Kozmikomiket

Murgeshat dhe mamatė single

Shkolla, vendi ku konsumohen mėkatet, bisedat, dashuritė e frikėrat janė vendi ku duhet mbjellė njė sjellje tjetėr ndaj abortit e seksit tė pambrojtur. Sesi, nuk mund ta them sot, e as me njė shkrim. Aq mė tepėr, kur nuk jam as mama, as vajzė shtatzanė e as ministėr Shėndetėsie
Nga Koloreto Cukali
Kam parė njėherė nė rrugė nevojtarė qė protestonin tė ulur nė trotuar. Mė duket se ishin minatorė. Pas nja 10 ditėsh grevė urie nė trotuaret para Kryeministrisė, askush nuk kishte shkruar e as bėrė rubrika pėr ta. Mė ka pas bėrė shumė pėrshtypje heshtja e tyre, dhe heshtja mbi ta. Ndoshta, tė jesh njė urith vrimash tė thella me jetėn nė dorė tė zotit tė nėntokės, nuk ėshtė njė shans oratorie. Por, tė jesh gazetar qė kafet i pi nė njė rreze 500 metrash prej Kryeministrisė, e tė heshtėsh pėr ato koka tė vuajtura e me cepa, pėr ato qafė tė trashura prej halleve e zgjedhės (zgjedhė dhe zgjedhje, dy fjalė kaq tė pėrafėrta pėr tė njėjtin koncept), kjo ėshtė diēka pėr tė cilėn nuk kam fjalė pėr t’ia vėnė si emėr. Nuk do i kisha kthyer kėtij kujtimi, po mos mė kishte sulmuar nė tė gjitha mediumet protesta e katolikėve kundėr abortit.



Gishtat e protestės

Nė pamjet e fotot e protestės nuk kishte shumė njerėz. Pa dashur tė spekulloj me shifra - nė protesta tė tilla, shpesh sehirxhinjtė janė mė tė shumtė se protestuesit - por ishin shumė pak, ndoshta mund tė numėroheshin me gishtat e njė njeriu tė vetėm. Por, mė shumė sesa numri, gjėja qė mė ra nė sy ishte pėrmbajtja: Protestuesit ishin disa murgesha, dhe shumė tė moshuar, shumica e tė cilėve nuk ėshtė mė nė moshė riprodhuese. Qė kėtu, lind absurditeti i protestės, protestojnė njerėz pėr njė hall qė nuk ėshtė i tyri, por i dikujt tjetėr. Ata nuk do kenė kurrė mė shansin qė jeta t’i vėrė para zgjedhjes sė dhimbshme, tė abortosh apo jo. Ama, kjo nuk i pengon tė kėrkojnė tė marrin pjesė dhunshėm (ligji kundėr abortit, ėshtė njė detyrim i dhunshėm pėr tė mbajtur fėmijėn) nė zgjedhjen e dikujt tjetėr.

Jam i sigurt qė edhe nja 100 herė mė shumė njerėz po tė dilnin, vėshtirė tė ndikonin dot vendim-marrjen shtetėrore nė lidhje me kėtė temė, qoftė dhe thjesht pėr faktin qė kėto lloj projektligjesh i vendos Europa pėr ne. Por, ajo qė mė ngacmon ėshtė “kauza”. Nuk ėshtė as e para e as e fundit kauzė ku njerėzit dalin tė luajnė me jetėn e tjetrit.



Jeta, nė duart e tjetrit

Ato vajzat e vogla qė duan t’i detyrojnė tė mbajnė fėmijėn e padėshiruar tė njė marrėdhėnieje tė pambrojtur, janė njerėz. Nuk janė as ikona e as iniciale, pavarėsisht se dalin me T.M. a P.N. nė titrat e lajmeve. Janė histori njerėzore. Janė njerėz qė arrijnė nė njė vendim tė dhimbshėm tė kushtėzuar nga dhjetėra rrethana tė cilat ato murgeshat e mira e naive nė protestė nuk kanė si t’i dinė.

Por ky nuk ėshtė rasti i vetėm. Mė kujtohen protestuesit pro-shtypjes sė protestave me dhunė nga Erdogani para mė se njė viti. Ishte njė gjė aq qesharake qė ndodhte nė Tiranė, sa nuk ka asnjė fjalė pėr ta pėrshkruar. Tė tilla janė edhe protestat kundėr sė famshmes paradė gej. Ėshtė qesharake tė ndalosh njerėz tė dalin pėr tė bėrė njė xhiro tematike nė bulevard! Tė cilėn as organizatorėt nuk duket tė kenė ndonjė qejf tė madh ta mbajnė, nėse nuk do dalė tė kundėrshtojė njeri. (Kėtu ėshtė njė tjetėr ēėshtje gazmore: protestė pėr t’u treguar ndėrkombėtarėve qė ka njerėz qė nuk e duan atė protestė). Por, kėto protesta nuk janė mė gazmore, kur amplifikohen nė media.



Media, mes dembelizmit dhe tymit

Nuk mund tė resht sė pėrsėrituri qė media nuk ėshtė aleat i publikut. Arsyen e dini, mė shumė para paguajnė kompanitė nė formė reklamash, tė pasurit pėrmes financimesh okulte dhe pushteti pėrmes favoresh se ē’paguajnė ata pensionistėt qė blejnė gazetat ēdo ditė apo ata qė shohin free tv ēdo natė. Por, media nuk ėshtė as aleate e vajzave tė vogla qė mbeten shtatzėna qė nė klasė tė 9-tė e as e atyre murgeshave qė nisen me idenė se do t’i bėjnė njė shėrbim njerėzimit (brenda kritereve tė fesė sė tyre) duke i detyruar ato vajza tė vogla tė mos abortojnė.

Nuk dua t’ia faturoj shitblerjes morale e ekonomike tė mediave ēdo budallallėk qė amplifikohet nė shtyp. Jo gjithēka ėshtė e kontrolluar dhe e blerė, vetėm ēėshtjet e ndjeshme, ku preken interesa vitale tė inidvidėve a grupimeve tė caktuar. Pikėrisht pėr kėtė, media duhet tė mbushė faqet e ekranet e veta me diēka, mundėsisht sa mė ekzotike, dhe sa mė larg problemeve reale. Dembelizmi i bėn tė mos shtrėngohen shumė, mungesa e fantazisė e shpesh e profesionalizmit, i bėn qė t’i kenė tė shterruara ato pak gjėra qė u lejohen tė thonė. Dhe ndaj turren kur flitet pėr njė protestė tė disa dhjetėra tė krishterėve qė nunėrohen me gishta. Mė shumė sesa tė ngrejė kauza, media pėrdor subjekte. Viktimat janė mė shumė murgeshat sesa vajzat e vogla. Nė tė vėrtetė, kėto tė fundit kanė vėrtet nevojė pėr njė kauzė, por ndryshe nga ajo e murgeshave.



Dėshtimet nė njė shtet tė dėshtuar

Tė dhėnat mbi abortin janė shokuese. Sipas INSTAT, 3.5 pėr qind e adoleshenteve nė shkollat e mesme, pohojnė se kanė mbetur shtatzėnė e mė pas kanė abortuar. Kjo shifėr, bėhet akoma mė trembėse nėse vėrehet qė vetėm 1 nė 8 gjimnaziste ėshtė seksualisht aktive. Mė tej, nga dosjet e aborteve rezulton se vajzat e pamartuara zėnė rreth 14 pėr qind tė aborteve. Ėshtė tragjike dhe komike bashkė qė pėr ēėshtjet e abortit merakosen mė shumė murgeshat sesa mamatė. Por nėse murgesha e sheh problemin nė shkeljen e principeve fetare, mamaja duhet tė preokupohet pėr sakatimin e trupit tė vajzės; nėse pėr murgeshėn e drejta pėr tė vendosur pėr jetėn e fėmijės i takon zotit, mamanė duhet ta shqetėsojė vendimi i sė bijės, sė pari pėr tė mos u mbrojtur; nėse pėr murgeshėn ka rėndėsi mėkati shpirtėror, mamaja duhet tė shqetėsohet pėr lidhjet e sė bijės tė ngritura mbi gabime fatale.

Ka shumė pėr tė folur pėr kėtė temė. Dhe, ndoshta duhet t’u themi faleminderit murgeshave tė asaj proteste qė pavarėsisht qėllimit tė tyre, formės e zgjidhjes qė mendojnė se duhet bėrė, po na japin shkas tė hapim debat pėr njė temė pėr tė cilėn tė tėra palėt e interesuara, shteti e mediat nuk kanė pasur as ndjeshmėrinė, as vizionin e as interesin pėr tė ngritur. Kjo ndodh, sepse kjo dhimbje - dėshtimi i njė fetusi - ndodh nė heshtje, mes lotėve, ndjenjave tė fajit, presionit, dhe mungesės sė opsioneve pėr vajzat e vogla ose tė pamartuara.



Jeta e fetusit

Tezat teologjike se a quhet fetusi qenie a po jo, i pėrkasin njerėve tė ngeshėm e qė vetė nuk do ta pėrjetojnė atė tmerr. Vajzat e vogla, nuk ndihen. Por, diēka mund tė bėhet pėr to. Nė vend qė t’i trembim me mėkatin, bėjmė mirė t’i informojmė. Mamatė shqiptare bėjnė mirė qė nė vend qė tė shohin telenovela, t’u tregojnė vajzave tė tyre se nuk i gjykojnė kur bėjnė seks, por kur e bėjnė tė pambrojtur. Edhe djemtė e papėrgjegjshėm (ka shumė raste kur vajzat nuk pėrdorin prezervativė se nuk na na dashka djali) nuk duhen lėnė jashtė skemės. Ata janė po aq pėrgjegjės, edhe pse trupi qė sakatohet ėshtė i njė vajze. Ata duhen jo vetėm informuar, por, dikush duhet t’ua ndėshkojė atė kapadaillėkun kur kujtojnė se aborti ėshtė vetėm ēėshtje lekėsh, dhe “lekė ka babai plot, abortojmė sa herė tė duam”. Shkolla, vendi ku konsumohen mėkatet, bisedat, dashuritė e frikėrat janė vendi ku duhet mbjellė njė sjellje tjetėr ndaj abortit e seksit tė pambrojtur. Sesi, nuk mund ta them sot, e as me njė shkrim. Aq mė tepėr, kur nuk jam as mama, as vajzė shtatzanė e as ministėr Shėndetėsie. Unė sikurse murgeshat nuk jam ai qė duhet ta nisė kėtė luftė, por mund tė mbėshtes sa mundem, pėr njė qėllim tė vetėm: Mbrojtjen e jetės, nė rradhė tė parė tė atyre vajzave tė vogla.






Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket