Dossier

Perandori qė solli Afrikėn nė Romė

Lindur nė Libi, Setim Severi fliste gjuhėn berbere, greqishten dhe latinishten. E njihte Saharėn, por edhe mė mirė njihte tė drejtėn dhe strategjitė ushtarake.
Nga Franco Capone
Afrikanė nga vendet e Magrebit dhe subsaharianė, gjallėrojnė rrugėt pėrreth Stacionit Termini, ndėrsa turistė tė ēdo ngjyre nė zonėn e Forumit Romak fotografojnė, ndoshta pa e ditur, njė monument qė dėshmon frymėn shumėetnike tė Romės, qė kur ishte Caput Mundi (kryeqytet i botės sė njohur). Ėshtė harku i fitores sė Setim Severit, i pari perandor afrikan i Romės: Kishte lindur nė Libi, nė Leptis Magna, dhe u bė perandor nė vitin 193 pas Krishtit. Nė hark janė pėrjetėsuar skena nga luftrat e Setim Severit kundėr parthėve tė Persisė. Pallati i tij perandorak ngrihej pranė Circo Massimo-s, me njė fasadė shkėlqimtare prej tre katesh me kolonada dhe statuja imponuese. Pėr fat tė keq, Papa Sikst V vendosi ta shkatėrrojė nė vitin 1589, nė mėnyrė qė t’i pėrdorte materialet e mermerit pėr veprat e Vatikanit; nė tė kundėrt Qyteti i Pėrjetshėm do tė kishte sot edhe njė tjetėr mrekulli pėr t’ja treguar botės.



Kultura e shkretėtirės

Setim Severi, afrikani, shkruante nė latinisht, por fliste edhe gjuhėn berbere, qė ishte e nėnės, dhe i dinte nė pėllėmbė tė dorės destinacionet e Saharasė. Studioi nė Leptis Magna, njė “Romė” bregdetare nė tokėn libiane, (me tempujt e vet, dy forume, teatro dhe amfiteatėr), nė kohėn kur kultura romake, krahasuar me traditat vendase shtrihej pėrgjatė njė kufiri prej 4 mijė kilometrash nė vijė ajrore, nga Maroku i sotėm deri nė Egjipt. Pikėrisht aty ndodheshin hambarėt e perandorisė, tė rrethuara nga vreshta dhe ullishta. Nė Libi, Tunizi e Algjeri, vilat ishin edhe mė tė mėdha e hijerėnda sesa ato tė tokės italike, tė zbukuruara nga mozaikė qė rrėfenin mitet, natyrėn e vendit dhe jetėn e pėrditshme. Koleksioni mė i madh botėror i mozaikėve romakė, nė fakt nuk duhet kėrkuar nė Itali, por nė Tunizi, nė Muzeun e Bardit: Tė gjitha tė realizuara nga afro-romakė (tė quajtur asokohe afri-, prej nga vjen dhe emri Afrikė) pėr klientė tė kamur. Kartagjena ishte rindėrtuar, dhe popullohej nga njė masė prej 300 mijė banorėsh.

Afrika ku lindi Setim Severi, ishte e pasur, e gjelbėr, e sistemuar dhe e kulturuar. Me shumė shkolla juridike e humaniste, e padyshim me argėtimet e pamunguara tė shijeve romake: Nė El Xhem, Tunizi, ėshtė mbresėlėnės edhe sot Koloseu lokal. Nė Ēezarea, Algjeria e sotme, amfiteatri kishte pistėn mė tė madhe qė ėshtė projektuar ndonjėherė nė historinė e perandorisė. Pra Setim Severi u formua nė njė mjedis tė favorshėm.



Duar tė pastra

Pasi u bė senator nga perandori Antonin, ai u emėrua pro-pretor i Afrikės e mė pas komandant i trupave tė Panonisė. Ishte pikėrisht ushtria ajo qė e propozoi pėr perandor.

Si ushtarak, kur prioritet kryesor ishte mbrojtja e kufijve tė perandorisė qė kishin arritur zgjerimin maksimal, Setim Severi zvogėloi kompetencat e senatit. Duke i vėnė theksin meritokracisė, ua hoqi italikėve privilegjin e hyrjes nė tė famshmen Gardė Pretoriane, i vetmi repart ushtarak qė mund tė stacionohej nė Romė, duke pranuar aty edhe “tė huaj” qė e meritonin. Kreu pastaj njė operacion tė madh antikorrupsion, njėfarė “duarsh tė pastra” qė nuk u shquan pėr butėsi: Urdhėroi ekzekutimin e 29 senatorėve tė korruptuar dhe i zėvendėsoi me sirianė e afrikanė “tė ndershėm”. Shtoi numrin e legjioneve romake, rrogat e ushtarėve, dhe u lejoi martesėn atyre qė ishin ende nė shėrbim aktiv.



Spektaklet

Me Setim Severin zuri fill kulti i Perandorit, kult refuzimi i tė cilit nga ana e tė krishterėve ēoi nė persekutime tė rėnda tė tyre, qė kulmuan me perandorin Dioklecian. Nė kohėrat kur Roma nuk shurdhohej nga boritė e makinave, nėpėr rrugė mund tė dėgjoheshin hungėrimat e luanėve. Shumė kafshė tė sjella nga Afrika, popullonin kopshtet zoologjike private dhe ishin atraksione tė mėdha nė spektaklet publike. Nga labirinthet e Koloseut dolėn me mijėra kafshė syresh, pėr shfaqjet e ekzekutimeve ad bestiam, ose pėr venationes, pėrleshjet mes gladiatorėve dhe kafshėve tė egra. Por nė Romė, Afrika pėrfaqėsohej para sė gjithash me njerėzit qė vinin nga Provincat (Mauritania, Afrika prokonsullore, Cirenajka, Egjipti). Romakėt nė fakt, ishin nė kontakt tė shpeshtė me popuj tė ndryshėm afrikanė, deri tek nubianėt dhe nilotikėt.

Nga fundi i Luftrave Punlike deri nė fushatat e Etiopisė, arsyeja mė e madhe e hyrjes sė afrikanėve nė Romė ishte skllavėria: Njerėzit qė punonin nėpėr fushata nė shėrbim tė privatėve ose tė perandorit, ose qė vinin nga shkollat e gladiatorėve. Ndėrsa nga koha e Setim Severit e kėtej, afrikanėt kryenin zeje gjithnjė e mė tė kualifikuara; madje ishin avokatė, juristė, administratorė, poetė e filozofė. Senatorėt dhe kalorėsit (ekuestėr, urdhėr shoqėror e ushtarak bazuar nė census) me origjinė afrikane, ishin tė shumtė nga shekulli II e mbrapa, qė me perandorin Antonin. Edhe vetė perandori Setim Severi vinte nga njė familje ekuestre, me njė gjysh poet qė u bė konsull nė Romė. Rreth 150 familje senatoriale vinin nga Afrika, si pėr shembull Marci’t e Bulla Rexhias ose Kalpurnėt e Utikės (Tunizi). Nė urdhėrin e ekuestrėve kishte rreth 160 familje, si Kuintus Marius Dioga, funksionar qė kur u kthye nė Leptis Magna, ngriti njė monument pėr Setim Severin.

Perandori i parė afrikan e drejtoi Romėn pėr 18 vjet, por nuk ishte i vetmi. Erdhėn edhe tre tė tjerė, qė gjithsesi mbretėruan shumė pak pėr shkak tė tradhėtive nė njė periudhė anarkie ushtarake: Makrini, lindur nė Ēezarea, Algjeria e sotme; Emiliani, qė vinte nga Xherba nė Tunizi, dhe Xhordani II nga Kartagjena.



Integrimi

Po cilėt ishin afrikanėt e e Romės sė lashtė? E zbulon kėtė njė studim i Sesilia Riēit, historiane nė universitetin La Sapienza, bazuar nė testet epigrafike tė mbi 38 civilėve dhe 64 ushtarakėve, shumė syresh bashkėkohės tė Setim Severit. Mes civilėve, njėri ishte ambasador, dy njerėz tė ligjit, dy ekuestėr, njė sekretar konsullor, tre mbikqyrės garash, njė truproje e njė konsulli, tjetri bir i njė princi afrikan; njė grua pėrkufizohej si “imituese”, ndėrsa njė tjetėr endėse. Pastaj edhe akrobatė e boksierė. Mes ushtarakėve, sipas pėrshkrimeve funerale shumė ishin pretorianė me origjinė afrikane, pikėrisht nė vijim tė reformės sė Setim Severit qė i kishte eliminuar “rekomandimet” pėr italikėt. Burime tė tjera raportojnė praninė e marangozėve, mjeshtrave tė fildishit, ndėrtues, artistė mozaikėsh. Kishte edhe tregtarė “afri” nė agjenci tė ndryshme lundrimi tė Ostias, ku pėrveē grurit mbėrrinin edhe vera e vaji, kryesisht prej Libisė dhe Algjerisė. Por nuk mungonin edhe ebaniti, kedri, purpuri (qė pėrdorej pėr ngjyrėn me tė njėjtin emėr), korali e fildishi, mermeri i zi i Nubisė dhe ai i verdhė i Simithu-sė (Tunizi).

Pikėrisht kėta mermerė u futėn nė punė pėr zbukurimin e Setizonio-s, pallati perandorak i Setim Severit qė do tė pėrdorej deri edhe njėmijė vjet mė vonė, si kantinė nga Papa Sikst. Sot e kėsaj dite, kėta mermerė i sheh tek baza e obeliskut nė Sheshin e Popullit, e gjithashtu nė restaurimin e kolonės Antonine; nė varrin e vet Papės Sikst, nė kompletimin e shkallėve tė Trinisė sė Maleve dhe pėr kolona tė ndryshme nė sheshin e Shėn Pjetrit.



Hakmarrja e Karakalės

Nė thelb, pallati i zhdukur perandorak reflekton pėrkohshmėrinė dhe kotėsinė e pushtetit, dhe konfirmon shprehjen e vetė Setim Severit gjatė njė bisede me vartėsit e tij: “Kam arritur gjithēka ēfarė kam dashur. Dhe e kam kuptuar se e gjithė kjo nuk ja vlente”. Ai vdiq nė vitin 211 nga shkaqe natyrale, diēka e rrallė nė atė epokė pėrbetimesh e kurthesh. Por mes dy bijve tė tij, qė i pati me bashkėshorten siriane Xhulia Domna, u krye njė “krim biblik”. Karakala (ai i ujrave tė famshme termale) vrau vėllanė Xheta dhe u ngjit nė pushtet, duke urdhėruar fshirjen e gjithēkaje ku figuronte emri dhe imazhi i tij (damnatio memoriae).

Qėndrueshmėria qė Setim Severi I kishte dhėnė Perandorisė, kėsisoj mori fund. Pasuan kriza e grushte shteti, pėrplasje e ndarje territoriale. Ishte i fundit qė ja doli mbanė detyrės sė ruajtjes sė unitetit tė Perandorisė. Pra, historia mund ta thotė tė sajėn pėr tė: “Ja vlejti barra qeranė”.



Perandori ekstra-komunitar

Mesdheu. Karakteri multietnik i shoqėrisė sė Romės sė lashtė mund tė evidentohet duke nisur nga maja e hierarkisė sė pushtetit. Nga perandori i parė Oktaviani (63 p.e.s- 14 e.s) deri tek Theodhosi (vdekur nė 395 e.s. dhe autor i “krishtėrimit si fe e vetme e shtetit”), ndėr 66 vetėm 19 perandorė lindėn nė gadishullin italik (psh, Tiberi dhe Mark Aureli nė Romė, Kaligula dhe Neroni nė Ancio, Galieni nė Milano). Ata joitalianė, por gjithsesi tė lindur nė territorin aktual tė BE-sė, nuk ishin mė shumė se dhjetė, si Klaudi lindur nė Francė, Trajani nė Spanjė, Licini nė Greqi. Ndėrkaq, nė shumicė ata vinin nga vende qė sot pėrkufizohen si ekstra-komunitare: Pra afrikanė, tė tjerė lindur nė Turqi apo Siri (si Filip Arabi), madje dhe Iran (Valeriani, fronėzuar nė 253-in). Shumė prej tyre vinin nga Ballkani, ndėr ta plot 16 tė lindur nė Serbinė e sotme si Konstandini i Madh (lindur nė Naissus, Nishi i sotėm), i pari perandor qė pėrqafoi Krishtėrimin nė fund tė jetės, apo Konstanci II, lindur nė Sirmium, aktualisht Sremka Mitrovica.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket