Dossier

Dhimbjet e lindjes

G.F. Phillips mbėrriti kur lufta zyrtarisht kishte mbaruar, por trazirat, pikėpyetjet dhe pasiguria ishin edhe mė tė mėdha. Raportet e tij ofrojnė njė ide tė paanshme mbi fundin e Luftės sė Parė, gjendjen politiko-ekonomike, perspektivėn dhe pėrpjekjet e individėve dhe grupimeve
Nga Armand Plaka
Ai mbėrriti nė Shqipėri, kur lufta tashmė kishte mbaruar dhe mori pėrsipėr drejtimin e Misionit Ushtarak Britanik me seli nė Shkodėr, qė nė terma fizikė, ishte vetėm njė detashment simbolik brenda garnizonit tė drejtuar nga francezėt. Nė njėfarė mėnyre historia po pėrsėritej; por ndryshe nga 1913-1914, kėtė radhė britanikėt do tė gjendeshin vetėm nėn shoqėrinė e aleatit tė saj tė madh, pasi italianėt nuk dukej se kishin mė interes pėr veriun e Shqipėrisė dhe pasi gjermanėt dhe austro-hungarezėt ishin eliminuar. I bashkangjitet kontributit tė kolegėve tė tij pėr tė rivendosur rendin dhe ngjallur shpresėn tek popullsia lokale, por edhe pėrmbushjen e objektivave tė qeverisė britanike. Raportet e tij, sė bashku me shėnimet dhe artikujt e gjeneralit amerikan, George Scriven (ky i fundit kėshilltar ushtarak pranė ushtrisė italiane), nė vitet 1918-1920, pėrbėjnė njė kontribut interesant pėr tė pėrftuar njė ide tė paanshme mbi fundin e Luftės sė Parė Botėrore nė Shqipėri, gjendjen politiko-ekonomike, perspektivėn dhe pėrpjekjet e individėve dhe grupimeve tė spikatura shqiptare pėr tė arritur synimet e tyre patriotike. Ai na shfaqet me njė “Memorandum mbi gjendjen nė Shqipėri”, gjurmėt e tė cilit hasen vetėm nė punimin e studiuesit shqiptaro-britanik, Bejtullah Destani ( shih: Bejtullah D. Destani, Albania & Kosovo: Political and Ethnic Boundaries, 1867-1946. Documents and Maps. Slough: Archive Editions, 1999) para mė shumė se 15 vjetėsh nė anglisht. Mė vonė, gjithēka duket se i humb gjurmėt, por sidoqoftė, materiali nė fjalė do tė mjaftonte pėr tė pasur njė ide jo vetėm pėr ato ēka cituam nė krye tė herės, por edhe mbi pozicionin jo thjesht personal tė gjeneralit anglez, mbi shumė ēėshtje me rėndėsi pėr njė nga vektorėt mė aktivė e fatkeqė nė historinė e Shqipėrisė. Gjeneral Brigade, G. F. Phillips, mbėrriti nė Shkodėr nga fundi i dhjetorit 1918 dhe nė mbrėmjen e ndėrrimit tė viteve, ai pėrmbledh raportin e mėposhtėm, thelbin e tė cilit po e botojmė nė kėtė numėr:



Shkodra, mė mirė se ē’e lashė!

Me mbėrritjen tonė nė Shkodėr mė 26 dhjetor 1918 unė e gjeta situatėn e pėrgjithshme nė lidhje me qytetin shumė mė tė kėnaqshme se sa e prisja. Njerėzit janė tė qetė, marrėdhėniet mes muslimanėve e tė krishterėve mė mirė se sa e kisha lėnė. Ushqimi ėshtė i kushtueshėm por i bollshėm, tregu po merr zhvillim; klasa e mesme ka bėrė para ndėrsa klasa e pasur dhe ajo e varfėr, kanė vuajtur e kanė pėsuar humbje nė njė masė tė konsiderushme. Situata jashtė Shkodrės dhe Vlorės, dy qytetet kryesore ėshtė e ndryshme. Nė veri dhe pėrgjatė gjithė kufirit lindor hasen trazira, uri dhe nė shumė vende akoma luftohet.



Serbėt dhe Esat Pasha

Serbėt dhe Esad Pasha nėn mbrojtjen e tyre, me ē‘duket janė tė vendosur ta mbajnė vendin nė njė gjendje ta pastabilizuar pėr disa arsye thellėsisht subjektive, ndėr tė cilat ėshtė edhe pėrpjekja pėr tė provuar se ekspeditat e tyre janė ndėshkimore ndaj “agresionit” shqiptar, se Shqipėria ėshtė e paaftė pėr tė qenė njė shtet i pavarur, dhe pėr tė theksuar se ata kanė tė drejtė tė hyjnė nė kėtė vend sipas propozimeve tė Traktatit tė 1915. Nė Jug tė vendit, ajo qė ka mbetur ndodhet nėn njė prezencė tė fortė tė forcave italiane, dhe falė tyre tashmė konstatohet edhe ekzistenca e rrjetit tė mirė rrugor prej rreth 500 kilometrash.



Jugorėt dhe veriorėt

Diferenca e plotė mes njerėzve nga veriu dhe atyre nga jugu ėshtė mė shumė se kurrė e dukshme, jugu ėshtė gati tė bjerė nėn ēdo zgjedhė, megjithėse pėr aq sa e vrasin mendjen, aty gjenden mė shumė njerėz me rang e aftėsi se sa nė veri, por ata e pėrdorin trurin e tyre nė njė diplomaci mė tė komplikuar tė njė kaste orientale, ndėrsa ata nė veri kanė njė mėnyrė tė pėrballuri tė drejtpėrdrejtė tė problemeve, siē janė zakonisht burrat malėsorė kudo nė botė.



Pėrpjekjet e Mehmet Konicės dhe Mufid Libohovės

Nė momentin nė tė cilin po flasim, Mehmet Bej Konica dhe Mufid Bej Libohova, tė cilėt unė i takova nė Vlorė, po pėrpiqen tė formojnė njė komision delegatėsh pėr tė pėrfaqėsuar Shqipėrinė nė Konferencėn e Paqes, dhe pėr kėtė qėllim edhe njė qeveri nė Durrės. Mehmet Bej Konica u shpreh para meje se ishte i sigurtė nė suksesin e kėsaj iniciative, por ai ėshtė plotėsisht jugor dhe unė kam frikė se ai ka pak shanse pėr tė marrė me vete edhe veriun, pasi ėshtė deklaruar hapur nėn mbrojtjen e Italisė. Komisioni po mblidhet nė Tiranė, ku mesi dhe jugu i vendit janė tė pėrfaqėsuara mirė, ndėrsa ata nga veriu janė tė pėrfaqėsuar nė njė nivel relativisht tė kėnaqshėm; nė realitet veriu nuk ėshtė i pėrfaqėsuar. Qysh prej mbėrritjes sime kėtu, unė kam pasur biseda tė gjata me liderėt kryesorė nė Shqipėri, dhe rezultati i kėtyre bisedave dhe i atyre ēka kam dėgjuar e parė lart e poshtė, ndėrsa udhėtoja nėpėr mbarė vendin, ėshtė si mė poshtė:



Muslimanėt: Me Turqinė i kemi larė duart!

Muslimanėt e kanė dorėzuar prej kohėsh tashmė shpresėn pėr njė rikthim tė turqve, nėn tė cilėt ata mund tė menaxhonin punėt e tyre, dhe si njė masė e tėrė tashmė, njohin si protektor natyral tė tyre, Italinė. Ata kanė njė dyshim instinktiv pėrsa u pėrket interesave franceze ndaj atyre shqiptare, por pėr momentin ata duken se mund tė rrėshqasin mė vonė nė krahėt e kėtij vendi dhe gjėja e vetme, tė cilės ata i frikėsohen janė serbėt, rikthimi i tė tmerrshmit Esad Pasha pėr shkak tė trazirave tė paevitueshme qė do tė vijnė, duke pasur parasysh fuqizimin e mundshėm tė njė kombi jugosllav, dhe tė mos e konsiderojnė mė Italinė si mjaft tė fortė pėr t’i mbrojtur. Orthodoksėt nė veri janė nė njė sasi tė pakonsiderueshme, nė jug ata janė nė njė gjendje tė sikletshme, ndėrsa refuzojnė tė bėhen grekė: Ata duan tė jenė shqiptarė tė pavarur. Ata janė, besoj unė, tė gatshėm tė pranojnė kėdo tjetėr, veē Italisė, por unė nuk mund tė garantoj pėr kėtė.



Katolikėt: Me Italinė, por tė pasigurtė!

Katolikėt, tė cilėt gjenden pothuaje tėrėsisht nė veri, mė parė ishin mbėshtetės tė Austrisė, dhe humbja e kėtij vendi nė luftė dhe disfata e turpshme e trupave tė tyre, i ēoi ata nė bllok pėr momentin drejt protektoratit italian, megjithėse ata nė lidhje me kėtė tė fundit, duke parė politikėn hezituese dhe tėrheqjen pėrballė aksioneve tė forta qė Franca ka ndėrmarrė aty, tashmė po mendojnė se ajo nuk ėshtė aq e fortė sa pėr ta mbrojtur Shqipėrinė kundėr politikave aktuale agresive serbe dhe lindjes sė shtetit jugosllav. Ndėrsa emocionet e konfliktit tė pėrmendura mė lart janė jo tė kėndshme, fraksionet e ndryshme shqiptare, janė absolutisht unanime nė dėshirėn e tyre pėr t’u vėnė nėn influencėn direkte tė Anglisė, apo nė njė masė mė tė vogėl, tė Amerikės.



Besim nė fjalėn e njė anglezi

Mirėserdhja qė m’u dhurua mua nga shqiptarėt nė Shkodėr e nė disa lokalitete pranė Lezhės, ishte shumė mbresėlėnėse; disa prej arsyeve mund tė kenė qenė personale, duke pasur parasysh rrethanat e kaluara, por nuk ka dyshim se pėrveē shumė ēėshtjeve, sikurse ka qenė humbja e Tivarit dhe Ulqinit vite mė parė, Komisioni i Kufinjve tė vitit 1913 - 1914, Traktati i vitit 1915, qė tashmė ėshtė bėrė publik; mbėshtetja pėr Serbinė, armiku i tyre mė i madh, rimarrja e Shkodrės nga Mbreti Nikolla nė 1915, besimi nė ndershmėrinė angleze dhe nė fjalėn e dhėnė tė njė anglezi, jo vetėm qė kanė mbetur tė paprekura, por janė rrėnjosur edhe mė thellė se kurrė mė parė. Njė oficer anglez qė vjen kėtu nė njė kohė tė tillė paqartėsish dhe tranzicioni, ėshtė mjaft pėr t’u dhėnė kėtyre njerėzve kaq tė shtypur, njė ndjenjė shprese e sigurie, tė cilėn nuk mund t’ua ofrojė asgjė tjetėr. Kjo, sipas meje, ėshtė diēka e mahnitshme, por nisur nga njė kėndvėshtrim nacionalist, shumė e kėnaqshme, nėse arrihen rrethanat, nėn tė cilat mund tė mendohet e domosdoshme pėr Anglinė qė t’u japė udhė gjėrave; njė moment qė mund tė vijė nė ēdo kohė, nėse ky antagonizėm i hapur - pėr tė cilin ėshtė i ndėrgjegjshėm ēdo shqiptar - mes Italisė dhe Francės do tė vazhdojė, dhe nėse Serbia nuk do tė ndalet.



Francezėt “lokalė”: Jemi nė favor tė Shqipėrisė etnike!

Autoritetet franceze kėtu nuk hezitojnė tė informojnė shqiptarėt se ata janė nė favor tė njė Shqipėrie plotėissht tė pavarur, nėse kėta tė fundit do tė ishin tė pėrgatitur pėr kėtė. Komandanti i tyre, Kolonel de Fourton, mė ka treguar disa raporte dhe mė ka informuar se ai kishte rekomanduar qė Ulqini, Tivari, Vir Pazari, Hoti dhe Gruda, duhej t’i riktheheshin Shqipėrisė. Kapiteni Billes, kėshilltari i tij politik, gjithashtu mė ka treguar raporte qė janė thuajse tė njėjta, duke rekomanduar qė Serbia tė ndalet nė mėnyrė tė vendosur, Shqipėria tė rivendosė kufinjtė e zgjeruar dhe qė e gjitha ajo mė pas tė vendoset tė paktėn pėr pesė vite, nėn protektoratin francez. Kėto sigurisht se janė opinione qė janė dhėnė nė formėn e kėshillave pėr qeverinė nė Paris nga autoritetet lokale franceze, por prej tė cilave unė kam mėsuar mbi metodat franceze dhe aksionet e tyre nė Ballkan pėrgjatė kėtyre gjashtė viteve tė fundit. Unė mendoj se ata janė shumė domethėnėse dhe dėshmojnė drejtimin nė tė cilin qeveria franceze dėshiron tė fryjė era. …Sikurse lokalitetet si Tivari, i pėrmendur nga koloneli francez, janė edhe Peja dhe Gjakova, 100% shqiptare. Prizreni ėshtė nė dyshim, unė jam i prirur ta shoh atė si me shumicė sllave, por Dibra, si ajo e sipėrmja, edhe ajo e poshtmja, janė shqiptare.



Jetike pėr shqiptarėt: Tė dėgjohen nė Konferencė!

Ēėshtja imediate pėr shqiptarėt nė kėtė moment ėshtė dėshira e tyre, e cila duket e natyrshme dhe e vetme, pėr tė dėrguar delegatė para se tė nisė Konferenca e Paqes dhe tė dėgjojnė se ata do tė lejohen tė prezantojnė kėrkesat e tyre nė konferencė dhe se gabimet e tyre, siē ata i shohin ato, qė kufinjtė dhe territoret e marra atyre nga fuqitė dhe fqinjėt tė korrigjohen, atėherė unė besoj se do tė ishte e mundur qė tė kishim njė Shqipėri tė unifikuar me njė mundėsi drejt paqes dhe prosperitetit tė sė ardhmes. Nėse ndodh e kundėrta, pra qė ata tė mos arrijnė tė dėgjohen, ata – mė duket mua – nuk do kenė asgjė tjetėr pėr tė pritur pėrveēse njė zhgėnjim tė madh; do tė zhyten nė gjak pa fund dhe mizerje, pavarėsisht se cili vend do tė mund tė vendoset tė marrė protektoratin kundrejt tyre. Megjithėse shqiptarėt, sikurse tė gjithė popujt ballkanikė do tė kėrkojnė copa tė mėdha territoresh tė humbura me kohė prej tyre, unė jam i prirur tė dyshoj se mund tė pritet ndonjė riparim i madh nė kėtė drejtim.



Idetė e Uillsonit diskutohen edhe nė stane

Principi i kombeve tė vogla, mbikqyrja e tė dobėtit nga tė fortėt, propozimet nė lidhje me ngritjen e Lidhjes sė Kombeve, dhe pikat e zotit Uillson po diskutohen nė ēdo qytet, katund e stan, dhe i ka mbushur kėta njerėz me njė shpresė tė atillė pas shekujsh dominimi nga tė huajt, saqė ka ēdo tregues se njė Shqipėri e Bashkuar mund tė formohej, nė realizimin e tė cilės unė nė ditėt e mėparshme kam dyshuar me forcė, nėse njė protektorat i simpatizuar do tė vendosej pa pasur frikėn e rėnies sė tij.



Italia, protektor natyral, por pa prestigj

Pėr mendimin tim, Italia gjeografikisht dhe historikisht ėshtė protektori natyral i Shqipėrisė, por fatkeqėsisht si njė masė amorfe, shqiptarėt kanė pasur njė antipati ndaj kėtij vendi, dhe megjithėse ngjarjet e fundit kanė ndikuar disi pėr ta zbutur kėtė ndjesi, siē kam theksuar, ēdo ditė qė shkon tregon mė shumė se kurrė dėshirėn nė rritje pėr tė pasur ndonjė vend tjetėr si kujdestar pėr ta, gjatė kohės sė maturimit, para se tė arrijmė nė pavarėsinė e plotė.



Sllavėt veriorė, justifikim pėr frikėrat shqiptare

Frika prej njė shteti jugosllav, deri diku e justifikuar nė mėnyrė tė natyrshme, shpjegon dėshirėn e tyre pėr tė pasur njė fuqi mjaftueshmėrisht tė fortė pėr t’i mbrojtur ata; ata janė tė bindur se Italia nuk mund tė jetė kurrė ajo; prestigji i saj, gjithnjė i ulėt, po bie ēdo ditė. Nė fillim pushtimi serb dhe tashmė lėnia prej saj e Shkodrės nė duart e Francės pėr ta kontrolluar, ka konfirmuar pėrfundimisht opinionet e mėparshme tė bėra prej tyre.



Serreqi: Anglia, protektorja jonė

Nė njė bisedė tė gjatė me Arkipeshkvin e Shkodrės, Sereqi, njeriu i tyre mė i iluminuar nė veri, ishte e qartė se pėrfaqėsonte pak a shumė tė njėjtat kėndvėshtrime tė shprehura edhe mė lart, dhe sikurse edhe tė tjerėt, u lut qė Anglia tė jetė fuqia mbrojtėse, dhe ka frikė para sė gjithash nga ndonjė komision ndėrkombėtar, nė tė cilin unė tentoj tė bie plotėsisht dakord, pas eksperiencave tona tė pėrbashkėta para dhe gjatė kohės sė Princ Vidit. Arkipeshkvi theksoi pikėpamjen e tij se nėse bėhej fjalė pėr provincėn time, ai m’u lut tė theksoja se me pėrjashtim tė Anglisė, shqiptarėt pėr sigurinė e tyre duhet tė pėrfitojnė njė traktat tė nėnshkruar, ku tė caktohet edhe kohėzgjatja pėr ēdo vend tė pėrzgjedhur qė do tė dominojė mbi fuqitė e mėdha, dhe njė deklarataė e qartė pėr juridiksionin e tij, dhe qė nuk do tė bėhet asnjė pėrpjekje pėr kolonizim.



Shqiptarėt, potencial pėr tė ecur pėrpara

Problemi mė i madh nė Shqipėri janė trazirat e brendshme. A mund tė tejkalohet ky handikap mė nė fund e tė ecet pėrpara? Unė jam thellėsisht i mendimit se kėta njerėz burrėrorė tė njė race tė lashtė, qė posedojnė aftėsi tė veēanta nė biznes, njė popull me njė histori unikale dhe tradita, ndoshta me sensin mė tė fortė tė mundshėm tė patriotizmit, siē ka dėshmuar vazhdimisht e shkuara e tyre, pa arritur tė asimilohej kurrė, pa mundur tė pėrzihej nė martesa tė ndėrsjella, pa u bėrė kurrė pjesė e kombeve qė kanė pasur edhe ndikim tė fortė mbi ta pėr kaq shumė shekuj, do tė jetė i aftė tė marrė vendin qė i takon mes kombeve tė vogla tė tjerė tė Europės dhe tė ketė njė efekt direkt pėr mirė nė stabilitetin e ardhshėm dhe paqen nė Ballkan.




Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket