkruar sėrish po prej fėmijėve, i cili u publikua zyrtarisht vetėm disa ditė mė parė. Nė 10 Mars 2014, pesė ditė para se lufta nė Siri tė hynte nė vitin e saj tė katėrt.

Puna pėr hartimin e raportit u mbėshtet nga World Vision International, njė nga organizatat mė tė mėdha nė botė pėr mbrojtjen e fėmijėve. Njė pėrpjekje pėr t’u rikujtuar udhėheqėsve botėrorė se duhet tė ēojnė pėrpara bisedimet pėr paqe nė kėtė vend tė Lindjes sė Mesme, tė paktėn pėr hir tė fėmijėve. Organizatat mė tė mėdha tė fėmijėve janė nė njė mendje dhe kanė ngritur koalicionin “NO Lost Generation”. “Eshtė njė brez i tėrė fėmijėsh qė po humb! Liderė botėrorė, jepini fund luftės nė Siri. Mos u jepni kėtyre fėmijėve edhe njė vit tjetėr gjakderdhjeje”, - deklaruan pėrmes tij UNCHR, UNICEF, World Vision, Save the Children dhe Mercy Corps.

Shifrat qė ata bėjnė publike, janė tė tmerrshme: 1.2 milionė fėmijė sirianė janė tashmė refugjatė nė vende tė tjera, 3 milionė tė tjerė kanė ndryshuar vendbanimin brenda Sirisė dhe 323 mijė jetojnė nė zona ku shpėrndarėsit e ndihmave e kanė tė pamundur tė futen. Mes fėmijėve refugjatė, 1 nė 10 fėmijė pu punon, kurse 1 nė 5 vajza siriane qė jetojnė nė kampet e Jordanisė detyrohet tė martohet. Mbi 2.8 milionė fėmijė gjenden jashtė shkollės, nė njė kohė qė duhet tė ishin duke u arsimuar.

Sikur tė mos mjaftonin ecejaket dhe tensionet diplomatike tė 2013-ės mbi pranimin ose jo tė faktit nėse Asadi kishte pėrdorur armėt kimike dhe pastaj mosmarrėveshjet pėr shkatėrrimin e tyre, bisedimet pėr paqen nė Siri kanė hyrė sėrish nė njė ngėrē tė vėrtetė. Pėr tė cilin duket se as OKB nuk ushqen shpresa zgjidhjeje tani sė shpejti. As forcat e Bashar Al Asadit dhe as ato tė kryengritėsve nuk po bien nė ujdi pėr pėrbėrjen e qeverisė sė re. Zhvillimet mė pozitive pėrmblidhen gjithė-gjithė nė lejimin e lėvizjes sė ndihmave nė qytetin e Homsit apo arritjen e shkėmbimit tė 22 murgeshave ortodokse (qė mbaheshin nga kryengritėsit) me 150 gra e fėmijė sirianė (qė mbaheshin peng nga qeveria). Asnjė shenjė e vėrtetė paqeje nė sfond. Bisedimet e paqes janė shqetėsimi mė i madh jo thjesht i sirianėve tė rritur, tė sfilitur ndėrkaq nga lufta, po edhe i tė vegjėlve. Terma tė cilat as qė i njihnin mė parė, tashmė dalin si pa tė keq nga buzėt e tyre. “Gjithė kėto bisedime nė Gjenevė, gjithė kėto fjalė… komuniteti ndėrkombėtar nuk po na dėgjon me tė vėrtetė! Sikur thjesht tė na dėgjonin njė herė, thjesht t’i ndalonin bombat, tė na e pėrmirėsonin jetėn dhe tė na ndihmonin tė jetonim nė paqe! Thjesht kėtė kėrkojmė”, thotė Soha, 13 vjeēe.



Raporti i fėmijėve refugjatė

“Ne, fėmijėt refugjatė tė Sirisė, kemi shumė probleme. E para ėshtė varfėria. Familjet tona nuk kanė mundėsi tė blejnė rroba, ushqim dhe ilaēet pėr tė cilat kemi nevojė. Jeta kėtu nė Liban e Jordani ėshtė shumė e shtrenjtė, sidomos ngaqė zakonisht na mungon njėri nga prindėrit dhe nuk ka siguri qė organizatat e ndryshme mund tė na paguajnė qeranė“, nis raporti i hartuar nga 140 fėmijė sirianė (80 janė refugjatė nė Liban e 60 nė Jordani). Ata kanė mbledhur shqetėsimet e tyre mė tė shpeshta, tė familjarėve dhe qindra moshatarėve tė tjerė.

Qėllimi kryesor i ditės sė refugjatėve tė vegjėl nė Liban e Jordani ėshtė tė sigurojnė bukėn e gojės ose tė ndihmojnė prindėrit me sa munden. Kėta tė fundit zvarriten nga njė vend pune nė tjetrin, nė pėrpjekje pėr t’ia dalė jetės. Pėr tė njėjtėn punė, sirianėve u paguhet gjysma e shpesh ēereku i rrogave tė vendasve. Sigurisht, kėta tė fundit janė tė shqetėsuar sepse refugjatėt, me krahėt e tyre tė lirė tė punės, kanė prishur shumė ekuilibra. Souheila, 17 vjeēe thotė e sheh tė atin vetėm nė raste urgjencash. “Babi punon plot 14 orė nė ditė nė njė restorant dhe paguhet 400 dollarė nė muaj. Por kėto para nuk mjaftojnė pasi familja jonė pėrbėhet nga 11 anėtarė”.

Pėr shkak tė stresit dhe lodhjes fizike, frikės dhe talljeve nga fėmijėt vendas, tė miturit sirianė tregojnė se kanė shumė nevojė tė flasin me prindėrit e tyre. Por kėta tė fundit kanė gjithnjė e mė pak durim pasi duhet tė punojnė e tė pėrpiqen gjithė kohėn qė tė sigurojnė tė paktėn bukė nė tavolinė. Ata po e humbasin lidhjen me fėmijėt e tyre dhe shpesh i trajtojnė ashpėr ose i godasin ata. “Babi i shokut tim vjen nė shtėpi shumė i lodhur nga puna. Nėse shoku im pėrpiqet tė bisedojė me tė, i ati i bėrtet ose e godet sepse gjendja familjare e tyre ėshtė shumė e vėshtirė”, tregon nė raport njė tjetėr fėmijė.

“Jemi tė detyruar tė mbajmė mbi shpatullat tona kėto barrė. S’bisedojmė dot me prindėrit sepse ata po vuajnė si ne, ndoshta mė shumė. Kur nisim tė bisedojmė, nė fund e gjejmė veten tek dėgjojmė problemet e tyre, nė vend qė ata tė dėgjojnė tonat”.

Tė vegjlit sirianė nuk duket se i kanė punėt mirė as nė shkollat e Jordanisė dhe Libanit, ku, nė tė vėrtetė, duhet tė ndihen mė tė pranuar se kudo tjetėr. Pėrveē vėshtirėsive tė gjuhės (nė Liban dhe Jordani shkencat dhe matematika zhvillohen nė anglisht dhe frėngjisht, kurse nė Siri ėshtė kėmbėngulur nė gjuhėn arabike, mospėrkitje kjo qė ende s’ka sjellė ndonjė pėrshtatje nė kurrikulėn e vendeve pritėse), goditjen mė tė madhe duket se e jep qėndrimi i nxėnėsve, mėsuesve dhe sidomos drejtuesve tė shkollave. “E kemi shumė tė vėshtirė tė pėrshtatemi dhe tė shkojmė mirė me tė tjerėt sepse fajėsohemi pėr ēdo problem qė mund tė ndodhė nė shkollė. Nėse thyhet ndonjė pajisje, faji bie mbi ne, fėmijėt sirianė. Nuk mundemi as ta mbrojmė veten dhe tė ankohemi te drejtorėt e shkollave, pasi mėsuesit na diskriminojnė. Shpesh na ofendojnė, na shajnė dhe na godasin”.

Muhamedi, 14 vjeē, tregon se njė prej shokėve tė tij u godit fort nga drejtori i shkollės. “Drejtori erdhi dhe e akuzoi pėr diēka qė shoku im nuk e kishte bėrė. Ai nisi tė mbronte veten, por drejtori jo vetėm qė nuk e besoi, por e goditi nė kokė, derisa e gjakosi”. Talljet dhe ofendimet nga fėmijėt vendas, nė rrugė, nė shkollė, nė dyqane, janė pjesė e zakonshme e jetės sė tė miturve sirianė. Madje edhe parrullat fyese shkruar nėpėr mure. Lejla, njė vajzė 12-vjeēare, tregon se fėmijėt libanezė zakonisht nuk i thėrrasin as nė emėr, megjithėse janė shokė klasash. “Na quajnė “ej ti, vajza siriane” ose “ti, djali sirian”. Tė gjitha kėto, bashkė me urinė, stresin nė shtėpi dhe punėn e rėndė, ndikojnė shumė nė dėshirėn tonė pėr tė shkuar nė shkollė e mėsuar seriozisht”.

Vajzat kanė edhe halle tė tjera. Shumė prej tyre ngacmohen hapur dhe kjo u ka futur frikėn prindėrve sirianė tė cilėt shpėtimin po e shohin te martesat nė moshė tė mitur. UNICEF sapo ka raportuar se njė nė 5 vajza siriane, refugjate nė Jordani, po martohet nė moshė tė hershme, duke shenjuar kėshtu rikthimin e njė plage qė ishte prej kohėsh nė shėrim e sipėr. Ato bėhen gra e nėna kur janė ende fėmijė per vete. Nė raportin e fėmijėve refugjatė, flitet vazhdimisht pėr shqetėsimin qė po sjellin martesat e hershme dhe ngacmimet e vajzave tė mitura siriane. Rrėfimet janė tė shumta. Xhad, njė 17 vjeēar, tregon pėr njė ngjarje qė i ndodhi atij vetė. “Dje isha duke ecur nė rrugė kur pashė njė vajzė siriane qė po ikte me vrap nga dikush. Dridhej e gjitha, tėrė frikė. Isha kurioz tė merrja vesh se c’po i ndodhte. Ajo erdhi drejt meje. “Tė lutem, mė mbro nga kėta djemtė, po mė ndjekin”, m’u lut. i pyeta djemtė se pse po e ndiqnin dhe njėri prej tyre mė tha “Dua tė marr vajzėn”. Nisėm tė ziheshim dhe ta godisnim njėri-tjetrin. Pėr fat, erdhėn disa pronarė dyqanesh dhe na pajtuan”. Pėr shkak tė zėnkave tė vazhdueshme mes vendasve dhe refugjatėve sirianė, disa bashki nė Liban kanė vendosur ndalim-qarkullimin pėr orėt e vona tė mbrėmjes.

Kėto janė vetėm disa copėza nga jeta e fėmijėve sirianė, refugjatė tendash e shtėpish tė vogla nė Jordani e Liban. Shumė tė tjera ndoshta s’kanė pėr t’u marrė vesh kurrė. Kushedi sa tė tjera copėza, tė tilla, plot dhimbje, do tė shtohen. Bisedimet pėr paqe s’po ecin, tensionet nė Ukrainė po zhvendosin vėmendjen e medias ndėrkombėtare, deri tani ndoshta mikja mė e sinqertė e sirianėve. Por edhe ajo po largohet, pak nga pak. Asgjė e re nuk po ndodh nė Siri e aq mė pak nėpėr kampet e refugjatėve; vdekjet vazhdojnė si ēdo ditė tė kėtyre 3 viteve tė fundit, rradhėt e emigrantėve vazhdojnė tė jenė tė njėjtat, tė njėjtat histori fėmijėsh qė rigjejnė prindėrit apo qė nxirren gjallė nga gėrmadhat. Asgjė e re. Vetėm se, secili prej kėtyre fėmijėve ka njė botė tė tėrė tė shkelur nė kėmbė, ka njė zė dhe njė jetė tė tėrė pėr tė treguar. Dhe kjo s’mund tė jetė kurrė diēka e zakonshme. Tė paktėn kjo s’duhet harruar.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket