Sport

Tė flasim privatisht!

Agu i njė epoke tė re. Klubet tona po kėrkojnė aksionerė, biznesmenė dhe kompani tė huaja. Ka nisur orientimi drejt logjikės ekonomike, sepse ndryshe nuk i dilet. Akademitė dhe kultivimi i talenteve.
Nga Bledar Kuka
Presidenti i Partizanit shpreson qė disa biznesmenė kinezė tė hyjnė dhe ta ndihmojnė qė tė lehtėsojė barrėn financiare tė klubit tė futbollit. Gazmend Demi e di se vetėm kontrata me Albtelekomin apo njė pjesėmarrje e mundshme, por jo e sigurt si e pėrhershme, nė kupat e Europės, nuk mund ta pėrmbysin bilancin. As edhe akademia e futbollit, qoftė edhe duke sjellė 50.000 euro tė ardhura nė vit.

Pas mė shumė se dy dekadash nė njė realitet krejt tė veēantė, tė pangjashėm jo mė me Europėn Perėndimore, por as edhe me Maqedoninė apo Malin e Zi, presidentėt e klubeve shqiptarė tė futbollit, kanė nisur tė shqetėsohen pėr tė ardhmen. Vetėm pak muaj mė parė, nė nėntor tė vitit tė kaluar, presidenti i Teutės, Edmond Hasanbelliu, bėri njė veprim kundėr vullnetit tė tij. Ai thirri trajnerin, Gugash Maganin, e respektoi nė maksimum, por u detyrua t’i thoshte se ishte i detyruar ta largonte nga drejtimi i skuadrės. Gash, i tha Moni, kanė ardhur sponsorė italianė dhe mė kanė vėnė si kusht qė tė marr njė trajner italian. Hasanbelliu e dinte se nė anėn sportive nuk po bėnte njė gjė tė mirė, pasi Teuta ishte nė vend tė dytė, e lėnė pas vetėm nga Skėnderbeu i paprekshėm. Por, i tha Maganit se financimi i italianėve e lehtėsonte shumė dhe se nuk do tė donte nė asnjė mėnyrė qė tė vazhdonte tė mbulonte ēdo shpenzim, i vetėm. Pavarėsisht se Teuta e vuajti ndryshimin e stolit dhe vetė trajneri italian, Roberto Sorrentino, nuk rezistoi mė shumė se deri nė shkurt tė kėtij viti, sėrish veprimi i presidentit ishte brenda logjikės. Mė mirė probleme nė fushė sesa rrezik pėr shkatėrrim tė klubit.

Nuk bėn ndryshim Vlora. Kryebashkiaku (plot me halle), Shpėtim Gjika, udhėtoi deri nė Turqi nė janar dhe, sė bashku me drejtuesit sportivė tė klubit tė futbollit, Geri Ēipi dhe Ardi Behari, bėnė ujdi me dy kompani turke. Interesimi turk ishte i qartė qė kishte tė bėnte pėr zonėn e Vlorės, rajon me mundėsi aspak tė vogla, sidomos nė njė tė ardhme tė afėrt, ndėrsa Gjika donte, po ashtu si Demi dhe Hasanbelliu, t’i hiqte vetes lakun e financimit tė klubit tė futbollit.

Nėse nė Durrės apo Tiranė ėshtė bėrė vėshtirė, nė Vlorė gjendja ėshtė sterrė. Fitorja e sė majtės nė 23 qershor nuk i solli ndonjė tė mirė tė momentit Flamurtarit, pėrkundrazi. Fushata e qeverisė pėr shembje ndėrtimesh pa leje dhe ndėrtimesh me leje, por nė kundėrshtim me rregullat, solli njė tronditje tė plotė tė bizneseve qė kishin sponsorizuar bujarisht ekipin e futbollit, nė kėmbim tė favoreve kontraktuale. Prandaj, edhe akordi me kompanitė turke, TRK dhe Atlas.Jet, ishte i nevojshėm si uji nė shkretėtirė. Klubi veproi menjėherė dhe porositi e paraqiti fanelat e reja, me logot e sponsorėve tė rinj nė to.

Tirana dhe Vllaznia ende nuk kanė nxjerrė gjė nė dritė nė kėtė drejtim, ndonėse mundėsitė financiare qė ofron kryeqyteti japin shpresė, ndėrsa tradita shkodrane mund tė bėjė tė vetėn.



Ėshtė njė kohė kur, ashtu si nė vitin 1453 kur turqit otomanė pushtuan Kostandinopojėn, duhen ide dhe rrugė tė reja. Perėndimi ia doli falė disa aventurierėve tė mėdhenj, tė financuar nga mbretėr e princėr qė u detyruan tė rrezikonin, ndėrsa u zbulua Amerika qė nė atė kohė mendohej si India, nė anėn e saj perėndimore. Si do t’ia dalin “mbretėrit” dhe “princat” e futbollit nė kėtė vend? A do tė gjejnė ata aventurierėt e shkėlqyer si Kolombi, Da Gama apo Vespuēi? Kriza e tejzgjatur financiare botėrore, por edhe mbledhja e rripave kėtu brenda, falė afrimit tė pandalshėm dhe logjik drejt Bashkimit Europian, janė pėr ne e njėjta goditje siē ishte pėr italianėt, spanjollėt, portugezėt, francezėt apo anglezėt, pushtimi i kryeqytetit tė Bizantit nga Sulltan Mehmeti II.

Nė kryeqytet, ekziston njė shembull. Ilir Daja ėshtė sot trajner dhe drejtues i njė akademie jo tė madhe futbolli. Profesionist i mirė si trajner, edhe mė i zoti si drejtues, ai mori rrugėt pėr nė Itali vetėm disa muaj mė parė, pėr tė bėrė njė marrėveshje. Nė njė qytet tė vogėl italian, Daja bisedoi me drejtuesit e klubit tė futbollit. Ai nuk kėrkoi para, as bazė materiale. Jo vetėm qė kėto janė gjėra tė viteve 90-tė kur ishim tė detyruar tė lypnim (apo nuk dinim tė bėnim ndryshe), por edhe se sot, nė Perėndim, njerėzit ikin me vrap kur u thua se tė duhen para.

Mė jep, tė jap, ėshtė formula. Ilir Daja u tha italianėve se do tė bėnin njė marrėveshje, pėr tė rritur talente shqiptarė, pėr ta shitur aftėsinė e tyre nė ligat perėndimore dhe pėr tė ndarė tė ardhurat sė bashku. Pėrqindja ishte diēka qė negociohej, nuk do tė prisheshin prej saj.

Daja nuk ėshtė njė aventurier si Kolombi, por nuk mund tė thuash se nuk e ka rrembin pėr tė kėrkuar me ngulm njė mundėsi tė re, njė Amerikė tė re. Kėto kohė besohet se ai mund tė thirret nga njė akademi private, qė ėshtė nė tė hapur e sipėr dhe, e ka ndarė mendjen tė ofrojė njė marrėveshje tė tillė: Jo rrogė, por pėrqindje nė fitimet nga shitja e lojtarėve-produkte tė akademisė.

Qė tė jesh afėrsisht si njė Kolomb, duhet edhe njė personalitet i fortė dhe Daja e ka treguar kėtė gjė duke u pėrplasur me presidencėn e Dinamos nė vitet 2010-2011, kur ai ishte trajner i ekipit tė parė dhe mė pas (si edhe mė parė) drejtor i akademisė blu. Ai nuk e pati problem ta kundėrshtonte ish-presidentin Besnik Sulaj pėr njė ndėrhyrje qė ai donte tė bėnte nė formacion. Kjo, para njė ndeshjeje nė Ballsh ndaj Bylisit. Qė nga ajo kohė nisi lufta e tij me njė Dinamo qė u shkatėrrua nga arsye tė tjera, ndėrsa Daja hapi akademinė qė gjeti oraret e veta nė kompleksin qė mė parė e pati klubi, ndėrsa tani e ka Agjencia e Shėrbimit tė Sportit.



Presidentėt shqiptarė kanė nevojė pėr njerėz tė tillė qė bėhen trima dhe tė fortė duke pasur pėr bazė zotėsinė e tyre. Nuk do t’u bėjnė fresk edhe kur nuk ėshtė vapė, as nuk do ta pijnė kafen gjithnjė pranė tyre, por tek tavolina tjetėr apo thjesht pėr tė qenė sfond pėr ta, por ama do t’u shpėtojnė shumė para.

Janė emblematike pėrgjigjet e kėtyre profesionistėve ndaj drejtuesve qė jo gjithnjė i kanė kuptuar. Dikur, Sokol Morina, mori njė agronom pėr tė mirėmbajtur fushat e kompleksit tė Dinamos dhe kur Ministria e Brendshme e pyeti se ē’kishte pasur nė kokė, ai iu pėrgjigj: Po shpenzoj 600 apo 700 lekė rrogė nė muaj pėr tė ruajtur milionat qė keni hedhur tek fushat. Po ashtu, Daja, Magani apo Stavri Nica u thonė presidentėve se ata janė ruajtėsit mė tė mirė tė parave tė tyre. Aq e vėrtetė ėshtė kjo saqė Redi Jupi, kur u pėrzgjodh nga Besnik Sulaj pėr tė qenė trajner i Dinamos, i pati shumė tė qarta idetė e tij. Ti, i tha Redi presidentit, duhet tė investosh qė unė tė specializohem. Unė duhet tė shkoj jo vetėm nė kurse tė ndryshme nė Europė, por edhe tė ndjek stėrvitje tė trajnerėve mė tė shquar. Pėrveē kėsaj, Jupi i kėrkoi presidentit edhe njė kohė tė caktuar qė ai tė gjente koordinatat e duhura, pasi fillimi gjithnjė ėshtė plot me tension.

Pėrtej infrastrukturės sportive qė ėshtė virtuale nė Tiranė (0.7 metėr katror pėr frymė, ndėrsa fqinjėt e kanė 7-10 metra pėr frymė), virtuale mbeten burimet njerėzore. Trajneri tepėr i respektuar, Luan Sengla, u detyrua tė jepte dorėheqjen nga ekipi profesionist U17 i Tiranės pėr shkak tė presioneve. Ai preferoi tė kalonte tek amatorėt. Njė humbje pėr Tiranėn, por qė ende nuk ka vepruar pėr ta ndrequr.

Rezultati ėshtė qė klubet tona nuk kanė produkt pėr tė dalė e pėr ta shitur nė tregun europian. Pėrveē pak lojtarėve qė, mė sė shumti kanė dalė nė Shkodėr, nuk kemi asgjė nė vitrinėn tonė qė sheh nga Adriatiku. Njė trajner i njohur i moshave, qė punon tek Tirana, ka njė ide ndėrsa edhe ai mund tė kalojė nė akademinė e re qė mund tė hapet. Ai thotė se pronari i akademisė sė re duhet ta hapė mirė thesin pėr trajnerėt. Ne jemi pak tė shtrenjtė, thotė ai, por, pronari i asaj akademie nuk ka rrugė tjetėr. Duhet tė prodhojė lojtarė pėr t’i shitur dhe lojtarė tė tillė i prodhojnė vetėm trajnerėt e mirė.

Ėshtė pak a shumė siē i tha inxhinieri elektrik, Rod Holt, Stiv Xhobsit nė fund tė viteve 70-tė, kur ai i kėrkoi tė punonte pėr Ejpėllin (Apple). Jam ca i shtrenjtė unė, tha duhanxhiu dhe marksisti Holt, por Xhobsi e dinte se ia vlente barra qiranė dhe jo mė kot, qarqet elektrike tė kompjuterit Ejpėll II (Apple II) ishin vepėr e shkėlqyer e Holtit.

Profesionisti gjithnjė i bėn vend vetes, edhe pse do tė jetė i detyruar tė punojė nė aq pak terrene sa ekzistojnė nė kryeqytet apo edhe mė gjerė. Njė fėmijė nuk stėrvitet dot mė shumė se 1.5 orė nė ditė, pasi nuk ka vende. Po ashtu, njė basketbollist apo volejbollist, pasi aq pallate sporti kemi. Me kaq kohė, nuk mund tė formosh produkt pėr treg profesionist.



Klubet shqiptarė tė futbollit nuk kanė kohė pėr tė humbur. Madje, kanė humbur shumė deri tani. Laku financiar po mblidhet edhe nė vendet rreth e rrotull nesh dhe probleme me pagesat kanė edhe klube tė shquar si Partizani i Beogradit nė basketboll e vaterpol, Jug i Dubrovnikut apo Primorac i Kotorrit po nė vaterpol.

Nė Kroaci kanė shkruar shumė pėr rastin e klubit tė futbollit tė Rijekės. Ky klub i detyrohej shtetit pėr taksa tė papaguara jo pak, por mbi 16 milionė kuna (afėrsisht 1.8 milionė euro). Veēse, kroatėt janė shumė mė pranė Europės sesa ne, janė pjesė e familjes sė saj. Aty, mbėrriti biznesmeni italian, Gabriele Volpi, miliarderi qė financonte klubin e vaterpolit tė Pro Rekos. Ai nuk e pati problem tė hidhte nė llogaritė bankare tė bashkisė miliona eurot qė duhen. Volpi bėri llogarinė se klubi vlen realisht 10 milionė euro dhe se ai mund tė ndėrtojė njė biznes me fitim, qoftė duke pasur lehtėsira pune dhe financiare nė Kroaci, qoftė edhe duke pasur produktin e futbollit pėr ta shitur.

Nėse shkojmė nė Itali, kemi Udinezen, cila ėshtė transformuar duke qenė njė stacion ndėrmjetės pėr yjet nga Amerika e Jugut apo nga Europa Lindore pėr nė Europėn Perėndimore. Presidenti Poco ka njė parim, tė nxjerrė nga pėrvojė: Mė mirė tė fitosh para sesa tė fitosh trofe! Nuk ėshtė e lehtė t’ia thuash kėtė tifozėve, por nėse je klub i njė qyteti tė vogėl nuk ke rrugė tjetėr. Kur e mori klubin nė 1986, Poco nuk arrinte tė fitonte prej tij aq para sa shpenzonte. Por, dalė ngadalė, me intuitė kuptoi dhe ndryshoi. Tė ardhurat u rritėn aq sa nė 2010, e shiti biznesin e tij metal-mekanik pėr 106 milionė euro dhe u pėrqėndruar vetėm tek Udineze.

Poco shpenzon miliona euro pėr njė rrjet gjahtarėsh talentesh, qė janė nė gjendje tė zbulojnė mes miliona futbollistėve, ata qė ia vlejnė. I njėjti parim si Ferguson vendosi tek Manēester Junajtid: Mos dilni tė shihni talentet tek dritarja e shtėpisė, por bridhni nė gjithė qytetin! Aleksis Sanēez u mor pėr 1.3 milionė euro dhe u shit pėr 36 milionė. Birhof u ble nė kohėn e liretės pėr 2.5 miliardė dhe u shit 20 miliardė tek Milani, ndėrsa Marsio Amorozo u ble 7 miliardė dhe u shit tek Parma pėr 50 miliardė. Sullei Muntari kushoi 400.000 euro dhe solli 14 milionė kur e mori Interi. Sot, Poco po ndėrton njė stadium privat, i dyti nė Itali pas Juventusit.

Nė Tiranė, nėse doni, ka njė shembull shumė mė modest, por qė i pėrshtatet vendit. Njė biznes italian i veshjeve intime pėr femrat, Yamamay, po sponzorizon skuadrėn e volejbollit tė femrave, UMB Vollej, kuptohet nėpėrmjet pėrfaqėsuesit ekskluziv tė saj nė Shqipėri. Kompania italiane i kishte kėrkuar partnerit shqiptar t’i gjente njė ekip vajzash, meqė targeti i biznesit tė saj ishin pikėrisht femrat. Pėrveē kėsaj, UMB Vollej, u ofron vajzave edhe lehtėsira pėr tė ndjekur shkollėn e lartė nė fakultetet e saj, duke e pasur sportin si kredite dhe bonus. Skuadra e volejbollit po shkon pėr bukuri, duke i fituar tė gjitha trofetė kėtė sezon dhe nuk ka asnjė shenjė se suksesi do tė ngadalėsohet.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket